E merkure, 30.04.2025, 11:47 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Pranverat e nxehta

E enjte, 06.03.2014, 08:58 PM


P R A N V E R A T   E   N X E H T A

Nga Dedë Preqi

Gjithherë pranverat janë të ngrohta, megjithatë bukuria e natyrës shkëlqen me pamjet dhe ngjyrat e veta.  Në këtë mënyrë edhe njerëzit janë në vlugun e  punës dhe optimizmit për jetën, ku sëcili në mënyrën e vet mundohet të ecën me kohën, apo ta kopensojë kohën e humbur. Përderisa njeriu është faktori kryesor që mundet t’a ndryshojë pamjen  natyrës dhe vetëvetës, por për çudi në të shumtën e rastëve bëhët sot pa nevojë një produkt aksidental. Bota e civilizuar tani më, bënë përpjekje për të ruajtur dhe forcuar rrugën e paqës dhe lirisë njerëzore, mirëpo kjo ndodh për fat të keq jo në gjitha vendet, sepse Rusia dhe Serbia, ashtu edhe disa vende tjera të botës e dëshirojnë të kundërtën e paqës dhe stabilitetit njerëzor.

Si mund t‘a quajmë parim i demokracisë dhe lirisë njerëzore, sikur thotë shefi i  shtetit rus Putin, gjatë një Konference, se disa „hesape“ duhet zgjedhur vetëm me luftë,  duke e shprehur të kundërtën e paqës, në rastin aktual me Ukrainën, të cilin rast e dënon tërë bota demokratike në krye me SHBA-të, sepse një akt i tillë, përveq që cënon dhe dhunon sovranitetin e Ukrainës, poashtu mund të përshkallëzojë konflikte dhe luftëra të tjera, jo vetëm në mes lindjes dhe perëndimit, por edhe më gjërë. Kështu patën deklaruar dikur edhe Millosheviqi, Shesheli dhe shumë lider tjerë të Serbisë, duke paralajmëruar „pranverat e nxehta“ për Kosovën, si një politikë e gabuar e shofenizmit serb.  Kosova dhe populli i saj  kaloj nëpër shumë etapa të mundimshme nën robërinë shekullore dhe nën ndikimin e koncepteve mesjetare, por duke ngadhnjyer ndaj tyre, tani në kohën e çlirimit, po ecën rrugës së paqës, e cila në vete kurrë njëherë nuk posedoi ideologji të luftrave dhe urrejtjeve ndërnjerëzore.

Të gjitha pranverat në Kosovë, në historikun e tyre ishin të „nxehta“, jo nga ndryshimet klimatike, por nga ndryshimet e klimave të nxehta të luftrave të pa drejta, që i shkakëtuan armiqtë e ndryshëm. Një klimë të tillë e shkakëtoj edhe politika fashiste e Serbisë, në krye me Millosheviqin, e cila klimë ishte shumë e ashpër dhe e pa përshtatshme për popullatën shqiptare, që ndikoj dhunshëm në lirinë e një kombi. Shoqëria e shëndoshë bashkëkohore e shekullit 21, luftat i përcepton si „sëmundje“ të rënda të njerëzimit, dhe nga kjo sëmundje shkakëtohet tërë ç’rregullimi i shoqërisë njerëzore. Ndërkaq në Kosovë, liria dhe demokracia e shqiptarëve, u përqafua dhe vritej shumë herë me tytat e pushkëve serbe, deri sa bota e qytetëruar ua tërhoqi vërejtjen se rruga e dhunës nuk është zgjidhje dhe nuk ka përspektivë njerëzore.

Disa herë në pranverë, populli shqiptarë i Kosovës, për të drejtat e tyre politike e njerëzore, nxënës, studentë dhe punëtorë u ngritën në demostrata, me ç’rast  nxënësit u helmuan, punëtorët u larguan nga puna dhe shumë prej tyre u arrestuan ndërsa shumë studentë e profesor u malltertuan, u burgosën dhe u vranë nga policia e regjimit serb. Mjerisht raste të tilla të shtypjes kishte mjaftë në Kosovë, dhe Evropa ende nuk e kishte guximin ta ngrisë zërin e saj të vërtetë, mirëpo nismën  kundër këtyre mekanizmave të regjimit okupues, gjithëherë akcionet dhe demostratat studentore dhe gjithë popullore ishin evidente në pranverë. Pranvera ishte koha më e përshtatshme, koha kur  shënohet historia më e ndritshme e popullit tonë dhe gjithë atyre që e kuptojnë gjuhën e kulturës, të lirisë dhe demokracisë njerëzore.

