E enjte, 01.05.2025, 03:14 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: 100 shkallët deri te dysheku!

E diele, 09.03.2014, 08:02 PM


100 shkallët deri te dysheku pensional !

Nga Florim Zeqa

Kush do që viziton komunën e Klinës, krijon përshtypjen e një qyeteti të zhvilluar, me një infrastrukturë ndërtimore të avancuar, me pallate të bukura mbretërore!

Godina e kuvendit komunal të kësaj komune, e ndërtuar në stilin e shtëpisë së bardhë në Washington, është shëndrruar në një pallat ëndrrash për një pjesë të qytetarëve të Klinës!

Janë të moshuarit, pensionistët dhe veteranët e kësaj komune që nuk kanë qasje në hapësirat e "pallatit mbretëror", pasi sherbimet e nevojshme për këto kategori nuk ofrohen në mbrendi të saj!

Përderisa në të gjitha vendet e zhvilluara kujdesi për të moshuarit, pensionistët dhe invalidët është prioritet i të gjitha administratave, tek ne jo vetëm që nuk është prioritet, ndodhë keqtrajtimi i skajshëm fizik dhe psiqik i tyre!

Për përfituesit e pensionit të vjetërsisë së komunës së Klinës, Zyra për Ndihmë Juridike-Klinë, apo zyra e lajmërimit siq i thonë pensionistët, është shëndrruar përveq në një torturë të rëndë fizike (kati i pestë), edhe në një rrezik potencial të infektmit nga deponia e mbeturinave në hapsirat e ish objektit të Gjykatës Komunale (prapa Reiffeisen bankës).

Grumbulli i mbeturinave në hyrje dhe pllakata e gjykatës komunale e përdhosur nën shkallët e objektit më tepër i ngjetë një objekti të braktisur se sa një objekti në sherbim të qytetarëve të këtij vendi.

Që nga hyrja e objektit, nga shkalla në shkallë, nga kati në kat deri në katin e pestë, sasia mbeturinave sa vjen e shtohet, për të arritur kulminacionin në dy katët e fundit ku gjendet zyra e veteranëve të UCK-së (kati IV) dhe sipër saj zyra për lajmrim të detyrueshëm për pensionistët e moshuar, të cilët çdo 6 muaj janë të obliguar t'i nënshtrohen "ushtrimit fizik" të ngjitjes përmes 100 shkallëve për të arritur në katin e pestë për ruajtjen dhe vazhdimin e "pensionit" (asistencës sociale).

Por jo të gjithë të moshuarit ia arrijnë t'i përballojnë 100 shkallët përplot mbeturina dhe pisllëqe të llojeve të ndryshme. Por shumica prej tyre nuk i përballojnë dot, ngase janë me nevoja të veqanta!

Shumica e të moshuarëve mbesin në gjysmë të rrugëtimit (shkallëve), ngase nuk i mbajnë këmbët ose u zvoglohet frymëmarrja nga lodhja dhe sëmundjet e rënda kronike.

Por edhe ata që kanë sukses të ngjiten në katin e pestë e kanë të vështirë të rezistojnë nga kundërmimi i mbeturinave dhe erës së toaleteve të mbushura dhe të papastruara prej muajsh apo vitesh?!

Gjëja e vetme "pozitive" që njeriu i zakonshëm mund të hasë në "deponinë e mbeturinave" në hyrje të zyrës për lajmrim të pensionistëve, ishte dysheku (shpuza) e sjellur nga dikush,...edhe pse nuk dihet sekreti i dyshekut; u përket pensionistëve apo është pronë e "vizitorëve" të natës, megjithatë të moshuarit në momentin e arritjes lartë domosdo do ta shijojnë kënaqësinë e pushimit dhe aromën e  dyshekut në mesin e mbeturinave të shumta!

Pushtetarët komunal jo vetëm që nuk e dinë gjendjen alarmante në këtë objekt,...si duket askush nuk e ka guximin t'u prishë gjumin për njoftimin me kaosin higjienik në ish ndërtesën e gjykatës komunale, të shëndrruar në shtëpi të invalidëve dhe veteranëve të luftës!

Më i rëndësishëm është komoditeti i tyre në kolltuqet e buta se sa shëndeti i të moshuarve, pensionistëve dhe invalidëve, të harruarve të shtetit të Kosovës.

Shpresoj që ky shkrim i imi t'i thërret ndërgjegjes së pushtetarëve komunal në drejtim të përmirësimit të gjendjes alarmante në këtë objekt apo gjetjes së një zgjidhje më optimale për këto shtresa të shoqërisë sonë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx