Kulturë
Tahir Bezhani: Trokitje në dritare
E marte, 30.06.2015, 06:29 PM
Tahir Bezhani:
TROKITJE NË DRITARE
-Federik Reshpjes-
Mbrëmë ndëgjova
Trokitje në dritarën e dhomës
Pava një fytyrë
Hije e zbehur
Në pikturë të Pikasos ngjante
Melankoli therëse
Zverdhur rrugëtimeve të lodhëshme
Në dritën e hënës lotonte
Natën vonë qielli i mbuluar me gaca
Nuk e njoha kollën e zemëruar
Ndëgjova trokitjet e lehta
Me kocka të thara nga vuajtja
Mllefur e nervoz,
Sytë e futur shpellave të ballit
Në dukje i uritur, i etur….
Më shumë i përvluar
Djegur mushkërive nga acari…
Sot tërë ditën e kërkova
Nuk e gjeta,
Ka ikur prushnajës pa gjurmë
Mes tokës e qiellit i pa parë
Mbeta i ngrirë nga malli
Për çmallje me vargun rrebel
Stuhi e nxehtë proteste
Piskamë e ikur maleve,
Jehonë trishtuese luginave.
Duke kërkuar Reshpjen
Humba nëpër gjolla lotësh
Pastaj kuptova çdo gjë
Se ishe një poet boem
Kushtrim shpirti kënga jote
E djegur flakë për flakën…
Tani të gjeta balsam në varg
Plot dhimbje
Përlotshëm lexoj jetën Tënde
Poet,
Rrugëtimeve me trazira këndove
Mjegullave të dendura pikllimi
I dehur në avullin e dashurisë njerëzore
Mbytur kujtimeve të gjakosura
Piramidave të bukurisë së zezë
Mbeshtjellur në vargun Tëndë
Dhimbjeve të shpirtit rrebel
Diell i zemruar më rreze të akullta….