Kulturë
Dërmaku: Në vargjet e Neki Lulajt shkëlqen shpirti
E marte, 06.11.2012, 06:47 PM
Në vargjet e Neki Lulajt shkëlqen shpirti shqiptar
Nga: Ramiz Dërmaku
Njëra
ndër temat më të shpeshta në poezin e Neki Lulajt, është tema sociale, morale,
kombëtare. Përmes vargjeve poetike dhe intonimesh pak nastalogjike, poeti ndjen
dhembje dhe vuan shpritërisht pse është larg vendlindjes dhe atdheut. Poet i
shquar dhe patriot, Neki Lulaj, dashurinë dhe mungesën e atdheut tenton ta
shprehë përmes vargjeve të tij. Një pjesë e konsideruar e poezive të tij, janë të shkruara ne kohën kur shqiptari për
një fjalë goje, torturohej, dënohej dhe likuidohej nga regjimi kriminel
serbo/çetnik. Disa atdhetarë tjerë, duke mos mundur t’u përballojnë torturave
të policisë serbe, u detyruan të emigrojnë. Pra, një “fat“ të këtillë e përcjell edhe poetin e
talentuar dhe atdhetarin Neki Lulaj. Po bëhen ca vjet që me interesim të madh e
përcjell punën artistike krijuese të poetëve të cilët jetojnë e veprojnë në
diasporë, të cilët, në nivele të
ndryshme shprehin dhe trajtojnë një varg çështjesh e gjendjesh që lidhen me
tema, motive, ngjarje, aspekte, ndër më aktualet në botën magjike të poezisë.
Gjatë
kësaj kohe, shumë libra që e kanë parë dritën e botimit në diasporë, sidomos në
Bukuresht, Gjermani, Suedi e gjetiu, dëshmojnë se poezia e sotme shqipe po
vazhdon të arrijë suksese të larta të nivelit poetik. Në këtë grup krijuesish
të mirëfilltë, pa dyshim se me mjaft sukses ka hyrë edhe poeti Neki Lulaj. Disa
nga vlerat e tij lirike, mund të
karakterizohen si këngë malli për atdheun, vjersha që shprehin një pjesë
të biografisë së njerëzve, biografi për vetveten, për mërgimin, për fatet dhe
rrjedhat e zhvilluara nëpër kohë, për shpresat e pashuara shqiptare për një
jetë më të mirë, për clirimin e Kosovës, për UCK-së, për përpjekjet madhore të
Dr. Ibrahim Rugovës për pavarësin e Kosovës. Neki Lulaj nuk harron të shkruan
dhe dëshmoret e kombit, dëshira të cilat autori i manifeston kendshëm, bindshëm
dhe me një forcë vitale dhe emocionale, përmes evokimeve e hollësive te shumta
mbi ato tema, motive, dukuri, të cilat përcillen me vërtetësi ideore e
artistike, dhe që në tërsinë e tyre rrezatojnë mbi faktet dhe ngjarjet e jetës,
të historisë dhe të transformimeve të shoqërisë sonë.
Ndërlidhja
e tij me Bukureshtin ku iu botuan vëllimet e para, paraqet një sihaqriq që na i
përkujton rilindësit tanë. Në vargjet e Neki Lulajt shkëlqen shpirti shqiptar. Ato shpalosin nga
brendia ndjenjat më sublime të poetit. Shumica e poezive të këtij shqiptari të
shquar në Gjermani, përshkohen me ngrohtësi e çiltërsi. Janë vargje që shquhen
për një lirizëm të hollë e të brishtë. Autori vjen para nesh me vargje që
pasqyrojne botën e trazuar të poeti si mbret fjalës, dhe të shqiptarit si
pjestar i një kombi trim, fsinik dhe besnik. Ne fund të këtij vështrimi jemi të
bindur se poeti Neki Lulaj, është në rrugë të mbarë dhe duhet ti mobilizoj të
gjitha forcat e tija morale, fizike dhe intelektuale, që edhe më tej të
vazhdojë të shkruajë, duke na ofruar frymëzime të reja për ta pasuruar, jo
vetëm opusin e tij letrar, por dhe poezinë shqipe që zhvillohet në diasporë.
Neki
Lulaj, viteve të fundit ka krijuar një individualitet letrar të konsoliduar që
e lakmon çdo krijues. Për lirikën e tij kanë shkruar disa penda të njohura, jo
vetëm në Kosovë. Ai posedon një talent të rrallë në krijimin e vargut dhe
posedon një stil të veçantë dhe shumë origjinal. Nganjëhere e përdor antitezën
për ti shprehur kundërthënjet në jetë. Poeti përdor një figuracion të pasur
poetik. Gjatë këtij shkrimi të shkurtë, kemi tentuar të hedhim pak dritë
mendimesh për këtë sokol Kosove, duke shpresuar se kemi arritur kalimthi t’i
prekim vetëm disa anë të krijimtarisë letrare, pa hyrë në analiza te
hollsishme, sepse për një analizë të tillë kërkohet shumë kohë.