Mendime
Ramiz Lushaj: Po vjen i ikuri, Štefan Füle
E merkure, 05.03.2014, 09:06 PM
PO
EUROKOMISIONERI I JUGOSLLAVISË SË KATËRT
Nga Ramiz LUSHAJ
1.
Diplomati çek, 52 vjeçari Štefan Füle, euro-komisioner i Brukselit, po rivjen në Tiranë për një takim të Nivelit të Lartë me dyer të mbyllura. Kësaj here (qershor ose dhjetor 2014), pas disa shtyrjeve, përflitet e pritet të kapërcehet statusi i vendit kandidat në BE e të çelen negociatat për antarësimin e Shqipërisë. Ndoshta Europa, që shpesh herë ka fytyrën e Füles, ma së fundi po ndërgjegjësohet se Shqipëria Londineze e Konstandinit të Madh, Skënderbeut e Nanë Terezës duhet të trajtohet të paktën si Serbia e Millosheviçit të tri luftrave gjak e genocid (Kosovë, B-H, Kroaci), të cilës ia dha një status të tillë qyshse në dhjetor 2013.
Këto ditë politika shqiptare e Tiranës zyrtare është kapërthurur në polemika nacionale, politike e partiake kundërthënëse për ardhjen e të ikurit Füle, Komisioner për Zgjerimin e Politikat e Fqinjësisë Europiane prej 9 shkurtit 2010, i cili u (për)zgjodh në këtë post pesë vjet ma herët nga një marrëveshje e vështirë politike kompromisi e dy partive kryesore çeke, i përcjell me mjaft polemika si “diplomat pak i njohur”, “mundësi e humbur”, etj. Politikanët kanë akuza e qëndrime disakahshe e të dyzuara ndaj tij sikurse ia shkruajnë edhe emrin Fyle-Füle e mbiemrin Shtefani-Stefani, sikurse është i dyzuar edhe vet ky kryekomisioneri në mes kombit shqiptar e popujve sllavë, në mes Euro-Lindjes në integrim e Euro-Perëndimit të integruar në Europën e Bashkuar.
2.
Vizita e (pa)dëshiruar e eurokomisionerit Füle në Tiranë nuk përban tashma lajm as europian, as ballkanik, as shqiptar, jo vetëm pse është në përmbyllje të mandatit pa rizgjedhje e pse gjatë mandatit të tij kreu disa akrobaci politike me statusin e Shqipërisë drejt BE-së, por ndikojnë fortas edhe evente mesdhetare e situata ndërkombëtare si dhe problematika vetjake nacionale, politike e komerciale të Füles me akuza të hapura ndaj tij në trojet etnike shqiptare në Ballkan.
E para: takimi i paralajmëruar i Füles i 13 shkurtit në Tiranë pati shtyrje të arsyeshme. Ai, kësokohe, udhëtoi me mision diplomatik të pamundur drejt Ukrainës në konflikt të përflakur, që tashma po rriskon Luftën e Tretë Botërore. Ndaj, Marsi – perëndia e Luftës, jo më kot po e ndjek nga pas eurokomisionerin Füle të shenjës Binjakët.
E dyta: Vizita e politikanit ma të vjetër të botës së sotme, presidentit italian ma jetëgjetë pas LDB, 88 vjeçari rinor, Giorgio Napolitano, “mbreti” i ri i Italisë fqinje e mike, partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, vendi i parë për investimet e huaja dhe i dyti si donator në raporte bilaterale. Përndryshe, Italia në gjysmën e dytë të vitit 2014 merr Presidencën e BE, e në mos marrje të statusit apo fitimit të negociatave për antarësim në qershorin e Presidencës Greke mbetet edhe një shpresë tjetër e hapur, pasi edhe kryeministri Edi Rama (miku i Füles) duket se ka marrëdhënie të mira edhe me kryeministrin e ri italian, Matteo Renzi, por mirëpritet edhe ndihma e Zv/presidentit të BE e eurokomisioner në dy mandate, diplomati italian Antonio Tajan, pasardhës i erokomisionerit italian, diplomatit Franko Fratini, mik i madh i shqiptarëve.
