E diele, 27.07.2025, 12:38 PM (GMT+1)

Kerko: a

Përparim Hysi: Pesë yje nga ne u shkëputën

E enjte, 20.02.2014, 07:07 PM


Pesë yje të artë nga ne u shkëputën

(këngë elegjiake)

Nga Përparim Hysi

 

Pesë yje të artë nga ne u shkëputën

Në doni t'i gjeni? Në Parajsë u futën

Një dhe nga një ( i zgjodh Zoti vet)

Së pari, Laveri me gjithë klarinetë.

 

Laveri klarinetës i ra si Marsias

Pa e mori Zoti drejt e në  Parajsë!

Në gjurmë të Laverit,shkoi dhe Ibrahimi

Për ne si violinist qe vet Paganini.

 

Kush s'e pat dëgjuar kur jepte koncert

Herë luante solo, herë dhe dirigjent

Një pjesë nga Moxarti, një"stinë nga Vivaldi

Kush vallë na kënaqi,si Ibrahim Madhi?

 

Shokun nuk ia gjeje nëpër çdo koncert

As si pedagog,(thonë  të tijtë studentë)

Sa qe zëmërmadh,aq qe dhe paqësor

Ma gjeni një tjetër,të qe kaq njerëzor?

 

Qe vërtet i madh, me këmbë përmbi tokë

Sa lezet i kish, kur kthente ndonjë godë

Pijetar i bukur si Omar Khajami

Parajsa, hallall! O  Ibrahim Madhi!

 

*    *    *

Shkurti krejt i butë sikur s'bie erë dimër

Por ja që nga Zvicrra mbrriti lajmi hidhur

Vdiq Vaçe Zela alias Vaçe  Kënga

Zëri prej bilbili si ilaç për zëmra.

 

Më qe Mbretëreshë dhe vdiq si e tillë

T'i dëgjoje zërin, dimri kthehej -prill!

Në këngë vinte shpirtin dhe kumbonte skena

Si të qe  qiellore, zbriste nga legjenda.

 

Eh, moj Vaçe Zela! Sa gjurma ke lënë!

Sado do shkojnë breza, vëndin dot s'ta zënë.

U rrite mes këngësh, o moj Bukuroshe!

Ti në mes këngëtarëve, brezash- e pashoqe!

 

*   *   *

Nuk është mirë që dimri të bëj si behari

Se në gojë të popullit, thonë që vjen katari!!!

Besoni,s'besoni: ia behu dhe katari

Në një aksident,  vdiq Taip Madani!

 

Vdiq Taip Madani! Eh, deli valltar!

Ai që Osman Takën e solli të gjallë.

E solli të gjallë si para Sulltanit

Pa gjeni  të gjajshmin e Taip Madanit!

 

M'u mblidhni, o çame! Me kuje t'ma qani

Se nuk lind  Çamëria valltar si Madani

Eh, valltar i bukur! Ç'qe ky kob, vallë?

Të kemi në valle; brez pas brezi-gjallë.

 

*   *   *

Thashë se do ta sosja, tek po mbyllej vargu

Mbrriti lajmi i kobshëm:- Vdiq Skënder Sallaku!

Sa zë të shkruaj për të ( për pak, do të qesh?!!!)

Sa shihnim Skënderin (buza vesh më vesh)

 

Qe artist shumëplanesh si dhunti nga Zoti

Njësoj për të skena,aq kollaj dhe sporti

Mjeshtër qe në skenë, dhe në sport mjeshtër

Unë s'di që këto dhunti t'i ket patur tjetër.

 

Në kujtesën tonë: mjeshtër i humorit

Edhe luante hapur (s'frikej prej terrorit)

Ish njeri me zëmër dhe kishte kurajë

Ndodhte dhe kupolën e bënte me faj!

 

E bënte me faj (gjasme qesh e ngjesh)

Por daullet i tundte për kë kishte veshë?

Aq bukur luante ( në hundë të terrorit)

Sa zinte "kupola" dhe  qeshte prej zorit.

 

Tash ata, mjerisht, një nga një ikën

Helmi është i rëndë. Zëmrat na i pikën.

Pesë yje të artë ( vallë, a nuk u bënë shumë?)

Lamtumirë, të bukur! Mua më zë me shkumë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx