E shtune, 27.04.2024, 01:15 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Rrenci i paftyrë Millan Stojanoviq

E hene, 21.04.2008, 08:55 PM


Selim Hasanaj
RRENCI I PAFTYRË MILLAN STOJANOVIQ

Nga Selim Hasanaj

(Këtë leter e botoj me shumë censurë në gjuhen norvegjeze e perditshmja e Hamarit "HAMAR DAGBLAD" por unë i pakënaqun me ketë e shkrova në serbishte dhe i dergova në adresen e tij postare cetnikut Stojanoviq Milan ,Parkg. 33A , 2317 Hamar)

Të premten me 19.02.1993, TV shtetnore norvegjeze NRK emitojë nji emision ku kerkonte mendime dhe opinione nga qytetaret në Norvegji per vendimin e Ministrisë së Drejtësisë per largimin e shqiptarve azilkerkues nga Kosova. Njani nga ata që e dhanë mendimin per këtë ishte edhe rrenci, cetniku fashist serb Millan Stojanoviq i cili jetojka në Hamar të Norvegjisë.
Per të mos ra në nivelin e Stojanoviqit unë nuk due të kem ndonji replikë në të ardhmen me rrencin Stojanoviq , por qellimi i im me këtë leter asht vetem ti bajë disa pyetje zotniut Millan Stojanoviq.
1. Ti the se je 45 vjeqar dhe se ke jetue në Norvegji 25 vite, a nuk deshmonë kjo se ti ke ardh në Norvegji si nji rrugaq i ri që ik nga shtepia sepse as familja nuk e don?!
2. Ti je nga Beogradi e jo nga Kosova.
3.A ke qenë ndonjiherë në Kosovë?
4.A din të tregosh në hartë se ku gjindet kosova?
5.Thua se je zdrugthtarë, dhe unë nuk dua të dyshojë se ti në zanatin tand je mjeshter i mirë, ama cka merr ti vesh në politikat e nji vendi nga i cili ke ik ose të kanë perzan para 25 viteve?
6. Ti thue se shqiptaret janë rrenca dhe se ata edhe këtu rrejnë sepse shqiptaret nuk kanë asnji problem në Kosovë!
PERGJIGJËJA IME:
Jamë shumë i sigurt se ti je i dehun me shlivovicen e juve serbe dhe ashtu i dehun provon ti reklamojsh rrenat tua serbe në TV norvegjeze dhe me këtë ti manipulon edhe tan nji popull.
Po sikur të ishte ashtu sikur thue ti atëherë permbi 500.000 shqiptarë nga Kosova kurr nuk do të merrnin boten në sy vetem nga viti 1989-1993. Pse shqiptaret nuk iknin nga Kosova në këtë ose masë të ngjajshme p.sh. në vitet 1970-1980?
Ti thue se në tri vitet e fundit nuk ka asnji shqiptar që asht burgos dhe asht në burg në Serbinë tande. Si nuk ke turp or faqezi kur jo vetem norvegjezet por e dinë e mbarë bota se në kazamatet serbe janë me mijra shqiptarë të burgosun politik. Po ta perkujtojë rasti e montuem të Paraqinit dhe të ndjerit Aziz Kelmendit. Vetem per këtë rast janë në burgjet e serbisë 11 shqiptarë të Kosovës të cilet u denuen nga 5-20 vite burg të rand. Këta vuejnë dhe dergjen në burgjet e Pozharevcit, Nishit dhe Idrizovës.
Sikur po e shef zotni ti tregohesh qesharak dhe i pacipë kur orvatesh të reklamojsh rrenat tua në TV norvegjeze.
Edhe unë vet jamë nji nga ata shqiptarë që u maltretue, isha i arrestuem dhe i keqtrajtuem edhe fizikisht nga UDB-ashet e Serbisë jo fort moti kur pushteti norvegjez po sikur tani nuk më besoj se ndjekem per burgim dhe më dergojë me dhunë prapa në Kosovë me 24. prill të vitit 1992. Atje UDB-ashet serb më banë presion të hatashem dhe me kerrcnuen me 15 vite burg nese nuk pranojë të bahem bashkpuntor dhe shpiun i tyne dhe tu jap të dhana per shqiptaret në Skandinavi. Më kerrcnuen se kjo asht e vetmja shans e imja që ta shpetojë veten pa u kalbë burgjeve të Serbisë. Mirpo Zoti i madhë më ndihmojë dhe ju ika nga duert dhe ja tani jamë prap këtu. Por këtu erdha edhe me shejat e torturave në tanë trupin tim nga të cilat u tmeruen policet norvegjez që më mueren në intervistë masi u këtheva zotnijt Trond Engeberg dhe Per Holter. Solla me veti edhe dokumentacione tjera të inspektorve të UDB-së të cilat nuk banë ti publikojë këtu por ato i ka policia norvegjeze dhe nji kopje e kamë edhe unë.
Andaj zotni Millan Stojanoviq me sa par mend ti thue se asnji shqiptari nuk i kanoset rrezik në Kosovë dhe banë mirë Norvegjia nese i këthen të gjithë. Unë dhe shqiptaret kemi shpresë se ministresha Grethe Faremo do ta merr paksa ma javash rastin dhe do ta zbutë qendrimin e saj dhe se në fund shqiptaret do ta fitojnë statusin e qendrimit në Norvegji.
Nese Serbia e jote qenka nji vend i lirë dhe demokratik ashtu sikur pohon ti, pse pra i mbylli shkollat dhe Universitetin në Kosovë? Pse në mars të vitit 1991 pushteti serb i helmojë mbi 8000 nxanes dhe fëmijë shqiptarë me helme toksike. Që kjo asht e vertetë e deshmojë francezi Dr. Bernard Kushner.
Pse mbi 100.000 shqiptarë u perzuen me dhunë nga puna e tyne dhe në vendet e tyne i punsuen kolonist nga vende të ndryshme nga Serbia. Sot mbi 500.000 shqiptarë rrezikohen me uri; pse? Këto që po ti numrojë janë të deshmueme sa e sa herë.
Pse pothuej per cdo ditë së paku nji shqiptarë vritet nga policia serbe neper Kosovë? Pse per cdo ditë policia dhe organet tjera serbe bastis, maltreton dhe dhunon e shkatrron pothuej shpi per shpi shqiptare si në qytete ashtu edhe në fshatna. Pse gjatë bastisjeve të familjeve policia ju demolon dhe shkatrron orjenditë dhe mobiljet e familjeve shqiptare. Gjanat e vlefshme u konfiskohen, mashkujt rrifen pa mëshirë para syve të grave e fëmijve e besa torturohen e edhe dhunohen femnat , fëmijet dhe pleqet.Pse?
Nese qenkan të verteta ato që ti i thue TV norvegjeze, pse pra ndodhin të gjitha këto që ti numrova?
Nese Serbia qenka shtet demokratik ashtu sikur ti thue, pse pra e zgjodhi Zhelko Razhnjatoviq Arkan si reprezentues per Kosovën në Parlamentin serb. Në sejcilin shtet të botës Zh. R. Arkani do të arrestohej por jo edhe në Serbinë "Demokratike". Arkani asht terrorist i kerkuem nga interpoli per vepra krimi që i bani mes tjerash edhe në Suedi e Norvegji. Por në at Serbinë tande Arkani asht HEROJ. Pse? Po e perfundojë sepse të ti numrojë terrorizmat e juve serbve kunder popullit tim shqiptarë më duhen shekuj kohë dhe tona fletore per ti shkrue të gjitha. Besojë se mjaftojnë këto per të ti qit per fushe rrenat tua zotni cetnik Millan Stojanoviq. Unë para se të ta shkruej këtë leter të hapun u gëzova nga fakti se ti u zbullove si nacionalist i poshter serb, u gëzova se edhe shumë norvegjez nga ata që të njohin mora opinionin e tyne se ti je nji njeri i lig dhe i poshter dhe kjo më gëzon sepse jamë i sigurt se nuk do të gjindet asnj norvegjez normal që do ju beson rrenave tua të prishta fashiste serbonacionaliste. Askush nuk i beson propagandes tande.

Selim M. Hasanaj
Hamar-NORWAY
19.02.1993
 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora