Mendime
Ramiz Dërmaku: Reagim ndaj shkrimit të ish mikut tim z. Faridin Tafallari
E merkure, 25.04.2012, 05:20 PM
 REAGIM  NDAJ 
SHKRIMIT  TË  ISH  
MIKUT  TIM z.  FARIDIN TAFALLARI  PUBLIKUAR  
ME  25.03. 2012 , TEK  PORTALI  
INFORMATIV “ALBANIA PRESS“ DHE KAZETA KOMBËTARE“BOTA SOT“ ME 23.03.2012
REAGIM  NDAJ 
SHKRIMIT  TË  ISH  
MIKUT  TIM z.  FARIDIN TAFALLARI  PUBLIKUAR  
ME  25.03. 2012 , TEK  PORTALI  
INFORMATIV “ALBANIA PRESS“ DHE KAZETA KOMBËTARE“BOTA SOT“ ME 23.03.2012
              TA  LUFTOSH  
TË  PA  DREJTËN 
E  TA   MBROSH  
TË   VËRTETËN   NUK  ËSHTË  TURP 
O   FARIDIN  TAFALLARI
NUK MUND TË RRI INDIFIRENT …!!!.., KUR LEXOJ SHKRIME FYESE, SIDOMOS PËR ATE, QË NUK E MERITON ! ?
Nga Ramiz Dërmaku
Siq po
shihet për ne shqiptarët që jetojmë e veprojmë në Diasporë, nuk ka ditë që të sjellë
gëzim, sepse akoma ne mesin tonë ka njerëz 
të cilët për shkakë të xhelozisë, urrejtjes dhe veseve tjera, jo që nuk
e thonë të vërtetën por merren me, shpifje, trillime, gënjeshtëra, familjarizëm,
bajraktarizëm,.  Populli thotë: Me verbëri
fizike jetohet edhe në xhungell, edhe ne errësirë, por me verbëri shpirtërore
nuk vlen të jetohet as  në  dritë. 
Mendoj se nuk patëm të drejtë që u gëzuam aq shumë kur tek ne shqiptarët
arritën  proceset demokratike ? !  Sistemet plurale janë të mira vetëm për ata
popuj ku vetëdija shoqërore, historike, kombëtare , arësimore, kulturale,
morale .., kanë arritur një nivel të lartë të zhvillimit. Gjithnjë kam menduar
se është e kotë njeriu të merret  me
shpifje, trillime, gënjeshtra, etj, sepse aty humb kohë dhe e lodhë trurin me
bajraktaristët, matrapazët, karieristët, demagogët etj.  Mirëpo në rastin konkret, një fjalë e
popullit thotë; ai që hesht është fajtor, prandaj duke menduar edhe unë kështu  vendosa të humbas pakë kohë ta thej bindjen
time personale e ta informoj opinjonin dhe lexuesit se reagimi i Faridin
TAFALLARIT, ndaj shkrimit tim, titulluar; NUK 
MUND  TË  RRI 
INDIFIRENT …!!!.., KUR  LEXOJ   SHKRIME 
FYESE,  SIDOMOS  PËR 
ATE,  QË  NUK  
E  MERITON  ! ? Kur njeriu ia shtron si detyrë vehtes të merret
me çështje kombëtare, kuptohet aq sa ka fuqi, aftësi dhe mundësi; 
S´pari
duhet të përkulesh me respektë të plotë para veprave të pavdekshme të heronjëve
e dëshmorëve të popullit shqiptar, duke i nderuar ata me pietet të madh dhe kështu
respekton me ndërgjegje luftën dhe përpjekjet titanike të të gjitha gjeneratave
në histori që kanë punuar (e po punojnë akoma edhe sot) për ndertimin e një shteti
demokratikë. Që ne fillim të këtij reagimi po ju themë se shqiptari , gjithëmonë
I ka respektuar traditat e veta kombëtare pa marrë parasysh sakrificat që ju
kanë paraqitur gjatë jetës së Tij. Po, z. Faridin Tafallari, në fillim të  këtij 
reagimi  s’pari  ju  përgëzoj  për  këtë   shkrim 
