Mendime
Luan Dibrani: Jam shqiptar e jo mysliman
E enjte, 03.10.2013, 09:03 PM
Edhe pse i takoj fesë islame jam shqiptar e jo mysliman, edhe gjermani, francezi, skandinavët janë të besimit katolik, por kurrë nuk thonë se janë katolik as romak!
Shkruan Luan Dibrani
art@asllandibrani.com
Po Shefqeti me te
komunikonte vetëm serbisht , se shqipja nuk i
hyri në kokë po si hyri!
Ishte një Shefqeti nga Shkodra.
Popullata i thoshin në shenjë nderimi Aga Shefqet .Ishte një burrë
i tokës punëtor dhe i
ndershëm . I kishte do vite bukur duke
ju afruar pleqërisë .
Xha Shefqeti për tu bërë idare e
kish pas një gomar. Krejt nahija e Shkodrës i thoshte Shefqet
mësuesi. Xha Shefqeti jo qe
kishte qenë mësues por gomarit i pëshpëriste në vesh vazhdimisht . Xha Shefqeti iu ra ne sy edhe fshatareve
qe pëshpëriste me gomarin. E bënte në heshte duke , pasur kujdes
qe mos ta dëgjonin tjerët. Ditë
pas ditësh , shefqetaga
u bë temë diskutimi në fshat, se çka po pëshpërit me gomarin. Nga kureshtja një
ditë një djalosh i ri , i shkathet pa u hetuar
e përgjoj Shefqetagen ,se çka po
i pëshpërit Gomarit. Ai u zemëruar në agën Shefqet qe i pëshpëriste
gomarit serbisht . Po Xha Shefqeti
e kishte blerë gomarin nga një serb. U përpoq me ja mësuar shqipen po nuk mundi . Aga Shefqet i thoshte
gomarit majtas ai shkonte sipër
inat djathtas .Ai i thoshte djathtas
ai të kundërtën . Kur
ju nxehshin nervat Shefqetages e zdapte
gomarin dajak . Po Shefqeti me te komunikonte vetëm serbisht , se shqipja nuk i
hyri në kokë po si hyri. Një dite Aga Shefqet
ish ngatërruar keq me gomarin , dikur i than populli, pse aga Shefqet
po i flet serbisht gomarit .
Mos
ma merrni gomarin nëpër gojë!
-O pasha agën e kam blerë nga serbi dhe u
mundova me ja mësuar shqipen e dikur e pash
qe veç serbisht po merr vesh .Xha Shefqeti
e vazhdoj bisedën duke u shprehur edhe tjetrën e bana me mend
se po e nënçmoj shqipen aq gjuhë të bukur me i fol
gomarit! - Rënd po me duket!? Hahahaha,
plasi gazi nga të pranishmit . Po
mirë e ka qe besa, u shprehen fshatarët në mes veti . Xha
Shefqeti ia plasi të qeshurit dhe shtoj,po qe besa or burra ,sot ka
në mes këtij populli edhe ma
budqallenj dhe ma hajvan janë se gomari im!. Pastaj shume shtoj , mos ma
merrni gomarin nëpër gojë hahahah se si gomari im ka sa të duash me dy këmbë ! Ahahaha prapë u dëgjuan zërat duke qeshur. Po ky është hajvanët e ka arsye,
po dove
vetëm bishti dhe veshtë po ju mungojnë se hiq ma të mençur nuk janë!
Shefqet Efendi Krasniqin me Fuad Ramiqin, Olsi Jazexh,Milazim Krasniqi, Naim
Tërnava, Fuad Ramiqi, Ferid Agani, Memli Krasniqi, Hysamedin Feraj, Eshref
Ymerietj .
Sipas këtij
proverbi qe i ka ngjarë xha
Shefqetit nga Shkodra , ma kujtoj
një emër tjetër Shefqet Efendi
Krasniqin me Fuad Ramiqin, Olsi Jazexh,Milazim Krasniqi, Naim
Tërnava, Fuad Ramiqi, Ferid Agani, Memli Krasniqi, Hysamedin Feraj, Eshref Ymerietj, lozur rolit e përçarjes , abuzimit
dhe manipulimit të masës me ndjenjat e një pjese
të rinisë shqiptqare!
- Këta njerëz përpiqen këtë popull ta manipuloj me gjuhë, e me fe,
duke i ngatërruar termet
e etnitetit nacional
me atë fetar, sikur gomari i
xha Shefqetit nga Shkodra, po bile atë
qe e
ka mësuar po e ruan , ka mbet
gomar ,po me gjuhën e pronarëve serb , pa u bere lakmitar me ndërruar gjenezën e vet si Shefqet Krasniqi me
elitën e tij qe kanë kaluar
në një ekstremitet fetar të pa skrupull, duke
lozur rolit e përçarjes , abuzimit
dhe manipulimit të masës me ndjenjat e një pjese
të rinisë qe për çdo ditë janë
duke i futur në rrugë të pa krye, të pa koncept për
formimin e rinise dhe popullatës .
Këta hoxhallarë asnjanës
janë si gomari i agës
Shefqet e nisin me përshëndetje arabisht e përzien
shqip dhe e përfundon turqisht e
serbisht , duke e ndërruar konceptin
e çështjes fetare me atë kombëtare . E quajnë veten
mysliman, por jo edhe shqiptar.
A thau lind pyetja, përse këta
injorant të shqipes nuk e flasin
shqipen, një gjuhë qe ,
dashtë e pa dashtë është gjuhë
indoevropiane , që shumë gjuhë të
botës i
kanë fjalët tona të marra apo edhe të huazuara. Lutjet , namazin,
ezanin i flasin arabisht . A
thua ç'kuptim ka nëse
këto ceremoni fetare i kryejnë në gjuhë të huaja.
Sa
kanë atëherë të drejtë ta bastardojnë këtë gjuhë aq të bukur që e trashëguam nga dijetaret shqiptar qe përbuzen nga
injorant tip mashtruesish ? Shqiptarë të fesë në besimin
islam në Kosovë ka, por janë njerëz , qe i
kontribuojnë shoqërisë dhe kulturës
shqiptare, pa
krijuar huti në familje apo
shoqëri .këta janë tjerë
mashtrues
, injorant dhe të pa identitet as kombëtar as fetar. Kur flet ma ta, deklarohen mysliman nga një
propagandë shumë perfide
antishqiptare,
antikombëtare .Këtu po del deri populli
boshnjak është ma i
vetëdijesohem dhe ma i emancipuar se sa
shqiptarët.
Te gjithë popujt kanë një besim në fenë islame , katolike, ortodokse , protestante , budiste etj, por ceremonitë e veta fetare i bëjnë në gjuhët e veta , pos popullit turk edhe ai shqiptar!
Shkojmë edhe ma tutje
përse nuk e përkthejnë
kuranin këta tip hoxhallarë në gjuhën shqipe me u lut në gjuhën shqipe, me u falë në gjuhën shqipe me i
falë festat e bajramit në gjuhën shqipe .Te gjithë popujt kanë
një besim në fenë islame ,
katolike, ortodokse , protestante ,
budiste etj, por ceremonitë e veta fetare i
bëjnë në gjuhët e veta , pos popullit turk edhe
ai shqiptar , tjerët
falen në gjuhën e
vet . Ma se paku , këta dy popuj kanë bërë progres në studimin tamam siç thotë kurani .Këta shërbëtor
të huaj
ju nënshtrohen manipulimeve të njerëzve qe Kosova e varfëron mjaft
buxhetin me i shkolluar dhe
kthehen me alamet diploma si
hoxhallarë, pa qenë në gjendje një fjalë
në shqip me e përkthyer . Në prag të shuarjes se ish Jugosllavisë një
mashë e fortë e ish
pushtetit jugosllav RRahman Morina u
shpreh se "këtu një dreq i madh
është" s' kishe pas faj ,edhe pse
këtë thënie, e tha me pahiri ,se këtu është një dreq i madh po dihet .Na nuk dimë as vet çka duam ,duhet me i pyet të huajt ,ne çka duam ,se
vet nuk e dimë,!?... Gjatë luftës u përzumë thuaja të gjithë nga trojet tona të
vrarë ,te masakruar , të dhunuar .Të gjitha këto u shumëkush i
harroj. Burrat dhe gratë qe i
përjetuan këto, mbeten burra e gra
pran djepit kombëtar , po këta
qe nuk ishin as në atë kohë as në
këtë kohë në rreshtat e çlirimit sot
e hedhin gjuhën tonë , kulturën , artin, figurat historike dhe kombin
shqiptar ne hedhurina si bagëtinë e
ngordhur!!! Armiku me i madhe i shqiptarit është vet
shqiptari , këtë thënie rilindësit tanë e thanë,por mjerisht edhe sot
qëndron shprehje dhe si terme aktual. Për mua shteti dhe
kombi kanë prioritete, edhe pse i takoj fes islame, unë, jam shqiptar e jo
mysliman,edhe gjermani është katolik ,por kurrë nuk thotë se është romak,këto
duhet ti dinë të gjithë shqiptarët e të gjitha konfesioneve,këtë nuk guxon kush
ta mohoj,,ne jemi shqiptar"me
tjerat ku kemi kaçik me u prezantuar!
Populli gjerman u shartua tri herë, ndësa ai
shqiptar 30 her dhe prap del i eger!
Me tha njëri, një ditë se Gjermania e ka shartua popullin e vet tri herë. Po mirë i thash në shqiptarët qe 30 here shartohëmi, po prapë po dalim të egër, andaj është koha të vetëdijesohëmi rreth gjenezës sonë ,kulturës, artit dhe shkencës dhe ti lëmë punët e kota të matrapazëve shqipfolës me belbëzime dhe me propagandën e vet . Rininë shqiptare janë duke e quar deri në luftërat e fundit të botës, duke i nxitur edhe në luftën civile në Siri ne emër të " Vëllaznise Myslimane" .
Ja
simbolet e këtyre njerëzv që vdesin për vende e huaja duke harruar
popullin shqiptar të coptuar
në 6 shtetet ballkanike!
Për çdo ditë po i lëne eshtrat si mercenarë. Gratë e tyre mbesin prapë në duart e "mëshiruesve" duke i lodruar dhe prekur ne moral këta alamet hoxhallarësh, ne emrin e ngushëllimit luajnë me ndjenjat dhe varfërinë qe i ka kapluar ketë kategori të rinjsh duke ja prish edhe moralin në shtëpitë e tyre!!!Me mijëra fëmijë të këtyre familjeve po mbesin pa baba. Fëmijët e tyre jetim po mbesin pa buke , ujë e kushte nëpër duart e huaj. Merreni me mend këta "trima " luftojnë për Sirinë e nuk ju shkon mendja se e kemi frontin të hapur me Serbinë , Maqedoninë , Greqinë e Malin e Zi për të drejtat e shqiptarëve !!!