Speciale
Bajram Canameti: Skënderbeu dhe dëshmitë autentike
E marte, 19.05.2015, 08:59 PM
SKËNDERBEU DHE DËSHMITË AUTENTIKE
TË BASHKËKOHËSVE TË TIJ
NGA BAJRAM CANAMETI
508 vjet
më parë Marin Barleti ishte i pari që botoi veprën monumentale të historisë mbi Skënderbeun dhe të qëndresës
së shqiptarëve kundër invazionit të Perandorisë Osmane. Kur Europa dridhej para
saj, qëndresa e shqiptarëve me
Skënderbeun në krye shikohej si shpëtim; ndaj Kryetrimi iArbrit u dekorua nga
Papa Piu II si shpëtimtar i krishterimit. Barleti shfrytëzoi arkivat e
Venedikut dhe Napolit si dhe dëshmitë e Pal Engjëllit, kryepeshkop e
kryekëshilltar e kryediplomat i Skënderbeut. Ai shfrytëzoi dëshmi të djalit të
tij, Gjonit, të kujdestarëve e besnikëve
të tij, të Andrea Engjëllit e shumë
bashkëluftëtarëve të tij. Barleti nuk është vetëm i pari, por origjinali, më i
besuari. Ai e merr lexuesin përdore nga beteja në betejë, nga kalaja në kala
duke përcaktuar largësinë me hapa, duke nxjerrë në pah strategjinë dhe taktikën
luftarake, humbjet dhe fitoret, dhimbjen dhe gëzimin. Kjo vepër madhore e
pazëvëndësueshme u përkthye në të gjitha gjuhët e Europës ;deri në vitin 1750 u
ribotua 21 herë në gjuhë të ndryshme. Në bazë të kësaj vepre u botuan mbi 1700
vepra të tjera të letërsisë, historisë e
artit. Pra, Marin Barleti na tregoi historinë e vërtetë të
pakontestueshme para 508 vjetësh. Ai në lidhje me origjinën e Kastriotëve në
fq. 54 të librit të tij shkruan:
”…krerët e fisit të Kastriotëve kanë rrjedhur nga Mati(Emathia)prej një dere
fisnike që sunduan në Epir me lavdi e fatbardhë. ”Ndërsa në veprën “Rrethimi i
Shkodrës”, Barleti përforcon se: ”Kastriotët sunduan plot 100 vjet në Mat dhe
Epir”, fq. 108. Humanisti Italian Rafaela Mafrei Valterrano në librin e
tij”Komentarium “shkruan: ”Barleti është origjinal dhe kjo vërtetohet edhe nga
libri i Papa Piut II, fq. 160. Bashkëpunëtori i Skënderbeut, Dhimitër Frangu, që
ka shoqëruar Gjer Kastriotin në Romë në vitin 1466, në një libër për
gjeanologjinë e Skënderbeut shkruan: ”Princi Gjon Kastrioti qe ai që sundoi atë
pjesë të Shqipërisë që quhet Mat”, fq. 163. Princi i Drishtit dhe i Tivarit
Andrea Komnen në veprën Cronicus, në fq. 344 shkruan: ”Kastriotët kanë qenë
princa të Matit. ”Aristokrati francez Lavardius në vitin 1576 botoi në
Paganel
në veprën” Historia e Skenderbeut” botuar në Paris, më 1855, shkruan: ”Gjon Kastrioti prej një
rrace të vjetër trimash me origjinë prej Mati…”Historiani austro-hungarez Jakov
Filip Fallmayer në vitin 1857 boton një monografi “Elementi shqiptar në Greqi”
dhe në faqe 186, shkruan: ”Gjergj Kastrioti në krahinën e stërgjyshërve në Mat
bëri regjistrimin e banorëve të aftë për të luftuar, gjë që s`ishte bërë ndonjëherë” Diplomati
austrohungarez Teodor Ipen në veprën “Shqipnia e Epërme” botuar në Vjenë më
1908 shkruan: Kërkimet serioze na tregojnë se origjinë të Kastriotëve krahinën
e Matit dhe Dibrës”. Patër Marin Sirdani në veprën e tij ”Skënderbeu mbas gojëdhënave”fq. 8-9, shkruan: ”Sipas nji legjende, Kastriotët ishin
nga fshati Shqefën i Matit”. Italiani Françione në librin: ”Skënderbeu një hero
modern”, fq136-137, shkruan: Hamza Kastrioti ankohej se xhaxhai i tij, Skënderbeu,
nuk i kishte dhënë pjesë nga pronat atërore e principatës sëMatit.
Nënkolonel Dilaver Radeshi në Revistën ushtarake, nr. 4, viti 1961, në një
shkrim me titull: ”Principata e Kastriotëve”,
jep gjeanologjinë e Kastriotëve me origjinë nga Mati, bazuar tek Andrea
Engjëlli. I të njenjtit mendim është edhe profesor Mark Krasniqi në studimin e
tij për origjinën e Kastriotëve nga Mati. Duke u kthyer tek Përkrenarja e
Skënderbeut germat latine: IN, PE RA TO RE BT,
përkthehen në shqip: -“Jezui i Nazaretit të bekon ty, Skënderbe, Princ
të Matit, Tmer i Osmanëve, Mbret i Shqipnisë dhe Epirit”. Në Mat emërtohen me
emrin e Skënderbeut kala e qyteza, si: Stellushi, Guri i Bardhë, Bruç, Gurrë,
Cerujë, Lurë e Komsi. Në Shqefën të Matit edhe sot kemi lagjen Kastriot, varret
e Kastriotëve dhe pronat, si: ara, kroi, livadhet e pylli i Kastriotëve. Si
askund tjetër në mat kemi Malin e Skënderbeut, Gurrat e Skënderbeut, fusha e
Skënderbeut e toponime të tjera. Nuk ka fshat në Mat që të mos ketë lidhje me Skënderbeun.
Legjendat, gojëdhënat e tregimet që
fliten për Kastriotët e Skënderbeun në Mat janë 70% e atyre që fliten në të
gjithë Shqipërinë. Defteri turk i vitit 1467, botuar në shqip nga Instituti i
Historisë dhe Gjuhësisë në vitin 1968 në fq. 362 përcakton fisnik Mark
Kastriotin në fshatin Shqefën, aty nga
buron origjina e Kastriotëve. Në këtë dokument hasim mbiemra si: Mazreku,
Perlati, Urani, Gjoka, Frangu, Kipota, Budi, Gramatiku, Bato, Gjika, etjerë
fshatra që kufizohen me Shqefnin. Kuvendet kombëtare si ai i Lisit, Shën
Trinisë, dhe Dukagjinit në Mat gjatë kohës së Skënderbeut dhe pas vdekjes së
tij nuk janë rastësi. Ato u organizuan në vendin e origjinës së Kastriotëve.
Këto argumente e të tjera që janë thënë
nga bashkëkohësit e nga besnikët e Skënderbeut si Barleti, Frangu, si dhe nga
studiuesit matjanë me në krye Dilaver Kurtin,
vërtetojnë të vërtetën e madhe se Skënderbeu e kishte origjinën nga
Mati, prandaj askush nuk ka tagër ta
tjetërsojë këtë të vërtetë të pakontestueshme. Është fakt se pas vdekjes së
Kryeheroit si hakmarrje ndaj Matit, qytezat, kështjellat bashkë me 72 kisha e
manastire u dogjën e u shkatërruan. Në shenjë hakmarrje digjej historia e
lashtësisë e kësaj treve të qytetëruar e kësaj Iliriade me gjurmë albanësh,
arbërish e kastriotësh. Themelet e qyteteve, qytezave, kalave; besa e lidhur në
sheshet e kuvendeve kombëtare, thëniet e personaliteteve në lashtësi, shkëndija
e parë e shkrimit shqip;gjurmët e digave të barotit, zbulimet arkeologjike,
toponimet, legjendat, mbeten dëshmi e gjallë
dhe provojnë se nga ky vend që quhej Mat, buron historia. Duke e rimarrë Marin Barletin
tek” Historia e Skënderbeut’, faqe 91,
ne mund të citojmë sërish fjalët e tij: ”Epirotët që quhen arbër e kanë
zanafillën nga albanët që lidhen ngushtë me historinë e Mathias”Në mbyllje, për
përforcim argumenti na duhet të risjellim një thënie të Shtamyler i cili
shkruan se Mati që në kohët e lashta ka qenë qendër e populluar që i ka
kundërshtuar ndikimit të huaj. E në vijim sjellim sërish