E hene, 29.04.2024, 12:20 PM (GMT+1)

Mendime

Ismet Uka: Në pasuritë e Kosovës ...

E shtune, 23.08.2014, 06:59 PM


Në pasurit e Kosovës të gjithëve AKP po ju jep të drejt vetëm atyre që e krijuan jo

Nga Ismet Uka

Punëtoria e Kosovës me entuziazëm të madh e priti lirin e vendit duke menduar se do tu kthehet vendeve të punës ku do të punojnë e gjallërojnë për vendin e vet dhe për familjet e tyre mirëpo ndodhi një çudi që askush nga punëtoret nuk e ka prit,  punëtorëve fabrikat ju ndaluan që të kenë qasje në to rrepsishtë ,  kështu që kjo ndalesë javë vazhdoj vuajtjet dhe mjerimin social, punëtorëve dhe familjeve të tyre që nga viti 1999 e deri me sot.

Punëtoret nga okupatori Serb në vitet e 1990 u përzunë nga ndërmarrjet shkollat e minierat për shkakun e vetëm që punëtoria kosovare nuk pranoj që të zbatohen ligjet e Serbisë nen kushte të posaçme që Serbia i kishte fut për çdo ndërmarrje të Kosovës ligje të cilat ishin të dala nga kushtetuta e Serbisë që shqiptarët atë kushtetutë ishin zotuar që nuk do ta njohin sepse ishte kushtetutë e cila javë kishte mohuar, shqiptarëve të drejtat e barazisë me popujt tjerë  që i kishin pas me kushtetutën e vitit 1974.

Pra punëtoria, shqiptare kosovare me ketë sjellje, të mos pranimit të ligjeve Serbe beri që Kosova në aspektin juridik dhe politik  të çlirohet një herë e përgjithmonë nga regjimi Serb pra ndërmarrjet kosovare mbeten të zbrazëta e këto u zbrazen me dhunë nga policia dhe ushtria Serbe sepse të gjithë punëtoret e këtyre ndërmarrjeve që si pranonin ligjet e Serbisë konsideroheshin si armiq të saj .Veprimet anti ligjore të cilat i përdori Serbia kundër punëtorisë kosovare beri që në mesin e punëtorëve të krijohet një mjerim i madh social dhe filloj shpërngulja e madhe e shqiptarëve për shtete perëndimore  e cila shpërngulje për shkak të pozitës të pa ndryshuar, sociale të punëtorisë kosovare po vazhdon edhe sodë.

Rreth pasurive të Kosovës dhe ndërmarrjeve të saj pas lufte u qu shumë tim e pluhur dikush i quante ato si pjell mendore e një shoqërie socialiste, që një pjesë e quanin si pasuri e  askujt dhe sipas disave  gjithë sesi këto ndërmarrje duhet shkatërruar e tjetërsuar sepse janë të ndërtuara gabimisht .Duke harruar që në të kaluarën kanë qen ndërmarrje me nam që prodhimet e tyre kanë qen të kërkuara edhe në tregjet ndërkombëtare siç kanë qen prodhimet e Trepçës, Ballkanit të Suharekës amortizerit të Prishtinës feronikelit të Gllogocit e prodhimet e shumë ndërmarrjeve tjera që tani nuk janë duke, mu kujtuar.

Në këto ndërmarrje pas lufte ju ndalua qasja atyre që vite të shumta të jetës i kishin kaluar në këto ndërmarrje duke punuar dhe prodhuar prodhime shumë kualitative dhe të kërkuara edhe për ato vende të Evropës dhe botes ku teknologjia ishte shumë ma e avancuar se te, ne .Ju ndalua qasja në këto fabrika njerëzve që vërtet e dinin se çka duhet të bahet me to e ju lejua njerëzve qasja në këto fabrika që kurrë nuk i kishin pa me sy dhe fare nuk kishin ide e as njohuri se si duhet të veprohet me këto pasuri që klasa punëtore e Kosovës me djersen e saj i ndërtoj për pesë dekada me radhë dhe nga aty i ushqenin familjen dhe bënin një jetë të rehatshme.

Pra liria e Kosovës le që nuk javë rriti vlerën fabrikave prodhuese por këto fabrika me sillje arrogante nga grupe të ndryshme të interesit njerëzish fabrikat u degraduan duke i nënçmuar edhe punëtorët e ekspertet e këtyre ndërmarrjeve bile duke ua marr edhe të drejtën që të flasin rreth vlerave të këtyre fabrikave .Fatkeqësisht kësaj valle të shkatërrimit dhe degradimit të vendeve prodhuese për Kosovë, pas lufte ju bashkëngjit edhe sindikata e ashtu quajtur e pa varur e Kosovës duke qen prezent me grupet kinse të ekspertëve për vlerësimin dhe përcaktimin e vlerës së këtyre fabrikave me qellim për ti qit në treg dhe për ti shit blerësit, të cilët lajmërohen pa kurrfarë kushtëzimesh Shumë fabrika u shiten dhe makinat e tyre u shkatërruan si,  p, sh makinat e fabrikës së poletit të Vushtrrisë, kanë kushtuar me miliona e fabrika u shit për pak para kurse destinimi i saj ju ka ndërruar dhe, punëtoret kanë mbet në rrugë pa bukë e pa punë .Pra sindikata e pa varur e ashtu quajtur me rastin e shitjes së ndërmarrjeve prodhuese në Kosovë ndaj punëtorëve u tregua shumë armiqësore dhe para punëtorisë kosovare ka ardhë koha të jep llogari sepse fabrikat askush nuk e,  ka autorizua ti shet ato për përfitime personale të një rrethi njerëzish që veprojnë brenda sindikate dhe thirren në pavarësinë e tyre a duhet ta din se, as një subjekt as sindikal e as partiak pa përgjegjësi dhe të pa varur nuk ka sepse sindikatat u përgjigjën punëtorëve e punëtorët e Kosovës si ata me punë por edhe këta pa punë gjithë sesi duhet të gjejnë formë se si, të lirohen nga organizatat të ashtu quajtura, sindikale të pa varura që janë sill armiqësisht ndaj punëtorisë kosovare ashtu siç është sjell Slobodan Millosheviqi në kohen e vet, dhe sindikalistet e tillë gjithë sesi duhet të ballafaqohen me ligjin sepse lejuan që ndërmarrjet e punëtorëve të tjetërsohen e shkatërrohen në mënyrë të kundër ligjshme.

E ceka më lart se okupatori Serb punëtorin kosovare i përzuri nga ndërmarrjet për shkak të mos pranimit të ligjeve Serbe që të zbatohen për ndërmarrjet e tyre .Trepça dhe punëtoret e saj kanë qen në shënjestër të regjimit Serb dhe punëtoret e Trepçës masovikisht nga ndërmarrjet e saj u përzu nga puna për shkak se punëtoria e saj në krye me minator nuk pranuan edhe një germë të zbatohet nga ligjet Serbe ligje të cilat ishin dal nga kushtetuta e tankseve të cilën kushtetutë punëtoret e Trepçës ishin zotua se varr po e  pranim të kësaj kushtetute jo .Nga viti 1998 deri në vitin 1990 në repartet e Trepçës lufta politike për lirin e Kosovës vazhdonte që shumë here kjo luftë politike u manifestojke edhe me ndërprerje të prodhimit që dikur nga nderprerjet e shumta që ndodhshin okupatori Serb e konstatoj se me këtë prodhim brenda Trepçe dhe mënyrën se  si, po ndodh ky prodhim vetëm po krijohen humbje,  pa kurrfarë fitimi dhe punëtorët me polici me anë të dhunës u përzunë nga ndërmarrjet e Trepçës .Tani këto ndërmarrje të Kosovës është duke i menaxhuar AKP,  dhe AKP ka vu pushtet mbi Trepçën dhe shumë ndërmarrje tjera të Kosovës.

Punëtoria e Trepçës qysh në vitin 2012 AKP-ës ja bën me dije se Trepça u ka borç dhe ketë borq pa marr pra sysh se kush do të jetë pronar i saj nuk janë të gatshëm të ja falin askujt .Mirëpo AKP në kërkesën e punëtorëve të Trepçës ende nuk ka dhanë përgjigjeje që gjithsesi ka qen dashur ta jap përgjigjen e vet sepse punëtoria e Trepçës janë në zor e me pasurin e Trepçës AKP po synon të bëj tregti duke propozuar se çka, me Trepçën e duke i anashkalua kërkesat e drejta të punëtorëve, të cilët punëtor e lan shëndetin duke punuar për miniera dhe metalurgjit e Trepçës. E besa kontributin e këtyre punëtorëve në luftë për lirin e Kosovës askush nuk mundet me mohua dhe sjellja e institucioneve të Kosovës ndaj punëtorisë së Trepçës është e çuditshme që një sjellje të tillë punëtoria e Trepçës por edhe e Kosovës nuk e kanë merituar .Qeveria bën veprime për probleme të njëjta dy arrshinshe tjetër fare i trajton të burgosurit politik e tjetër i trajton punëtoret që ju nënshtruan represionit për veprime politike për organizata punuese nga regjimi i Mllosheviqit .Mere me mend qe 15 vite pas çlirimit institucionet e Kosovës nuk kanë qen në gjendje të sjellin ligjin për njohjen e stazhit të punës që punëtorëve ky stazh ju ndërpre nga ana e shtetit Serb për veprime politike për lirin e Kosovës.

Kjo çka është duke ndodh me punëtorin e Trepçës, dhe të Kosovës që trajtimi i tyre fare nuk është duke dalluar nga trajtimi i tyre sa ishim nen okupim, na jep të kuptojmë që,  kjo qeveri   e Kosovës krahas privilegjeve të veta superiore që u interesua ti gëzoj çlirimtarët e Kosovës së bashku me punëtorin e Kosovës i lan edhe pa bukë .Prandaj në vend që të bën hapin e kurimit dhe frytet dhe nektarin e lirisë ta gëzojnë të gjithë që edhe  kontribuuan për te institucionet e Kosovës vazhduan me diskriminimin institucional ndaj punëtorëve të Trepçës sikur donë tua plotësojnë dëshirën atyre që me vite na diskriminuan .Prandaj institucionet e Kosovës javë , kanë borq punëtorëve të Trepçës por edhe gjithë Kosovës që me ligj tu njihet stazhi i punës, dhe e drejta për kompensim të ardhurave që nga vitet e 1990 e deri në vitin 1999 sepse mos njohja e këtij stazhi shumë punëtor po mesin me pensione të amviseve që për mendimin tim dhënja e statusit të pensioneve të moshuarve është i gabueshëm sepse këto pensione që s’ janë fituar nga puna dhe kontributet e dhëna  është deshtë të radhiten në skemën e kategorive sociale. Mirëpo këtu çdo gjë çka u bë u bë me paramendim që pensionistët kontribut pagues të radhitur në këtë skemë pensionale aqë janë të dëmtuar sa që një diskriminim i tillë me kushtetutën  ton që është në fuqi por edhe me ligje  ndërkombëtarë rreptësisht është i ndalur.

Prandaj punëtoret e Trepçës nuk do të zgjedhin rrugë as formë pa përdor për me ardhë deri te e drejta e tyre shumë legjitime që kohën e kaluar në mënyrë të dhunshme jashtë vendeve të punës ta kompensojnë sepse shumë po paraqiten si pronar mbi Trepçën pa e pa Trepçën kurrë me sy e neve po na mohet e drejta që të kemi qasje në pasurit e Trepçës që ne i fituam dhe i ndërtuam ato pasuri. Prandaj AKP  presim që sa më par të sjell vendime në interes, të punëtorëve për kompensimin e dëmit dhe me këtë vendim kish mu dëshmua se vërtet po çmohet punëtori i Kosovës për veprimin e tij kundër një regjimi  okupues siç ka qen regjimi Serb.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora