E shtune, 27.04.2024, 07:10 AM (GMT+1)

Mendime

Kristina Rasi: Ballkani dhe Evropa...

E hene, 21.04.2008, 08:46 PM


BALLKANI DHE EVROPA AS DERI SOT NUK PO NDALEN ME COPËTIMET E  TROJEVE SHQIPTARE!

Nga Kristina RASI

Në këtë shekull të ri po njihemi plot me të papriturat, “befasirat” dhe me gjërat “e mrekullueshme” që na solli babadimiri në “thesin e tij të artë,” të ashtuquajturën “Pako Ahtisaari.”
Copëtimi dhe përpjekjet për ç’kombëtarizimin e shqiptarëve filloi që nga “doktrina e shenjtë serbe” para dy shekujsh, pra nga shekulli i XIX.
Millosh Obernoviçi ishte ndër iniciatorët e parë të kësaj “doktrine” shoviniste për asgjësimin dhe dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre nga Qupria, Aleksinci dhe pjesë të tjera të këtyre anëve.
Për largimin e shqiptarëve nga këto troje etnike siç janë: Sanxhaku i Nishit, Vilajeti i Kosovës, Sanxhaku i Manastirit dhe Sanxhaku i Janinës, ai ngjashëm si shovinistët grekë  të gjeneral Zervës, përdori metodat më përfituese dhe fashiste, duke masakruar popullatën shqiptare dhe duke detyruar që ata të largohen me qindra dhe mijëra vetë nga trojet e veta shekullore. Po kjo fushatë e errët kundër-shqiptare, më vonë gjatë historisë, u përdor edhe nga pasardhësit e tij serbë siç ishin:  Ilija Gramshanini  me  platformën  famëkeqe  “Naçertanjen,” duke e konsideruar këtë si “doktrinë të shenjtë serbe.”
Sanxhaku i Nishit me krahinën  e tij, Toplicën dhe  viset shqiptare, që tani quhen “Kosova Lindore,” ishin plaçkitur nga Pashallëku i Beogradit (që qëndrën e kishte në Nish) dhe para syve të botës Serbia bënte spastrime etnike të popullatës shqiptare të këtyre anëve dhe këta të ashtuquajtur “muhaxhirë” (refugjatë). Në ato kohëra të errëta u shpërngulën rreth 160 mijë shqiptarë me 640 vendbanime shqiptare nga rrethi i Nishit, Prokupjës, Leukocit, Vrajës dhe Kurshumlisë.
Por, krerët gjakpirës serbë, nuk u kënaqën me kaq, pasi këtë “doktrinë serbe” më vonë e zbatuan me fanatizëm krajli Nikolla Pashiqi dhe fashisti Çubrilloviçi, “nobelisti” Andiriçi, të pasuar nga “komunistët” e Titos: Rankoviçi, Mugosha, Tempo, Joviçi, Trajkoviçi, Milloshoviçi, kurse tani  nën maskën e “demokracisë” po e zbatojnë Tadiçi, Koshtunica, Drazhkoviçi, kreu i kishës serbe Pavli, e të tjerë shovinistë serbë.
Kjo, mbase nuk habit asnjë njeri me mend në kokë; kur dihen orekset serbomëdha ndaj territoreve shqiptare. Por, të çudit dhe revolton fakti që tani edhe udhëheqja e Kosovës me në “krye” Sejdiun, Thaçin & Co, e mashtruar nga dinakëria evropiane, e zbatojnë me aq besnikëri Paketën e Ahtissarit e cila aspak nuk dallon nga platformat e një strategjie të errët prej shekujsh që Serbia dhe shtete të tjera sllave në Ballkan i kanë projektuar prej shekujsh...
Këta zotërinj verbërisht me vendosmëri po e ndjekin “doktrinën e shenjtë të Serbisë” kur pranuan fillimisht vendimet e Rambujes e pastaj “Paketën e Ahtisaaro-viçit.” Kjo Paketë  ngjason si dy pika uji me  Platformat serbe, sepse hapur e “legjitimon Marrëveshjen serbo-maqedonase” të vitit 2001, mbi ricopërimin e tokave shqiptare në kufirin shqiptaro-shqiptar (kufiri me Maqedoninë) e bërë pa praninë e shqiptarëve, por, kjo vetëm midis grabitqarëve sllavë, (serbo-maqedonas), kur nga Serbia fashiste i’u dhuruan “Maqedonisë” disa fshatra shqiptare siç janë: fshati Tanush, Dabëllde, Mjak e të tjera, ku përfshihen mbi 2500 hektar tokë shqiptare.
Kanë kaluar kaq vite pas kësaj “Marrëveshjeje” e tani shqiptarët e kësaj ane po detyrohen prapë t’i rrokin armët në dorë, madje tani  para syve të botës “demokratike” janë të detyruar përsëri  t´u hyjnë rreziqeve të reja, për  t’ë mbrojtur  pronat e tyre dhe të ruhen  nga ç’kombëtarizimi i egër që po u përgatitet prej kriminelëve serbo-maqedonas.
Më 19/ 04/ 2008, Radio Televizioni i Kosovës (RTK), i paraqiti ata trima të armatosur në lajmet kryesore, ata, të cilët dolën hapur me armë në krahë, kur deklaruan se: “Janë të vendosur dhe të përbetuar që nuk do i lëshojnë kurrë tokat e tyre shekullore dhe që kurrën e kurrës nuk do t´i pranojnë ftesat nga qeveria maqedonase që ata të bëhen shtetas “maqedonas.”
Pra, qeveria e Maqedonisë u ka ofruar banorëve të këtyre fshatrave të Kosovës, nënshtetësinë sllavomaqedonase, kurse bota “demokratike” po hesht  rreth  këtij problemi tejet serioz dhe me rreziqe të papritura,  jo vetëm për këta banorë, por mund të rrezikohet dhe rajoni!
Evropa Plakë, po bëhet e shurdhër, ajo po e përkëdhel shtetin okupator Maqedoninë, duke i premtuar se së shpejti do të pranojmë në NATO!!!
Por, për këtë, fajin e kanë edhe liderët e partive shqiptare atje; sepse  ata nuk po munden dot të dalin nga lëvozhgat e pista të pushtetit me aleanca me okupatorët!!!
Ata liderë me ato parti do të duhej t´i thoshin me kohë “NDAL!” gllabërimit të mëtejshëm të  trojeve etnike të Kosovës. Ata, do të duhej të bojkotonin parlamentin e një qeverie armike, e cila kur t’i teket do t’i vrasë shqiptarët, do u’a ndalë flamurin dhe do i copëtojë trojet e tyre! Përderisa, ata nuk e ngrenë zërin me kohë, pastaj do të detyrohen atdhetarët që t´ë ngrenë armët kundër shovinistëve okupatorë!
Po i rikthehem sërish Paketës së Ahtisaarit “paqësor”!
Sipas kësaj doktrine “demokratike” pasardhëse e platformave serbe; shqiptarët po bëjnë përpjekje të  kombëtarizohen. Pse mendoj kështu? E ritheksoj se: Kjo Paketë, Kosovën etnike e ktheu në teorinë e saj, kinse qenka “multietnike” që na lë të nënkuptojmë se këtu nuk ekziston kombi shqiptar, si etni!!!
Sipas kësaj Pakete, udhëheqësit tanë besëprerë na e hoqën Flamurin tonë shekullor, na i hoqën himnet dhe  të gjitha simbolet tona të shenjta që me shekuj i nderuam dhe luftuam për ato...
Dhe, së fundi,  çka është dhe më tragjike; sipas kësaj Pakete trojet shqiptare prapë po ricopëtohen dhe po pranohen enklavat serbe të krijojnë një “Republikë Serbe,” brenda Kosovës, kjo po bëhet heshtur por sipas formulës së decentralizimit, kjo do të ndodhë...
Pikërisht, për këto arsye po e  quaj Paketën e Ahtisaarit, simotër të “Marrëveshjes së Naçertanjës.”
Nëse Evropa do të ishte vërtetë demokratike, kufiri i tanishëm as nuk duhej të ekzistonte fare, kur dihet sipas historisë fare mirë që Lugina e Vardarit dhe tërë Ilirida i takonte Kosovës, pra, Vilajetit të Prizrenit.
Evropa e di fare mirë se në atë kohë ka bërë padrejtësi te mëdha ndaj shqiptarëve nëpër shekuj dhe në vend që të përmirësohen këto gabime, Evropa Plakë po toleron gabimet e reja në këtë Ballkan të vjetër. Prandaj, nuk do të duhej ta njihte Maqedoninë si shtet me këta kufij! Por, me kohë do t´ia tregonte vendin e merituar....
Por, fundja, s´ka faj Evropa më shumë se liderët e nënshtruar shqipfolës kur në vitin 1993, ishte qeveria e Tiranës e para që e njohu Maqedoninë të pavarur, kjo u bë sipas politikës kundër-shqiptare të Sali Berishës. Nëse Evropa “demokratike” ka përgjegjësi, kjo do të ishte e pafalshme për të, sepse po lejon që në Ballkan të sundojnë “mbretërit demokratë” që janë  të etur vetëm për pushtet, e jo për stabilizimin e shteteve të këtij rajoni.
Koha ka treguar dhe po tregon çdo ditë se shqiptarët gjithmonë i kanë mbrojtur dhe do i mbrojnë trojet e tyre me pushkë e penë;  ashtu siç i kanë bërë stërgjyshërit e tyre gjatë shekujve.
Tani, shtrohet si detyrë parësore e çdo atdhetari dhe atdhetare që kurdoherë të jemi të gatshëm t´i ndihmojmë shqiptarët e rrezikuar të atyre anëve; ata, kurrsesi nuk duhet të ndihen të vetmuar, por në mbrojtje të trojeve të tyre duhet të dalin edhe vëllezërit dhe motrat e tyre kudo në viset tona shqiptare!
Vetëm kështu do të dalim faqebardhë dhe do të kemi sukses për ta bërë atdheun tonë të paprekshëm nga okupatorët.

Kristina RASI
Zvicër, më 20 Prill, 2008



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora