Mendime
Dibrani: Eduard Ndocaj, garues për kryetar në Lezhë
E merkure, 14.01.2015, 07:54 PM
Eduart Ndocaj biznesmen dhe politikan, garues për kryetar në qytetin e Lezhës me programe perëndimore për zhvillimin e Lezhës dhe Shqipërisë!
Nga Asllan Dibrani
Eduart Ndocaj politikani i sfidave për ta mposht varfërinë ,skamjen dhe korrupsionin në qarkun e Lezhës!
Ne hymë edhe në vitin 2015, ku shume qytetar i ju gëzuan edhe këtij viti. Dike e gjeti shume keq të pa përgatitur , të varfër të vrarë nga skamja, por dike te dalldisur pas kapitalit dhe korrupsionit! Për politikanin Eduart Ndocaj me program të sfidave për ta mposht varfërinë ,skamjen dhe korrupsionin në qarkun e Lezhës e gjeti ky vit shumë të shqetësuar!?. Eduart Ndocaj, u shpreh se kjo forcë politike nuk ka arsye që të festojë pasi ka mashtruar qytetarët dhe nuk ka mbajtur asnjë premtim të fushatës zgjedhore të vitit 2013-të .
-Ai na u rrëfyer se viti 2015, po troket në derën e popullit me varfëri të goditur deri në kockë!. Ai ma poshtë shprehet se lamë mbrapa 2014-ten, një vit qe u dukë se do te sillte shpresa, por thelloi zhgënjimin ,shënoi tradhtinë e rriti varfërinë dhe skamjen në këtë qark . Eduarti doli fitues me 23 Qershor në Lezhë, por Rilindja e tradhtoi dhe e zhgënjeu shumë me çka Eduardi me vullnet me drejtësi ringriti demokristianët. Brenda viti solli risi, beri ngriti kauza , mbrojti dhe ndihmoje të varfrit. Sot është simboli i demokristianeve e shpresa e vetme në Lezhë. Eduart Ndocaj është pa dyshim njeriu i vitit në Shqipëri që veproj dhe bëri shumë për atdheun me stil dhe model perëndimore. Eduart Ndocaj si biznesmen krijoj emër që gëzon një autoritet në Itali, por pa u shkëputur kurrë nga atdheu por me ëndrrat kishte gjithnjë të Lezha e bukur dhe Shqipëria. Shqipëria ka kushte shumë të mira, ndaj do të dëshiroja para së gjithash që të rinjtë tanë të hedhin bazat dhe të ngrenë familjet e tyre në atdhe. Patjetër duhet sakrifica , por do të arrijmë t'i çojmë përpara thekson zori Eduard nder të tjera. Zoti Ndocaj është i preokupuar edhe me Kishën Ortodokse qe u uzurpuar nga tendencat e helenizimit të “Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare" e dirigjuar nga një agjent ,antishqiptar Anastas Janullatos i vendosur si kryepeshkop në formë dinake të "Kishës ortodokse shqiptare ". Anastas Janullatos i vetëshpallur , është grek i dërguar nga Greqia me mision për të mos pasur kishë shqiptare, pasi ortodoksët e Shqipërisë, konsiderohen grekë nga kisha greke .Është i financuar dhe i autorizuar që të vijë në Shqipëri në cilësinë e një fare misionari që t’i greqizoj shqiptarët ortodoks. Z. Eduart Ndocaj, Kryetar i FDSH dhe vete linjat kryesore të FDSH po luajnë një kontribut të rëndësishëm edhe shpirtëror për këtë Kishë ortodokse Shqiptare.
Z. Ndocaj, ka pasur takime të vazhdueshme me At Nikolla Markun për mbarëvajtjen e "Kishës Ortodokse Shqiptare" si dhe mjaft çështje tjera me natyrë kombëtare.
Eduart Ndocaj si biznesmen dhe politikan dhe garues për kryetar në qytetin e Lezhës
Gjithashtu, z. Ndocaj u shpreh se po bënë lobimin përmes FDSH në Amerike për "Kishën Ortodokse Shqiptare" qe t'i kthej imazhin dhe vlerën që kishte dikur nën udhëheqjen e Fanolit të madh.
Ai sot kërkon të bashkojë qytetarët e Lezhës, Mirditës e Kurbinit, pa dallime partiak, në një kuvend të zhvillimi ekonomik dhe kulturor të këtij rajoni. Eduart Ndocaj me një figurë të shkëlqyeshme nga një familje me tradita shqiptare e ka më të lehtë sfidën e besimit qytetar për një organizim politik në suazat kombëtare që do të garoj në zgjedhjet e ardhshme për kryetar në "Qarkun e Lezhës"...
Zoti Eduard zotohet që të jetë zëdhënës i interesave shoqërore për zhvillimin e vendit si rrjedhojë e punës dhe i sakrificave të shumta që e presin . Ai në bisede e sipër duke e zhvilluar me të shton se jam i kujdesshëm që gjithmonë të përulem kundrejt të gjithë atyre që, me sakrificat e tyre të përditshme, jetojnë me ndershmëri dhe përkushtim ndaj Zotit dhe familjeve të tyre, por edhe ndaj kombit. Unë jam djalë lezhjan, marr dhe u jap mirënjohje për të gjithë banorëve të këtij qyteti me respektin nderin dhe gatishmërinë, për ta vetmohuar veten time për interesat e shoqërisë , për interesat e Lezhës së Skenderbeut,për Shqipërinë dhe kombit tim...
Ajo që synoj të arrij është pikërisht ndërgjegjësimi i të gjithë investitorëve vendas dhe ata të diasporës për të krijuar një forum të madh i cili do të jetë në shërbimin e atdheut, me përvoja të shteteve perëndimore me që edhe vet kam një përvojë nga atje me një kulturë dhe strategji zhvillimi.
-Kërkohet që biznesi të gjenerojë ide dhe shteti t’i përkrahë dhe t'i zbatoj në praktikë. Për këtë qëllim jam i bindur se duhet të krijohet një kuvend i zhvillimit kombëtar, që mos të mbetet vetëm lokal për Lezhën tonë të dashur , për Lezhën e Skënderbeut.
Në pyetjen tonë se Varri i Skënderbeut është pikërisht në Lezhë, përse nuk u projektuara as menaxhuar një projekt ma i mirë se ky qe është për një figure aq madhështore që posedon ky komb që vetëm nga vizitorët do të ketë qyteti të ardhur ma të mirë ?
-Zoti Eduard Ndocaj tha se e kemi një projekt të tillë , po që i marrim dhe i fitojmë zgjedhjet aty do ta bëjmë një investim të madh që do te jetë një pikë turistike shume nga shqiptarët anembanë botës ,por edhe nga të huajtë. Do ta pajisim me amfiteatro dhe salla ekspozuese të krijimtarisë për ketë figurë .Do t'i mbledhim veprat artistike nga e cila do të jetë edhe një muze për ketë figure madhështore dhe me vlera për kombin tonë. Mbishkrimet qe i mungojnë qytetit tonë , do i bëjmë me elegance çdo cep po edhe në muzeun e Skënderbeut në Lezhë që ma është edhe varri i tij.
Pastaj shtoj se sektori i bujqësisë është lëne anash që duhet çdo pëllëmbë , e tokës të punohet , por edhe të mbrohet nga vërshimet nga dora e shtetit ku i kam në plan që ta evitojmë edhe këtë të keqe që fshatarin tonë e godet pothuajse çdo vërshimë.
-Programi i ynë është një program jo vetëm social, por dhe një program shkencor mbi zhvillimin e sektorit te bujqësisë. Prodhimet bio në zonën e Lezhës janë nga më cilësoret jo vetëm në vend por edhe në rajon.
Varfëria
ekstreme që ndesh çdo ditë në çdo takim është një shenjë se qytetarët shqiptarë
nuk jetojnë as në minimumin jetik prandaj, ne duhet ti rrekemi punës me shumë vullnet dhe sakrificë, që
varfrin e vendit ta shndërrojmë
në një ekonomi stabile, duke e ngrit standardin e familjes .Familja është
e shenjt edhe pikërisht unë kam synim
familjen ta ruajmë duke e stimuluar
në shfrytëzimin edhe te resurseve të
pashfrytëzuara të cilat nëse do të vihen në lëvizje, do të bënin që të
lulëzonte ekonomia e vendit. Turizmi dhe
sektori ekonomik ngritin standardin e
familjes .
Stafi i tij elektoral i bëjnë thirrje të hapur dhe të gjithave subjekte opozitare të mbështesin kandidaturën e z. Ndocaj dhe të ndërtojmë koalicionin me të madh opozitare për t’ia kthyer Lezhës demokracinë e mohuar ,zhvillimin ekonomik dhe kulturor të vendit.
-Ftojmë qytetarët që në zgjedhjet e ardhshme mos humbeni shansin e juaj po përkrahen PDK (Partia Demokristiane) dhe FDSH (Fronti Demokristian Shqiptar).
Sipas të gjitha gjasave PDK aktualisht bëhet forca me e madhe dhe vetme demokristiane si dhe një alternativë e fortë dhe e besueshme në Shqipëri. Politikani dhe biznesmeni shqiptar Eduard Ndocaj është shpresa dhe figura që premton për një të ardhme të sigurt të qytetit të Lezhës si kryetar i saj.
Le të mbetet qe ky takim me zotin Eduard si ngelje mbresëlënës që të këtë Shqipëria, Kosova dhe trojet tjera të tille njerëz për ta rindërtuar imazhin dhe vlerën e komit tonë.