E merkure, 24.04.2024, 01:11 PM (GMT+1)

Sport » Futbolli Botëror

Artan Mrijaj: Superheronjtë e Milanit

E diele, 25.08.2013, 05:52 PM


Superheronjtë e Milanit

Nga Artan Mrijaj - Student i Fakultetit të Mjekësisë-Stomatologji në Universitetin e Prishtinës ( 11.08.2013 )

13.Maj.2012 ! Datë që asnjë adhurues i futbollit nuk mund ta harroj, por,  atyre qe kurrsesi nuk mund t’ju ikë nga mendja, kjo datë janë tifozët rosoner, është data kur legjendat e Milanit vendosën t’ua lëshojnë vendin gjeneratave të reja. Sedorf , Gattuso, Nesta, Inzaghi… Vetëm emri i tyre ka peshë të madhe,  dhe posa ti përmendësh te vijnë nëpër mend kujtime të shumta.

Në kohën kur fillova ta përcillja Milanin isha në moshë shumë të vogël dhe nuk e kuptoja aq shumë futbollin,  por kishte diçka të veçantë që më tërhiqte dhe vazhdon të më tërhjek tek ky klub, ajo ishte loja që bënin lojtarët e Milanit që nuk ishte vetëm lojë ,  por vendosje e zemrave të tyre në fushat e blerta për një qëllim , fitorja.

Dëshira për ti ndjekur ndeshjet e këtij ekipi filloi të shtohej edhe më shumë ,  duke parë një mbrojtës talent që kishte ardhur nga Lazio,  që përkrahej vazhdimisht nga legjenda e dëshmuar Maldini , emri i tij ishte Alessandro Nesta, një lojtar i qetë,  elegant ,  i denjë për këtë klub.Në anën tjetër ishte Gennaro Gattuso, një mesfushor defanziv që kishte diçka që e bënte të dallohej nga lojtarët e tjerë,  ajo ishte temperamenti i tij që gjithmonë më bënte të qeshja.“Rino” thuhet se ka prejardhje shqiptare dhe ai temperament që kishte i bënte krenarë rosonerët  në Kosovë e Shqipëri sepse vertetë i ngjante një shqiptari.

Mesfusha e fortë rosonere me Ambrosinin , Pirlon e Gattuson nuk do të ishte edhe aq e forte pa “Profesorin” – holandezin Clarence Seedorf. Çfarë mund të thuhet për këtë lojtar.Erdhi si i panevojshëm nga klubi rival Interi dhe u bë legjendë te ne.Një lojtar që të impresiononte me kontrollën e topit,  me driblimet apo goditjet nga distanca . Sa e kishte Gattuso gjakun e nxehtë , po aq gjakftohtësi kishte Seedorf,  aq sa nuk mund ta mbaj mend ndonjë konflikt të tij me ndonjë kundërshtar.

Dhe siç themi ne, ai që është “kapaku” i legjendave është Pippo Inzaghi .Erdhi në Milan diku në moshën 28 vjeçare dhe bëri histori, ai njëherë deklaroi :”Nuk më fali Zoti Ronaldinho , por me vullnetin tim arrita ta prekja qiellin “,  dhe me të vertetë ishte ashtu ,  nuk dinte të driblonte ,  nuk ishte i mire në duele ,  po ,  ishte gjithmonë në vendin e duhur për të shënuar saqë edhe bashkëlojtarët e tij çuditeshin.

Këto legjenda na vertetuan se rastësitë nuk egzistojnë si përshembull aksioni në ndeshjen e tyre të fundit që ishte kështu : Nesta i sapoinkuadruar  pason te Seedorf , ky i fundit zgjat aksionin deri te “Rino” i cili e kthen topin te Seedorf , në këtë moment “Profesori” asiston bukur te Inzaghi i cili si gjithmonë nuk fal dhe çon të gjithë fansat në delir.

Tash u bë një kohë e gjatë që prej largimit të këtyre legjendave , që përveq që dhanë një kontribut të madh në Milan ,  ata bënë shumë njerëz të ëndërrojnë. Gjëja që më së shumti më bën të ndihem i lumtur është se në krahasim me fëmijët tjerë , superheronjtë e mij nuk ishin nga filmat vizatimorë , ata vërtetë egzistonin.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora