Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Ne qajmë, mafiozët qeshin
E marte, 19.02.2013, 08:57 PM
Gjer kur do t`i lemë
MAFIOZËT të na ç`veshin, ne të qajmë ata të qeshin?
Nga Aurel Dasareti, Arizona (ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake)
Si çdo gjë në natyrë, ne rritemi, lulëzojmë dhe
thahemi. Kjo është lavdia dhe tragjedia jonë.
Jeta është një udhëtim ku destinacioni është i
panjohur.
Qeveritarët, politikanët dhe zyrtarët e sotëm të
trojeve shqiptare ishin të gjithë të varfër para se me i hy “politikës” si
profesion. Dhe, ata kanë vuajtur nga komplekset e vlerës së ulës për shkak të
mjerimit dhe xhelozisë ndaj atyre që i kishin kushtet jetësore më të mira. Si
rrjedhojë, të tillët bëhen shumë herë më hajdutë, shumë herë më të korruptuar,
shumë herë më të pashpirt, shumë herë më tradhtarë, shumë herë më të rrezikshëm
për atdheun dhe popullin, shumë herë më pisa se sa do të bëheshin sikur të
ishin të pasur ose të nivelit mesatar para se me i hy këtij profesioni.
“Mos të ndërzeftë i keqi dhe i shtrembëti!”- na thoshte një oficer.
Një shembull analogjik (i ngjashëm) nga arti
ushtarak. Krimineli Ratko Mladiç ka vuajtur gjithmonë nga komplekset e vlerës
së ulët, andaj, kur ai u emërua si komandant i çetnikëve të Bosnjës më 1992, u
bë më gjakatar se çetnikët tjerë. Torturimi, vrasja dhe masakrimi i atyre që
nuk mundeshin të mbrohen, i jepte një ndjenjë të rreme të sundimtarit i cili me
trurin e tij të sëmurë e kishte bindur veten se është e drejta e tij legjitime
të vendos se: kush do të jetoj e kush do vdes. “Nuk i nënshtrohem askujt”-
lavdëroheshe frikacaku mendjemadh. Megjithatë, sa u burgos nga soji i vet dhe u
dërgua në Hagë, jo vetëm se u nënshtrua, por filloi të bashkëpunojë me gjyqin
edhe për sende që askush nuk e pyeste fare. Kjo, me qëllim që gjyqi ta
mëshiroj. Dhe, studiuesit e shkencave psikologjike-ushtarake edhe njëherë u
vërtetuan se sa dëme të mëdha mund të shkakton një njeri i vogël.
Kështu është edhe më këta kodoshët tonë për të
cilët gjyshi im thotë: “Do të kisha dëshiruar që këta fëlliqësira lilipute
t`i mbledhë në një sallë të madhe, t`i mbylli të gjitha dyert dhe dritaret mos
ikin, e pastaj t`u mëshojë me thupra thane prapanicës lakuriqe, deri sa të
alivanosen.”
Bota nuk është një vend i keq - është ajo që ne
bëjmë me të dhe në të që shkakton problemet.
Komunizmi synonte të krijonte një shoqëri të
mbyllur universale. Mjaft njerëz nuk e pranuan, sepse ishte universale, sepse u
mohonte qenien e tyre kombëtare, dhe prandaj patën një program nacionalist për
ta luftuar. Revolucioni i salepëve 1989 në Evropën Lindore, përfshirë
Shqipërinë, shkatërroi komunizmin, por nuk solli ndonjë formë të re të
organizimit shoqëror. Revolucioni i salepëve u zhvillua në frymën e shoqërisë
së hapur, por koncepti i shoqërisë së hapur nuk ishte i përpunuar, as në teori
e as në praktikë. Qëllimi nuk ishte vetëm të përgatisë një elitë të re, por
edhe të krijojë një vetëdije të re.
Sistemi më i mirë shoqëror është ai ku individi më
i dobët e ndien veten më mirë, më të sigurt.
Mafia nuk është tjetër veçse privatizimi i sigurisë
publike - privatizimi i egër që ka vajtur edhe në mbarë trojet arbërore. Mafia
është në thelb një rrjet i ndërthurur ujdishë midis sipërmarrësve dhe nëpunësve
shtetëror. Është ana e errët e sipërmarrjes së lirë. Situatë e neveritshme.
Njerëzit sillen si kapitalistë të egër, sepse kjo është e vetmja mënyrë për t`u
bërë kapitalist në një shoqëri shqiptare ku nuk ka ligje. Mbështes konceptin e
shoqërisë së hapur, por jam kategorikisht kundër mbështetjes për partitë
politike. Nuk e kam problem të mbështes lëvizjet demokratike nëse do t`i
luftonin regjimet jodemokratike.
Ndryshimet pozitive të trojeve etnike nuk mund të
imponohen nga jashtë, nga diaspora shqiptare e shpërndarë në gjithë rruzullin
tokësor, sepse në fakt, ne të diasporës do të asimilohemi tërësisht, është
vetëm çështje e shkurtër kohore. (Personalisht jam gjenerata e tretë {nga ana e
babait} që jeton në diasporë, ndërsa paraardhësit e nënës time arbëreshe nga
Dasaretia, kanë luftuar kundër barbarëve osmanlinj, por, ishin të detyruar të
lëshojnë Arbërinë dhe vendosen në Itali pas vdekjes së gjigantit legjendar,
heroit kombëtar Gjergj Kastriotit). Punën duhet ta bëjnë pra njerëzit e bordeve
brenda vendit. Dhe, ata përgjigjen. Por, situata e shqiptarëve është unike në
Evropë. Shqipëria, i vetmi shtet që nga të gjitha anët kufizohet me kombin e
vet, me territorin e vet para 100 viteve të amputuar nga Fuqitë e Mëdha dhe
dhuruar fqinjëve barbarë fashistë. Prandaj, në praktikë, shpesh e kam të
vështirë të vendosi për qëndrimet që duhen mbajtur, sepse situata politike nuk
është njëlloj në të gjitha trojet etnike, një qëndrim i përshtatshëm për një vend
mund të jetë i papranueshëm për vendin tjetër.
Atdhetarët e mirëfilltë lypset të mbështeten në
aftësitë e veta për t`i parë punët me sy kritik dhe në vullnetin e tyre për të
pasur rreth vetes njerëz që nuk ngurrojnë të shprehin kundërshtimet e tyre.
Në tokat arbërore nuk funksionon prokuroria dhe
gjyqësori. Lulëzon korrupsioni, krimi i organizuar, vrasjet, prostitucioni.
Amnistohen qeveritarët, politikanët, zyrtarët dhe gjithë mafiozët tjerë që u
pasuruan nga keqpërdorimet. Janë këta Mafioz që jo vetëm se shitën e vodhën sa
mundën pasuritë tona të përbashkëta, të tundura e patundura, por edhe i mbushin
tokat tona me plehra biologjik radikal islamik. Janë këta që nuk dëbojnë për në
Greqi plakun Janullatos dhe “Agimin e artë”. Janë këta që zhytën vendin në
Konferencën islamike. Janë këta që lejojnë osmanlinjtë pushtues të na e
rishikojnë historinë. Janë këta që lejojnë zyra legale për shitjen e rospive
shqiptare te “dhëndurët” pleq e sakat serb, “maqedon”. Janë këta që lejojnë
“ndihmën” e vendeve arabe për ngritjen e minareve të gjata si raketat iraniane
por nga “bamirësit” nuk kërkojnë euro e dollarë për ngritjen deri në qiell të
shkollave, spitaleve, fabrikave. Janë këta që shitën Mitrovicën duke mos
kërkuar trajtimin reciprok të shqiptarëve të Luginës së Preshevës me at të
serbëve të Kosovës. Janë këta që pranojnë gjithë ofendimet dhe maltretimet e
popullsisë shqiptare të FYROM-it nga sllavo-folësit. Janë këta që nuk ua
mbledhin armët rebelëve të 1997-tës. Janë këta që nuk dënojnë me vdekje ose
burgim të përjetshëm kriminelët e vrasjeve me paramendim për motive
gjakmarrjeje. Janë këta që kontribuojnë në ngujimin brenda katër mureve të
njerëzve, “faji” i vetëm i të cilëve është sepse i takojnë familjes së
gjakmarrësit. Janë këta që nuk dëbojnë nga trojet stërgjyshore spiunët e huaj
të maskuar në “shoqata bamirëse”. Janë këta që nuk i rrahin dhe burgosin rëndë
ata hoxhallarë shqipfolës të cilët keqpërdorin xhamitë duke propaganduar
politikën e huaj në “xhematin”, fëlliqësirat që përpiqen të instalojnë sheriatin
primitiv Aziatik në tokat tona Evropiane. Janë këta që lejojnë organizimin dhe
lehjen e qenve vahabit islamik në demonstratat e shumta rrugëve dhe qendrave të
qyteteve tona. Janë këta që nuk i rrahin me shkopinj zagarët vahabit që në
demonstrata bartin flamur arabistani. Janë këta që lejojnë diskriminimin e
femrave shqiptare duke i lejuar vahabitët që t`i detyrojnë ato të mbulohen fund
e krye. Janë këta që para botës civilizuese na turpërojnë si komb, sepse
lejojnë sjelljen rrugëve të specieve tragjikomike me mjekra të gjata të palara
e mustaqe shave, në kryet boshe basmë homoseksualësh nga mëndafshi të
qëndisura, të veshur me shallvare të shkurta qesharake, edhe dimrit me sandale
të shkretëtirës dhe pa çorape, vetëm
devet u mungojnë të kompletohen.
Jemi aq të decentralizuar e të hapur sa që problemi
qenësor është se dora e djathtë nuk e di se ç`bën e majta. Shqipëria dhe trojet
tjera etnike e kanë keqkuptuar demokracinë sepse e refuzojnë burokracinë.
Funksionimi pa burokraci na ka bërë shkapërdarë dhe tekanjozë sepse nuk mundemi
të kontrollojmë veprat penale antishqiptare të qeveritarëve, politikanëve dhe
zyrtarëve, por edhe të mafiozëve të rëndomtë. Na duhet një organizatë e fortë
dhe e qëndrueshme që përveç tjerash do të ndjekë në çdo hap veprat e secilit,
një organ kontrollues, quajeni burokraci po të doni.
Projekti,
formula e pakontestueshme, formula e vetme e mbijetesës së kombit tonë dhe
Shqipërisë natyrale është kjo:
Nuk është e mjaftueshme vetëm të bëhet
pyetja "Kush
duhet të qeverisë a të drejtojë", por pasi t`i zgjedhim më të mirët dhe të pa-korruptuarit të gjejmë
mënyrë "Si
të kontrollohen ata që drejtojnë", apo më saktë,
"Si t`i organizojmë institucionet politike në mënyrë që t`i ndalojmë
qeveritarët e këqij a të pazotë të na bëjnë shumë dëm". Nuk ekziston asnjë tip autoriteti
politik sipëror, më i mirë nga të tjerët e i vlefshëm në çdo situatë. Të gjitha
format e legjitimimit të pushtetit ("prejardhja e fisme", "hiri
hyjnor" apo zgjedhja nga populli) e humbasin rëndësinë përballë çështjes
së kontrollit, sepse edhe sikur ata që qeverisin të kenë ardhur në pushtet në
mënyrë legjitime, kjo nuk do të thotë aspak se veprimet e tyre janë të
përligjura.
Observoj se kalemxhi të palodhshëm paraqiten
rregullisht në të gjitha mediumet shqiptare me letra të natyrave të ndryshme.
Por, edhe sikur të shkruajmë me miliona letra deri sa të na paralizohen
gishtërinjtë nga tastiera e kompjuterëve, të alivanosemi ose vdesim nga lodhja
psikike dhe fizike, nuk do të kemi asnjë milimetër avancim të synimeve tona atdhetare
nëse nuk e realizojmë 100% formulën e shpëtimit që e përmenda më lartë.
Dëshira njerëzore për liri është diçka zanafillore
që e gjejmë që tek kafshët e fëmijët e vegjël. Në fushën politike, ndërkaq,
liria kthehet në një çështje problematike, sepse, liria e pakufizuar e çdo
individi, e bën të pamundur bashkë-jetesën njerëzore. Kur jam i lirë të bëj çka dua, atëherë jam i lirë t'u
vjedh të tjerëve lirinë e tyre. Doemos duhet të përkufizohen
liritë e Mafias që shitën atdheun, që shtyjnë kombin dhe trojet tona drejt
humnerës. Nëse jo tash, atëherë kur?
Vetëm në qoftë se do të arrihet të dominohet
shoqëria dhe të varet ekonomia ndaj qëllimeve të lumturisë njerëzore dhe vetëm
duke marrë pjesë aktivisht në procesin shoqëror duke mbikëqyrur
veprat-devijimet e zyrtarëve dhe politikanëve shqiptari do të mund të fitojë
atë që sot e çon në dëshpërim: vetminë dhe ndjenjën e tij të pafuqisë.
Shqiptarët janë në shkatërrim e sipër sepse për
shkak të papunësisë, mjerimit por edhe aventurave, i braktisën trojet dhe ikën
anembanë botës.
Shqiptarët janë në shkatërrim e sipër sepse
qeveritarët, politikanët dhe zyrtarët i kemi adhurues të destruktivitetit, nuk
luftojnë që vendi të jetë i lumtur, por që ta shtrëngojnë të pranojë fatin e
tij. E pyeta shqiptarin e mërzitur: “A ke dëshirë të vdesësh?” – u
përgjigj: “Po, përse jo?” Por u përgjigj po edhe kur u pyet nëse
dëshironte të jetonte.
Në të kaluarën, politika konsiderohej si një
manifestim i forcave që lëvizin shoqëritë, qofshin këto pasionet e interesat
njerëzore apo fuqitë mbinjerëzore. Jashtë ambientit politik, të rezervuar për
pakicën (mbretër dhe shefa), shtrihej sundimi i paanë publik i fesë me festat,
ceremonitë dhe ritualet e saj. Modernizimi i përmbys termat: politika kthehet
në dominim të të gjithëve dhe feja në çështje private. Njeriu politik është
përgjegjës i aksioneve dhe opinioneve të tij. Akt dhe ide, në politikë
bashkohen dashuria për pushtetin dhe joshja për teorinë, aspirata për drejtësi
dhe lakmia, nostalgjia për bashkim vëllazëror dhe pasionet e inkuizitorit.
Ne intelektualët dhe atdhetarët e mirëfilltë duhet
të marrim përsipër të mbrojmë lirinë e opinionit dhe të ndihmojmë për të
mposhtur opinionet e shtrembëta, doktrinat që e ngrenë urrejtjen në sistem të
menduari ose që i japin një alibi shkencore vullnetit për pushtet. Roli jonë
duhet të jetë: marrja nën mbrojtje e mendimit kundrejt abuzimeve të pushtetit
dhe sqarimi i njerëzve për të mos lejuar asnjëherë që dallaveraxhinjtë dhe
demagogët t`ua çoroditin edhe më tutje mendimin. Duhet lidhur progresin moral
të shqiptarëve me progresin tonë intelektual dhe patriotik, duke u vendosur
njëkohësisht në truallin politik të mbrojtjes së lirive dhe në atë kulturor të
formimit të individëve. Duhet të jemi ata që do të formulojmë, kundrejt
pushtetit publik, këto dy kërkesa të pandashme: të respektojmë mëvetësinë e
individëve dhe t`u ofrojmë, me anë të arsimimit dhe informimit të mirëfilltë
mjetin për të qenë me të vërtetë të mëvetësishëm.
Liria është kushti për rritjen tërësore të një
personi, për shëndetin e tij mendor dhe për mirëqenien e tij; mungesa e lirisë
gjymton njeriun, e bën të përligjur; ja një motiv i mëtejmë për të arritur në
përfundimin se ekziston një impuls i brendshëm te njeriu për të luftuar për të.
Liria është një kusht biologjikisht jetësor që organizmi njerëzor të mos
pengohet në zhvillimin e tij; kur ajo gjendet e kërcënuar, ngre krye agresioni
mbrojtës, ashtu si çfarëdolloj tjetër kërcënimi ndaj interesave jetësore. Edhe
në ditët e sotme agresioni dhe dhuna vazhdojnë të lulëzojnë në një botë që është
në pjesën më të madhe të saj e privuar nga liria.
Konflikti i vazhdueshëm në mes të forcave politike
shqiptare dhe opinionet e tyre të ndryshme mbi atë se si duhet drejtuar vendin do të çojë në kolapsin e
vendit dhe zhdukjen biologjike të brezave të
ardhshëm.
Shqiptarë, uniteti është e vetmja mënyrë që ne të
mbijetojmë.
Dje mbanim zi, sot kemi shpresa, nesër është gjithçka e mundshme.