Shtesë » Lajme
Kryetari i PSHDK-së, Dr. Ukë Berisha në Zvicër
E marte, 15.04.2014, 06:12 PM
Thellohet bashkëpunimi mes demokristianëve të Kosovës dhe të Zvicrës.
Kryetari i PSHDK-së, Dr. Ukë Berisha realizoi një vizitë të suksesshme në Zvicër
Me ftesë të Kryetarit te CVP-se z. Christophe Darbellay, kryetari i PSHDK-se Dr. Uke Berisha me një delegacion të PSHDK-se, mori pjese ne punimet e Kongresit te CVP-se që u mbajt ne Zug te Zvicrës.
Kryetari i PSHDK-së, u prit me nderime të veçanta dhe në mënyrë të përzemërt, ashtu siç është traditë në familjen e demokristianëve europian.
Ky ishte aktivitet i rëndësishëm, jo vetëm për PSHDK-në, por edhe për Kosovën dhe u realizua në vazhdën e aktiviteteve të shumta që po bën PSHDK-ja dhe mobilizimit të saj në planin e brendshëm dhe të jashtëm, në prag të zgjedhjeve parlamentare. Qëllimi i kësaj vizite ishte thellimi i bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të forcave demokristiane në Europë, në të mirë të vlerave të përbashkëta demokristiane, të cilat qëndrojnë ë në themelet e Europës.
Është me rëndësi të theksohet se kryetari i CVP, Christophe Darbellay, në Kongresin e CVP-së, që në fillim të fjalimit të tij u drejtua me përshëndetje edhe në gjuhën shqipe:
"Mirëdita e mirë se jeni ardhur në mesin tonë, Dr. Berisha, Kryetar i PSHDK-së nga Kosova. Jeni çdoherë i mirëseardhur te familja jonë e madhe."
Përkundër agjendës së ngjeshur të nikoqirit, kryetari i PSHDK-së Dr. Ukë Berisha, u takua në mënyrë të veçantë me Zonjën Doris Leuthard, Ministre në Qeverinë e Zvicrës, z. Filipo Lombardi, shef i Grupit Parlamentar të CVP dhe Zonjën Beatrice Wertli, sekretare gjenerale e CVP, të cilët edhe e shoqëruan gjatë terë kohës, me të cilët u bisedua për gjendjen në Kosovë, rrugën evropiane të Kosovës, si dhe për PSHDK-në dhe përgatitjet e saj në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Bashkëbisedusit zviceran, u zotuan se do të ndihmojnë PSHDK-në.
Pas përfundimit të Kuvendit, Z. Darbellay dhe Zonja Beatrice Wertli, shfaqën konsideratë dhe falënderim për bashkëpunimin e frytshëm në mes të PSHDK-së në Zvicër dhe seksioneve regjionale e kantonale të CVP, me theks të veçantë për punën e frytshme mes dy forumeve tona rinore.
Gjatë
qëndrimit të tij në Zvicër, Kryetari i
Z. Simoni konfirmoi se edhe ketë vit do ta vizitoi shkurtazi Kosovën dhe Shqipërinë
Gjatë
vizitës së tij në Zvicër, po ashtu kryetari i