Zyrtari i
lartë i
E treta: Eurokomisioneri Füle, nacionalist çek e prosllav, e ka shigjetue shpeshtas nacionalizmin shqiptar e për ma tepër e ma keq së vonit shfaqet edhe si sipërmarrës e përkrahës i nismës kundërshqiptare të dyshes malazeze Lukshiq-Gjukanoviq për “Komënuelthin Ballkanik” (Ëest Balkan Six) etj. Fülen, politika shqiptare sikurse edhe ajo bullgare e greke, e akuzon për “ndërhyrje në punët e brendshme”. Ndaj tij ka akuza për preferenca opinionale ndaj liderëve shqiptarë, etj. Vet ish kryeministri i tetë viteve të fundit, njëherash ish president e ish kryetar i partisë ma të madhe opozitare, Sali Berisha, para disa ditësh e ka akuzuar se është në “konflikt të hapur interesi” në Shqipëri, se ka lëshuar deklarata të atilla që janë “dëshmi e interesave komerciale të tij” në Shqipëri, etj., akuza të cilat e zvoglojnë formatin e tij diplomatik e politik e sigurisht nuk ka pse t’iu lakadredhet atyne.
3.
Diplomati Štefan Füle, Eurokomisioneri për Zgjerim e Fqinjësi Europiane, ndoshta ma i paafti apo ma i pamunduri ose ma i pafati në këtë post të lartë, mbetet një nga përkrahësit aktiv të nismes malazeze për krijim e një “Komënuelthi” të “Ballkanit Perëndimor 6” (BP-6) që synon federalizim disaplanësh të shteteve ballkanike udhëtare drejt integrimit në BE: Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina e Serbia. Një projekt të tillë pansllav e kanë flakë tutje kryehere vet vende sllave të ish Jugosllavisë federaliste si Sllovenia e Kroacia, ndaj Füle me të vetët, veçanarisht pas 1 korrikut 2013 të antarësimit edhe të Kroacisë në BE, kambëngulin së tepërmi për futjen e shtetit të ri të Kosovës.
Ky
“komënuelth” (GP-6) paraqitet me “ngjyra euro-atlantike” nga komisioneri
europian Füle, Svilanoviçi e të tjerë: si vazhdimësi e proçesit të prejkohshëm
të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, si vazhdimësi platforme
e “Ballkanin Perëndimor” (BP) të vitit 2000 i ngritur në Samitin BE-BP në
Zagreb. Platforma me 20 pika kryesore e këtij bashkimi federative (BP-6)
parashikon një Asamble Parlamentare (nga 10 përfaqësues nga secili shtet antar,
me seli qëndrore në
Në realitetin historik e bashkëkohor ky “Uest Balkan Six” është një “Komënuelth Serb”, një Serbi e Madhe, një Jugosllavi e Re. Presidenti i Serbisë, ekstremisti kundërshqiptar Tomisllav Nikoliq, në fundgusht 2013 gjatë vizitës në Pekin (Kinë), deklaroi botërisht: “Serbia do të jetë lider i Ballkanit”.
Eurokomisioneri Füle, sëbashku me Svilanoviçin, të paktën qyshse nga prilli 2013 e kanë kalue në duart e bisedat e tyre platformën malazeze pansllave për GP-6 (apo GP-6 + 1 me Kroacinë) para se t’iu nisej për diskutim, miratim e pjesmarrje shteteve ballkanike të ish Jugollavisë, Shqipërisë Londineze e Kosovës euro-atlantike.
Në takimin e 16 korrikut 2013 në Përzhno të qytetit bregdetar Budva në Mal të Zi në mungesë të Komisionierit Füle, ambasadori i Delegacionit të BE në Mal të Zi, Mitika Drobniç, ua përcolli shteteve pjesmarrëse selamet diplomatike fuliane: nisma malazeze, ky takim në Budva, po ndodh “në kohën e duhur”, Fyle “iu sheh të gjithëve si të barabartë”, etj.
Kryeministri
serb, Ivica Daciç, kryetar i Partisë Socialiste Serbe, ka folur në shtator 2013
për një “Lidhje Ballkanike Nordike”, të ngjashme me një “Beneluks Panshqiptar”
dhe ka deklaruar se këtë ide e ka pasë edhe ma herët, se Serbia “është ende në
shqyrtim të saj”, etj. I pohojnë edhe Milivoje Mihajloviç, zëdhënës i Qeverisë
Serbe, socialistja Dijana Vukomanoviq, anëtare e Komisionit për Integrime
Europiane në Qeverinë e Serbisë, etj. Ky “
Peter Stano, zëdhënës i eurokomisionerit Füle, në një deklaratë të tij në tetor 2013 shprehet: “Iniciativa G-6 e Malit të Zi, ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit mes shteteve të Ballkanit Perëndimor. Komisionari për Zgjerim e përkrah këtë iniciativë, në përputhje me rëndësinë që ajo atribuon për bashkëpunimin rajonal, si një element thelbësor të procesit të Stabilizimit dhe Asocimit” (“Zëri”, Prishtinë).
Eurokomisioneri i (pa)suksesshëm Füle edhe para një jave, fundshkurt 2014, në konferencën e BERZH-it në Londër, në prani të kryeministrave ballkanik, apeloi për ecuri në platformën e tij: “Sot, unë zyrtarisht nis këtë qasje të re, e cila ka të bëjë me ndërtimin dhe mirëkuptimin e përbashkët në mes të liderëve të këtyre vendeve…Unë iu bëj thirrje për të përqafuar dhe mbështetur një qasje të re të qeverisjes ekonomike që kam përshkruar për rajonin e Ballkanit...”(“Bota Sot”, Zvicër-Prishtinë-Nju Jork).
Në çdo rast të mundshëm e në të gjitha mënyrat diplomatike, eurokomisionieri Füle e ka parashtruar nismën sllave GP-6 si në Podgoricë tek Gjukanoviçi, në Beogradin e Tomislav Nikoliqit, në Shkup tek Gruevski, në Ohër, në Asamblenë e OKB në Nju Jork (shtator 2013)...në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës e në Londër në shkurt 2014. Çështja ri/shtrohet: Ç’ka do të thotë në Tiranë më 6 mars 2014? Në Takimin me dyer të mbyllura a do të flasë me “letra të hapura” për Jugosllavinë e Katërt?!
4.
Askush nuk po i kërkon eurokomisionerit Štefan Füle të jetë (ar)mik i madh i Shqipërisë, askush nuk po e tepron me akuza ndaj tij si prosllav, po veçse të jetë me të drejtën e me të vërtetën për atributet e kontributet e integrimit të Shqipërisë në BE, për Çështjen Kombëtare Shqiptare në Ballkan, pasi jemi një Shqipëri e Copëtuar në Europën e Bashkuar.
Diplomati çek i distriktit të Sokolovit i ka shërbyer vendit të tij në detyra të larta diplomatike në Misionin e Çekosllovakisë (1990-1993) e të Çekisë (1993-1995) në OKB në Nju Jork, diplomat në MPJ në Çeki (1996-1998), ambasador i Republikës Çeke në Lituani (1998-2001) e në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe (2003-2005) dhe në NATO (2005-2009).
Në fundvitin 2009 ndaj kandidaturës të Štefan Füle për Komisioner në BE pati edhe polemika e akuza politike kundër tij: Ky diplomat 47 vjeçar qyshse në moshën 20 vjeçare kur ishte student në Moskë ishte antarësuar në Partinë Komuniste Çekosllovake, e cila nga fryma ideologjike e praktike nuk ishte jashtë e larg ndikimit të Moskës. Dy vjet pasi punoi diplomat në MPJ Çekosllovake, në vitin 1989 kaloi në Partinë Socialdemokrate të Çekosllovakisë e ma pas të Çekisë. Ai edhe në Shqipërinë Londineze është cilësuar si “majtist i thekur” në Bashkimin Europian.
Studenti Füle vetëm dy semestra i ndoqi për filozofi në Universitetin e Pragës, një nga universitetet ma të vjetër (v. 1348), pasi nga viti 1981 shkoi në Moskë, në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës, i ngritur prej vitit 1944 nga BRSS për përgaditjen e kuadrove për BS dhe Europën Qëndrore e Lindore. Menjëherë sapo përfundoi studimet e larta në Moskë (1986) filloi punë si diplomat në MPJ, në një detyrë mjaft të besuar, specialist në Departamentin e Kombeve të Bashkuara. Ndër 28 komisionerët e BE, përveçse Füles, asnjë prej tyre nuk i ka krye studimet në Moskë, as eurokomisionerët nga Ish Republikat e Bashkimit Sovjetik si nga Estonia, Letonia e Lituania, as të tjerët nga Europa Qëndrore e Lindore si nga Polonia, Bullgaria, Sllovenia, Rumania. Përkundrazi, pjesa ma e madhe e eurokomisionerëve kanë krye studime (pas)universitare në vendet e tyre apo në Mbretërinë e Bashkuar, Amerikë, Francë, etj. Diplomati çek i shkollës ruse, Štefan Fyle, nga akuzat e polemikat ndaj Füles kah fundviti 2009 u detyrue me dhanë shpjegime publike për aktivitetin e tij në Partinë Komuniste të Çekosllovakisë dhe të dëshmojë se nuk ka qënë agjent i shërbimeve sekrete të Çekosllovakisë apo i KGB-së të Moskës.
Këto fakte e të tjera të çojnë drejt një realiteti të tillë: Komisioneri Füle ende ndihet i ndikuar në vetëdijen e veprimtarinë e tij më shumë euro-lindor se sa perëndimor, si prosllav. Përndryshe: ish kryeministri Sali Berisha e cilëson jo saktësisht “serbofil...i papërmbajtur”. Ndërkohë Füle është jo vetëm serbofil në krah të Nikoliqit. Ai është malazezofil në krah të Gjukanoviçit teksa e promovon si platformë, si kusht e në praktikë, nismen “Ballkani Perëndimor 6” (BP-6) dhe nuk i kërkon asnjë kusht nga BE për plotësimin e të drejtave të mohuara të shqiptarëve etnik nën Malin e Zi nga Ulqini e Tivari, Tuzi e Podgorica deri në Plavë-Guci e Rrozhajë. Ai është edhe maqedonofil në krah të Gruevskit, pasi nuk po i kërkon përmbushjen e detyrimeve të Marrëveshjes së Ohrit, etj. si kusht për antarësim në BE.
Eurokomisioneri Füle në rrugën e tij diplomatike për “Komënuelthin Serb”, për Jugosllavinë e Katërt, pas asaj Versajiste, Avnojiste e Unioniste të Millosheviçit, po e bashkërendon veprimtarinë e tij me diplomatin bashkëmoshatar, Goran Svilanoviç, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RCC) me seli në Sarajevë. Vërtetë RCC është zyrë ndërlidhëse e Brukselit (BE) si vazhduese e Paktit të Stabilitetit (SEECP) me vendet e Ballkanit Perëndimor, etj. po ka edhe një ndërlidhje tjetër sllave mjaft të rrezikshme për shqiptarët e Ballkanit: Svilanoviçi ka qënë ministër i Jashtëm i Unionit Serbi-Mali i Zi në (pas)kohën e Millosheviçit (2000-2004). Me bekimin edhe të Füles, drejtuesi serb i RCC, ish diplomati e politikani i Beogradit, Svilanoviç, në këto kohët e fundit po kërkon të jetë “dora ekzekutive” e BP-6, të Jugosllavisë së Katërt.
Në kohën e krizës të bisedimeve Kosovë-Serbi në prill 2013 kur shefja e diplomacisë europiane, baronesha Ashton, paralajmëroi se mund të japë dorëheqjen, komisioneri Füle ndihej i interesuar të ishte kryenegociator i tyre, biles këtij fakti mediat e Beogradit si “Blic” etj. i banë jehonë të madhe, ndoshta nistue edhe nga anësitë e tij prosllave. Tani po përpiqet që të jetë edhe në mandatin tjetër si Përfaqësues i Lartë i BE për Politikë të Jashtme e Siguri, po siç shkruajnë “Evropa e Re” (shkurt 2014) e kanë shpallur votën kundër kandidaturës së tij Greqia qyshse vitin e kaluar dhe Bullgaria sivjet. Fyle, pothuaj njësoj si me Greqinë e Maqedoninë është sjellë edhe Malin e Zi, me çështjen e shqiptarëve atje. Fyle, pothuaj njësoj si me Bullgarinë është sjellë edhe politikën shqiptare në vitin 2013. Përflitet se kësaj liste kundër Štefan Füles do t’i shtohen edhe shtete të tjera.
Eurokomisioneri
paraardhës, diplomati finlandez Olli Rehn, tani Zv/President i Komisionit
Europian, i shkolluar në
Pas darkës së “Krokodilit” më 19 maj 2010 në Bruksel Eurokomisioneri për Zgjerim Štefan Füle deklaroi më 21 qershor 2011 në Luksemburg në Samitin për Ballkanin Perëndimor se Shqipëria vjen e pesta në Ballkan në rrugëtimin për në BE: pas Kroacisë, pas Maqedonisë, pas Malit të Zi e pas Serbisë. Të gjitha këto shtete të ish Jugosllavisë Federaliste (që Fule me të vetët synon t’i përfshijnë në nismen “Jugosllavia e Katërt”) kanë marrë statusin e vendit kandidat apo edhe antarësue në BE, ndërsa Shqipëria ende në “pritje fuliane”. Këto ditë Füle po përveçohet publikisht nga politika edhe si “njeri i qarkoreve” kundër Shqipërisë në vendet e BE në përpjekje jo të pakta për “qark të shkurtër” kundër Statusit të Shqipërisë në BE, etj. Gjithashtu, Kosova mbetet e fundit në Ballkan, e shtata, pas Bosnje-Hercegovinës. Kjo është “rradha fuliane” e pandryshuar prej 2010-tës të marrjes të mandatit të tij. Shqipëria e Kosova nuk kanë ba ndonjë hap të veçantë drejt BE, përveçse shtyrje e pritje të shpeshta, ndonjëherë edhe të pakuptimta e të patolerueshme. Të shohim si po vjen Eurokomisionieri Füle në këtë përmbyllje të mandatit të tij, në këtë mision të tij. Ne i themi: Ardhsh i bardhë në Shqipëri!