Pranvera më e ngrohtë, më ëmbël, më e butë dhe e veqantë për popullin e Kosovës, edhe pse dukej „Pranvera më e nxehtë“ në historikun e saj, ishte 24 Marsi, i vitit 1999, pranvera më e shenjtë, kur në këtë kohë shkëlqeu dhe ndriqoj për herë të parë qielli mbi Kosovën, dhe në atë shkëlqim u duk Liria  dhe krenaria e Kosovës. Kjo ishte Pranvera historike, e cila duhet të mbahet mend, për faktin se shqiptarët e Kosovës, për herë të parë në jetën dhe historinë e tyre e gjetën përkrahjen më të fuqishme, Aleancën më të fortë ushtarake të NATO-s. Kjo Aleancë Veri-Atlantike, në pranverën më të „nxehtë“ më 24 mars  1999, e mposhti fuqishëm ushtrinë barbare dhe paramilitare serbe, e cila pa mëshirë dhe pa kontrollë e masakronte popullatën e pa fajshme shqiptare, dhe kishte në plan zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët, apo  asgjësimin e një kombi të tërë shqiptarë.

NATO dhe aleatët e saj, në krye me SHBA-të, e bindën idelogjinë e Millosheviqit, se dhuna dhe terrori ndaj popullit të pa fajshëm shqiptarë, nuk është zgjedhje e drejtë njerëzore dhe civilizuese. Kjo do të ishte pranvera më e ngrohtë e popullit shqiptarë të Kosovës, por do të ishte edhe pranvera më e „nxehtë“ për pushtuesin serb, e cila do ti jepte mësim edhe të tjerëve, se ekziston një forcë më e madhe dhe më e fuqishme, e cila e mposhtë terrorin dhe dhunën ndërnjerëzore, duke kuptuar se, vetëm paqa e stabiliteti i shërbejnë njerëzimit për të jetuar dhe frymuar lirshëm.

Ishte 17 shkurti i viti 2008, kur Kosova e shpalli Pavarësinë e saj, dhe në prag të këtij sublimi të shenjtë për popullatën e këtij vendi, u propagandue se të gjithë serbët do ta lëshojnë Kosovën, nëse ndodh një gjë e tillë, si të përndjekur nga shqiptarët dhe aqë më shumë, se do të mbushën edhe kampet e OSB-së, me refugjatë serb, e cila gjë nuk ndodhi, sepse Kosova e pavarur nuk ka bërë  ndonjë presion ndaj një minoriteti dhe as dallimin e një etniteti, por Kosova me Kushtetutën e saj, është vendi i gjithë kosovarëve që jetojnë në teritorin e saj, me të drejta të barabarta. Prandaj, Pavarësia e Kosovës, tani si një akt i kryer dhe një e arritur e pa kontestueshme, e ndërtuar nga një shoqëri e lirë dhe demokratike, e cila e çmon në rend të parë paqën dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.

Propagandat serbe dhe ruse janë të ngjajshme, të cilat gjithherë tentuan ta shtrembërojnë historinë e popullit shqiptarë dhe popujve tjerë, dhe duke propaganduar para botës, se shqiptarët nuk janë autokton, se këta duhej shpërngulur nga Kosova, për ta shpëtuar ardhmërinë e Evropës. Kjo nuk ishte vetëm një propagandë e thjeshtë, që e lëndoj historinë dhe popullin shqiptarë, deri sa bota civilizuese dhe ajo perëndimore e kuptoj fare mirë rrolin e Serbisë, duke e kuptuar qartë se kush janë shqiptarët, edhe pse një gjë e tillë ishte e vonuar, e vërteta mbi popullin dhe historinë e shqiptarëve ngadhnjeu dukshëm.

Është e njohur dhe e ditur, nëse përkrahja i bëhët politikës diktatoriale, rrugët e dështimëve janë të hapura, ashtu që, edhe Rusia në përkrahjen e Millosheviqit, në përkrahjen e Sadamit, në përkrahjen e Gadafit dhe atë të Sadatit, bëri dhe po bënë një politikë të dështuar, e cila do të dështojë edhe sot politika e saj kundër popullit paqdashës të Ukrainës.  Asgjë nuk zgjidhet me dhunë, prandaj  populli shqiptarë është ndër popujt e botës paqëdashëse, të cilët asnjëherë nuk e përkrahën dhunën dhe terrorin dhe as që e ushtruan idenë e saj. Bashkësia njerëzore mund të ekzistojë dhe qëndrojë e shëndoshë dhe e fortë me moralin e saj, vetëm në saje të përgjegjësisë që ndien njeriu për njeriun, apo populli për popullin, duke treguar bujarinë, fisnikërinë, fqinjësinë e mirë dhe kulturën e vet politike e njerëzore në përgjithësi.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx