
Përlotje në stadiumin mitik
Marakana të Brazilit: Gjermani-Argjentinë, 13 korrik 2014
Ese nga Xhevahir
Cirongu & Agim Staka
Kampionati
botëror 13 korrik 2014 solli fitues skuadrën përqafsuese të Gjermanisë. Skuadra Gjermane,një skuadër emblematike e
fitbollit botëror, erdhi në këtë Kampionat disi ndryshe me një vizion e energji
të paparë në lojën e saj që zhvilloi në fushë me kundërshtarin. Ky aktivitet
ishte i vacant,sepse zhvillohej në Brazil, atje në vendin e Sambres, në vendin
ku janë promovuar mjaftë futbollistë virtuozë. Aty në Brazilin e 5 herëve Kampion Bote! Me
anën e televizorit shqiptar ndoqëm gjithë ndeshjet e këtij kampionati. Një ndeshje më e bukur se tjetra, që na mbajti
mëse një muaj të mbërthyer pas ekraneve televizive shikuesit e thjesht, por më
shumë tifzët e sportit futbollistik. Fitore e humbje! Gëzime e lot për
humbësit!Brohëritje,por edhe heshtje për skuadrat e tyre nga tifozët e shumtë
të ardhur nga gjithë kontinentet. Na dha
mundësinë të shikonim Brezilin e bukur e piktoresk ekrani i televizorit shqiptar. E meriton
elozhet për organizimin e mirë të këtij botërori në veçanti të hapjes me sukses
të eventit sportive. Por edhe mbylljen e tij me marrjen e pranishme të
udhëheqsëve të shteteve. S’mungoi Shakira me djalin e saj në krah! Ajo i
detikoi edhe një këngë përmbyllse Kampionatit të futbollit Botëror. Zhvillimi i
këtij botërori në Brazil ishte një privilegj. Sa e bukur
dhe e rrallë ishte pamja e statujës së Jezu Krishtit me atë diell të madh të
kruqëzimit duke perënduar sipër kokës së Jezu Krishtit. Në një moment të
ndeshjes flinale, kjo statujë ishte një vepër e rrallë,por tregonte sinonimin e
një populli të zotit. Në këtë botëror
ranë në sy investimet e bëra në infrastrukturën e stadiumeve. Ata ishin mbushur
plot me spektatorë që duanë sportin në dhënien e ndihmës për skuadrën e zemrës.
Edhe shoqërimi i hymnit kombëtar nga
futbollistët ishte një risi e veçantë që
mbetet në mendjen e milionave
njerëzve që ndoqën eventin sportive botëror. Ekranet gjigante televizive u bënë promotore
për milona shikues anembanë rrulluzit tokësor. Ky spektakël sportive u ndoq nga rreth 4
miliardë spektatorë në gjithë botën. Edhe në Shqipëri, spektakli sportive u ndoq me
kureshtje dhe emocione dashamirësie,sepse e adhurojnë sportin. Të bie në sy
tifozëria e shumtë në qytetet Shkodër, Durrës, Tiranë etj. Zanafilla e këtij
adhurimi për Gjermaninë fillon në vitin 1966, ku në kimematë shqiptare u
shfaq’’Engezz Gool’’. Ishte çudi, se Gjermania
pati shumë adhuruestë tij në Brazil. Kjo skuadër theu akullin për ne tifozët e
sportit e të skuadrës që donim,sepse të adhuroje në atë kohë skuadrën gjermani,
mund të shkoje padashur edhe para hekurave të portës së burgut. Pra, ky brez pati fatin të ndiqte kampionatin
botëror të futbollit që u zhvillua në Gjermani në vitin 1974. Ai ishte një kampionat plotë rivalitet me
ndeshjen finale midis Gjermanisë e Holandës, me rezultatin 2-1 për skuadrën
gjermane. Me kontributin e lojtarëve
Bekenbauer,Myler, Overat etj. , me trainer Helmut Shon Ben, që solli rezultatin
e trofeut. Por s’u mbyll kapitulli i konkurencës pas finales midis Gjermanisë e
Hollandës. Ajo u traseferua në kampionatin Spanjoll në ekipin e Real Madritit e Barcelonës ku luanin
lojtarët e dy finalistëven në një derb konkurues. Rënia e murit të Berlinit dhe bashkimi i
Gjermanisë, e forcoi ekipin gjerman. Gjermania po bëhej gjithnjë edhe më e
fortë si ekip. Kjo ndikoi që të fitonte çdo botëror të ndeshjeve sportive. Skuadra
gjermane si zhginjen adhuruesit e saj me lojën e bukur që luan në fushë,
por edhe me golat spektakolarë që godet
në portën e kundërshtarit. Kjo skuadër
të befason me lojën energjike, por e kompakte që zhvillon në terenin e fushës. Gjermania del 7 herë në finale. Por dhe 4 herë titullin Kampion Bote!Në vitin
1990 kur kampionati botëror u zhvillua në itali, lejoi që ta shikonin edhe
shqiptarët pas revoltave e azil kërkues në shtetin fqinj, pra Itali apo gjetkë.
Edhe ambasada Gjermane ishte e
tejmbushur me azil kërkues shqiptarë. Aty kishte adhurues edhe të skuadrës gjermane.
Ata shoqëronin me entuziazëm skuadrën e zemrës së tyre, siç ishte skuadra
gjermane, sepse tani ishin të lirë, thyen akullin e terrorit psikologjik të
frikës diktaktoriale që kishte krijuar regjimi komunist edhe te sportdashësit
të futbollit. Fitorja 1-0 ndaj
Argjentinës ishte një ‘’hakmarrje’’ për humbjen 3-2 në limitet e fundit të
kohës së rregulltë në botërorin e Meksikës në vitin 1986. Skuadra gjermane
është një lokomotive që s’ndalet kur hyn në fushën e lojës. Ajo shfaq të gjitha papacitetet e saja
energjike dhe taktike spektakolare me lojën e bukur e të magjishme. Këto cilësi i tregoi edhe në këtë Kampionat
botror të 2014-ës. Kjo është edhe meritë
e qeverisë Gjermane dhe e Kancelares Merkel që i jep mundësinë futbollit
gjerman të ketë një brez të art sportistësh me famë botërore. Kjo u duke edhe një herë në lojën bukur që dha skuadra gjermane në botërorin
e Brazilit 2014, që u shpall kamion bote. Ndeshja e zhvilluar midis skuadrës Gjermane e
Brazilit me një rezultat 7-1, qe befasia më e madhe e këtij trofeu futbollistik
botëror. Kjo fitore e thellë ndaj
skuadrës së Brazilit në fushën e vet, tronditi gjithë botën futbollistike. Sa entuziazëm, aq edhe lot trishtimi për
tifozët e shumtë brazilianë! Ishte e babesueshme me një rezultat kaq të thellë,
saqë mahniti këdo shikues drei te ai më i thejeshti. Gol shënuesi Mario Gotze, 22 vjeçari lojtari i
Bajren Munch u kthye në hero për skuadrën gjermane. Skuadra Gjermane është një
supërskuadër futbolli, sepse ajo rrezatoi edhe një herë vlerat e vërteta
sportive edhe në këtë Kamionat Botëror 2014 që u zhvilua në Brazil, me marrjen e Kupës së Artë. Gjermania del 4 herë finaliste në historikun e saj të futbollit
Botëror. Na mbetet për t’i thënë bravo
skuadrës gjermane!
