E enjte, 01.05.2025, 12:04 AM (GMT+1)

Mendime

Kimete Berisha: Na 'mbytën' nostalgjikët otoman

E shtune, 08.03.2014, 08:22 PM


Na 'mbytën' nostalgjikët otoman, nostalgjikët titist, dashnorët jugosllav, mjeranët enverist.

Nga Kimete Berisha

E duan perandorinë osmane, e duan Titon, e duan Fadil Hoxhën, Enver Hoxhën, Serbinë, Sirinë, Greqinë.

I duan të gjithë vrasësit e kombit shqiptar!

Të gjitha fantazmat e vrasësve të kombit shqiptar, të të gjitha kohëve e shekujve janë ringjallur në Kosovë!

Dikush punon për të mirën e Perandorisë osmane, dikush për të mirën e Turqisë, dikush për të mirën e Al Kaides, dikush për BE-në, dikush për të mirën e Serbisë!

Për neo-osmanlinjtë e lodhtë të Kosovës faj ka Kryeministri i turqve, Erdogani, i cili e ktheu në Turqi nostalgjinë osmane!

Erdogani, filloi ta konsiderojë edhe publikisht Kosovën si pronë të tij! Ashtu qysh kanë qejf dashamirët e perandorisë së vdekur osmane.

Osmanlia Amir Ahmeti, deputet islam, sot tha se Skënderbeu ka vrarë shqiptarë myslimanë!

Prej një osmanlie nuk pritet tjetër kualifikim për Skënderbeun!

Përfytyro ti çfarë ndodh po t'i lejosh këto figura që të japin lëndën fetare nëpër shkolla.

Anipse kanë përbiruar nëpër shumë shkolla, nëpërmjet lëndës së psikologjisë, ku arsimtarë të indoktrinuar e ligjerojnë si me pahiri fenë islame, dhe ftojnë nxënësit që të distancohen nga shokët e feve të tjera dhe ti izolojnë ata.

Një rast i rëndë ka ndodhur në një shkollë të mesme në Mitrovicë, dhe vehabi-arsimtarja intolerante vazhdon të ligjërojë për fenë islame gjatë orës së gjuhës dhe letërsisë shqipe!

Sidomos Amirin mos e merr seriozisht.

Kujto xhihadistët e Kosovës dhe çuditu se si ata ishin në gjendje ta japin jetën në luftën e Sirisë, por nuk janë në gjendje t'i kalojnë nga 15 vite jetë në burg për luftën e Sirisë!

Pas miratimit të Projektligjit të miratuar nga Qeveria e Kosovës ku ndalohet pjesëmarrja në luftëra jashtë vendit dhe konsiderohet vepër penale, nuk është hetuar asnjë xhihadist i Kosovës të jetë nisur për të luftuar në Siri!

Kjo zbulon se ose kanë shkuar për pare, ose për xhihad, jo për lirinë e Sirisë, për të cilën nuk janë në gjendje të bëjnë burg!



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx