Kulturë
Beqir Cikaqi: Në Itali u promovua libri ''Përmallje''
E marte, 08.04.2014, 08:05 PM
Në Itali u promovua libri PËRMALLJE të Merita Berdica-Kastrati
Nga paraqitja(ime) gjatë promovimin e librit në Cartigliano( Bassano del Grappa)
Nga Beqir M. Cikaqi, Treviso - Itali
Të nderuar të pranishëm,
Ju përshëndes, duke e falënderuar autoren e librit PËRMALLJE, znj. Merita Berdica- Kastrati, që krijimtaria e sajë u bë shkas i mirë (apo “sebep” si thuhet në gjuhen popullore), të jemi në këtë të diele pas dite. Për këtë klasë, për këta nxënës e ish nxënës, për ju prind... kam një nostalgji të veçante, sepse kemi kaluar një periudhë kohore se bashku, mendojë të suksesshme. Kjo u dëshmua edhe me interpretimin e këtyre nxënësve, të cilët lirisht mund të shprehem se në një formë janë edhe artist, pasi u prezantuan në mënyrë artistike. Mirëpo, dot përqendrohem në qëllimin, për të cilën jemi sot këtu...
- Fillimisht
iu përcjelli përshëndetje të veçanta nga krijues aktivist e personalitete të
shquara shqiptare që jetojnë në Provincën e Trevisos, në Friuli-Venecia Giulia
deri në Trieste, por edhe nga Sllovenia. Në pa mundësi të jen prezent, autores së librit i dëshirojnë shëndet dhe
inspirime edhe për krijime të tjera.
Sipas porosisë, iu përcjelli përshëndetjet, nga: Nënëlokja e Triestes, e
nderuara Vitore Stefa-Leka, një aktiviste e shqiptare me origjinë nga Berati, autore e disa librave...Nga zonja
Mardena Kelmendi, gjithashtu autore e disa librave, është edhe kryetare e
shoqatës së gruas shqiptaro-italiane”TË ECIM SË BASHKU”. Një përshëndetje të
veçante ka edhe nga bashkë vendasja shkodrane, zonjusha Ermira Zhuri,
presidente e Shoqatës ILIRIA dhe presidente e Fondacionit Nermin Vlora Falaski, të formuar para një muaji në
- Se kush është autorja e librit PËRMALLJE, u tha edhe nga parafolësit, por sikur e dini, para se me kanë autore e librit, Merita Berdica-Kastrati, ishte dhe është mësuese, me të cilën kam pas fatin edhe të njihem gjatë ushtrimit të profesionit, këtu në Itali. Unë profilin e shkurt të koleges Merita Berdica – Kastrati, do të iu kujtojë, përmes një hartimi të shkruar nga një ish nxënës i Shkollës Shqipe të Basanos, hartim i përfshirë edhe në Monografinë e Shkollës. Nxënësi Fiton Jashari, në hartimin me temën :Një letër shokut/shoqes, dajës, axhës, etj , shkruante (tekstualisht):
Shumë i dashur Xhaxhi! E di se do të habitesh kur do ta marrësh këtë letër! Kjo është letra e parë që po ta drejtoj, por nuk do të jetë e fundit. Dua të tregojë se edhe pse jam në Itali, jam mësuar të lexojë e shkruaj shqip, pasi babi më dërgon në shkollën shqipe mua edhe Fjollën. E kem një mësuese shumë të mirë nga Shkodra që e quajmë mësuesja Meritë! Aty ka edhe shumë shokë e shoqe, me të cilët flasim vetëm shqip...O sa mire me kanë shqiptar!
Dhe, derisa dikur me znj. Merita Berdica-Kastrati, ishim kolegë nga profesioni i mësuesisë, pas botimit të librit, tani jemi edhe kolegë të krijimtarisë e autorësisë. Përndryshe, zonjën Merita, e kisha nderin ta kem, përveç kolege edhe recensentë të librit tim të parë ATDHEU VENDI MË I BUKUR. Me fjalë tjera , edhe pse Merita ka librin e parë të botuar, nuk do ë thotë se tani ka filluar të merret me krijime artistike e poetike, do të thotë se ka qen një krijuese në kërkim të vetvetes me një art emocional me mesazhe dhe optimizëm të pa shuar. Është mjaftë aktive edhe në rrjetin social të facebook-ut, në kuptimin e publikimeve artistike!
