Editorial
Gjergj Kabashi: Vrasja e Xhemail Mustafës, provokim?
E hene, 24.11.2014, 08:31 PM
A e vranë Xhemail Mustafën pasi atë dhe shtabin propagandistik-policor të LDK-së e kishin mashtruar, që të më provokonin mua?
Nga Gjergj Kabashi
*A i ka ofruar, ndonjë i penduar i mundshëm, të dhëna Policisë e Kosovës, gjatë këtyre katërmbëdhjetë viteve, dhe a ka qenë ndonjëherë policia në dijeni të një provokimi të tillë? Kjo gjë, sipas mendimit tim, është tejet interesante për t’u hulumtuar e sqaruar nëpërmjet rrugësh operative, mirëpo si duket kjo është heshtur, duke dëshiruar që e gjithë kjo të mbulohet me harresë? A duhet të heshtet më tutje dhe përse u dashka që unë të hesht? Mendimi im është që brenda këtij provokimi sqarohet shumëçka për Kosovën dhe për disa elita të saj të rrejshme, prandaj edhe insistoj me këmbëngulje e vendosmëri profesionale e atdhetare, – jo për mua por për hir të Kosovës – të zbulohen të gjithë ata që kanë qenë të ndërlidhur në çfarëdo mënyre në këtë provokim; të tregohen emrat e tyre, në cilin/cilat vende të Prishtinës është organizuar provokimi i tillë, çka kërkonin, a ishin të mashtruar, kush i kishte mashtruar dhe përse ata mendojnë të kenë qenë të mashtruar. Ku gjenden ata tash, jashtë skenës publike të harruar apo të sistemuar nëpër institucione të Kosovës?
Në kohën kur jam duke e përgatitur këtë shkrim për ta bërë të njohur si informatë për opinionin publik, është fillimi i dhjetorit 2012. Shkrimin, ç’është e vërteta, e kisha të përfunduar dhe doja ta bëja publik qysh me 23 nëntor 2012, do të thotë në ditën e kobshme kur 12 vite më herët e vranë Xhemail Mustafën, kolegun tim të dikurshëm nga ish gazeten ‘Rilindja’. Përpara se ta botoja në revistën ‘Drini’, drejtues i së cilës jam, sikurse në uebfaqen e njohur ‘Zemra Shqiptare’, që do të pasohej me dërgimin për botim edhe në shtypin e shkruar shqiptar, u ndala e mendova bukur gjatë se a ta botoja këtë shkrim pikërisht në atë datë, apo të prisja e të mos i shkaktoja shqetësime qoftë familjes së vuajtur e të nderuar për mua të Xhemail Mustafës, familjes sime dhe të gjithë shqiptarëve të mirë, kudo qofshin ata, pasi në këtë mënyrë konsideroja se dikujt mund t’ia prish festën e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Sidomos atyre që nuk e meritonin t’u prishej festa e shumëpritur, hareja e gëzimi i një date e dite kaq të shënuar, që simbolizonte mbijetesën e kombit të përvuajtur e nëpërkëmbur shqiptar, mbijetesën nga pushtimi i gjatë osman, nga pushtimet dhe përvetësimet territoriale serbe dhe greke.
Nuk do ta botoj sonte, thashë më vete!
E njëjta dilemë, ankth e shqetësim i pafund më ndoqi edhe në vijim, edhe ne 13-vjetorin nga vrasja e Xhemail Mustafës edhe tash, në 14-vjetorin e kësaj vrasjeje me motive të thella antishqiptare. Mirëpo, tashmë nuk do të mëdyshem më, a ta bëjë publike apo jo: do të flas gjerë e gjatë për këtë pësim dhe humbje të panevojshme të një jete njerëzore, për pësimin dhe dënimin tim nga të njëjtit njerëz, nga e njëjta mendësi antishqiptare. Meqenëse Xhemail Mustafën e vranë dhe e tradhtuan “bashkëluftëtarët” e tij partiakë, të nxitur nga infiltrime nga jashtë kësaj partie, (LDK-së) si dhe infiltrime udbashe, mua më mbetet që ta them të vërtetën e hidhur, ta mbroj kolegun tim dhe vetën time nga krimi i bashkuar.
Ja
përmbajtja e letrës së parë, – në vazhdën e shumë letrave nga “bashkëbisedimi”
në vijim, që provokatorët më nisën më datën 17 nëntor të vitit 2000, nën maskën
se më shkruante Bujar Bukoshi dhe “stafi” i tij. Letra është nisur nga
Prishtina në orën
Bujar Bukoshi bujarbukoshi@yahoo.com
From:
Save Adress-Block Sender
Subject: Me jep nje kontakt me saliun
Date:
Pershendetje,
I nderuari Bajram, me perpjekje te shumat arrita ta siguroje mezi kete adrese tuajen. Une i kam shkruar ****ut, ai me ka dhene nje pergjigje por jo tjeter ne interesimin tim per t’u ulur dhe per te biseduar për disa ceshtje me interes. Sidoqofte, duket se nuk qasje ne internet apo ngece dukund puna dhe spo marr kontakt dot me te. A mund te ma japesh adresen e sakte te tij, apo numrin e telefonit. Sidoqofte, domethane idejaeshte te bisedojme dicka ne ate stilin e librit Tuaj, “Baleta me ka thene…” dhe helbete t;i kujtoja kur pinim dikund neper kete bote nje kafe me te. Sidoqofte domethane, nese mundesh dil ne Grand nje mbremje dhe ti vete dhe marrim nga nje kafe bashke,
Shnet
PS.
A po punon ende ne Rilindje apo ke kaluar te Bota sot?
* * *
Provokimi
me email, i sajuar në emrin e Bujar Bukoshit, në të vërtetë, është goditja më e
rëndë, ndoshta e fundit, aq e përqendruar e me “imagjinatë” e UDB-ashëve të
bashkuar Kosovës, qofshin ata të
orientimit pacifist apo të tjerëve, të uçkëzuarve; një provokim i
gazetarisë halabake të Kosovës me lidhje e shërbime të vetëdijshme a të
pavetëdijshme për kriminelët e të
vetëquajturave shërbime sekrete të Kosovës, qofshin ata të SHIK-ut, apo të
SIA-s; pra qofshin ata stërudbashët e SHIK-ut apo të SIA-s. Njëri ndër ata, i
mashtruar nga shërbimi “i vet sekret”, që ka marrë pjesë në këtë provokim,
është edhe kolegu im nga gazeta
‘Rilindja’, Xhemail Mustafa, njeri me të cilin kam pasur marrëdhënie gjithnjë
korrekte. Për mendimin tim, Xhemail Mustafa ka qenë një njeri i urtë dhe
sjellshëm, një intelektual tipik për kohën dhe rrethanat e atëhershme, i cili
në një moment dhe në një rrethanë tjetër ka rënë viktimë e rëndë e survejimit
dhe përgjimit non-stop, së brendshmi e së jashtmi, e kriminelit a kriminelëve
të infiltruar nga, së paku, një shërbim sekret partiak jashtë LDK-së, e
fanatizmit partiak aty, të cilët do t’ua kenë përgjuar edhe mënyrën e të
menduarit, duke i dhënë krah se keqes dhe orientimit të gabuar me të vetmin
qëllim që t’i detyronin të gabojnë kundrejt meje me një provokim të detajuar
dhe të menduar mirë; provokim që nuk e bëjnë gazetarët e vërtetë përpos në
rrethana kur “shokët” janë naivë, shpirtzinj dhe xhelozë, me të cilët
nuk më lidh profesioni i gazetarisë dhe sidomos jo Kodi Gazetaresk i Mirësjelljes. Tash Xhemaili
ka vdekur. Atë e vranë sepse dikujt i ka penguar pesha dhe kontributi i tij për
Kosovën, ndikimi i tij tek Ibrahim Rugova; i ka penguar mendimi i tij
tjetërfare, partia e tij, shqiptarizmi ndryshe, e, njëherësh, “më vranë” edhe mua
me gjuhën prej nepërke të tyre. Më lënduan së tepërmi duke më lënë “në fyt” një
gjë që kurrë dhe në asnjë rrethanë nuk ka se si të bëjë me mua. Vetëm në çastin kur vendosa që shkrimin ta
PRITA SHUMË, POR KURRË NUK ISHA PAJTUAR TË HESHTJA PËR KËTË NGJARJE TË TRISHTUESHME
Por, duke i përcjellë ngjarjet e ndodhitë në vendin tonë në mënyrën dhe me metodat e mia si gazetar hulumtues-zbulues, kam ardhur në përfundim se për këtë ngjarje të trishtueshme dhe për pasojat e antishqiptare të saj për vendin, nuk duhet heshtur kurrë, pasi antishqiptarizmi i dy shërbimeve sekrete partiake të deridjeshme, LDK-së dhe PDK-së, apo më saktë antishqiptarizmi i segmenteve e personave, sigurisht jo pa ndikim vendimtar të tyre, është treguar tejet i dëmshëm e me pasoja ngulfatëse për Kosovën. Ky antishqiptarizëm, platformën e ka të ndërtuar nga policia profesioniste e Serbisë, e cila me të dërguarit e vet ngjall lugetër fanatizmash partiakë ndër ne. Të tillët, dikur, kanë kontribuar me vepra kryesisht për Serbinë, e kanë sjellë Kosovën buzë humnerës, duke e paraqitur popullin e saj si një komb jodinjitoz, jokrenar, me sjellje qyqare; “popull” që e lëndon veten me rëndë e më me pashpirtësi se ç’do të dëshironte ta lëndonte, për shembull, ish kreu i shërbimit sekret të Millosheviçit, Ivica Stanishiçit.
