Speciale » Karanxha
Ilia Karanxha: Albanologjia në bibliotekat e Firences
E shtune, 11.01.2014, 09:01 PM
ALBANOLLOGJIA NË BIBLIOTEKAT E FIRENCES
EKSKLUZIVE NGA ILIA S. KARANXHA
Se çfarë përfaqëson Firencia për kulturën dhe artin italian në veçanti dhe atë evropian në përgjithësi është sot një fakt i mirënjohur në mbarë botën e civilizuar. Provë e gjallë në këtë drejtim nuk janë vetëm bibliotekat e panumurta të ngritura e të mirëmbajtura prej shekjush nga vetë fiorentinit, por edhe ngritja dhe funksionimi krahas tyre të një sërë bibliotekash e institucionesh kërkimore shkencore të huaja me karakter umanistik nga shtete apo universitete që mbahen sot ndër më të zhvilluarat në botë. Si të thuash në djepin e kulturës evropiane këto shtete apo institucione ballafaqojnë dhe zhvillojnë kulturrën e tyre shkencore umanistike.
Mes këtyre institucioneve e bibliotekave jo-fiorentine mund të kujtojmë këtu Institutin Universitar Evropian të ngritur qysh nga viti 1976; Instititutin gjerman mbi historinë e artit (Kunsthistorisches Institut) të themeluar më 1897; bibliotekën Berenson në Villa Tati-Firence të bashkuar qysh më 1961 si pjesë e Universitetit të Harvardit(ShBA); bibliotekën Bill Kent pranë Monash University Prato Centre që ruan një fond të pasur librash mbi historinë e artit që vijnë nga Warburg Institute i Londrës; British Institute i Firences i themeluar më 1917 nga një grup studiuesish që jep një kontribut të shquar në promovimin e kulturës angleze për italianët dhe asaj italiane për anglezët; bibliotekën e Instituti Universitar Ollandez mbi kulturën e artin e Vëndeve të Ulta; shoqatat Itali-Rusi e Itali-Hungari me bibliotekat e tyre përkatëse e kështu me radhë edhe shumë bibliotka të tjera të huja më të vogla.
Ja pra në këtë arqipelag të panumurt bibliotekash fiorentine e jo-fiorentine Shqipëria, shqiptarët apo gjuha shqipe a kanë ndonjë vend në atdheun e Dantes, Petrarkës, Bokaçios apo Koluçio Salutatit?
Në një
vizitë turistike që bëra shumë vite më
parë në shtëpinë muze të Dantes gjeta të
ekspozuar në vitrinat e tij edhe
variantin shqip të “Komedisë hyjnore” të
shqipëruar nga Pashko Gjeçi. Ajo ishte vendosur aty mes përkthimeve më
të mira që i ishin bërë në harkun e
shumë shekujve kësaj vepre me famë botërore.
Ky fakt do të më sillte
ndërmënd portretet më të hershëm
të Pirros së Epirit, Mikele Tarkanjotës apo Skëndebeut që ruheshin prej
shekujsh në Uffizi për të cilat jemi
mësuar t'i konsiderojmë si
origjinale. Do më bënte të
kujtoja simfoninë “Skënderbeu” të Vivaldit(1678-1741 që u lojt në pranverën e
vitit 1718 me një sukses aq të madh, me rastin e inagurimin të
teatrit në rrugën Pergola të Firence, sa vuri në zili edhe sienezët që
të organizonin edha ata çfaqen e kësaj sinfonie
me qëllim që të mos ndjeheshin më poshtë se fiorentinët. Do më kujtonte afreskon e madhe të
Bernardo Poccetit(1548-1612) në Salla Bona
-Palazzo Pitti ku pasqyrohet pushtimi i Prevezës në Shqipëri nga
fiorentinët më 3 maj 1605. Do më
kujtonte skluptorin e shquar fiorentin Romano Romanelli(1882-1968) jo vetëm për
monumentin e tij të bukur të Skënderbeut të ngritur në Romë me gjykimin e
miratimin e njëzëshëm të intelektualve
të shquar fiorentinë por edhe për të gjitha monedhat shqiptare me një cilësi të lartë që ai
derdhi gjatë periudhës së Zogut. Do të më kujtonte vitet shumë
intensive që rilindësja jonë më e shquar
Dora D'Istria kaloi këtu në Firence deri në momentet e fundit të jetës së
saj. Do më kujtonte arqitektin e shquar
po ashtu fiorentin Gherardo Bosio
(1903-1941) prej të cilit trashëgojmë edhe sot e kësaj dite planimetrinë e të
gjitha godinave të ngritura në qëndrën e Tiranës nga ministritë deri tek
univesiteti.
Nuk do të ishte pa interes të kujtonim po këtu se si fiorentinët, për të nderuar e përjetësuar në një fiksion kinematografik politikanin, shkrimtarn, mecenatin e umanistin më të famshëm të rilindjs italiane e fiorentine Lorenzo de Medici(1449-1492) të ashtuqojturin “il Magnifico”, zgjodhën aty nga vitet 1930 më të madhin e shqiptarve aktorin me famë botërore Aleksandër Moisiun.
Ja pra mjaft pikënisje ugurmirë krenarie. Thjesht një arsye më shumë që të nxit për të gjyrmuar se çfarë lidhje të tjera mund të ketë pasur mes Shqipërisë dhe Firences? Çfarë pasurish albanollogjike fshihen në biblotekat e muzeumet e këtij qyteti ? Dy pyetje që integrohen tek njëra tjetra ndërthuren me njëra tjetrën e kompletojnë njra tjetrën tek shikojmë të projektohet qysh nga kohët më të lashta të etruskëve e deri në ditët tona një histori fiornetine e Shqipërisë e paralel me të një pasuri e pamasë albanollogjike e shpërndarë dhe ruajtuar me kujdes në qindra biblioteka e muzeume të Firences që prej shekujsh nderojnë këtë qytet në të gjithë botën.
Kështu edhe pse Shqipëria në kryeqëndrën e Toskanës (“e toskëve” do të bërtiste dikush i dalldisur pas trasformimeve etimollogjike) nuk ka një institut apo bibliotekë albanollogjike që në portën e saj të mbante një pllakatë me një mbishkrim të tillë, aq të dëshëruar për të gjithë shqiptarët, ajo prapë se prapë ekziston. Eksizton në përmasa e temtika të larmishme të tilla sa që mund të ballafaqohet denjësisht me institucionet e bibliotekat albanollogjike më të mira të Shqipërisë e të botës në pikpamje numerike e cilësore të fondit librar e arkivistik.
Një histori fiorentine të Shqipërisë mund ta nisim me antikitein. Me debatin se kush janë etruskët dhe gjuha etruske. Pra dikush pretendon se e ka zgjidhur misterin etrusk, dikush deshifron gjuhën etruske dhe e quan atë një gjuhë të gjallë (lingua viva) duke gjetur paralelizma me gjuhën moderne shqipe e të tjerët që i mohojnë këto cfilitje.
Por këtë histori fiorentine të shqiptarve e Shqipërisë mund ta shikojmë edhe kur Petrarka në vitet 1341-1343 përfundonte variantin e parë të veprës së tij mbi Burrat e Shquar (De viris illustribus) ku mes të tjerve do trajtoheshin edhe Pirroia i Epirit dhe Aleksandri i Maqedonisë. Dy kode dorëshkrim që ruhen sot në Bib. Laurenziana të Firences përmbledhin këtë vepër të Petrarkës e cila do t'i shërbente pak më vonë edhe princit Francesco nga Carrara (?-1388) të bënte zbuklurimin e pallatit të tij në Padova pikërisht me këta burra të shquar. Në vazhdën e Petrarkës dot të shkonte edhe autori i famshëm i Decamoroni-t fiorentini Giovanni Boccaccio kur shkrojti veprën tjetër të tij Fataliteti i burrave të shquar (De casibus virorum illustrium-1356-1360). Këtu zunë vënd mes të tjerve Alessandri I, (Mollosi) Mberti i Epirit, Olimbia dhe Pirroia i Epirtit vepër e cila pati një përhapje të gjërë në Evropë dhe shumë kode dorëshkrim të saj u zbukuruan me miniatura nga më të bukurat të kësaj gjinie.
Me Pirron dhe Aleksandrin e Madh do të merej edhe umanisti fiorentin Lino Coluccio Salutati (1331-1406) i cili në veprën e vet De origine civitatis Florentiae et eiusdem famosis civibus (Mbi origjinën e qytetit të Firences e qytetarët e saj të famshëm) do t'i shikonte ata si strategë të mëdhenj që u mundën apo që u tejkaluan nga fuqia e Romës. Në Firence, njëlloj si në Padova, një sallë (Aula Minore) në Palazzo Vecchio, qysh në atë kohë pallati komunal i Firences, do të zbukurohej me figurat e këtyre personave të shquar.
Në fillim
të shekullit që sapo kaluam studiuesi me origjinë rumune Nicola Jorga lexovi në
bibliotekën Medicea-Laurnziana në një
kod dorëshkrim të kopjuar nga
Ëngjëllorët e Drishtit një shprehje në gjuhën shqipe që sipas të gjitha
ngjasave duhej t'i takonte kohës të Skënderbeut dhe për më saktë vitit 1462.
Publikimi i kësaj gjetje më 1915 u
cilësua prej të gjithëve me rëndësi të veçantë linguistike e historike.
Fakti ngjalli një euforizëm të
jashtëzakonshëm jo vetëm mes atdhetarve shqiptarë por në mbarë botën akademike
bile për shumë vite me radhë. Një
bibliografi e pamasë u prodhua rreth
asaj që duhej të shënonte pikënisjen e gjuhës shqipe e që shumë shpejt
hyri të bënte pjesë në të gjitha tekstet shkollore me emëtimin “formula e pagëzimit.” (Shih:
Kështu paralel me zanafillat e një historie fiorentine të Shqipërisë e shqiptarve zhvillohet edhe ajo bibliografike që siç e pohuam më sipër ka përmasa të jashtëzakonëshme e të krahasueshme me një Institut albanollogjik.
Për të hedhur sa më shumë dritë mbi këtë pasuri albanollogjike fiorentine të çmuar për gati 8 vjet me rradhë gjyrmuam të gjitha bibliotekat e Firences e rezulatat e kësaj pune nismëtare kanë zënë vend në një vepër me karakter bibliografik dhe biografik nën titullin “Albanollogjia në bibliotekat e Firences” e cila përmbledh më shumë se 20.000 referenca bibliografike. Në një farë mënyre edhe një lloj biblioteke virtuale e shkencës albanollogjike në qytetin e Firences.