Editorial » Entela
Entela Binjaku: Tirana - një shtëpi e të gjithëve
E enjte, 11.06.2015, 08:25 PM
Tirana: një shtëpi e të gjithëve
Ky është fjalimi që mbajta në datën 9 qershor në Teatrin “Kujtim Spahivogli” në takimin me të rinjtë.
Nga Entela Binjaku
Të dashur miq e të rinj,
Jam plotësisht e bindur se edhe mua po të më thonin: “hajde të dëgjosh një fjalim politik”, do t’u thoja “stop” sepse realisht jemi kaq të mërzitur nga fjalët boshe dhe “pa bukë” të politikës, saqë kjo lexohet që së largu!
Me këtë
ide asnjëherë nuk do të kisha marrë përsipër t’ju ftoja dhe t’ju bëja propagandë politike, por kam dy
arsye: Së pari sepse jam kandidate për këshilltare
në Bashkinë së Tiranës si përfaqësuese e
Duhen më pak se dy javë që qytetarët shqiptarë të shkojnë drejt kutive të votimit. Kur duket se jehona e zgjedhjeve të fundit është ende e gjallë, erdhi koha që qytetarët të thirren përsëri për të votuar.
Kësaj radhe ata kanë mundësinë të zgjedhin drejtuesit lokalë sipas një konfigurimi të ri administrativ, për të cilin kanë pak ose aspak informacion. Ajo që dihet në përgjithësi në opinion është se ka pasur një reformë territoriale dhe falë saj kësaj radhe qytetarët do të votëbesojnë drejtuesit e 61 Bashkive dhe këshillat e tyre bashkiakë.
Me nisjen e fushatës dita-ditës kanë mësuar kryesisht në rrugë informale, se do të kenë dy fletë votimi ku në një do të votojnë kryetarin i Bashkisë dhe në tjetrën Këshillin Bashkiak.
Deri në nisje të fushatës pakkush kishte informacion për kandidatët, për procesin e votimit dhe pamjen e re të vendit, duke dëshmuar edhe njëherë një nga tiparet e “demokracisë në Shqipëri” ku edukimi dhe ndërgjegjësimi vjen i fundit… Në mes të kësaj fushate, informacioni është ende i pakët, I pamjaftueshëm dhe kryesisht i qarkullimit verbal, edhe pse televizioni publik ka nisur të informojë rreth mënyrës së votimit.
Ndërkohë për 25 vjet qytetarët shqiptarë kanë votuar drejtuesit e 373 njësive vendore, nga të cilat 64 ishin bashki dhe 309 komuna, shifra të cilat sot duken absurde kur mendon që këto njësi “kafshonin” nga buxheti I shtetit dhe nga xhepat e qytetarëve, të ardhura që nuk ju ndërronin asnjëherë pozitivisht as pamjen dhe as cilësinë e jetës qyteteve dhe fshatrave, …përkundrazi…
Ky 21
qershor i vitit 2015 më gjeti të përfshirë në garën për Këshillin Bashkiak të
kryeqytetit. Subjekti politik ku bëj pjesë vlerësoi propozimin e strukturave
të partisë në njësinë ku banoj
“si një nga figurat me kontribute në komunitet”. Më tej propozimi u
vlerësua në kryesinë e degës së Tiranës dhe miratimi i gjetur e renditi emrin
tim në tre emrat e parë të listës së
Lajmin për kandidimin e kam shpërndarë me të gjitha kanalet e komunikimit që kam pasur mundësi duke marrë në këmbim vlerësim, inkurajim, besim të cilat sëbashku më dhanë energjinë e nevojshme për t’u përfshirë në ritmin e fushatës, dhe një emocion që rrallëherë e kisha provuar…. Tirana u bë pjesë e jetës sime pas përfundimit të studimeve, zgjedhje nga e cila buruan shumë sakrifica të lidhura ngushtësisht me dëshirën dhe nevojën për të ushtruar profesionin tim, i cili sot më ka bërë dhe të njohur.
Fushata në Shqipëri është në përgjithësi e lodhshme, sidomos për gratë. Ti bëhesh pjesë e një angazhimi të madh duke respektuar dhe marrë me vete edhe angazhimet e tjera si pjestare e një kulture ku disa detyra “ të takojnë vetëm ty si grua” .
Duke i shtuar kësaj mendësie edhe punën në terrenin e vështirë ku në këto 25 vjet politika “i ka nxjerrë fundin” çdo premtimi dhe ku edhe simbolet partiake, për shkak edhe të ekspansionit viziv, janë shndërruar në simbole të dhunshme, ku indiferenca dhe zhgënjimi i qytetarëve është i lartë, energjia që të nevojitet për fushatën është edhe më e madhe.
E kam përjetuar këtë angazhim në dy mënyra, si individ dhe si studiuese e dukurive të shoqërisë. Edhe pse është e vështirë t’i ndaj njëra nga tjetra, të dyja këto mënyra po më ndihmojnë të plotësoj më mirë tablonë ku jetoj. Nga të gjitha mesazhet e marra deri më tani kam kuptuar se njerëzit kanë nevojë për zërin e së mirës, se ndjehen të braktisur dhe të tradhtuar në përfaqësimin e tyre, se edhe kur duan të votojnë nuk dinë ku ta çojnë atë votë.
Burimin e energjisë për të cilin kam nevojë, e kam gjetur pikërisht në vlerësimin e tyre ndaj shërbimit që i kam dhënë komunitetit me punën dhe ndërgjegjen qytetare.
Për t’i dhënë angazhimit politik dimensionin e njeriut që hyn i përgatitur në fushatë, ndoqa një ëorkshop dy ditor gjatë të cilit u njoha me disa elementë të nevojshëm të komunikimit politik. Mbi vlerësimet, mbi formimin dhe informimin, mbi programin, me mesazhin për një politikë për ne qytetarët, me sloganin “Për qytetin tonë” , i kam ftuar qytetarët të votojnë numrin 32 në fletën e votimit.
Mendoj se qytetarët duhet të na votojnë në mënyrë që raporti midis Keshillit Bashkiak dhe Kryetarit te ri të Bashkise të jetë raport bashkëpunimi dhe jo raport kundërshtarësh; Që të kemi mundësinë të shohim nje marredhenieje funksionale dhe jo vasaliteti midis tyre.
Pun, sjellja profesionale e ndërgjegja komunitare e që kam treguar më ka dhënë mundësinë të dëshmoj rëndësinë e meritokracisë, nevojën e rritjes së transparencës dhe përfshirjen aktive të përfaqësive komunitare në vendim-marrje.
Për këto
arsye i kam ftuar bashkëqytetarët që duke u bërë pjesë e procesit të votimit
dhe duke votuar siglën e
Në fund duke ju falënderuar për vëmendjen po citoj Platonin:
“Se punët ecin keq nuk është për fajin e njerëzve të këqinj, por prej heshtjes së njerëzve të mirë”.