Sqarim per lexuesit
e ZSH-së, posaqërisht ata lexuesit e mi qe me perkrahen me vite. Ju njoftojë se
sado qe ende zyrtarisht (shkaku i disa ligjeve këtu ku jetoj) nuk asht ndryshue
emni im unë nga dita e 14 marsit, Ditës së Verës, ma nuk e perdor askund emnin
tim Selim, por tash e tutje jam Bardh M. Nengurra.
SHQIPTARËT QË LËSHOJNË VENDLINDJEN
MASHTROHEN NGA SHKRIMET GËNJËSHTRA TË GAZETAVE TË SERBISË
Nga Bardh M. Nengurra
Sot shof
se në posten time elektronike kishte arritë nji letër dergue nga nji mike e imja
, nji poete dhe intelektuale në za nga Mitrovica e Dardanisë dhe kur hapa aty
pash nji shkrim që spjegonte per festen e DITË SË VERËS, 14 marsin. Pasi lexova
shkrimin qe ishte shumë interesant dhe nga i cili mësova shumçka qe nuk kam pas
njohuni per 14 marsin pash se ai shkrim ishte botue në gazeten LAJM. Ja lëshova
nji sy titujve te botuar në atë gazetë dhe mes tjerash pash titullin; "
Norvegjia kerkon puntorë, paga mujore 4500 euro "Nuk mujta ta injoroj atë
shkrim pa e lexue dhe kur e lexova u tmerrova sepse di se krejtë çka shkruhej
aty ishte nji gënjeshtër e qellimshme , gënjeshtër efekti i së ciles asht
tmerrues dhe në dam të shqiptarve të Dardanisë.Vetem para pak ditëve Stacioni i
Autobusve në Prishtinë ishte i vershuem nga shqiptar që deshronin ta leshojnë
vendlindjen e vet, per ta gjetë mundësinë per nji jetë ma të mirë diku në
shtetet e Europës Prendimore. Kur në lajmet ditore në TV-të tona shifsha at
egzod më dhimbte shpirti dhe asesi se kuptoja se si me aq këmbëngulje ata
njerëz po dëshrojnë të ikun! Ku do shkojnë ata? Kush do i pranon? Pytje të shumta i
baja vetvetës dhe asnjihere nuk pushova së menduari se krejt kjo asht nji lojë
e dikujt, nji mashtrim i qellimshem me të vetmin qellim që ta shprazin
Dardaninë nga populli i saj shqiptar. Mendja më shkonte se tan kjo asht lojë e
Serbisë e cila asnjiherë nuk po pushon së andrruari se perseri do e merr
Dardaninë, në mos të tëren, së paku pjesë të sajë. Dhe ja tash pasi lexova
shkrimin në gazeten LAJM , shkrim i cili asht marr nga TV B 92. serb shof se sa
të drejtë paskam pas në dyshimin tim.Unë jetojë në Norvegji nga 28 Nandori
1990. Jo për ta lavdue veten, por e shof të nevojshme ta them këtu , unë njof
mirë Norvegjinë, njof sistemin e sajë, njof kulturen norvegjeze, njof edhe
rrjedhat shoqëroro politike e sociale të Norvegjisë. Poashtu si pjesë e
politikës lokale si antar i HØYRE PARTI ( partia e djathtë ) parti e cila ka
pushtetin qendror , pra qeverisë me shtetin dhe unë bukur mirë di poashtu edhe
nevojat e Norvegjisë per krah pune , per import të puntorve nga shtetet tjera.
