Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Zemra Shqiptare
E enjte, 01.11.2012, 09:28 PM
Zemra
Shqiptare
Nga Aurel Dasareti, Australi (ekspert i shkencave psikologjike – ushtarake)
Në jetën
reale nuk ka gjasa të gjenden regjime që funksionojnë të veçuar.
Shoqëritë
e hapura dhe të mbyllura përbëjnë ideale të ushqyera nga popujt. Unë jam i
zotuar tërësisht për një shoqëri shqiptare të hapur si formë e dëshirueshme e
organizimit shoqëror. Por shoqëria e hapur si ideal nuk është pa cene.
Paqëndrueshmëria, mungesa e vlerave, nuk janë tipare të këndshme. Ja përse
shoqëria e hapur është aq e brishtë si ideal. Vizioni i ofruar nga shoqëritë e
mbyllura është më joshës. Por në shoqëritë e mbyllura vizioni është mjaft larg
realitetit; në shoqëritë e hapura është mjaftë afër. Për të marrë anën e
shoqërisë së hapur duhet vlerësuar mospërputhja midis mendimit dhe realitetit.
Ligji dhe
rendi në trojet etnike nuk janë prishur plotësisht por autoritetet publike
mendjen e kanë te fitimi privat. Çka ne e quajmë Mafie është në thelb një rrjet
i ndërthurur ujdishë midis sipërmarrësve dhe nëpunësve shtetërorë. Është kjo
anë e errët e sipërmarrjes së lirë. Nuk është kjo aspak një situatë joshëse,
për mua është situatë e neveritshme. Njerëzit sillen si kapitalistë të egër,
sepse kjo është e vetmja mënyrë për t`u bërë kapitalist në një shoqëri ku nuk
ka ligje. Shumë prej tyre janë njerëz të ndershëm dhe arsimuar, dhe kjo gjendje
nuk u pëlqen po aq sa mua. Po t`u jepet qoftë dhe një mundësi solide, ata do të
bëheshin qytetarë të rregullt e të drejtë.
Lufta për
pushtet midis kodoshëve shqipfolës është intensifikuar deri aty ku gjithçka
mund të ngjasë. Në një vend ku populli është gati të vjedh çdo gjë, shteti vetë
është objekt i më të shkathëtit. Mjerisht ka aty edhe fushata të bashkërenduara
për të frikësuar median e për t`i mbyllur gojën atyre që thuan të vërtetën.
Prandaj as që ka ndryshime pozitive. Në këtë terr informativ unë nuk pres që
masat e gjëra të zgjohen, të ngrihen më këmbë e të veprojnë me të gjitha mjetet
demokratike – ato mbeten të shumëvuajtura dhe pasive – por pres që media të
luftojë me nder për pavarësinë e vet.
Për
momentin faqja ”Zemra shqiptare” është më e mira në çdo aspekt. Lypset ta
shfrytëzojmë mundësinë që nëpërmjet saj të informojmë masat për gjërat, sendet
dhe ngjarjet e sakta. Themeluesi dhe redaksia bëjnë një punë të shkëlqyeshme;
falas. Të gjithë ne që botojmë këtu, lypset të solidarizohemi me stafin, të mos
i ngarkojmë për së tepërmi me punë të kotë. Sugjeroj të kufizohemi. Nuk ka
nevojë të dërgojmë fotografi të shumta për çdo letër. Nuk ka nevojë të dërgojmë
letra të pavlera të cilat ndonjëherë i shkruajmë kur jemi të mërzitur,
përkundër faktit se të gjithë ju jeni shkrues të shkëlqyeshëm. Në këtë mënyrë
do të solidarizohemi me redaksinë duke u dhënë mundësi të marrin frymë më
lirisht sepse edhe ata kanë nevojë të kryejnë detyrat e veta familjare dhe
jetësore. Mos bëhemi egoist, mos keqpërdorim mirësinë dhe bujarinë e atyre që
na mundësojnë paraqitjet dhe komunikimin - për qejfet tona. Rekomandoj të
shkruajmë më pak artikuj, mos bëhemi
bajat duke përsëritur vetveten, por, të komentojmë letrat e mirëfillta.
Ka raste
kur dikush u klikon me mijëra herë letrave të veta edhe atë brenda disa
minutash, vetëm me një qëllim: ta mashtroj vetveten kinse shkresa e tij është
lexuar shumë më tepër se tjerat dhe na qenka më e mira.
Përpiqem
të bëjë nxitje pozitive, ju lutem mos më keqkuptoni. Kuptohet se nuk jam
avokati i faqes, jam vetëm pjesëmarrës që mendon e bluan, dhe të bluash don të
thotë ta vësh veten jashtë temës për të cilën mendoni. Jam i prirur për të
abstraktuar dhe më pëlqen t`i vështrojë gjërat, përfshirë edhe vetveten, nga
jashtë.
Pranimi i
papërcaktueshmërisë së lidhur me gabueshmërinë tonë mund të hapë perspektivën
për përmirësim të pafund.
Respekt
për ju,
dasaretiaurel@yahoo.com.au