Kulturë
Xhevahir Cirongu: Shotë Galicës
E merkure, 11.07.2012, 06:51 PM
Xhevahir Cirongu
Shotë Galicës
Në fërngji qëllonte Shota
Në tjetrën vetë nëna plakë,
Rrethë e rrotull kullës
Ndezur tym e flakë.
Dy gra sokolesha
Luftuan me një ushtri,
Nisi këngën Shota
Aty në fërngji.
Në sup hedhur pushkën
Gjerdanin në brez,
Të rrethuan kullën
Ty atë mëngjes!
Burrat lanë parmendat
Aty buzë are,
Ballit fshinë djersët
Dhe rrëmbyen armët.
Mbi kullën e bardhë
Rreze lëshoi dielli,
Luftëtarja sokoleshë
Vetëtimë shkoi në çetë.
Kënga e rapsodit
Në tel të çiftelisë,
Shotja,-zonjë mbi zonjë
Në ballë të historiesë.
Durrës, Korrik, 2012
Komentoni
Artikuj te tjere
Naxhi Kasoruho: Polifoninë ta ruajmë nga turbo-folku
Luan Kalana: Bota e të çmëndurve
Kozeta Zylo: Vetëm Gjuha Shqipe në Diasporë na lidh me Kombin, siç lidh dhe zhvillon “umbilical cord” bebin me nënën…
Hyqmet Hasko: Poetika e Kadaresë
Poezi nga Violeta Gashi
Lefter Çipa: Polifonia, fosforina e këngës shqiptare
Ryzhdi Baloku: Qetësia pas shiut
Izet Duraku: ''Apologji për Udhën e Kombit''
Luan Kalana: Lirika e poetit Skënder Kodra
Bebeka Alla, artiste, piktore, grimiore dhe fotografe
Arif Kutleshi: Hafizi
Eleonora Qeparoi: Muzës i thërras
Revista "ShqipëriEtnike" Nr. 2/2012 (III)
Dilaver Goxhaj: Një libër i goditur dhe i pasur në mendime
Besnik Lajqi: Një dashuri tragjike në Rekën e Llagës
Kristaq Turtulli: ''Në tryezë me poetët''
Arif Kutleshi: Intervistë me Dr. Kurt Gostentschnigg
Sejdi Berisha: Këngë arbëreshe apo vazo e thyer
Jorgo S. Telo: Në panteon të lavdisë
Astrit Lulushi: Tendosje shpirti