E hene, 29.04.2024, 07:08 AM (GMT+1)

Speciale

Fatmir Halimi: Masakra mbi familjen Sejdiu

E hene, 16.03.2015, 09:38 PM


MASAKRA MBI FAMILJËN SEJDIU NGA SHAMALLUKU I PODUJEVËS

Para gjashtëmbëdhjetë viteve forcat serbe kryen masakër mbi familjen Sejdiu nga Shamalluku i Podujevës

NGA FATMIR HALIMI

Në prill të këtij viti bëhen 16 vite kur ushtria dhe paramilitarët serb masakruan familjën Sejdiu nga fshati i brezit kufitar Shamalluk të Podujevës. Nga gjithë kjo kohë që ka kaluar e deri më sot për këtë familje nuk është kujtuar askush që ta përkujtoj, që ta kenë një gurë mbi varr, që ta kanë një përkujtim apo një shkrim në gazetë, dhe të mbijetuarit e kësaj e familje të kenë një përkujdesje institucionale.

Më 15 prill të vitit 1999, ushtria serbe kishte marrë disa ofenziva mbi popullatën e pafajshme e të pambrojtur shqiptare, të cilët kishin lëshuar shtëpitë e tyre dhe ishin grumbulluar nëpër fshatat si: Sfeqël, Ballovc, Dyz, Koliq e Turiqicë.  “Atë ditë forca të mëdha të ushtrisë kishin rrethuar shtëpitë e pakta të Shamallukut dhe posaqërisht shtëpinë e familjes Sejdiu. Këto forca kishn zënë të gjitha pritat e daljet e kësaj familje. Antarët e familjes pasi i shpëtojnë granatimit dhe djegjës së shtëpisë  lëshohen në prrua dhe duke menduar pas ca orëve të luftimit se forcat serbe janë tërhequr, ata provojnë të ngritën nga prroni në kodër, dhe në një distancë shumë të afërt bien në pritë dhe ekzekutohen një nga një”, thotë ushtari i UQK-së Hizri Havolli, të cilit aty ia kishin vrarë nënën Fatime Havolli. Pra të ekzekutuarit janë, thotë Hizriu: Vehbi Sejdiu (1981-1999), Mehdi Sejdiu (1977-1999), Nazmi Sejdiu (1972-1999), Ruzhdi Sejdiu (1964-1999), të gjithë këta ishin vëllezër të familjes Sejdiu, Raba Sejdiu (1936-1999) nëna e tyre, Fatime Havolli (1946-1999) nëna e Hizri Havollit, si dhe Mustafë Bislimi dajë i vëllezërve Sejdiu.

Sesi dhe pse  ndodhi kjo, më së miri na e rrefen Velimi (Havolli) Sejdiu gruaja e Ruzhdi Sejdiut, dhe njëherit e mbijetuara e masakres mbi familjen Sejdiu. Ajo na tregon se kjo ndodhi pasi që Ruzhdiu  prej majsh ishte i kyqur ne UCK dhe se për gjatë gjithë dimirit të atij viti të luftës kishte bërë roje me ushtaret e tjerë,  për t’a mbrojtur popullaten a asaj ane që jetonin në brezin kufitar me Serbinë. “Ky ishte preteksti dhe shkaku kryesor për t’u hakmarrë ndaj Ruzhdiut dhe vllëzërve te tij”, thotë Velimja. Ajo vazhdon të na rrefej edhe ditën e kobshme kur ndodhi masakra: “duke u ngjitur nga prroni për në koder paramilitaret serbë ishin para syve tanë . Unë isha me dy djemtë e mi prapa Ruzhdiut dhe kur e pashë se plumbat vinin drejt neve dhe kur Ruzhdiu ra po më mirë të them u vra unë instiktivisht i mbulova të dy djemt e mi të vegjël, që njeri ishte 8 vjeq e tjetri 10 vjeq, me trupin tim e u shrtiva edhe une dhe u shtira si e vrarë. Të mbijetuar të tjerë atë janë edhe gruaja e Nazmiut, Fetie Muqiqi dhe nje vjazë e vogël e fëqinjve që quhet Sabahete”, përfundon rrefimin e saj shumë e shqetësuar, me shumë emocione e me lot në sy Velimja, që është edhe me e dërmuar pasi që ishte detyruar t’i rris  dy djemtë jetim që i shpëtuan nga lufta.

Rrëfimin për masakrën e familjes Sejdiu e vazhdon Hizriu vëllau i Velimes, i cili na tregon se edhe pse e dinin për masakren, ishte luftë e për  kufoma nuk kishin mundur të bënin asgjë deri me 15 maj të atij viti.  “Pra kufomat mbeten në prrua mëse një muaj, atëherë pasi morëm leje nga policia serbe unë me Mustafë H. Sherifin, Musa Toverlanin ,Sejdi Sejdiun i mbijetuari i vetem i vllëzërve  Sejdiu, Enver Sylejmani, hoxhë i fshatit Ballovc  e me disa fshatarë të tjerë u nisem për t’i marrë kufomat. Atë ditë pas një muaji i morëm kufomat dhe i varrosëm në varrezat e fshatit Ballovc.”, thotë Hizri Havolli, i cili sot e pati të vështirë edhe që të nxjerr një vërtetim nga institucionet komunale të Podujevës për nënën e tij si Viktimë civile e Luftës.

Ndërsa Velime (Havolli) Sejdiu si dëshmitare dhe e mbijetuar e masakres me dy djemtë e saj dhe si grua e Ryzhdi Sejdiut të vrarë në luftë ka një kërkesë nga institucionet tona, që të kujdesën më shumë, që edhe ajo me djemtë e saj ta gëzojë statusin e familjes se dëshmorit të Luftës.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora