Mendime
Faton Mehmeti: Simpatia që u kthye në antipati
E merkure, 12.12.2012, 08:06 PM
BAJRAM REXHEPI, SIMPATIA QË U KTHYE NË ANTIPATI
NGA FATON MEHMETI
Emri i Bajram Rexhepit u
shfaq në jetën politike, në një periudhë mjaft delikate dhe të brishtë në skenën poltike të Kosovës.
Antagonizmat e pasluftës në mes të rrymës pacifiste të udhëhequr nga Presidenti
Ibrahim Rugova dhe krahut të luftës të udhëhequr nga Hashim Thaçi, ishin në
pikën ekstreme të saj. Në atë periudhë pra në vitin 2001, LDK në zgjedhjet e
përgjithshme kishte fituar mbi 58 %, megjithatë për hir të stabilitetit të
vendit u detyrua të bëjë koalicone të gjërë edhe me PDK. Emri i Thaçit për
kryeminstër ishte i papranushëm për Rugovën dhe ky i fundit thueht se
propozoi Bajram Rexhepin për postin e
kyeminstrit. Bajrami shihej si urë lidhëse në mes të dy krahëve poltikë, ndërsa
qëdnrimet tij liberalo-evrpoiane bën që simaptia për të të tejakonte limitet
patriarkale. Kjo simpati nuk u zbeh as pas përfundimit të mandate të tij si
krymeinister, dhe kjo ndikoi që ai të fitonte votat elektorale për një mandate
si kryetar i komunës së Mitrovicës. Gajtë ushtrimit të mandatit të tij si kryetar
i Mitrovicës, ndonëse nuk u shquar për efikasitet të punës për të mbetur në
nivelin e medokritetit, megjithatë nuk pati ndonjë ndonjë skandal të nivelit
korruptiv, së paku jo zyrtarisht. Deri këtu mirë i eci puna dhe simpatia ndaj
tij nuk u shqua shumë për rënie, pra Bajrami po vazhdonte të gëzonte simpati
nga qytetarët e Kosovës.
Bajram Rexhepi u bë minister
i Punëve të Brendëshm, këtu edhe filluan të zezat për qytetarët e Kosovës me që
rast edhe simaptia ndaj tij po venitej çdo ditë e më tepër. Ky më nuk ishet ai
Bajrami i prototipit të moderuar, evropian, tolerant e antikorrptiv. Bajrami
shfaqi shenjat dikatatoriale, ndaloi deputete e “Vetvendosjes” të hynin në
ndërtesën e Qeverisë, madje “pushtoi” edhe Kuvendin e Republikës së Kosovës me
polici, Bajrami po krijonte shtetin policor. Tendencat e tij dikatoriale nga
perspëktiva e një pasardhësi drejt fronit të sundimtarit, hasën në rezistencë
nga faktorët opozitar dhe qytetarë, madje edhe nga vetë partia të cilës i takon
. Mirëpo Bajrami përsëri nuk u “dorëzu”, dorëheqja nuk ekzistonte në fjalorin e
tij .
Qëndrimi i tij prej diktatori
“të vogël” dhe sypatremburi, u vu në pah edhe me aferën e shpërlarjës së 1.4 milion eurove në Ministrinë e Punëve
të Brendëshme, në tenderin për pasaporta, ku Bajrami është shefi, i pari, i
papërsëristshmi. Përsëri karrigia e Bajramit nuk po lëkundet. Ai as që dëshrion
të dëgjojë për dorëheqje edhe sikur të zbres Jezusi nga qielli. Sikur të mos
mjaftoni të gjitha këto skandale, Bajrami doli të ishte “Bossi” i skandaleve,
ai po vazhdon të fshijë çdo gjë që i