Kam edhe unë familjar e njërez qe i due dhe kan nevojë per punësim dhe sikur
t`ishte se Norvegjia ka nevojë per puntor patjeter do i ftoja dhe do ju
ndihmoja me ardh e me u punsue njerzve të mi.B 92 serb ka transmetue lajmin dhe
thotë se të dhanat i ka marr nga zyra europiane per punësim EUREKS. LAJM
shkruen tutje se si B 92 lajmron ( gjithnji sipas EUREKS-it ) se Norvegjia
paska nevojë per inxhinjer, per mësues të shkencave natyrore, mjek, infermier,
shofera autobusi, kuzhinjer dhe kamarier, per edukator per femijët
parashkollor, psikolog dhe shofer të taksive.B92 serb vazhdon tutje me
genjeshtren se punëdhanësit e mundshem qenkan; " Solutions ", " FMC Technologies ", "
Statoil ", " Aker ", " Kvarner ", "Aibel ",
Roxar " etj, etj.Është e vërtetë se inxhinjer specialist të fushave të
gjeodezisë, gjeologjisë, elektronikes, elektroteknikës etj, kan mundësinë të
punësohen, por per tu punsue ka procedurë administrative ku njeriu has në nji
byrokraci bukur të vështirë per ta tejkalue. Ja pse; kerkohet nostrifikimi i
dëftesave të shkollimit tue fillue nga ai i mesem e tutje te ai universitar
deri te diploma. Nostrifikimi bahet tue ba krahasimet me numrin e orve mësimore
në secilen landë pergjat shkollimit dhe studimit dhe nese ka vetem nji landë qe
ta zam numri i orve asht ma i vogël atje ku inxhinjeri ka ba shkollimin se sa
asht në Norvegji nuk i pranohet diploma fare. Nuk mjafton fakti se mundet me
ndodhë se numri i orëve mësimore i kandidatit është ma i madh se në Norvegji në
ndonji landë tjeter. Pastaj nese kandidati kapercen këtë barier, ai ndeshet me
gjetjen e punës dhe me kontraten per punë per ta deponue ne zyren per emigrant
per t`ju dhënë leja e punës. Dhe asnji punëdhënes në Norvegji nuk punson askend
nese nuk e din gjuhen norvegjeze dhe në nivel të mirë edhe ate angleze. Pra
shkurt kjo asht procedura per me u vendos në Norvegji me u punsue dhe me jetue
si njeri me kompetenca të larta shkollore. Pra kjo vlen edhe per mjek, per
infermier, dhe per të gjitha ato profile e profesione tjera.Asesi nuk ka shanse
të punsohet dikush pa shkollim superior, pa kualifikim adekuat dhe pa e njoftë
gjuhen norvegjeze në nivel të shkelqyeshem e pastaj edhe ate angleze.Është
poashtu e vërtetë se shofera autobusve dhe taksive ka kerkesa , por edhe këtu
perseri duhet leja e punës dhe njohja e gjuhes sepse këtu shoferi është edhe
konduktor dhe ai patjeter duhet me komunikue me udhëtar dhe nese se din gjuhen
si mundet me u punue?! Lajmin qe e kishte botue gazeta shqipe LAJM bazue ne
lajmin trillim te qellimshem të B 92-shit serb asht lajm gënjeshtër fund e
krye, nuk po akuzojë gazeten LAJM se qellimisht ka botue gënjeshtren per ta
mashtrue popullin shqiptar të varfen skajsmërisht të Dardanisë, por i kisha lut
qe të bajn kujdes , mos të publikojnë gënjeshtra të mjeteve mediatike serbe.
Kur e shofin nji lajm në ato mjete, patjeter le të gjurmojnë vertetësinë e
lajmit dhe tek pastaj le ta botojnë.Mjetet serbe mediatike po bajnë nji fushatë
të tmerrshme me gënjeshtra te cilat gënjeshtra asnji serb i Serbisë sado i
varfër dhe nevojli të jet , nuk i beson dhe nuk ik nga vendlindja e vet, qak
nuk ikun të mashtruem nga lajme të tilla as serbet, romet dhe të tjeret qe
dikur ishin banor të Dardanisë dhe tash jetojne atje diku në Serbi si refugjat.
Genjeshtrat serbe po i shperndajn si lajm gazetat, dhe portalet e shpesh edhe
individet shqiptar dhe në karremin e tyne po bjen shqiptari i varfen dhe naiv.
Vërtetësia e mundësive per punësim në Europë u pa dhe po shifet, e provuen me
dhjetra mija shqiptar këtë vit.Neve duhet të mesohemi se asnjihere nuk duhet me
i besue asnji shkrimi në gazetat serbe, asnji lajmi në TV-të serbe. Propaganda
serbe asht shumë e zoja, ajo me rrena arrinë ta manipulojë shqiptarin të ik nga
Atdheu i vet, të ndrroj identitetin e vet kombëtar dhe të bahet edhe fetar
ekstremist. Bashk me Turqinë, Serbia në të gjitha mënyrat vepron me i
zhduk shqiptarët nga Gadishulli Ilirik. Te dyja këto shtete, të dy këta popuj
jan anmiqet tan ma të tmerrshem dhe metodat e tyne per zhdukjen tonë jan shumë
perfide. Edhe ndertimi i xhamijave nëper trojet shqiptare asht metodë per me na
zhduk, edhe lajmet e rrejshme të mediave serbe se nji shtet i Europes po pranojka puntorë asht metodë
me na largue nga trojet tona stërgjyshore.Gazeta , gazetar, portale dhe individ
shqiptar mos bani publike rrenat serbe se po jua shohim sherrin vet
pastaj.