Kulturë
Faton Mehmeti: Ligjërimi me gjuhë poetike
E merkure, 24.10.2012, 07:03 PM
LIGJËRIMI ME GJUHË POETIKE
Sabit Rrustemi: “Zjarrmi e kthjelltë” (SHB “Beqir Musliu” 2011)
Shkruan : FATON MEHMETI
Pasurimit
të letërsisë shqiptare me vlera të saj ideo artikstike, ndër krijuesti më të
njohur bën pjesë edhe krijusi ynë i
mirënjohur Sabit Rrustemi. Sabiti në vitin e kaluar (2011) botoi veprën e ti me
poezi ‘’ Zjarrmi e kthejlltë’’.Janë gjithësesj 69 poezi lirike të ndërlidhura përmes një korelacioni të
njëtrajtshëm linear, ku shquhet gjuha e pasur e ligjërimit dhe ndërtimit të
ekspolirimit të botës së brendshme krijuese të autorit. Poezitë janë të ndara
në 7 cikle : ( I )Nëpër krahet e shqiponjës
II .Plisi
i dhembjes
III. Mos
qofte thënë
IV.
Zbrazja e të pathënave
V Po
shumë me paske braktisur
VI Merre
me shtruar
VII Me
vetëton në sy
Brenda
mozaikut të idesë krijuese të Sabit Rrustemit në këtë vepër janë gërshetuar
poezi referenciale kushtuar Atdheut,figurave të ndrituara të kombit, Babit,
vendilindjës së tij Çepurit etj. Distancën kohore e ngjarje të ndryshe që
shoqëron rrugëtimin e shqiptarëve, autori arrin ta shkrij këtë që përmes
mënyrës së shkrimit e këtë arrin ta përcjell deri në ditët e sotme.
E gjithë
veprën e shoqëron një nuancë e shquar e atdhetarizmit, që nga viti 1912 e deri
në ditët tona.
" se
kush na la pa Shkup
ende nuk
e morem vesh ‘’ mediton autori përmes monologut
duke iu referuar ngjarjës së 2 Korrikut të vitit 1912, ditën kur Shkupi
u çliruar nga Isa Boletini e Idriz Seferi, por që prap mbeti nën sundimit e
skllave. Përmes një gjuhe dhe rrëfimit alegoriko-simbolik,të tipit ekstentiv,ai
evokon dramën historike të luajtur me shqiptarët në Ballkan.
Sabit
Rrustemi linjën kohore e ndjek ngjarje
pas ngjarje,duke u ndalur tek Lidhja e Prizrenit e për të vazhduar
me figuarat e çmuara të kombit shqiptar të cilët dhanë
jetën e tyre për ‘’ këtë Drenicë e këtë Kosovë’’ (tek Poezia Zgjuar do pres ).
Poeti sintetizon rrugen historike nëpër të cilen ka kaluar populli shqiptar. Ai
historinë nuk e vështron si dekor,si antikuar,as nje grumbsush faktesh të
dhënashe nga datash hisotrike,por si pjesë integrale të jetës, si një segment
të saj.
Tek Anton
Çetta autori endëzon dashurinë, shpresën, pajtimin që ky njeri krijonte tek
shqiptarët, për një të ardhme të ndritur të
kombit shqiptar. Kështu e përshkruan autori lëndinëm e pajtimit të
gjamkmarrjës :
‘’Në
Verra të Llukës
Mblidhet
Fjala
Dashuria
‘’ kjo ishte dashuria më e pastër
njerëzore,më sublime që i bëri shqiptarët edhe me të fortë përball armikut.
Përjetimet
e tija emocionale të autori karshi Atdheut,deri në ditë e sotme,të cilat për nga stili janë të
struktuara brenda struktuarës homogjene, autori le hapësirë edhe për lexuesin
pasi ai nuk ‘’ mendimin e tij vendimtar
‘’. Pra autroi të intrigon, të jep ngjarjën, të cyt të hulumtosh më tepër për ato që shkruan e
përshkruan.
Përveç
temës atdhetare, në këtë vepër ze në vend mjaft të veçantë edhe tema
individuale, në të cilat poezi Sabit Rrustemi shpreh fuqishëm dashurinë për
vendlindjën :
‘’kahdo
këmba me shpuri
askund
s'u ndjeva i shlirë
si nëpër
ty udhë Çepuri
edhe kur
ta kthej shpinën
gjalle më
mbanë erëmirën ‘’.
Vepra ‘’
Zjarrmi e Kthjelltë ‘’ e Sabit Rrustemit si tërsi shquhet për gjuhën e pasur,
figuracionin poetik. Për nga vlerat e saja, mund të themi se është model i
qëndrushëm dhe që zgjon kërshërinë për ta lexuar dhe nga aspekti kritik është
mjaft intriguese.