AGONIA E SHTIRJEVE TË MËDHA
KULTURORE
6.
Parodia e
çasteve sentimentale vazhdon me kondicion të pa përballueshëm nëpër hapësirë
dhe kohë. Shkaku dhe pasoja e ndodhive janë motivet kyçe që shpalojnë fenomene
të shumta përreth nesh. E bukura dhe shëmtuara gjenden gjithnjë me shumicë në
lëvizje, dhe ne në këtë lëvizje njerëzore në kohë krijojmë nevojën e duhur të
perceptimeve të shumëllojshme. Keq e mirë frymon çdo gjë në jetë. Të mirën dhe
të keqen e kemi strehuar këndshëm në ne. Në fokus të vështrimit të sotëm
vlerësues shija e përjashtimit ngjall oreksin e imazhit të intrigës dhe
dashurisë. Arti i ç’vendosjes krijon alibinë e mospranisë së të vërtetës në
ngjarje. Gjërat ngandonjëherë përsëriten pa dëshirën tonë. Por ato lëvizin, nuk
mbeten në vend. Ato shkojnë më tej pranisë sonë. Vetëm emocionet janë
origjinale dhe mbeten të pranishme në kohë, si karakteristikë individuale, për
t’u dalluar ne midis vetes, si portrete të ndryshme njerëzore që jemi krijuar.
Në të shumtën e rasteve fotografia e imagjinatës së brishtë del e qartë në gjuhë klisheu. Kjo
përsëritje e keqe shpalohet kuptueshëm tek ne me refrenin monoton të paditurisë
së madhe kreative, dhe kjo tani mbarësohet lakmueshëm me shpërblime të
avancuara në turmë, për ligjërim kakofonik monoton nëpër përditshmërinë e
adaptuar në turbo-kulturë të imponuar shtrembët, e që tani nëpër këto suaza
veprimi të kërkuar del e qartë. Mosnjohja e vlerave të
vërteta na burgos dhe bindshëm na strehon në skajin
vetmisë. Kjo më së miri qëndiset në kujtesë të vëmendshme, duke bartur pikëllim
atmosfere gjenetike ane mbanë pranisë sonë. Substanca muzikale e citomanisë së
huazuar shpërndanë jehonën e trishtueshme të afirmimit të keq nëpër fushën e
gjerë të anarkisë artistike vepruese. Ajo, tanimë, me ritmin e saj monoton
brumos ndikim toksik të rrezikshëm te të vetëdijesuarit e pranishëm, duke bërë
përpjekje të gjatë durimi, kryesisht, për t’u shkëputur nga hija e rëndë e
paditurisë së brumosur në sistem. Dukuritë e hidhura kanë rrugën e vet të
strehimit. Ato zënë vend të përshtatshëm në kaosin e pranisë sonë. Aty brenda
përplasen fshehtësitë e fundit të anatomisë së qytetëruar. Gugatja e zëshme
shurdhon etapizimin e drejtë të kohës së fashitur në ndjenjë. Diletantizmi i
sotëm, i ngarkuar me shtirje amorfe përhapet me përmasa të theksuara imponimi,
në përgjithësi e gatuar nëpër laboratorët e errëta drastike, të masivizimit
aksidental letrar nëpër tezga reminishencash të arnuara në sistem. Vjen për t’u
çuditur sot se reaksionet e pakënaqësive individuale, për sistemin arsimor e
kulturor të këtij niveli që gjendemi tani shoqëri, vijnë pikërisht nga ata
individë, manipulues të kohës që e shfrytëzuan më shumë se gjithkush këtë
anarki të pa moralët sistemi të brishtë demokratik. Po të ishte kuptuar demokracia pak
më ndryshe, duke respektuar hierarkinë kulturore të vlerave të mirëfillta,
gjendja shoqërore do të ishte shumë më ndryshe. Por ja që uzurpuesit përherë e
kanë dorën e gjatë për të grabitur gjithçka që u vjen përpara. Ato janë
kreatorët e së keqes infektuese. Po të ishte etika shoqërore në nivel, përhapja morale e
individëve do shpalonte perspektiva njerëzore me kriter të duhur. Ngritja kulturore do të kishte tjetër nivel.
Sot kështu siç jemi me shumicë tregu të lirë në ambient të adaptuar, sa për sy
e faqe, shpërndahen rrenat, ku shiten e blihen dije të improvizuara keq, pa një
kënd vështrimi kritik e racional njerëzor, të koordinuar në ndërgjegje
përgjegjësie. Në tregun e lirisë së fjalës së lëshuar pa kujtesë, derdhen
gjithfarë mallrash të renditura ngatërrueshëm njëri pas tjetrit. Për disa muaj
gradat e shkollimit të ngutshëm vihen në kornizë të artë manipulimi dhe sa hap
e mbyll sytë fitohen gradat e autoritetit. Përmasa e saj helmuese ngushton dhe
mashtron shpejtë perspektivën normale të rinisë sonë. Improvizimet burgosin dijen.
Hapësira ngushtohet nga injoranca e preferuar. Rendi i ri keqkuptohet nga të pa
informuarit. Aroma e së keqes ndihet në
çdo shteg e skutë. E shëmtuara mbyll dritaren e prosperitetit. Shumë sende
marrin pamjen e zymtë. Vendi bëhet viktimë e stinës së acartë të manipulimit.
Përhapet epidemi e rëndë midis nesh, imponohet mosbesimi i ndërsjellë, e që
kërkon me çdo kusht, tanimë, dezinfektim të plotë nëpër të gjitha poret e
jetës, që me shërim të shpejtë të dilet nga ky helmim i metastazuar i së keqes.
Koha kërkon ajër e dritë ndriçimi nëpër këtë errësirë të rënduar morali. Kërkon
vlerën të çlirohet nga ajo kokë e rënduar e jo vlerës së ngarkuar rëndë me
mediokritet, ngase ndjellakeqja e anarkisë kulturore na përplaset vërdallë e pa
kujtuar nëpër situatën e rënduar të art bërjes vërshuese. Driblon gjatë midis
nesh e shëmtuara shumë ngjyrshme e rrenave. Ajo adaptohet bindshëm në këtë
teren kreativ të përshtatshëm, dhe me zhdërvjelltësinë teknike të saj, të
improvizimit përfitues ngrenë efektin muskulor akrobatik të pispillosjes së
manipulimit kolorit të kohës. Mbanë peng nëpër turmë kondicionin e kulturës së
fshehtësisë së rrejshme në vete. Të tillët madje që janë stërvitur me sher nga
klanet vërshuese për të bërë keq në masë, mbrohen aksidentalisht dhe shpërblehen
nëpër konkurse vlerash të improvizuara sa për sy e faqe. Veprimet e tilla janë
të porositur enkas pa çmim nga lartësia e anomalive të mjegulluara artistike të
interesit. Me intriga të kurdisura individuale zgjatin sot jetën e tyre, kurse
nën çati kulturore bëhej klloçitje e madhe ëndrrash karrieriste intelektuale,
të pëllumbave, laraskave e sorrave. Ato bëjnë përpjekje të vrullshme për t’u
dukur në turmë të pa informuar sa duhet.
Nga kjo tollovi e madhe eksperimentuese bëhej edhe asi klloçitjeje
durimi të gjatë, tre javore, triviale, që ta përmbytin kohën njëanshëm në
pritje, me truhmosje e jashtëqite të rëndë intelektuale nëpër Pension. Aty
brenda kësaj çerdheje të adaptuar strehimi, kushtimisht frynë një frymë e
ashpër e renacionalizimit të ndërgjegjes së dukshme, midis pëllumbave dhe
korbave të adaptuar sa për sy e faqe në sistem kolektiv, për mandat të
përkohshëm mediatik epik, të konfrontuar ngutshëm në skenë të përbashkët debati
të përzgjedhur. Politikë e kontaminuar militantësh, të avancuar aksidentalisht
në foltore me yndyrë kalorie të mbushur me patetikë atdhetarie, për
hipertension kulture të rëndë në Pension. Vlon hapësira e përkufizuar e
metaforave improvizuese nëpër grindje gugatjesh të gjatë huazimesh motivuese.
Heshtja dhe durimi kanë marrë fund. Defilon urrejtja midis tyre. Akuzojnë
njëri-tjetrin për lustrime të rrëmujshme “monstrume’’. Dënohet pafajësia. E
vërteta donë drejtësi. Koha kërkon balancim midis sigurisë dhe lirisë së
qenieve ekzistuese. Çerdhes së pëllumbave u duhet mbrojtje, por edhe çerdheve
të korbave u duhet strategji vepruese, për shumëzim masiv në standardin adekuat
të kohës së ekspertizës eksperimentale gjurmuese në vend. Për të ardhmen e tyre
ndikuese në arenë jete parlamentare, të kurdisur për gugatje dominuese. Të dy palët
gjenden të strehuar në shtrofullën e garës konkurruese për klloçitje, po në të
njëjtin kulm të panairit kulturor të vendit. Pritje e gjatë për t’u marrë
veshtë midis vetes, por pa sukses. Bëhen gati për fluturim të shpejtë e masiv
në harenë e blasfemive të rënda, për të injoruar të tjerët dhe të vërtetën e
kohës, ndaj ndasitë midis tyre janë evidente dhe të mëdha, nga të bërit shpifje
e keq nëpër masë. Deri në ekstrem të skajshëm venë vinë përçarjet e tyre.
Domethënëse, ky problemi qëndron në marrëdhënien bilaterale të marrëveshjeve të
tyre të koordinuara midis rrethit, turmës, të cilët janë duke u ndriçuar dhe
vezulluar gjatë hapësirën nga kërshëria e tyre e zakonshme e durimit permanent,
në pritje të vlerave ekzistuese që sjell koha, rendi dhe vendi.
Midis
kakofonisë dhe harmonisë së ndryshimeve të shumta artistike dalin pamje
stereotipash, ku shihen e dallohen qartë risitë e mirëfillta të veprave të bëra
me kozmetikë formash të integruara në konkurrencë. Sepse në euforinë e
kakarisjes dhe gugatjes lemeritëse karriera e tyre lidhet nyje në kod të
pranuar për vete, e që në prapavijë shpalon vlerat dhe jo vlerat e kohës sonë.
Tani ky ambient sistemi i sëmurë nën çati të ligshtë ndërtimi, i pa dizajnuar
mirë në mendje të shëndosh, që vjen me ngutë duke përhapur veprime strategjike
kolektive të brishta, gjoja të drejta kohore, për komunikim masiv të qëndismës
sistemore kolektive dhe të gjuhës së avancuar për kriter shkencor, që tanimë
kërkon qytetërim dhe shqyrtim të duhur në arenë debati, për të mos na sjellë
probleme tronditëse në të ardhmen. Prandaj sot midis këtyre kundërshtive të
mëdha dhe nga moskuptimi i këtyre fenomeneve evidente krijohen ndasitë e
shumta, shfaqen tundime ekstreme të konfliktit dhe të frikës kronike, midis të
bukurës dhe të shëmtuarës së pranishme nën kulmin e Pensionit ekzistues. Tërë
kjo tendencë plotësohet me anim të njëanshëm nga turma e pranishme, duke u
sistemuar keq në duet flirti e iso të stërzgjatur në kulturë kiçi. Ato
formalisht tubohen në grupe për nebet të avancuar shoqëror, gjegjësisht për
përplasje fiktive në vete, duke nxjerrë probleme e ndasi të shumta në rreth.
Natyrisht se kjo ndasi e keqe reflektohet qartë te ne, duke ia bërë gjuhës së
përzgjedhur shtrembërimin e saj të zëshëm nëpër forma të ndryshme të
funksionimit permanent në shoqërinë e sotme postmoderne. Në të kundërtën gjitha
këto përplasje kulturore vepruese, do të merren në të ardhmen, si kuptim i
ngjizur heretik i kohës. Sot kërkohet vendim verifikues ndaj shkollimit të
rregullt dhe reformave të pranuara në sistem. Sepse nëpër refrenin monoton të
avancimit dalin plagjiatura të përfolura gjatë kohë te ne, të cilat tanimë janë
në fokus të kritikës, por megjithatë qëndrojnë të pranuar sistematikisht
rrejshëm në grup të avancuar, që merren kryesisht me gugatje kulturore një kohë
të gjatë, duke qëndruar të lidhur për fqinjësi të mirë në mëhallë shkencore, të
përmbushur tanimë me kitsch, apo shund të preferuar nga tradita e konsumuar e
llomit kulturor të standardizuar. Tërë kjo ekspeditë e imponuar gjatë kohë
merrej me shtërzim fjalësh të huazuara nga e kaluara deri më sot në këtë vend.
Të gjitha shpezët fluturuese të Pensionit janë të dresuar mirë me sherr
ndërsimi për anim e arnim tingujsh akustik partiak vendor, për gugatje karriere
kërcënuese të kryqëzuar keq në kurthe kontestesh të zëshme privilegji, por të
pa koordinuar mirë sa duhet në kriter e në ritëm të përshtatshëm shoqëror, që
instinktivisht ta gjejnë veten të kodifikuar rehatshëm nëpër fjalë të
improvizuara të marra nga të tjerët, në çerdhen e pranuar të kësaj hapësire të
gjerë kulturore që na rrethon e kultivon mbrapsht, me agoninë e shtirjeve të
mëdha, të dergjura një decenie të gjatë në shoqëri...