Sport » Futbolli Botëror
Juventus fiton Serie A
E diele, 06.05.2012, 10:41 PM
Zonja e Vjeter mund Cagliarin 2-0 dhe shpallet Kampione e Italise, fale edhe ndihmes nga Interi qe mund Milanin 4-2. Zyrtarisht Juventus ka fituar 28 tituj, megjithate klubi dhe tifozet festojne titullin nr. 30 duke refuzuar te pranojne zhdukjen e 2 titujve ne tavoline pas skandalit te 2006.
Juve nuk eshte mundur asnjehere ne 37 javet e ketij sezoni, por 15 barazimet kane mbajtur gjalle shpresat e Milanit.
Edhe pse nje Juventus modest, tranieri Conte arriti qe te krijoje nje ekip solid.
Mesfushori i ardhur nga Milani, Andrea Pirlo ishte gjate gjithe kampionatit lojtari me i mire Bardh e Zi.
Bianconeret jane edhe ne finale te Kupes se Italise ku do te ndeshen me Napolin.
Pas 9 vitesh te gjata, duket sikur eshte rikthyer Juventusi i dikurshem.
La Vecchia Signora me stadium te ri duket se nuk e dashuron me zoterine e vjeter, ate te Madhin, Alessandro Del Piero, i cili duket se eshte i detyruar t’i thote lamtumire Juves.
Treshja e Madhe:
Juventus 28 (30)
Milan 18
Inter 18 (17)
Urime!