| E merkure, 11.07.2012, 06:51 PM |
Xhevahir Cirongu
Shotë Galicës
Në fërngji qëllonte Shota
Në tjetrën vetë nëna plakë,
Rrethë e rrotull kullës
Ndezur tym e flakë.
Dy gra sokolesha
Luftuan me një ushtri,
Nisi këngën Shota
Aty në fërngji.
Në sup hedhur pushkën
Gjerdanin në brez,
Të rrethuan kullën
Ty atë mëngjes!
Burrat lanë parmendat
Aty buzë are,
Ballit fshinë djersët
Dhe rrëmbyen armët.
Mbi kullën e bardhë
Rreze lëshoi dielli,
Luftëtarja sokoleshë
Vetëtimë shkoi në çetë.
Kënga e rapsodit
Në tel të çiftelisë,
Shotja,-zonjë mbi zonjë
Në ballë të historiesë.
Durrës, Korrik, 2012