Kulturë
Demir Krasniqi: Dekoratat e Gjilanit
E diele, 19.08.2012, 11:02 AM
Demir KRASNIQI:
DEKORATAT E GJILANIT
Për punën që bëra ndër shumë gjenerata –
Gjilani më nderoi me shumë dekorata !
Për kontributin që dhashë mbi katër dekada –
Gjilani më dekoroi me shumë barrikada !
Për nxënësit që iu dhashë çdo gjë pedagogjike –
Gjilani më dekoroi me titullin: “Tepricë teknologjike “!
Për këtë popull që u dogja si brumi nën saç –
Gjilani më dekoroi me titullin: “Artist rrugaç “!
Për këtë popull që punova tërë jetën nën dhunë –
Gjilani më dekoroi me titullin:“Artist i pa punë ”!
Për këtë popull që i këndova gjithmonë nën presion –
Gjilani më dekoroi me titullin: “Artist pa pension “!
Për këtë popull që punova me shpirt e dëshirë –
Gjilani më dekoroi me titullin: “Artist nën mëshirë!”
Për këtë popull që i këndova trimat legjendarë –
Gjilani më dekoroi me titullin: “Artist lypsar “!
Për këtë popull që i këndova luftëra edhe gjak –
Gjilani më dekoroi me titullin: “Artist endacak “!
Për këtë popull që i këndova faqet e historisë –
Gjilani më dekoroi me titullin: “Artist i çarshisë “!
Për këtë popull që i këndova heronjtë kombëtarë –
Gjilani më dekoroi me titullin: “Artist mëkatarë “!
Kur një artist populli , kështu dekorohet –
Herët , apo vonë , dikush do t’ turpërohet !