Mendime
Kimete Berisha: Ndëshkimi i Thaçit dhe Mimozat
E hene, 10.03.2014, 07:42 PM
Do ta ndëshkojnë të papunët!
Nga Kimete Berisha
Vendimin për rritjen e pagave e konsideron vendim shumë të rëndë, më të rëndin gjatë mandatit të tij, prandaj vendimit të tij i bëri propagandë dhe e shiti shumë shtrenjtë, si vendim të tij personal!
I dha edhe nuancë misterioze, kur Kosova në ankth priste si befasi vendimin madhor të Kryeministrit, që e dha para-lajm në faqen e tij të Facebook- ut, katër orë përpara se vendimin e tij personal ta bënte publik!
E krahasoi me peshën e vendimit për shpalljen e pavarësisë së Kosovës!
Aq larg ka shkuar Kryeministri Thaçi!
Shumë patetik!
Për Kryeministrin Hashim Thaçi, më i lehtë se vendimi për rritjen e pagave ka qenë vendimi për nënshkrimin e marrëveshjes së 19 Prillit 2013 me I.Daçiqin, pastaj, vendimi për rehabilitimin e paramilitarëve të Arkanit dhe policëve të Millosheviqit nga MUP-i në Policinë e Kosovës!
Kryeministri i klasës punëtore të Kosovës asnjëherë nuk merret me klasën e papunë të Kosovës, që janë më shumë se 60% e shqiptarëve.
Kryeminstri i rrit pagat sepse i përfill dhe i merr seriozisht vetëm të punësuarit, ndërsa nuk ia merr mendja se rreziku i vjen nga klasa e papunë e shqiptarëve, të cilën e konsideron klasë të 'vdekur'.
Por, nëse të rinjtë e papunë çohen e kapen përdore do të bëheshin kufi i gjallë nga Mitrovica deri në Prizren.
Hashim Thaçin do ta ndëshkojnë të papunët!
Se më shumë ka të papunë!
Votat nuk blihen me rroga.
Sot mbi 60% të papunë janë të mërzitur shumë.
Lakmojnë! Ua kanë zili atyre që patën fat, patën dashnorë e dashnore, patën lidhje familjare, patën krah të fortë, patën dajë të fortë, patën pare, të gjejnë një vend pune, që do t'i shpëtonte nga varfëria, nga mërzia, nga depresioni i thellë, nga ndjenja e të qenit fatkeq, i pafat, i lënë e i harruar nga shoqëria!
Sepse janë të rinj, të vetmuar, pa krah, janë fëmijë prindërish të varfër, të mundur, e të pa rrugëdalje.
E kam provuar vet. Tri vite e mërzitur shumë, e dëshpëruar, e vuajtur, e pikëlluar, në ankth, pse isha e papunë, e izoluar, dhe e vetmuar.
Ata të rinj të papunë që e lexojnë këtë shkrim, le të më besojnë kur u them se e vetmja gjë për të cilën pendohesh pasi e gjen një punë, është 'mërzia', kur e ngushton aq shumë shpirtin tënd-mëkaton.
Unë jam penduar.
Të kisha ditur të mos mërzitesha aq shumë, me thellësi të shpirtit!
_________________
Nj?ra Mimozë e Kosovës, kërceu çyçek para Gadafit, në tendën e tij.
Tjetra Mimozë e Kosovës, ambasadorja Ahmetaj, shkon te mbreti Filip në Belgjikë e veshur si nuse turke me dallama.
Mimoza Ahmetaj (në foto) e ka fyer rëndë, shumë rëndë, kombin shqiptar, e ka fyer e ka nënçmuar dhe përulur femrën shqiptare, duke u veshur si nuse turke, para mbretit Filip.
Kosova në Belgjikë prezantohet si mbeturinë e Perandorisë Osmane.
Në Belgjikë, kjo grua e paditur lëre që do të duhej të vishej si ilire, dardane, shqiptare, evropiane, por atje do të duhej të luftonte për të drejtat e 7 milionë shqiptarëve të asimiluar në Turqi, të cilëve u mohohet gjuha shqipe, shkolla shqipe, kultura shqipe!
E Bukuria shkon në Vatikan e veshur me zhezhet të zi fund e krye, mëkatare e falur si Maria Magdalena.
Edita shkon në Bruksel me këmishë të zbërthyer, si Tarzan.
Presidentja e vulos me mercedeska.
Ku është shteti?