Ata që i përcjellin rrjedhat rreth vrasjeve politike në Kosovë dhe në shqiptari në përgjithësi, e në veçanti policia, sikurse dhe disa gazetarë tejet të pakët të aftësuar nga jeta profesionale për zhbirime hulumtuese, kanë mundur të vërejnë se si është zbehur brengosja partiake për Xhemail Mustafën, i cili për shumëkë në LDK dhe jo vetëm në ketë parti, është shndërruar në një makth, një barrë që i pengon. E kjo mund të vërehej qartë sidomos me datën 23 nëntor 2012, me 23 nëntor 2013 e, sidomos, me datën 23 nëntor 2014, kur për herë të parë e kemi koalicionin qeverisës “të armiqve” LDK-PDK, të cilët i lidh miqësia e bizneseve dhe zhvatjes së atij populli si dhe, pos tjerash, edhe interesi që tragjeditë individuale të shkaktuara nga dikush prej tyre,- siç është vrasja e Xhemail Mustafës, të mbulohen e vriten përfundimisht me harresë. Në të vërtetë, Xhemailin e përkujton me dinjitet, sinqeritet, njerëzi e dashamirësi kryesisht mërgata shqiptare, e cila nuk ka mundësi të manipulohet si manipulohen nga kriminelët e shërbimeve sekrete dashamirët e tij të shumtë në Kosovë. Një përkujtim e nderim i mëhershëm që i është bërë në Kosovë, është vënë emri i tij një shkolle si dhe një rruge në Prishtinë. E përkujtoj unë që kurrë nuk ia kam thënë një fjalë të vetme të keqe në jetë, gjithmonë e kam respektuar e nderuar ashtu si mendoja se e meriton në atë kohë e edhe tash, sikurse që isha i bindur se edhe ai më ka nderuar mua në të njëjtën mënyrë. Qëndrimi dhe implikimi i tij symbyllur në lëmshin e intrigës së shërbimeve sekrete me një grup të tjerësh nga LDK-ja etj., nuk ka qenë “qëndrim” i tij kundër meje, por ka qenë mashtrim i tij fatal që për fatin e tij të keq dhe për fatin tim të keq, atij i ka kushtuar më së shumti.
Në të vërtetë unë e kuptoj se të gjithë atyre “bashkëluftëtarëve” të Xhemailit që i hynë një pune mjaft të mbrapshtë për të më bërë “qesharak”, apo me më “zajebatë” qysh kishte dëshirë mendësia udbashe që ta ta paraqiste punën time, preokupimin tim profesional, angazhimin tim të sinqertë si gazetar i ‘Rilindjes’, si një punë krejt të kotë e të panevojshme të një naivi (çfarë preokupimi i marrë, jonjerëzor dhe jointeligjent!); u ka mbetur në fyt gjuha e porositur- nënçmuese e poshtëruese e një shërbimi tjetër sekret partiak, që ia kishte futur në gojë e në mendjen e keqe propagandistit dhe policit të shpifur partiak të LDK-së, dhe atyre që si hutinë kanë rënë në grackat e këtij skandali e mashtrimi tejet të madh, ndërsa atyre propagandistëve dhe policëve partiakë të PDK-së, u ka mbetur në fyt gjuha që po ashtu tash del se nuk paska qenë as e tyrja – por e eprorëve të njëmendtë të tyre nga shërbimi sekret i Serbisë, apo jo?
Këtu, gjithkujt i ka mbetur diçka “në fyt”, madje edhe mua që s’kam menduar keq për asnjërin prej tyre, pasi nuk e ngarkoj ndërgjegjen time me qëndrime dyfytyrëshe ndaj askujt. Të jesh i provokuar e të jesh provokator, janë gjëra krejt të ndryshme. Provokatorë janë të gjithë ata që më provokonin për diçka të kotë që as sot e kësaj dite nuk mund ta kem krejtësisht të qartë, sepse provokimet e tilla janë sjellje të marrësh, naivësh të vërtetë, antishqiptarësh të vetëdijshëm që ua kanë zënë bishtin me derë të tjerët, eprorët e tyre, apo antishqiptarët e pavetëdijshëm që me marrëzinë e tyre njerëzore shkaktojnë tragjedi, duke ia humbur jetën kot së koti, për qëllime krejt të pakuptimta e të kota, “shokut” të vet, ashtu si ia humbën jetën Xhemail Mustafës. Nuk duhet të jesh shumë i mençur për ta kuptuar se vrasësi/vrasësit e vërtetë të Xhemail Mustafës, nuk janë kriminelët që e vranë tek dera e banesës së tij në Prishtinë, por janë banditët, kriminelët e bashkuar në lëmshin antishqiptar që më shkruanin dhe provokonin me emalin e sajuar ne emrin e Bujar Bukoshit. Ata nuk janë vetëm vrasësit e Xhemail Mustafës, por janë edhe vrasësit e mi, që u munduan të më vrisnin për së gjalli, duke përdorur një metodë antishqiptare shumë të njohur e të sofistikuar për nga qëllimet mizore që ngërthen në vete: gjuhë që e përdorin sidomos kriminelët e shërbimeve sekrete “shqiptare” ndaj atij që duan t’ia thyejnë zemrën dhen t’ia bëjnë jetën të hidhur, me vrasjen e njohur më të rëndë sesa me plumb, duke më vrarë personalisht e familjarisht me uri. Por te unë e kanë gjetur njeriun me të gabueshëm dhe ata kriminelë të bashkuar që janë futur në jetën institucionale të vendit, duke menduar se e vranë një Xhemail Mustafën e pafajshëm dhe një Bajram Kabash apo Gjergj Bajram Kabash krejt të pafajshëm, nuk bënë asgjë pos që ashtu të bashkuar, të marrë e të prapambetur në grykësinë e tyre, e sollën, si të thuash, në gjunj popullin e vet të varfëruar duke humbur simpatinë e botës për vendin tonë, të asaj bote që na ndihmoi të jemi të lirë, duke bërë të ndihemi zot në Atdheun tonë.
Deri sot kam heshtur dhe heshtja ime ndërlidhej me vrasjen që bënë antishqiptarët e bashkuar ndaj Xhemail Mustafës, nga kujdesi im njerëzor që mos e lëndoja familjen e kolegut tim të ndjerë dhe gjithë ata që e kanë dashur e nderuar për së gjalli e pas vdekjes Xhemailin. Tash kur, më në fund, e kryej punën time që më takon si gazetar, duke e dhënë këtë informatë të hidhur por të domosdoshme për Kosovën shqiptare , për shtetin e së drejtës, për gazetarët, për policët dhe për politikanët e vërtetë të Kosovës, më duket sikur jam duke vrapuar ka “një shekull të plotë” për ta dhënë këtë lajm, duke vrapuar pa ia nda në një maratonë profesionale. Xhemail Mustafa dhe unë, nuk mund të shërbejmë më si “ura” fatkeqësie ku mbahet gazetaria, policia dhe politika e keqe e Kosovës.
Çka është mjaft, është mjaft! Edhe durimi e ka një kufi, ku njeriu ndalet, si ndalem edhe unë sot, dhe thërras:
“bujarbukoshas!”…, a jeni ende andejpari?
A po përparoni mbi fatkeqësitë e të tjerëve, mjerimin e popullit tuaj, ju kriminelë të bashkuar?…
Për krimet e tilla nuk ka falje dhe heshtja për to është jo vetëm joprofesionale e jonjerëzore, por aq më keq pajtim me antishqiptarizmin e porositur nga shërbimi sekret i Serbisë së asaj kohe. Unë tash fola, ndërsa ata që kanë marrë pjesë në atë provokim me pasoja tragjike për një njeri që nuk e kemi më në mesin e të gjallëve, Xhemail Mustafën, duhet të dalin publikisht apo të detyrohen të dalin publikisht që t’ua shohim fytyrat e zeza me shpirtrat edhe me të zinj, që ti shohim ashtu siç janë, të mjerë e të poshtër, te demaskuar pa maskën e “BujarBukoshit” në fytyrë.
TA LIROJMË NJË POPULL TË TËRË NGA NJË KONFLIKT QË E RËNDON PA QENË KONFLIKT I TIJ
Le ta shohë populli dhe “populli” se cilët janë njerëzit që na përfaqësojnë, cila është fytyra e tyre, gjuha e ndyrë e tyre, dhe ta lirojmë një popull të tërë nga një konflikt që e rëndon pa qenë konflikt i tij, por i grupacioneve kriminele, që sipas gjasave, janë grupacione fanatike të politikave partiake-policore që nëse nuk i ndalim me hir e me pahir, rrezikojnë ta destabilizojnë shtetin e ri të Kosovës, për të cilin kontribuan të gjithë brezat e shqiptarëve. Le ta shohë ky popull i përgjumur, të cilin deri tash po e shpërbën kulturalisht – duke e islamizuar dhe duke ia rrezikuar territorin politika e verbër e Hashim Thaçit; ky popull pa informatat e duhura për përfaqësuesit e “tij”, se kështu më nuk shkohet përpara, jo për shkak se kriminelët e bashkuar na e vranë një Xhemail Mustafën apo “na e hodhën e përbuzën” një Bajram Kabash, – se fundi i fundit, ne jemi individë dhe fatet e fatkeqësitë tona janë individuale, d.m.th. ato i prekin dhe u shkaktojnë vuajtje familjeve tona apo ndonjë të afërmi, miku e shoku të njëmendtë, e jo të tjerëve, që mund të mos u kujtohemi më apo që nuk duan të na kujtojnë më. Qemë apo nuk qemë ne jetë ne të dy, u vra Xhemail Mustafa apo iu “shkatërrua jeta” një Bajram Kabashi, jeta, megjithatë, e vazhdon rrugën e vet.
Disa vite më vonë i interesuar për fatin e keq të Xhemail Mustafës, konkretisht në dhjetor të vitit 2004 pasi kisha mbërritur në Kosovë për një pushim dyjavor, për herë të parë qëkur kisha ardhur si refugjat lufte kah fundi i prillit 1999 në Norvegji, kontaktova, për aq sa munda, persona që mendoja se mund të kenë së paku një informatë për atë se si ishte vrarë dhe cilat ishin motivet e vrasjes së Xhemail Mustafës, ose, së paku, ndonjërit i kalova “kah këmbët” që të shihja ndonjë reagim apo shmangie të takimit me mua. Natyrisht, vura re se shumica e atyre që i takova në Prishtinë nuk kishin dëshirë të rrinin me mua, nga ata që populli thotë se marrin “n’thue në nërskamcën e vet”; ndërsa një tjetër erdhi drejtpërdrejt tek unë në ‘Hotel Grand’ dhe pas një ndeje miqësore me tha pa e hapur temën fare se, ”unë isha i fundit që u ndava atë natë nga Xhemail Mustafa, këtu nga lokalet e “Grandit”! I besova…, pa e kuptuar fare se a ishte marrë në pyetje nga policia, siç merren zakonisht në pyetje njerëzit kudo në rrethana të tilla tragjike. Përkundër respektit që e kam për atë person, që njihet si bibliotekisti më i shkolluar në Kosovë, personalisht duke e ditur se të “fundit” nga Xhemaili ishin ndarë provokatorët e ndyrë e antishqiptarë, – qofshin edhe antishqiptarë të pavetëdijshëm, të fshehur pas maskës së “BujarBukoshit”, e pyeta vetën atë ditë, ashtu sikurse që pyetëm edhe sot e kësaj dite, se a i ka marrë dikush në pyetje të gjithë ata njerëz të ligj, atë mendësi që UDB-a me bashkepunëtorët e saj të shumtë, ia la në derë Kosovës.
Unë jam shumë i vetëdijshëm se në Kosovë diçka duhet të vritet, por ajo që duhet vrarë në Kosovë nuk duhet të jetë vrasja e ndonjë individi, por vrasja e një mendësie të mbrapshtë, joshqiptare e jonjerëzore, e mbjellë nga shërbimet e fshehta armiqësore ndaj shqiptarëve e Kosovës. Mendësia e tillë e ka vrarë Xhemail Mustafën dhe ajo mendësi për pak me “vrau” edhe mua që detyrohem të flas për vrasjen e kolegut tim të pafajshëm pas 14 vitesh të likudimit të tij. Likuiduesit e tij në emër të një atdhetarizmi “Made in Serbia”, e vazhduan përparimin e vet, duke e “shaluar” Kosovën dhe duke e bërë të pasigurt forcimin e shtetësisë së saj, thuajse asgjë nuk ka ndodhur, thuajse asgjë të keqe nuk kanë bërë ndaj vendit të vet.
E pyes veten se a i ka ofruar, ndonjë i penduar i mundshëm, të dhëna Policisë e Kosovës, gjatë këtyre katërmbëdhjetë viteve, dhe a ka qenë ndonjëherë policia në dijeni të një provokimi të tillë? Kjo gjë, sipas mendimit tim, është tejet interesante për t’u hulumtuar e sqaruar nëpërmjet rrugësh operative, mirëpo si duket kjo është heshtur, duke dëshiruar që e gjithë kjo të mbulohet me harresë? A duhet të heshtet më tutje dhe përse u dashka që unë të hesht? Mendimi im është që brenda këtij provokimi sqarohet shumëçka për Kosovën dhe për disa elita të saj të rrejshme, prandaj edhe insistoj me këmbëngulje e vendosmëri profesionale e atdhetare, – jo për mua por për hir të Kosovës – të zbulohen të gjithë ata që kanë qenë të ndërlidhur në çfarëdo mënyre në këtë provokim; të tregohen emrat e tyre, në cilin/cilat vende të Prishtinës është organizuar provokimi i tillë, çka kërkonin, a ishin të mashtruar, kush i kishte mashtruar dhe përse ata mendojnë të kenë qenë të mashtruar. Ku gjenden ata tash, jashtë skenës publike të harruar apo të sistemuar nëpër institucione të Kosovës?
Pse heshtin bashkëpartiakët e Xhemail Mustafës që ishin të ndërlidhur në këtë provokim të kotë, apo u vetëvranë me metodën e turpërimit të rëndë që i gjeti, pra, ranë viktima të së njëjtës metodë të njohur udbashe me të cilën menduan se ma kishin mbyllur gojën mua,por në realitet ia mbyllën gojën vetës duke mos guxuar të më lajmëronin në polici si i provokuar prej tyre, pasi në rastin e tillë ata do të identifikoheshin si provokatorët që për hiçgjë ia morën jetën një njeriu që e kanë konsideruar të vetin me fjalë, por jo edhe me vepra, siç po shihet tashmë; apo çka është më e logjikshme duket se Xhemail Mustafa për ta është shndërruar në një barrë të rëndë në ndërgjegjen e tyre të vrarë, sidomos pengesë për karrierën e tyre të shkretë, duke iu gëzuar çdo dite të moszbulimit të këtij superskandali, që e turpëron në rend të parë Kosovën, sepse turpërimi i tyre tashmë nuk ka ndonjë kuptim, pasi ashtu e kështu, ata janë njerëzit më të pafytyrë që i ka vendi ynë.
Serbia me ushtarakët e vet ka bërë gjenocide ne hapësira të ndryshme të ish-Jugosllavisë, duke arritur që përmes gjenocidit t’i zgjerojë lebensraum-in (hapësirat jetësore) për serbët, të cilëve më parë nuk u kanë takuar, ndërsa tanët, këta kriminelë të bashkuar, kanë bërë krime ndaj të vetëve dhe me precizitet ala udbash ia kanë mbyllur gojën njëri-tjetrit, duke menduar se nuk do të ketë kush në botë që do të mund ta mbrojë Xhemail Mustafën. Xhemën e mbroj unë, pasi unë atë e kam pasur koleg të nderuar dhe e di se gabimet e tilla nuk kanë ndonjë domethënie pasi gabojnë e mashtrohen edhe kryetar shtetesh, e lëre më një individ si ai, që ka qenë i rrethuar para e mbrapa me kriminelë të shërbimeve sekrete dhe me fanatikë të rrejshëm rugovistë, që kanë qenë në gjendje të bëjnë gjithçka kundër atyre, sikurse që isha unë në atë kohë, që nuk e kurseja kritikën ndaj politikës së kënetës. Kur ky shkrim do ta bëjë jetën e vet publike, ashtu siç është qëllimi im përfundimtar,atëherë mirëkuptimin e vetëm e kërkoj nga familja e Xhemail Mustafës, nga ajo familje që iu shkaktuan vuajtje aq të mëdha, nga gruaja e tij e deri tek anëtari më i ri i asaj familjeje. Ç’është e vërteta, pikërisht për shkak të tyre unë nuk kam folur deri më tash, duke menduar që koha i shëron plagët dhe se do të vijë dita që shteti i Kosovës do të funksionojë si shtet juridik në bazë të ligjeve dhe praktikës juridike të demokracive evropiane. Por fakti i trishtueshëm është se kriminelët janë futur në institucione dhe se me emrin e Xhemailit dhe me vuajtjen e familjes së tij po bëhen lojëra të fëlliqta politike, madje edhe katërmbëdhjetë vjet pasi që e vranë. Kjo mua nuk më jep ndonjë shpresë, prandaj edhe e bëj publik “enigmën”- kumtin e trishtë për vrasjen e Xhemailit, për vrasjen e kolegut tim, për vrasjen e pafajshme të Xhemail Mustafës sonë…
NUK ËSHTË LEHTË KUR TË PËRBUZET E INJOROHET PERPJEKJA, NUK TË NJIHET MERITA E KONTRIBUTI PËR VENDIN
Familje e nderume e Xhemail Mustafës, meqenëse është krejtësisht e mundshme që kriminelët e shërbimeve sekrete nga të dyja ish-shërbimet partiake që jetësisht janë të interesuara të mos zbulohet ky rast tragjik, do të aktivizohen dhe do t’ju rrethojnë në “emër” të brengosjes për juve, unë Ju bëj thirrje publikisht që të qëndroni në anën time sepse unë jam me Ju, siç kam qenë gjithnjë gjatë gjithë këtyre viteve të mundimshme për mua e për ju, duke vuajtur si gjarpri nën gur, duke vërejtur se si më shtoheshin thinjat pasi nuk më hiqej nga mendja Xhemaili. Jam bërë urë në jetë duke heshtur e punuar natën e ditën për ringritjen e jetës së rrënuar personale e familjare, duke pasur gjithë këto barrë mbi supet e shpirtin tim. Ashtu sikurse Ju që ndiheni të mashtruar nga kriminelët e vendit tonë të vogël gjeografikisht, po aq i mashtruar dhe injoruar ndihem edhe unë me familjen time, se nuk është lehtë kur të përbuzet e injorohet përpjekja, nuk të njihet merita e kontributi ndaj vendit nga ana e cubave të maleve dhe të restoranteve, të fshehur pas intelektualizmit të rrejshëm me një frymëzim dhe natyrë poshtërake udbashe, përmes fanatikëve të tyre partiakë, gazetarë etj. Sado që isha i vetëdijshëm se gazeta ‘Rilindja’ përpos gazetarëve shumë të mirë e njerëzorë, ka pasur edhe gazetarë të njohur për halabakinë e tyre, naivë, provokatorë dhe spiunë të vërtetë, nuk më ka shkuar kurrë mendja se ata dhe njerëzit nga “qarqet” e tyre do të shkojnë aq larg në marrëzinë e tyre theqafëse, sa të më dërgonin letra të vazhdueshme, të cilave unë natyrisht se u jam përgjigjur me ëndje,- sidomos atëherë kur isha i bindur se në provokim u ndërlidhën edhe kriminelët e shërbimeve sekrete, të cilët donin të më linin një porosi. Në këtë situatë edhe unë vendosa që t’ua jepja mesazhin e duhur këtyre “kopilëve” të kohëve leshatuke, që më shfaqeshin aq të harbuar e të marrë në bishtpërjetën e tyre të kobshme. Për porositë dhe përmbajtjen e provokimit të tillë unë kam botuar shkrime të shumta, disa prej të cilave edhe i kam botuar duke i ikur përmendjes së emrave të cilitdo nga ata që provokonin, qoftë në portalin “Zemra Shqiptare” më herët, apo së fundi në “Revistën Drini”…
Tjetërkund nuk botova shkrime të tilla, pasi shtypi “serioz” i Kosovës nuk boton shkrime të tilla, meqenëse së paku deri tash e ka pasur për detyrë të fshehë krime dhe duke i fshehur ato me apo pa qenë i vetëdijshëm, të mbrojë veprimtarinë kriminele të shumëkujt… Gjuha përdorur në shkrimet e tilla, të shpeshtën ka qenë aluzive, e tërthortë, me qëllimin e vetëm që te involvuarit të zgjojë kujtesën dhe të nxisë brejtjen e ndërgjegjes se gjërat e këqija nuk mund të harrohen dhe ato jo gjithkush i harron, sidomos nuk mund t’i harroj unë që as nuk i kam provokuar e as poshtëruar ata, qoftë me një fjalë të vetme. Qëllimi ishte që t’ua bëja me dije se e di kush janë ata, andaj nuk duhet të prisni, por të shfaqeni qoftë duke më treguar mua se për ç’arsye ka ndodhur një provokim i tillë, ose që ta njoftoni Policinë e Kosovës… Ata dashur a padashur kanë hyrë në konflikt me mua dhe atë në një konflikt të shtirur-provokativ së bashku me kriminel të shërbimeve sekrete partiake. E tash se a janë ata kriminelë të shërbimit të fshehtë partiak të LDK-së, – meqenëse aty ishin pjesa kryesore e atyre që njiheshin si LDK-istët më të vendosur nga gazetaria e publicistika me prejardhje nga gazeta “Rilindja” dhe të tjerë nga vet maja udhëheqëse e kësaj partie, apo “ushtrinë” e këtyre propagandistëve do ta kenë marrë në dorë – kur ta kenë parë ashtu “bishtpërpjetë” e fodull – ”agjentë” të ndonjë shërbimi tjetër partiak të infiltruar dhe vetë njerëzit e UDB-së së përbërë prej shqiptarësh që ishin të ndarë në dy partitë kryesore të pasluftës. Kjo ndarje për mua nuk ka ndonjë rëndësi. Me rëndësi për mua ka që i mashtruari/të mashtruarit që u përdorën për provokimin e tillë mjaft të planifikuar, të tregojnë se kush i ka mashtruar.
