| E diele, 09.03.2014, 08:02 PM |
100 shkallët deri te dysheku
pensional !
Nga Florim Zeqa
Godina e
kuvendit komunal të kësaj komune, e ndërtuar në stilin e shtëpisë së bardhë në
Janë të moshuarit, pensionistët dhe veteranët e kësaj komune që nuk kanë qasje në hapësirat e "pallatit mbretëror", pasi sherbimet e nevojshme për këto kategori nuk ofrohen në mbrendi të saj!
Përderisa në të gjitha vendet e zhvilluara kujdesi për të moshuarit, pensionistët dhe invalidët është prioritet i të gjitha administratave, tek ne jo vetëm që nuk është prioritet, ndodhë keqtrajtimi i skajshëm fizik dhe psiqik i tyre!
Për përfituesit e pensionit të vjetërsisë së komunës së Klinës, Zyra për Ndihmë Juridike-Klinë, apo zyra e lajmërimit siq i thonë pensionistët, është shëndrruar përveq në një torturë të rëndë fizike (kati i pestë), edhe në një rrezik potencial të infektmit nga deponia e mbeturinave në hapsirat e ish objektit të Gjykatës Komunale (prapa Reiffeisen bankës).
Grumbulli i mbeturinave në hyrje dhe pllakata e gjykatës komunale e përdhosur nën shkallët e objektit më tepër i ngjetë një objekti të braktisur se sa një objekti në sherbim të qytetarëve të këtij vendi.
Që nga hyrja e objektit, nga shkalla në shkallë, nga kati në kat deri në katin e pestë, sasia mbeturinave sa vjen e shtohet, për të arritur kulminacionin në dy katët e fundit ku gjendet zyra e veteranëve të UCK-së (kati IV) dhe sipër saj zyra për lajmrim të detyrueshëm për pensionistët e moshuar, të cilët çdo 6 muaj janë të obliguar t'i nënshtrohen "ushtrimit fizik" të ngjitjes përmes 100 shkallëve për të arritur në katin e pestë për ruajtjen dhe vazhdimin e "pensionit" (asistencës sociale).
Por jo të gjithë të moshuarit ia arrijnë t'i përballojnë 100 shkallët përplot mbeturina dhe pisllëqe të llojeve të ndryshme. Por shumica prej tyre nuk i përballojnë dot, ngase janë me nevoja të veqanta!
Shumica e të moshuarëve mbesin në gjysmë të rrugëtimit (shkallëve), ngase nuk i mbajnë këmbët ose u zvoglohet frymëmarrja nga lodhja dhe sëmundjet e rënda kronike.
Por edhe ata që kanë sukses të ngjiten në katin e pestë e kanë të vështirë të rezistojnë nga kundërmimi i mbeturinave dhe erës së toaleteve të mbushura dhe të papastruara prej muajsh apo vitesh?!
Gjëja e vetme "pozitive" që njeriu i zakonshëm mund të hasë në "deponinë e mbeturinave" në hyrje të zyrës për lajmrim të pensionistëve, ishte dysheku (shpuza) e sjellur nga dikush,...edhe pse nuk dihet sekreti i dyshekut; u përket pensionistëve apo është pronë e "vizitorëve" të natës, megjithatë të moshuarit në momentin e arritjes lartë domosdo do ta shijojnë kënaqësinë e pushimit dhe aromën e dyshekut në mesin e mbeturinave të shumta!
Pushtetarët komunal jo vetëm që nuk e dinë gjendjen alarmante në këtë objekt,...si duket askush nuk e ka guximin t'u prishë gjumin për njoftimin me kaosin higjienik në ish ndërtesën e gjykatës komunale, të shëndrruar në shtëpi të invalidëve dhe veteranëve të luftës!
Më i rëndësishëm është komoditeti i tyre në kolltuqet e buta se sa shëndeti i të moshuarve, pensionistëve dhe invalidëve, të harruarve të shtetit të Kosovës.
Shpresoj që ky shkrim i imi t'i thërret ndërgjegjes së pushtetarëve komunal në drejtim të përmirësimit të gjendjes alarmante në këtë objekt apo gjetjes së një zgjidhje më optimale për këto shtresa të shoqërisë sonë.