Zonjës Merita Berdica-Kastrati, i urojë së pari shëndet të mirë personal dhe familjar, si dhe inspirime të reja , me të cilën vetëkuptohet edhe botime të reja me një krijimtari të vazhdueshme!
OPINION - Rreth librit PËRMALLJE
Kohë më parë , pata shkruar, se( mini )biblioteka ime u pasurua edhe me një libër, autore e së cilës është znj. Merita Berdica-Kastrati, me një titull të veçante...
PËRMALLJE,është një libër, që nga vet titulli të jep me e kuptuar se çka mendon, çka ndien, çka përjeton,... edhe e shprehë autorja. Duke skalit në vargje e rreshta, paraqet inspirimin e ndjenjave (jo vetëm të veta!) por, edhe njerëzve tjerë që jetojnë larg vendlindjes- në vend të huaj, e që shpirtin dhe ndjenjat i kanë të lidhur ngushtë me mëmëdheun, duke i kujtuar e rikujtuar bukurit, krenarit e dhimbëshmerin e vendlindjes dhe njerëzve të sajë. Dhe sikur shprehet në parathënie, autorja:”Kujtimet nuk më ngjallin trishtim. Ato më japin ushqimin e një vërtetësie reale”. Përmallje, me kuptim mallëngjimi, që ngjall ndjenja dashurie, malli e nostalgjie të pa shuar...!
Autorja, gjithë këtë përmbledhje e gërsheton në formë tredimensionale, duke u zgjeruar në shumë variante, si:
- Vendlindja, me të gjitha bukuritë saja, në veçanti Shkodrën me veçorit karakteristike, si: njerëzit (duke kujtuar prindërit, moshataret, kolegët, të varfëritë e lypsit, etj), rrugicat e sheshet, Rozofatin e Taraboshin, Liqenin me gjithë pejsazhet si evenimente, etj. Kështu shprehet: ”Shkodra më servir afshin e nadjes, nxehtësinë e zhegut dhe meditimin e mbrëmjes...”
- Mërgimin, jo vetëm që nuk e deshi kurrë, por edhe urreu vazhdimisht duke e shprehur përmes vargjeve, herë herë edhe satirike, ani se kushtet ia diktuan, duke e bërë të veten, e pa dëshirën e sajë(tani) jeton në migracion. Ndër të tjera shprehet:”Sa shumë du me tregu dhe nuk mundem me fol...nën errësirën e përfundume, zani gurgullon në dheun e pistë:Ardhja e jote është një hipokrizi, apo lamja para zotit...?”
- Fëmijët, në përgjithësi e dy fëmijëve të vet ë veçanti, që i konsideron si leksione të pa shkruara duke u shprehur: ”Fëmijët flatrat kanë vënë, bashkë me pulëbardhat shtegtimin kanë zënë”!
Në këtë trinom, autorja paraqet ndjenjat, me një përmallje të pa shuar duke mos anashkaluar as karakteristikat negative të përcjellura nga kohërat e kaluar edhe tani.
Kështu, duke lexuar këtë përmallje, na i kujton njerëzit e mëdhenj që Shkodrës, si kryeqytet verior i Shqipërisë dhe kulturës e atdhetarizmit shqiptar, nuk i kanë munguar asnjëherë. Të shkruar në gegërisht, na kujton Gjergj Fishtën(me Lahutën e Malcisë). Kur këndon(shkruan) për gjuhën - na sjellë Ndre Mjedën(me Gjuha shqipe). Kur përshëndet të dashurit në vendlindje – na e ngjall Filip Shirokën(me Shko Dallëndyshe). Kur i paraqet vuajtjet e Lypsit - na kthen Migjenin(me poemën e Mjerimit)...etj. etj. Të gjithë këta krijues janë me origjinë shkodrane , nga është edhe vet autorja e librit PËRMALLJE.
Secila faqe e librit, i ka mesazhin e vet!I cili nuk mund të kuptohet vetëm me njëherë së lexuari, sepse gërshetohet me një stil e filozofi të veçante, herë herë të përshtatura me rime, duke filluar nga poezia e parë Himn i dashurisë:”...Perëndesha Afërditë, me fjalët magjepse u stolis, me magjinë e saj, kultin krijoi, piedestal i përjetësisë...”
Libri përmban edhe sugjerime e thënje që mund të vlejnë për gjithsecilin njeri, sikurse:”Dikur theva një gotë, askush nuk e pastroi, me copat e sajë, sot, po gjakosi këmbët...”