Çështja
është pikërisht këtu:
Natyrisht se të rënë në grackën e mashtrimit specifik prej agjentëve me përvojë pune për Drzavna Bezbednostin, të ashtuquajturin Sigurim Shtetëror të Kosovës, që pas luftës e ndoshta edhe para saj u janë nënshtruar dhe kanë qenë të futur “nën këmbët” e disa kriminelëve të tjerë famëzi të shërbimeve sekrete partiake, shumëkush prej tyre e ka vështirë ta ngrejë kokën lartë nga turpi, sado që duket që “plagosjet” e shumicës së tyre në ndërkohë janë shpërblyer me poste e rehatime të ndryshme. Por gazetarët/publicistët me prejardhje nga gazeta “Rilindja” nuk mund të tregojnë se janë poshtëruar nga dikush tjetër(kësaj i thonë: poshtërim pas poshtërimi!) dhe i kanë sjellë në veprime të turpshme, i kanë bërë që t’u vijë marre se janë mashtruar nga dikush tjetër, kur ata kanë menduar se loja është e tyre dhe se në atë lojë nuk ka hyrë (infiltruar!) askush tjetër, por janë vetëm ata.
Qesharake po të mos të ishte, e gjithë kjo, tragjike dhe e dhimbshme; e dhimbshme për ata që u nënshtrohen poshtërimeve/eksperimentimeve të tilla antishqiptare të njerëzve shpirtvegjël, që shpirtin e humbur me kohë do t’ia kenë shitur djallit. Në ato shtete ku sundon rendi dhe ligji, ekzistojnë njësi të veçanta policësh të specializuar për rastet e tilla specifike. Kur dikush si unë «bie» në kurthe të tilla apo të tjerë si ata që më provokuan kot së koti që ranë në kurthën që e kishin përgatitur për mua, ekzistojnë policët e specializuar për demaskimin e deshifrimin e provokatorëve, të pasojave e qëllimeve të provokimeve të tilla të kobshme. Nuk fsheh asgjë nëse them se edhe mua më kanë shkaktuar vuajtje dhe shqetësime jo të vogla provokimet e tilla, pasi më është dashur që për të gjitha këto vite t’i mbaja të mbyllura në vetën time, të ndrydhura pa nevojë, apo t’i shpalosja me një nivel të caktuar të deklarimi publik. Gjatë gjithë kësaj kohe unë isha në gjendjen e një triumfi tragjik; të atij triumfi kur si profesionist ndihesh mirë se i ke zbuluar dhe, në anën tjetër mbetesh i zhgënjyer e i dëshpëruar pasi njëherësh ke vështirësi ta bësh publike rezultatin e përgjigjes që u ke dhënë më herët e do të dëshiroje t’ua japësh në vazhdim një grupi kriminelësh, pasi e sheh se mungon gazetaria që i duhet vendit dhe mungon - çka është edhe më keq – “populli”, që do të duhej t’i shihte problemet e veta të vërteta që nuk e lënë të ecë përpara.
Metoda “perfekte” e përdorur me sukses të madh nga agjentët shqiptarë të Slluzhbe Drzavne Bezbednosti të ish Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, është MARRJA , do të thotë të bësh dikë të turpërohet, të turpërosh të mashtruarin që ai nga marrja të mos ketë guxim ta bëjë publike atë që do të ishte e domosdoshme ta bënte, madje edhe atëherë kur viktimën e ke goditur rëndë, qoftë edhe duke ia marrë jetën pafajësisht. I turpëron deri në atë masë sa të mos guxojnë ta hapin gojën për atë që e dinë çka u ka ndodhur atyre, apo kur ua poshtërojnë e dhunojnë, apo edhe vrasin, «bashkëluftëtarin» e tyre. Kësaj, i thonë, edhe i fikur e edhe i koritur!
MERRNI ATË “DOSJE” DHE OFROJANI POLICISË SË VENDIT TUAJ!
Kjo me gjasë ka pasur efekte të jashtëzakonshme tek shumë pjesëtarë “të marruem” të grupeve të dikurshme ilegale që luftonin për lirinë e Kosovës dhe një MARRE e tillë e madhe i ka ndodhur edhe atij kreu propagandistik-institucional të LDK-së e sipas të gjitha gjasave edhe kreut të shërbimit sekret partiak të asaj partie në raport me këtë provokimi, kur të shkretët për mend synonin që të nxirrnin prej meje fjalë e mendime që u duheshin për qëllimet që ata duhet t’i dinin, por ato mendime të dhëna me vetëdije nga ana ime, me gjithë faktin se do të duhej t’i kishin të ruajtura në formë “dosjeje” që u është dashur kush e di për çka, duket se nuk kanë pasur guxim dhe nuk kanë as sot ta shtinin në punë …
Merrni
atë «dosje» dhe ofrojani policisë së vendit tuaj! Çfarë prisni tashmë?
Kështu ka ndodhur gjithmonë kur ai që nuk llogarit mirë e vë kokën aty ku nuk duhet vënë as gishti, kështu që mezi e kanë nxjerrë kryet, “tuj i lanë brinat”, prandaj për halabakë dhe kriminelë të tillë nuk është fare me rëndësi se kur dhe kush ua ka pa sherrin.
Gazetaria dhe publicistika dihet që janë fusha të veprimit intelektual, ku mendimi kritik dhe shpirtbardhësia janë fjalët e para që i shquajnë. Njeriut duhet t’i vijë turp, vetëm kur ka arsye për këtë. Mua nuk ka përse të më vijë marre, në asnjë mënyrë, qoftë edhe nëse, paralelisht, ma ke mashtruar edhe vëllain. Ngushtim i madh! A mos jam unë ”binjak siamez” me dikë? Unë jam gazetar zbulues, e dija se çka bëja, ndërsa ai dhe shumica e atyre që më provokuan nuk e kanë ditur se çka kanë bërë… Mua kanë tentuar të më mashtrojnë, por nuk kanë mundur. Përkundrazi. Të parët që tentuan të më mashtronin kanë vuajtur që nga ajo kohë për shkak të atij gabimi tragjik që e bënë, ose së paku këtë vuajtje e kanë shëruar me “paren e madhe popullore”, në saje të solidaritetit e mirëkuptimit të ndërsjellë të kriminelëve të bashkuar…
Me rëndësi është që kriminelët të ecin përpara, deri në momentin kur “kungulli” nuk u shkon më “mbi ujë”. Njëri grup i lëmshit të puthitur të provokatorëve është ndalur ka ma shumë se dhjetë vite, ndërsa tjetri duket se ka frenuar bukur mirë dhe është duke bërë përpjekje të dukshme tërheqjeje në momentin kur të gjithë së bashku janë lexuar e deshifruar nga elitat e reja intelektuale të fushave të ndryshme, me gjasë edhe nga policia e re e vendit.
Kësaj i thonë, “kadal ore beg, se ka hendek!”
Edhe këtu është efekti i Marres, i turpnimit të tyre nga pjesëtarët kriminelë të Slluzhbe Drzhavne Bezbednosit apo kriminelëve të shërbimeve sekrete partiake, – që është e njëjta gjë - por njeriu duhet të dalë mbi veten dhe mbi ato veprime që i kanë ndodhur pa vullnetin e tij por duke qenë i mashtruar. Nuk do të thotë kurrë dhe në asnjë rrethanë se ai që i mashtron të tjerët është ma i zgjuar se të mashtruarit, andaj njeriu i mirë duhet të ndeshet me vetveten në raste të tilla specifike kur pas mashtrimit qëndrojnë kriminelë shërbimesh sekrete dhe ta thonë të vërtetën, sado e hidhur që të jetë ajo. Njeriu duhet të jetë i durueshëm dhe falja duhet të jetë pjesë e natyrës njerëzore, se ai që nuk fal nuk është njeri në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Madje, njeriu për shokun dhe mikun e vet, duhet të mendojë se si kanë qenë sjelljet e tij në një situatë tjetër, apo në situata të tjera. Sigurisht të mira, dhe e mira duhet të mbahet në mend. Por, këtu kemi të bëjmë me veprime dhe gjuhë të helmët të shërbimeve sekrete të shqiptarëve të ligj dhe këto është zor të falen. Jetën e vet asnjë njeri nuk duhet ta falë. Jetën e jetojmë vetëm një herë.
Këtyre
viteve kam marrë letra të shumta nga njerëz që ma duan të mirën por edhe nga të
tjerë që nuk më duan për qëllimet që ata i dinë e që do të duhej t’i bënin
publike dhe nga të tjerë që më kanë shkruar me emra të trilluar. Ma së shumti
ka shpifur, më ka sharë e fyer një «person» me nofkën “Tano
Kjo ka ndodhur pas deklarimit tim personal e familjar për fenë që ndiejmë se i përkasim, e që nuk do të duhej të ishte problem e as ta preokuponte askënd. Gjuha e tij kriminele ka qenë mizore dhe kjo gjuhë më parë se e një islamisti politik, ka qenë gjuhë e sajuar gjetiu, kryesisht në Prishtinë, dhe unë tash e them se gjuhën e tillë e kanë sajuar e dërguar më tutje persona të caktuar nga qarqe islamiste kosovare me prapaskenën e tyre të përbërë nga kriminelë të SHIK-ut të PDK-së. E kur kriminelë të tillë shërbimesh sekrete zhvillojnë fushata të tilla denigruese ndaj një personi, është shumë e qartë se segmente të caktuara të atij shërbimi (se, fundja, SHIK-u është organizatë atdhetare, sikurse që ishte të thuash në tërësinë e vet edhe shërbimi i LDK-së), e kanë një konflikt «të ngrirë» me mua dhe në çdo çast, rast e rrethane duan të nxisin konfliktin e të tjerëve me mua .Natyrisht se unë nuk kam pasur mundësi dhe as që ka qenë qëllimi im t’u përgjigjesha fëlliqësive të tilla, por kriminelëve të tillë ua them vetëm një gjë: Kini durim e prisni se ashtu si nuk do të mund të ikin e as të fshihen kund «bujarbukoshasit», nuk do të mund të ikë askush tjetër, ngaqë gjurmët e krimit mbesin, qoftë në terrin e natës a në dritën e diellit. Ngacmimet dhe provokimet ndaj meje janë zhvilluar pasi kisha hyrë,- pa e ditur ndoshta as vetë se gjendem në «zonën e ndaluar», ku vepruakan burrat e mëdhenj të krimit, aty ku ata i bëkan llogaritë, pazarin e vet, pra aty ku ata mund të vriten, priten e prapëseprapë të bashkohen për qëllime të «larta» xhepash e interesash me njëri tjetrin.
XHEMAIL MUSTAFËN E VRAU NDESHJA E LËMSHIT TË KRIMIT TË DY SHERBIMEVE SEKRETE PARTIAKE DHE PROPAGANDISTËVE TË DYJA PARTIVE
Më 23 nëntor 2000 e vranë Xhemail Mustafën, tek dera e banesës në Prishtinë. I vetëdijshëm se baza e këtij krimi është ndeshja e lëmshit të krimit nga dy shërbime sekrete partiake(LDK-PDK) dhe propagandistëve të dyja partive,pas vrasjes së tij u thashë se «kështu ndodh kur ngatërrohen rankoviqistët me enveristët», këta sllavë të dhunshëm në jetën e kombit tonë. Bashkëbisedimi provokativ pas kësaj ngjarje tragjike u ndërpre për nja pesë ditë e më 27 nëntor 2000 e mora këtë letër, ku kriminelët e bashkuar ishin munduar të pështillnin e mbështillnin për këtë akt tragjik, duke lënë të kuptohej se ata nuk ishin «ata» që qëndronin pas krimit monstruoz.
Ja pjesë të kësaj letre:
«Bajram,
Jemi aq të hutuar pas ngjarjeve të fundit, sa edhe une ndonjehere dyshoj nese je apo nu je ti bajram Kabashi. Por, une e kam informatën e sigurt dhe i heq dyshimet. Sidoqofte, gjate diteve të ardhshme do te jem ne levizje per shkaqe sigurie dhe e vazhdojme muhabetin nen qetesi te cilen e kam humbur fare…… Tani e hapa adresen pas tere kesaj rremuje qe po e shkakton shkau kesaj rradhe e jo ata per te cilet po flet.»
(vërejtja ime; pra jo «rankoviqistët dhe enveristët” e LDK-PDK, për çka i akuzoja, por «shkau kesaj rradhe e jo ata per te cilet po flet.»). Edhe unë them se ata që bëjnë veprime të tilla antishqiptare, duke e mashtruar gjithë elementin propagandistik-policor të një partie tjetër, LDK-së, përmes përdorimit tim (e të një tjetri që nuk dua t’ia përmend emrin) si karrem ngashënjyes për të treguar fuqinë e mendjes së «çlirimtarëve triumfues», nuk mund të jenë shqiptarë të vërtetë por vetëm «shkije», pra serbët e jetës sonë të stërmunduar si popull. Nuk mund të kuptoj se si është e mundur që ca cuba malesh, së bashku me ca cuba restorantesh – të parët si «atdhetarë të mëdhenj» e të dytët si «intelektualë të mëdhenj», të shkaktojnë këso fatkeqësish, duke krijuar situata tragjike me provokimet e tyre të panevojshme, përmes të cilave marrin jetë njerëzish të pafajshëm. Në fillim të vitit 2001, një person tjetër i provokuar paralel me mua nga i njëjti email (paramendo çmendurinë, shfreninë e nënçmimit mizor udbash!), e rrahin mizorisht pasi e kishin mashtruar te dehur duke e vënë në pritën e organizuar “diku kah Lipjani”…Pra, atë e rrah porosia e të njëjtit shtab të krimit, që kishte porositur vrasjen e Xhemail Mustafës.
Duke qenë një vëzhgues dhe vrojtues nga vendi i ngjarjes në Kosovë për pothuaj dy dhjetëvjetësha, ku krimin isha munduar ta percillja “milimeter për milimetër”, mund të them se mendimi im është se fanatikët e LDK-së kanë qenë ngacmues të mëdhenj ndaj të gjithë atyre që donin «t’ua merrnin pushtetin» iluzor, që faktikisht në terren e ruante ushtria dhe policia pushtuese e Serbisë, provokim ky që pastaj ra në kundërshtim pothuaj luftarak nga segmente të caktuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që siç e dimë tashmë, solli kundërshtime, mospajtime e mosnjohje meritash të ndërsjella, madje fyerje të vrazhda e tepër të ulëta ndërshqiptare, viktimë e të cilave ra populli i pafajshëm dhe të gjithë ata që me vetëdije a naivisht ishin të rreshtuar në këtë a atë parti. Konflikti në realitet ishte ndërmjet atyre që donin të ruanin një pushtet dhe një komoditet që e kishin krijuar të thuash pa merita por që me demagogjinë e tyre dhe pseudourtinë arrinin të ruanin besimin e votuesve ndaj tyre, dhe të tjerëve, luftëtarëve dhe «luftëtarëve» që për të ardhur në pushtet, qoftë edhe me dhunë, qenë në gjendje ta shkatërronin e kallnin Kosovën.
Pasojë e ambicieve të tilla përbindëshe për pushtet, qe edhe likuidimi i dhjetëra njerëzve me ndikim në LDK, ku kulmi u arrit me vrasjen e Xhemail Mustafës. Aktualizimi i vrasjes së tij me paralajmërimin trevjeçar të dhënë në disa të përditshme të Kosovës, se, «janë identifikuar vrasësist e Xhemail Mustafës», është një lojë shumë perfide, një lojë e intrigë e thellë e nëntokës dhe mafisë politike, e cila tashmë sheston se cila do të duhej me qenë «pista» e zbulimit të këtij krimi të rëndë. Edhe nëse vrasësi apo vrasësit e tij identifikohen, arrestohen e dënohen siç e meritojnë nesër, prapëseprapë, nuk është bërë të thuash asgjë se vrasësit e njëmendtë të tij nuk janë ata mercenarë që shkrepën breshëri plumbash në atë njeri të pafajshëm, por janë ata kriminelët e LDK-së dhe sidomos barbarët e PDK-së, që menduan se me një Xhemail të vrarë dhe një LDK me udhëheqësi të trembur, do të stabilizojnë Kosovën për interesat e tyre me bazë në antishqiptarizëm. Nëse nuk gjenden urdhërdhënësit që me një shtet juridik nuk është zor të mos zbulohen, nuk mund të konsiderohet se është bërë ndonjë zbulim nëse përpara bankës së të akuzuarit del një-apo dy “fahrudingasha”, se “fahrudingashët” menjëhere shpallen të çmendur dhe këdo që e shohin, ne vend qe te flasin ia qesin gjuhën përjashta…
“Kopilë” të jashtëzakonshëm i ka “populli” shqiptar një tufë “agjentësh”…;këto “forma pa përmbajtje”, këto “arra pa thelb brenda…”
Titullin e këtij shkrimi e bëra në formë pyetjeje se «A e vranë Xhemail Mustafën pasi atë dhe shtabin propagandistik-policor të LDK-së e kishin mashtruar, që të më provokonin mua?», që është edhe një titull-dilemë për vrasjen e tij… Tash po them se platforma për vrasjen e tij është pikërisht ky provokim i kotë nga emaili , bujarbukoshi@yahoo.com, i datës 17 nëntorit të vitit 2000 dhe cytjet ngashënjyese, të mjera dhe mizore në qëllimin e vet për ta paraqitur dikënd sikurse mua naiv me çdo kusht, ndërsa përpjekjet e mia të thuash jo të anshme partiakisht për Kosovën, të kota në çdo aspekt. Gjuha e përdorur gjatë gjithë kohës sa zgjati provokimi ndaj meje ka qenë nëncmuese, madje në mënyrë të vecantë është përbuzur veprimtaria ime intelektuale si gazetar që mund të vërehet që në letrën e parë, ku më shkruajnë për librin tim bashkëbisedues, «Baleta më ka thënë…». Kur një gazetar e tradhton e përbuz një gazetar tjetër pa të drejtë, vetëm se dikush ia/ua ka mbushur mendjen se «ai» apo «ata» janë të rrezikshëm, dihet botërisht se gazetarit/gazetarëve apo palaçove të tjera pseudointelektuale, është tjetërkush që ia kontrollon jetën profesionale, që flet para së gjithash për mungesën e kulturës dhe etikës profesionale. Në këtë mënyrë tradhtohet Kodi Gazetaresk i Mirësjelljes. Udbashët e Kosovës – të gjithë me rend – qofshin ata të fshehur pas maskash të superpatriotizmit, janë ata që kanë pasur dhe kanë detyra për të krijuar një kaos e pështjellim tragjik me ngatërresat e tyre, me gjuhën e tyre helmatisëse e poshtëruese. Zbulimi i veprimtarisë antishqiptare të fanatizmave partiakë të dy partive politike që e kanë sjellë vendin pothuaj buzë kolapsit me ngatërresën e tyre të vazhdueshme, është detyrë mbi detyrat e Policisë së Kosovës më parë se e EULEX-it, pasi problemet tona ne do të duhej t’i zgjidhnim vetë. Personalisht, deri vonë, kam pritur që Policia e Kosovës do të më ftonte për ndonjë informatë, por kjo nuk ndodhi gjë për të cilën mua më vjen keq.
UNE FLAS ME GJUHË MË KONKRETE VETËM KUR PK DHE POLICIA NDËRKOMBETARE NË KOSOVË I ZBULOJNË KETA PROVOKATORË. ATËHERE UNE KAM ME KALLXUE SE CILAT FJALI TË CILIT “BUJARBUKOSHAS” JANË
Përmes këtij shkrimi unë ia përkujtoj edhe njëherë policisë se vendit tonë se unë jam edhe më tej në dispozicion për të ofruar të dhënat e duhura, por tash e tutje do të flas vetëm atëherë kur t’i zbulojnë të gjithë ata që fshiheshin pas këtij provokimi, që të shihemi me njëri-tjetrin në sy, duke folur ashtu si i takon të flasë njeriut, hapur e publikisht. Pra,une flas me gjuhë më konkrete vetëm kur Policia e Kosovës dhe policia ndërkombëtare në Kosovë i zbulojnë këta provokatorë. Atëhere une kam me kallxue se cilat fjali të cilit “bujarbukoshas” janë. Unë sikurse deri tash nuk e poshtëroj e as që do të ngatërrohem me askënd për provokimet e bëra pa asnjë nevojë, për mohimin e jetës sime, të angazhimit tim, përpjekjeve të mija, atdhedashurisë së shfaqur në mënyrën time. Për këtë nuk ka përse të shqetësohet askush. Mirëpo letrat e fshehura duhen hapur që ta kuptojë Kosova se cila është ajo mendësi që i shkakton situata tragjike vendit, cilët janë ata njerëz, si duken, cila është vepra dhe jovepra e tyre, formimi intelektual, veprimtaria e tyre kriminale.
Në
veçanti kërkoj mirëkuptim dhe lexim njerëzor të rrëfimit tim nga ata që mund të
mendojnë se me këtë dëshmi të vonuar në kohë, dua ta paraqes ndryshe portretin
intelektual e njerëzor të Xhemail Mustafës. Jo! Xhemaili ka mbetur po ai njeriu
që e kam konsideruar koleg mjaft të nderuar nga puna ime si gazetar dhe nëse ai
është treguar naiv në një moment kur ka qenë i rrethuar nga intrigantë të
shumtë, po aq naiv jam treguar edhe unë që këtë provokim të përkryer nga
mizoria e «artit» udbash, e kam marrë seriozisht vetëm atëherë kur e pashë se
pas këtyre farë gazetarëve, gazetarucëve apo intelektualëve të shpifur, fshihet
djallëzia e kriminelëve të shërbimeve sekrete, apo udbashët e Kosovës si është
më logjike të quhen veprimet e tyre shkatërrimtare. Vetëm atëherë ngashënjimit të tyre i jam
përgjigjur me metodën e duhur, duke u paraqitur gjoja i ngashënjyer nga
«ofertat» e tyre. Ma merr mendja se të gjithë ata që më provokuan e dhanë
mesazhe tejet fyese ndoshta pa arritur të kuptonin se «argat» të kujt ishin, e
kanë kuptuar tashmë gabimin e rëndë që e bërë, por mbetën memec pasi me gjuhën
e porositur që u qe ofruar, përveçse më dërguan mesazhe shumë të padëshirueshme mua, ma së shumti e lënduan vetën dhe Kosovën, pasi në atë
mënyrë nënçmuan intelektualizmin e tyre duke i bërë të heshtur me një
vrasje që ua lanë në ndërgjegjen e tyre
të vrarë. Gjuha paragjykuese dhe fyese që e përdorën ky «shtab» i
propagandistëve lëdëkëistë ndaj meje e ka bazën tek vëzhguesit udbash të ish
gazetës ‘Rilindja’, kushdo qofshin ata, eprorë a vartës të tij, nga stereotipet
e krijuara nga koha kur punonin dhe i raportonin armikut, të cilit ishin të
detyruar t’i shërbenin. Këta përpos nga LDK-ja, janë përdorur edhe nga PDK-ja
pas luftës së Kosovës.
«Ngado i tradhtuar, padrejtësisht më sulmojnë;
Do të zhdukem nga ky vend, ku veset triumfojnë.
Dhe të jetoj në botë, në një vend sado të mjerë.
Ku duke qenë i lirë, të jetoj me nderë.»
Natyrisht,
duke e lënë njëherësh mënjanë anën komike dhe tragjike të kësaj porosie të
këtij personazhi të «Tartufit» të Molierit, në kohën e «fshatit global»
paraqitem pas 14 viteve, duke e vërejtur me keqardhje se vendin e moçalit të
dikurshëm në vendin tonë të quajtur Kosovë, e paska zënë shkrumbi… Dhe, më vjen
keq që shumëkënd e zë në gjumë anipse më kanë konsideruar të hedhur mënjanë
përgjithmonë. Unë që nuk kam qenë i varfër asnjëherë në shpirt, mendje dhe
zemër, madje as atëherë kur u munduan të ma ndalnin bukën e gojës, duke më lënë
në një varfëri ekstreme për të ma humbur vullnetin, krenarinë dhe dinjitetin
njerëzor, them se nuk kanë arritur asnjë qëllim të synuar ndaj meje,përpos që
më kan munduar që të filloja me rimëkëmbjen e jetës edhe njëhere tjetër.
Përkundrazi,ata vetëm kanë humbur duke hyrë në një konflikt me mua, pasi
Mbahuni tash!
KRIMINELIN NUK DUHET LEJUAR TË STREHOHET NË «PYJET» E INSTITUCIONEVE
A do të më vrisni? A do ta përgatisni vrasjen time qysh tash, duke përdorur edhe islamistë qysh u zura se përdornit ndaj meje, të tillë të cilëve ua përgatitët edhe hyrjen në shpërbërjen e kombit. Ju jeni të mallkuar, jeni produkti ma i zi që UDB-ja serbe na e ka lënë në derë. Ju jeni sinonim i së keqes, prandaj për t’ju luftuar e mposhtur ju kërkohet një komb që pikësëpari është i drejtë ndaj vetvetes, ndaj ardhmërisë së vet. Unë jam i mendimit që nëse më në fund ndërgjegjësohet ky komb për fatin e vet të nëpërkëmbur, nëse e mira e bashkuar ngrihet në luftë kundër së keqes kudo qoftë ajo: në gazetari, në polici, në arsim apo kudo tjetër, atëherë edhe ky komb do të jetë një komb që e do vetën, të mirën e të mbarën si gjithë kombet moderne të qytetëruara sot. Edhe zonja King në librin e saj “Jeta ime me Martin Luter King” e thekson se vetëm e mira e bashkuar mund të shpjerë tek triumfi i njerëzores, sepse ne të gjithë duhet të kemi të drejta të barabarta, se askush prej nesh s’duhet të jetë më i vlefshëm se tjetri. Edhe në atë libër përshkruhen vrasjet “enigmatike”, por në librin e saj, si në shumë libra të tjerë të gazetarisë hulumtuese-zbuluese, përshkruhet bashkimi trimëror i gazetarëve zbulues në zbulimin e krimeve të tilla, që, natyrisht, nuk i lënë pa i zbuluar. Krimineli nuk duhet të ketë shpresë, dhe ne nuk ka pse të na interesoj gjendja e tij shëndetësore e tij kur ai, ta zëmë, shumëkujt ia ka shkrumbuar zemrën. Kriminelin nuk duhet lejuar të strehohet në “pyjet” e institucioneve, por duhet dërguar aty ku e ka vendin – në burgun që e ka merituar.
Azem Bejta e kaçakët e tij dikur vrisnin xhandarmerinë serbe dhe kaçakçe strehoheshin në male, ndërsa sot (O tempora o mores) krimineli shqiptarzi e bën krimin dhe strehohet – në institucione!
Pyetjes ‘a do të më vrisni’ për vrasësit e njohur të lirisë së Kosovës, duhet përgjigjur që arma e të ligut nuk ndalet kurrë, por personalisht betohem që ashtu qysh në një mënyrë “i munda” për së gjalli, njëjtë, por edhe më zi do t’ua bëj edhe nëse nuk do të jem në jetë. Këtë duhet ta mbajnë në mend. Shpresoj shumë që ky popull do ta kuptoj se ku e kanë sjellë kriminelët e bashkuar, se do të ndërgjegjësohet se askush nuk ia zgjedh problemet e tij, sikurse te asnjë populli tjetër.
Unë duke e parë ”këtë popull” deri tash, nuk e kuptoj edhe se çka është populli?!
* * *
Edhe vende të njohura për demokraci dhe respekt të të drejtave dhe lirive njerëzore, sikurse që është Norvegjia, në të kaluarën janë ndeshur me probleme e ngatërresa që i krijojnë personat e caktuar nga shërbimet sekrete. Si më e njohura prej tyre është «Çështja MOSSAD». Para Krishtlindjeve të vitit 1990 kishin ardhur 150 palestinezë për të kërkuar azil politik. Në shtator 1991 gazetari Harald Stanghelle në gazetën “Aftenposten” kishte zbuluar që agjent të MOSSADit izraelit kishin ardhur në Norvegji për ti marrë në pyetje palestinezët nën mbulesën se ishin policë norvegjezë. Si rezultat i zbulimeve të tilla ishte që edhe shefi i përgjimeve dhe ai i antiterrorit u desh të shkarkohej nga detyrat. Më vonë u zbulua që një nga përfaqësuesit e MOSSAD, ishte i pajisur me pasaportë norvegjeze. Stanghelle për ketë zbulim të madh në gazetari, u shpërblye me çmimin kryesor te SKUP, që njihet për gazetari zbuluese. Nga libri Bjarne Kvam, “Gazetaria hulumtuese”, (Etterforskende journalistikk», faqe 109). Në lidhje me këtë fakt interesant, duhet thënë se largimi i këtyre udhëheqësve të lartë të policisë së këtij vendi nuk do të mund të ndodhte nëse politika e vendit nuk do të ishte politikë e duarve të pastra, qysh nuk mund të jetë ndryshe ne një vend demokratik si Norvegjia.
Është deri diku e kuptueshme që gazetaria në Kosovë, në veçanti ajo hulumtuese-zbuluese që është në fillesat e saj, ka probleme që t’u shkojë deri në fund hulumtimeve të nisura, pasi të thuash gjurmët e çdo hulumtimi shpiejnë në drejtimin e njerëzve të fuqishëm në jetën institucionale të vendit. Megjithatë, pothuaj mbi 15 vite nga çlirimi i Kosovës dhe gjashtë vite nga pavarësia e saj, nuk duhet në asnjë mënyrë me u ndalë nga pengesat që i krijohen gazetarit hulumtues në zbulimin e fakteve që i ndërlidhin edhe «peshqit e mëdhenj» në veprimtari kriminale. Shoqëria kosovare duhet të disiplinohet nga gazetaria kritike, nga policia e re si dhe nga gjyqësia në bazë të ligjeve që janë në harmoni me ligjet e vendeve demokratike. Kjo, gjithsesi, nuk është rrugë e lehtë, por me një gazetari kritike, solidare dhe të patrembur në profesion, gjithçka është e mundur. Kriminelët ose duhet të largohen prej institucioneve, ose shqiptarët do të tregohen aq të paaftë sa ta rrezikojnë ardhmërinë e vendit të vet. Andaj,gazetaria duhet të ndihmojë të kthehet besimi i njerëzve për të mirën e përgjithshme, për të drejtën dhe kundër padrejtësive. Gazetari tjetër norvegjez, John Ullman (Scoop 4/90, fq.71), thotë se ai që nuk e merr seriozisht punën në gazetari e humbet biletën për këtë zhanër të gazetarisë, prandaj ai «Le të shkojë në Alaskë e le të shkruajë poezi lirike», apo, me thënë ndryshe, gazetari i Kosovës apo gazetari shqiptar në përgjithësi më mirë le të hipë në Majen e Gjeravicës, në majat e Sharrit apo të Korabit, për të shkruar, po ashtu, «poezi lirike».
• Gjergj-Bajram Kabashi, është udhëheqës i Revistës Drini. Përpara luftës ka punuar si gazetarë në ish-Gazetën Rilindja, e një periudhe ka qenë edhe zv/Kryeredaktor i saj.
• PS! Kushdo është i lirë të jape mendimin e vet per shkrimin, por me kushtin e vetëm që të paraqitet me emër e mbiemër, pra pa u fshehur pas nofkash, pasi fjala është për një krim të rëndë ku personat që provokuan pa nevojë, -kryesisht gazetar, bartin pergjegjësi të madhe për këtë tragjedi njerëzore dhe për përpjekjet e tyre për fshehjen e krimit, që, po ashtu, është krim tjetër në vete.
•Autori jeton në Norvegji.