Kulturë
Drita Lushi: Njeriu që shkruan për të tjerët
E enjte, 21.03.2013, 10:54 PM
 NJERIU QË
SHKRUAN PËR TË TJERËT
NJERIU QË
SHKRUAN PËR TË TJERËT
-
Timo  Mërkurit-
Në ekuinoksin e Pranverës, dhe në Ditën e Poetëve
Nga Drita Lushi
Një libër
që më mbërriti në punë ditëdatën e 13 – marsit, jo vetëm që ishte një surprizë,
por mu duk dhe si një urim dhe ogur i mirë për ditëverën  që po priste pas dere, e që une do i çelja
portën e stinës  së  shpirtit tim 
në datë 14 .
E unë, që
i gëzohem si fëmijë çdo surprize, e çdo pranvere, nuk kisha si të mos bëhesha
“superticioze” duke i thënë vetes: “kjo stinë do jetë e mbushur me libra”
Nuk ka
gjë më të bukur se librat!
Ju mund
të thoni që ka edhe më bukur se librat, mund të doni detin, lumin, malin,
shëtitjet, udhëtimet.Dakord, edhe unë i dua, por jo më shumë se
librin.Skepticizmit tuaj une i kaloj anës duke qeshur nën buzë dhe nuk ndeshem
me të.
Pas
“THOMAI  QË  MBOLLI KRIPË” që më erdhi si surprizë, në
vitin 2012, “EPOKA QË  VERBON  POETËT” ishte një tjetër dhuratë e Timo
Mërkurit!
Kush
ështëTimo?
Nuk e
njoh personalisht, por njoh  fjalën e
tij, përmes librave, por edhe përmes një kartoline  poetike publike në Krishtlindjen e vitit
2012, drejtuar mua.
Hap
internetin dhe kërkoj emrin e Tij.
Po të
lexosh ne Blogun e Timo Mëkurit, veç 
Detit  Jon  e fotos së tij është kjo shprehje, që mu ngulit
në mëndje:
“Ah, ky
det, ky det që nis te zemra ime”
E nuk ka
si ndodh ndryshe!
Ky njeri
me zemrën e pashtershme si det, i  ka
marre gjithë mirësinë, valët,
qetësinë,
frymëzimin dhe në muzg, apo agim, nuk e ndal valën e fjalës per poetët dhe  shkrimtarët, me përsiatjet e tij të
mrekullueshme që mbartin, thjeshtësi, profesionalizëm, mirësi, dhe art  studimor.
Nuk marr
përsipër te bëj përsiatje, mbi përsiatje, sepse këto i ka bërë më shumë se
bukur Timoja, por thjesht desha të falënderoj dhe përgëzoj këtë njeri që si
ndihet zëri, por i ndihet fjala! Ai 
nxjerr në pah vlerat e kolegëve, por dhe të shume traditave e zakoneve
të shqiptarëve, ngjyrat dhe tabanin popullor të poezive, që në dukje shfaqin  aq modernizëm!
Kush më
mirë se ai flet per vajet,apo për isopolifoninë si  një pjesë e kulturës dhe historisë  autentike shqiptare?
Por që ta
kuptosh dhe  besosh duhet të lexosh  librin “EPOKA QË VERBON POETËT”
Ky liber
lexohet me ëndje, jo vetëm  nga ata për
të cilët ka shkruar Timo, por nga një masë e gjerë njerëzish, sepse mbi të
gjitha ke ç’mëson dhe shijon!
Pasi  lexoj faqet e para, ku ai “përshëndet”  me fjalët e tij gdhendur bukur të gjithë
poetët  e shkrimtarët dhe veprat e tyre,
u ndala pak tek ai letërkëmbim  i
mrekullueshëm  i Timos me të madhin dhe
të paharruarin Mikun Tonë të shtrenjtë Daniel 
Gazullin.
 Perjetova
të njëjtat  emocione si herën e parë kur
lexova gjithë mençurinë tokësore dhe poetike të këtyre  dy burrave :Jugorit dhe Veriorit, e aty pashe
gjuhen e shkrirë  aq bukur mes dy
shqiptarëve të vërtetë.
Perjetova
të njëjtat  emocione si herën e parë kur
lexova gjithë mençurinë tokësore dhe poetike të këtyre  dy burrave :Jugorit dhe Veriorit, e aty pashe
gjuhen e shkrirë  aq bukur mes dy
shqiptarëve të vërtetë.
U
riktheva pak çaste  prapa në qershor 2011,
nga ky letërkëmbim, por libri dhe faqet e tij s’të linin të qëndroje në vend.
Pa
kuptuar arrij fundin!
Ku ka
një  fund më të bukur se sa ky, që thotë
shrimtari Timo Mërkuri:
“Aty ku
s’jam, dërgoj zemrën time”- kur s’mundet ti përgjigjet një ftese poetike nga
miqte e tij.
Dhe kam
bindjen se miqtë e kuptojnë fare mirë, se bashkë me zemrën, ai çon dhe fjalen e
ti magjike, që zbukuron çdo gjë që prek!
Ky burrë,
nuk lindi poet, as shkrimtar.Madje profesioni i shifrave, nuk ka lidhje me
atë  të fjalës. Po ç’rëndësi ka kjo?
Fjala nuk
do shkolle më vete. Atë e ka brenda vetes çdo njeri.
E
rëndëishme ështe të dish ta shprehësh, të mos e ndrydhësh, por  të dhurosh përmes saj dashuri dhe mirësi  siç 
bën Timo.
Kisha
kohe që lexoja përsiatjet e tij të bukura, që nga Poezia e Fatos Arapit dhe për
shumë e shumë të tjerë.
Pot
mbërritja e këtij libri të ri, me dha shtysën për të shkrojtur dy fjalë për
këtë njeri.
Une nuk
jam kritike arti, e as nuk di  të flas me
fjalë  të mëdhaja. Ketë e ka bërë kaq
bukur Profesor  Fatmir Terziu me
titullin  : “Leximi  identitar i Mërkurit”
Fjalët e
mëdhaja une ua lë njerëzve të mëdhenj.
Une jam
thjesht një grua, që do poezinë dhe artin në tërësi e si e tiile mund të flas
vetëm me fjale shpirti dhe zemre!
Se fundi
një pyetje i nderuar Timo: Ku e gdhend fjalën dhe ku e ngjyen penën e artit
tënd?
Gëzuar
ditën e poetëve !
Faleminderit!


 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










