Mendime
Pirro Prifti: Dy shkelje ligjore elektorale
E enjte, 13.06.2013, 09:53 PM
Dy shkelje ligjore Elektorale që do të shkaktojnë Kontestim të fortë pas-zgjedhor
Nga Pirro Prifti
Afrimi i
zgjedhjeve i ngjan një tornadoje të
fortë e cila do të tundë nga themelet edhe një herë Shqipërinë, si në politikën
e brëndëshme ashtu dhe në politikën e jashtme, dhe ashtu si e kemi zakon, do të
ngrejmë sytë dhe do tu kërkojmë ndërkombëtarëve të na zgjidhin problemet të
cilat duhet t`i kishim zgjidhur vetë.
Dy
ceshtjet e forta ligjore për mbarëvajtjen e zgjedhjeve si:
-Komisioni
Qëndror i Zgjedhjeve i cili përbëhet nga
katër përfaqësues në vënd të shtatë
përfaqësuesve, pra faktikisht e ka të pamundur të marrë vendime të rëndësishme
zgjedhore, e për pasojë zgjedhjet do të vihen në kontestim që në fillimet e
saj.
-Dështimi
i numurimit elektronik në Fier i cili sipas mendimit tim është i qëllimtë, dhe
dështimi i kontrollit të kartave të
identitetit me anë të aparaturave përkatëse në Tiranë i cili gjithashtu është i
qëllimtë.
Të dyja
këto probleme dështuan të zgjidhen
sigurisht për konflikte politike të dy partive të mëdha argumentat e papajtueshme
të të cilave shkaktuan mos plotësimin e
shtatë vëndeve në KQZ., dhe për pasojë këto numra të cunguar shkaktuan
dështimin e zbatimit të të dy vendimeve për të cilat fola më sipër.
Këto
ngjarje të rënda të cilat në sytë e elektoratit nuk bëjnë shumë përshtypje
sepse janë mësuar me parregullsi dhe i presin anomalitë e zgjedhjeve ashtu si i
dehuri që kënaqet kur thyen gotat dhe pjatat në një tryezë lokali të shtruar
për aheng.
Këto
ngjarje kanë shkaktuar shumë shqetësim tek ndërkombëtarët sidomos tek amerikanët
, të cilët presin të parët rotacionin që sipas tyre duhet të jetë i domosdoshëm
dhe i detyrueshëm.
Më
pak optimistë janë përfaqësuesit
europiane të cilët mendojnë se rotacioni mund të jetë i nevojshëm por edhe nëse
nuk bëhet nuk duhet të ketë ndonjë problem.
Le të
kthehemi tek zgjedhjet që janë në prag të derës dhe të shohim se përse kanë ndodhur këto anomali të formës
së mos zbatimit të ligjit të parlamentit përsa i përket moszbatimit të formulës
përkatëse prej shtatë anëtarësh.
Në këtë
rast pavarësisht se maxhoranca në fuqi nga ana formale duhet të ketë kryetarin e KQZ, një difekt
tjetër ligjor ka nxitur si pa dashje këtë cregullim: bëhet fjalë për mos pasjen
e një neni i cili ndalon largimin e deputetëve nga një grup parlamentar tek një
tjetër , gjë që ka shkaktuar jo pak konflikte dhe crregullime cilësore të
parlamentit edhe në të kaluarën. Kjo për
arësye sepse deputeti nuk është një individ i vecantë i cili mund të bëjë c`të
dojë me mandatitin e tij; ai në rradhë të parë ka obligime të forta ndaj atyre
të cilët e kanë zgjedhur dhe si i tillë, nuk mund të shkojë nga një grup
parlamentar në tjetrin.
Kështu
ndodhi me të tre deputetët socialistë
K.Islamin, Dogjanin dhe Kadellin, të cilët si pa gjë të keq, duke u
justifikuar me pretekstin se shkonin keq me Kryetarin e P.S., u larguan.
Normalisht nëse ligji do të ishte në rregull, këta deputetë duhej të
zëvëndësoheshin me të tjerë në rast mos-marrëveshjesh, dhe jo të konvertoheshin
sipas dëshirës klienteliste nga të majtë -në të djathtë dhe anasjelltas.
Ndonjëri mund të thotë se është e drejta e Deputetit të ketë lirinë e tij për
të votuar si të dojë.
Kjo nuk
qëndron sipas mendimit tim, sepse për rastet e votimeve jo të rëndësishme ata
mund edhe të shprehnin opinionin e tyre personal, por në rastin e vendimeve të
rëndësishme për tu votuar, deputeti është i detyruar të votojë sipas Grupit
përkatës parlamentar, sepse në këtë rast shpreh në mënyrë identike edhe
opinionin e elektoratit.
E parë në
këtë prizëm maxhoranca aktuale nuk i kishte numrat e nevojshëm për të
qeverisur, dhe kjo do të shkaktonte një mocion mosbesimi, dhe opsionet e
ardhshme të parlamentit dhe qeverisë shqiptare duhej të ishin ndryshe: ose do
të bëheshin zgjedhje të parakohëshme parlamentare ose do të bëhej një qeveri
teknike.
Sigurisht,
këto crregullime ligjore të pa rregulluara deri më sot, duke u bërë të
pranueshme që në kohën tetë vjecare
të qeverisjes socialiste, por vazhduan
edhe në këtë periudhë, ku maxhoranca parlamentare është e djathtë, po japin
frytet e tyre negative si këto dy shkelje të rënda dhe mos zbatime ligjesh, të cilat do të
shkaktojnë menjëherë pas zgjedhjeve,
probleme të rënda ligjore në interpretimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe
për pasojë një konflikt të madh ligjor, etik, dhe me pasoja për aparencën e
Shqipërisë në Europë e botë.
Së fundmi unë në nuk mund të them se kush është fajtori, por mendoj se njerëz të arësyeshëm dhe profesionistë do t`i kishin shmangur këto gafa ligjore dhe këtë mos zbatim të vendimit nga KQZ, e cila do të mbajë përgjegjësi të rëndë për dështimin e votimit elektronik ne Fier, dhe dështimin e kontrollit të kartave të identitetit në Tiranë si dhe në përgjithësi për në gjithë vendin.