Editorial
Ramiz Lushaj: Shqiptarët e ''dorës së tretë''!
E merkure, 29.01.2014, 09:17 PM
PSE NË POLITIKAT ZYRTARE TË MALIT
TË ZI SHQIPTARËT E PARTITË POLITIKE SHQIPTARE JANË TË “DORËS SË
TRETË”?!
Nga Ramiz LUSHAJ
1.
Partitë
politike shqiptare aktuale nën Malin e Zi janë “dora e tretë” në Koalicionin e
sotëm “
“Dora e parë” e këtij koalicioni në Elektoriadën e fundme të 14 tetorit 2012 ishte aleanca parazgjedhore trinjake e të majtës malazeze: Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Gjukanoviçit, e cila fitoi 32 vende në Parlament; Partia Social-Demokrate (SPD) e kryeparlamentarit në katër mandate, Ranko Krivokapicit, e cila siguroi 6 vende; Partia Liberale e qëndres së majtë (PL) e Andrija Popoviçit, që kapi vetëm një vend në Parlamentin e Malit të Zi.
Në kit’ koalicion, nga rradhët e DPS, doli edhe një deputet shqiptar, Luigj Shkrela, disi një moderator politik i problematikave aktuale shqiptare, që mund të bajnë mjaft edhe për ndarjen e pushtetit komunal paszgjedhor në Ulqin, ku partitë shqiptare të marrin kryekomunarin e partia e Gjukanoviçit kryetarin e këshillit komunal.
Koalicioni Mali i Zi Europian nuk mujti me tejkalue 50 përqindshin elektoral, pasi kishte vetëm 165.380 vota (45.6 për qind) e, të tria sëbashku,siguruan vetëm 39 deputetë nga 81 vende në Parlament. Me kaq vota e vende kryesocialisti Gjukanoviç nuk mund të rikthehej kryeministër pas dorëheqjes se 29 dhjetorit 2010 nga trusnia e kushtëzuar euro-atlantike, nuk mund të miratonte qeverinë e tij të re, nuk mund të (ri)zgjidhej kryeparlamentari Krivokapic (SPD) nga rradhët e koalicionit parazgjedhor, etj.
2.
“Dora e
dytë” e partive aleate (jo)pralamentare u thirr me nguti në aleancë
paszgjedhore me Koalicionin tashma qeverisës “
Ma e para
parti, si “dorë e dytë” në Koalicionin e zgjeruar paszgjedhor, u thirr partia ma e vjetër në Malin e Zi, Partia
Popullore (NS) e Predag Popoviçit, mjaft e preferuar për interesat politike të
Gjukanoviçit. Kjo parti u themelua qyshse në vitin 1906 si parti me frymën e
imazhin e Krajl Nikollës së Parë dhe e mban ende hymnin krajlnikollian
antishqiptar “Përpara”(!) edhe pas ringritjes së saj më 1990 e më 1997. Pas
kësaj force politike, u thirrën edhe Partia Qytetare e Malit të Zi (GP) e
themeluar në vitin 2002, e cila prej vitesh drejtohet me rrotacion nga një ekip
katërsh; Partia e Unitetit Kombëtar të Malit të Zi (NS CG) e themeluar në vitin
2000 me kryetar Novak Kilibarda; Partia Liberal-Demokrate (
Këto katër parti politike malazaze preferenciale vërtëtë hynë në “dorën e dytë” (atë paszgjedhore) sepse asnjana prej tyne nuk fitoi vende ulës në Parlament, por nga pushteti politik e shtetëror i Gjukanoviçit prej kohësh trajtohen si të rendit të parë në mazhorancën politike në Malin e Zi. Trajtohen edhe ma shumë e ma mirë se dy partitë politike parlamentare të pakicave, si ajo boshnjake e Husoviçit e ajo kroate e Vuçonoviçit. Trajtohen krejt ndryshe nga dy koalicionet (partitë) politike kombëtare shqiptare parlamentare, të cilat si gjithmnonë e si gjithnji mbeten në rendin e fundit politik në këtë shtet të vogël ballkanik, pasi shqiptarët etnik i shovinojnë si “tepricë nacionale”(!), shpesh herë edhe ma keq se komunitetet kulturore ardhacake të romëve (mbi 6.000) e të egjyptianëve (mbi 2.000 vetë).
Këto
katër parti politike malazeze jo parlamentare në Koalicionin “
Pas dhe
njëherash me këto katër partive politike jo parlamentare, siç e theksova edhe
ma nelt, u thirën në koalicionin qeverisës “
Këto dy parti parlamentare të pakicave, të dyja sëbashku, hynë si “dorë e dytë” preferenciale sidomos për nga afati procedurial e kohor në koalicionin e zgjeruar Qeverisës të Gjukanoviçit, si nevojë jetike politike aleancore tue i garantue shumicën parlamentare e fuqinë qeverisëse me 4 deputetë ma shumë, me 43 deputetë gjithsej.
Gjukanoviçi,
për të kap disa parametra demokratik të kohës, i thirri në koalicion qeverisës
boshnjakët e Husoviçit, pasi malazezët
(rreth 280.000 apo mbi 45 për qind) sëbashku me boshnjakët (mbi 54.000
apo rreth 9 për qind) e tejkalojnë mbi gjysmën e popullsisë të krejt Malit të
Zi. Njejtësisht edhe kroatët e Vuçonoviçit i thirri në këtë koalicion, jo veç
për një deputet, po edhe për faktin tjetër: e plotësonte ma
Kësokohe, edhe partitë e koalicionet politike kombëtare shqiptare kishin fillue bisedat e negociatat “e brendshme” në zyra e në kafe dhe ato “të jashtme” në mediume lokale e kombëtare e në masmedia (ndër)kombëtare, po shqiptarëve e liderëve të tyne disa parti politike të koalicionit të sotëm qeverisës nuk iu dolën besëmbajtës në fjalë-angazhimet apo ua ndryshuan fjalë-premtimet.
3.
Koalicioni
i zgjeruar qeverisës “Mali i Zi Europian” nga zgjedhjet e 14 tetorit 2012 deri
me betimin e Gjukanoviçit si kryeministër më 4 dhjetor 2012, i la realisht në
opozitë përkohore katërvjeçare disa parti e koalicione politike rivale. Opozita
e ka dhanë goditje si “tërmet politik” ma shumë se tre herë mazhorancës së
sotme, pushtetit politik të Gjukanoviçit. Në vitin 2001 nuk e lanë Koalicionin
gjukanoviçian “
Në
opozitë mbeti edhe Koalicioni “Fronti Demokratik” me dy partitë e tij aleancore: Lëvizja për Ndryshim” (PzP) e
themeluar më 2002 e ristrukturuar më 2006, me qendër në Podgoricë, me kryetare
Nebojsha Medojeviq si dhe Partia Demokracia e re Serbe (
Edhe Partia Popullore Socialiste, e themeluar në vitin 1997/1998, me qendër në Podgoricë, me kryetar Srdjan Milic, mbeti në opozitë pasi fitoi vetëm 9 deputetë. Kjo parti parlamentare, dikur, ishte krahu i djathtë politik i Millosheviçit në Malin e Zi.
Partia ma
e re në shtetin e vogël malazez, Partia “
Pjesë e opozitës mbetën edhe dy kualicione të tjera të etnisë serbe në Malin e Zi si “Aleanca Kombëtare Serbe” (Partia Radikale Serbe, Partia Demokratike Serbe, Këshilli Nacional Serb) dhe, tjetri, “Serbët e Bashkuar”, përndryshe: “Uniteti Serb” (Partia Popullore Serbe, Lista Serbe, Partia Serbe “Atdheu”, Qëndra Demokratike “Boka”, etj.), si edhe Grupimi “Sëbashku” (Partia e Pensionistëve, Invalidëve dhe për Drejtësi Sociale, Partia Komuniste Jugosllave e Malit të Zi). Asnjani nga këto tri blloqe politike elektorale nuk mundi të sigurojnë të paktën një deputet të vetëm.
Këto 14 parti politike (jo)parlamentare në opozitë, pothuaj të gjitha e shpeshtas, kanë ndaj partive politike nacionale shqiptare, ndaj veprimtarëve të tyne cilësorë e ardhmnor, ma tepër se kundërshti bio-politike aktive e të egra, veçmas partitë (pro)serbe si ato radikale, etj.
4.
“Dora e
tretë” e thirrun në Koalicionin paszgjedhor “
Shumësia
e partive politike shqiptare në Malin e Zi lidhën aleanca në dy koalicione
partiake zgjedhore: në atë “Për Bashkim” (tri parti: Forca e Re Demokratike, e
themeluar në vitin 2005 në Ulqin e me kryetar nazif Cungun; Partia Iniciativa
Qytetare – Tuz me kryetar Gjeto
Sinishtaj; Lëvizja Perspektiva) si dhe “Koalicioni Shqiptar” (me tri parti: Lidhja
Demokratike, e ngritur qyshse më 1990 në Ulqin me kryetar Mehmet Bardhin;
Partia Demokratike me kryetar Fatmir Gjekën; Alternativa Shqiptare, krijue më
2006 në Tuz me kryetar Gjergj Camaj). Konkuronte edhe UDSH-
Dy koalicionet shqiptare me gjashtë parti shqiptare morën vetëm nga një deputet shqiptar secili: Fatmir Gjeka për “Koalicionin Shqiptar” dhe Genci Nimanbegu i koalicionit tjetër: “Për Bashkim”. Kjo ishte një humbje politike kombëtare e madhe, një ndëshkim politiko-elektoral i pamerituar: partitë politike kombëtare shqiptare patën dy deputetë shqiptarë ma pak se sa kishin në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009.
Kryetari
i Koalicionit “
Për shumë arsye të (pa)thëna kryelideri malazez, Milo Gjukanoviçi, koalicioni i tij qeverisës, të nesërmen e Akt-Marrëveshjes firmëtare në Podgoricë, i dha Sulo Mustafiqit – njërit nga zyrtarët e lartë të Partisë Boshnjake të Rrozhajës, një nga tre vendet e nënkryetarit të Parlamentit të Malit të Zi me seli në Çetinë.
Më 4 dhjetor 2012 Milo Gjukanoviçi, edhe me vota të deputetëve shqiptarë, u zgjodh për herë të shtatë kryeministër i Malit të Zi me 44 vota pro, 26 kundër, 1 abstenim, ndërsa 10 deputetë nuk morën pjesë në votim. Mirëpo, ndodhi e (pa)pritura politike denigruese: nuk u (për)zgjodh asnjë shqiptar për postin e Ministrit të Drejtave të Njeriut e të Pakicave, siç ishte, fjala vjen, politikani Ferhat Dinosha, në mandatin e kaluar qeverisës, i cili tani ka statusin e ambasadorit të Malit të Zi në Shqipërinë Londineze.
Dikushi mund të dvetin: Pse partitë (koalicionet) politike kombëtare shqiptare nën Malin e Zi janë të “dorës së tretë” në politikat e ndryshme presidenciale, legjislative e ekzekutive të këtij shteti të vogël ballkanik me urrejtje e luftë bio-politike shovene ndaj shqiptarëve etnikë, ndërkohë që po ecën drejt integrimeve euro-atlantike në BE e NATO? Faktet flasin vet: Marrëveshja e 6 nëntorit 2012 për koalicion pas zgjedhor; mosdhania e asnjë posti të lartë për shqiptarët në “kryesinë e vogël” të Kuvendit 81 vendësh të Çetinës; heqja e një posti ministror shqiptar në qeverinë e re të Podgoricës; mos ligjësimi në shtator 2013 (sipas Marrëveshjes) i statusit komunë e plotë e më vete i Tuzit urban; marrja përtej akteve politiko-mafioze më 26 janar 2014 e të vetmes komunë shqiptare të Ulqinit nga partia udhëhjekëse e Gjukanoviçit; procesi final shoven në shkurt 2014 i ndamjes së Plavë-Gucisë etno-historike shqiptare në dy komuna për haraç e llogari malazeze-serbe-boshnjake në brigjet e Limit e të Moraçës, etj., etj.
Çështja
shtrohet edhe ndryshe: Atëherë, pse i mori Gjukanoviçi partitë (koalicionet)
politike kombëtare shqiptare në Koalicionin “
Liderët e
strukturat e partive e koalicioneve politike kombëtare shqiptare nën Malin e Zi
duhen mirëkuptue ma qartë edhe në një pikë të vetme që nuk e dinë as Toka e as
Qielli, as varret e shumta të shqiptarëve trojenik e as lapidaret e paktë të
shqiptarëve heroik, faktin nëse është ma mirë në opozitë apo opozitë, nëse je
ma mirë me malazezët apo me serbët, etj. Fakti që politikanët shqiptarë nën
Malin e Zi bien pa u ngrit mirë si figura politike publike është përgjegjësi
edhe e faktorit politik shqiptar në Ballkan sidomos Tirana e Prishtina zyrtare
që nuk iu rrijnë afër e drejtësisht për t’i promovuar mirësisht në hapësira
etnike shqiptare, në diasporat shqiptare e në institucione (ndër)kombëtare.
Politik(ç)bërës shqiptarë, ju shoqëri civile, shqiptarë etnik atdhetarë në trevat etnike shqiptare nën Malin e Zi, në Shqipërinë Londineze, në Kosovën dardane Euro-atlantike, etj. e deri në Bruksel e në Amerikë: Malësia shqiptare nga Ulqini në Rrozhajë është një “Mitrovicë e heshtur” që po kthehet haptas e shpejt në një “Çamëri të Dytë”.