ne të cilin nuk ka asgjë  tjetër
posë  shpifjeve tua. I nderuari   z.Faridin Tafallari, shumë shpejtë dhe pa
kurfarë presioni e dhune  fillon ta
mbroshë C.T. e t’më ofendosh mua ? !  Pse
e bënë këtë o FARIDIN ? ! Kjo fletë qartë për nivelin tuaj  edukativ 
e familjar dhe për“ respektin“, që keni 
ndaj shokëve...  Çdo punë që niset
me qëllime jo të mira dështon, humb dhe tretet , por pas saj mbesin  pasoja 
e gjurmë të cilat i vlerëson lexuesi e populli  dhe  i
shënon histria.  Duke u nisur nga parimi
i thjeshtë njerëzor, se duhet ndihmuar atdheun në çdo  kohë e situatë dhe se e vërteta  duhet përkrahur  dhe mbrojtur, ndersa të padrejtën duhet
luftuar  e dënuar,  unë marr guximin  për të dytën herë , për hirë të së vërtetës  dhe realitetit, sado i hidhur që të jetë ai ,
për  cilindo qoftë ai duke i besuar
historisë, si dhe për ti informuar 
lexuesit,  do jap disa sqarime
lidhur me shkrimin e tuaj tendencioz .  Prandaj  ju informojë 
se në  mesin e  mërgimtarëve 
tanë  që  ndodhen në 
Diasporë- konkretishtë në  Gjermani
, unë  kam  respektuar, 
nderuar ,  përkrahur“ atdhetarin“  z. Faridin Tafallari, që  nga ditët e 
para, kur  unë  kam 
filluar të  merrem me shkrime,
deri më  sot. Mbi  20 
shkrime  i kamë  të  shkruara  vetëm 
për  JU, z. Faridin  Tafallarin. I kemi  bërë  vizita  familjare 
njëri   tjetërit   dhe 
kemi  kaluar  çaste 
shumë  të  mira.  z.
Faridin  Tafallari, s’pari  të  kisha  pyetur 
se  shkrimin  që  ke
bërë  me titull:   Nuk 
mund  të  rri 
indiferent …!!!... kur  
lexoj  shkrime fyese sidomos për  ata që 
nuk e  meritojn ! ? z. Faridin
Tafallari, ju keni plotësishtë të drejtë kur shkruani se kam respekt të madhë ndaj
të dy shokëve; dmth;C.T, dhe Ramiz Dërmaku. Unë mendoj se ;“ monopol mbi lirinë
dhe atdheun nuk mund të ketë askush…“, atëherë pse këtë të drejtë mundohësh t’ua
marrish  të tjerëve, thua se ajo është vetëm
e jotja ! E drejta mbi  atdheun është e
drejtë e patjetërsueshme e secilit (kuptohet kush nuk ka të drejtë). Unë gjatë shkrimit
timë jo që isha i mllefosur  por edhe
i  befasuar se një “ shqipëtarë, një  atdhetarë, një shokë  dhe një 
bashkëpunëtorë“ i vëllezërve Gërvalla 
dhe Kadri Zeka, lejon vetit të merret me një  punë për 
të  cilën  nuk është në rrjedha, dhe sulmon mikun,
shokun, e Tij, pa  nevojë. Unë si autorë i
shkrimit “deri  kur kështu o C.T“, kamë shkruar
atë që kamë ditur dhe atë që kamë parë me sy, e shumë të tjera të dëgjuara me
veshë, lidhur me “Butakun“, tëndë z. C.T. Unë në shkrimin tim askund nuk ju kamë
akuzuar ju, pos në një rast kur citoj: Të gjithë ne në diasporë ishim të zhgënyer
e të dëshpruar për mos mbajtjen e Akademisë 
Përkujtimre kushtuar 30 –vjetorit të vrasjes tinëzare të atdhetarëve,
intelektualëve dhe martirëve, të kombit; Jusuf, Bardhosh dhe Kadri Zeka, cilët
falë aftësive dhe respektit e dashurisë që kishin ndaj zgjidhjes së drejtë të
çështjes kombëtare , arritën që t‘ia lëkundin themelet ish. Jogosllavisë,
Titiste, por edhe ta informojnë opinionin ndërkombëtarë me tërë dhunën,
presionin që bënte regjimi barbarë e kriminel serbo-sllavo çetnikë ndaj
shqiptarëve të Kosovës.  Ju z. Faridin
Tafallari , pastaj shkruani se ;“deri sa të mund forca, unë nuk do të ndalem në
të mirë …., për t’i  kontribuar vendit
dhe atdheut tim !!!“. Neve si gjeneratë kemi shprehur pakënaqësinë tonë ndaj
robërisë sllave që nga vitet e 74-75.76, e këndej, dhe sot kur është në pyetje
e vërteta nuk mund të heshtim,  e në rastin
konkret kur flitet për martirët apo gjenitë e kombit vëllaezërit Gërvalla dhe
Kadri Zeka, sidomos ndaj padrejtësive, parregullsive, monopolizmit,
demagogjive, urrejtjeve, bajraktarizmit, karrierizmit, korrupsionit  dhe shumë e shumë dukurive tjera negative. Të
gjitha këto dukuri negative të cekura më lartë kanë gjetur vend dhe me përpikëri
i ka përdorë z. C.T. 
-Ti o
Faridin Tafallari, bënë orvatje ta mbrosh C.T-in, thua se jeni i paguar për një
gjë të tillë !? Po, si lejove t’i të biesh pre e manipulimeve,të C.T.
- respektin,
që keni patur deri më tani, si aktivistë, atdhetarë.., si duket e keni dëmtuar
shumë.., por të ju themë shkurtë, nuk ju ka mbetë aspak fytyrë dhe nuk keni të drejtë
morale të thirreni si shokë i vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka. 
- Unë jam
koshient se gënjeshtra është gjëja më e shëmtuar për njeriun, sidomos ajo është
e rrezikshme për kreatorët dhe bartësit e SAJ, 
dhe këtë e di se nuk do ta pranosh. 
- Unë kam
qenë jam dhe do të jem i pavarur në mendimet e mia dhe asnjëherë nuk do të lejoj
të bëhem vegël e askujt.
 Ta mbrosh veprën e vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri
Zekës, dhe të ballafaqohesh me rrënuesit e organizimeve të emigracionit tonë me
ata që janë shëndrruar në turp për shqiptarët, jo vetëm që është obligim moral,
njerëzor dhe kombëtar, por për mua së pari është obligim intelektual të mbroj të
vërtetën , sado e hidhur qoftë ajo. 
-Ata bijë
e bija të Kosovës të cilët ia shtrinë gjoksin armikut e shumë prej tyre ranë ( e
po bien akoma edhe sot), në altarin e LIRISË për realizimin e aspiratave tona
shekullore.
 Duke I mbrojtur këta martirë të kombit, të cilët
vite te tëra me serizitetin më të madhë u morrën me çëshjten kombëtare , vetëm
që të çlirohet Kosova dhe të bashkohen shqipëtarët.
 Për mua nuk është kurfarë alergjie ndaj C.T, e
asë shpifje, shpirtëngushtësi.., siq thua ti, por është nder dhe krenari. 
Të mbrosh
martirët e gjenit e kombit ; vëllezërit Gërvalla e Kadri Zekën, do të thotë t’i
mbroshë të gjitha viktimat e luftës së 2-të botërore e deri më sot. Dhe më sakt,
z. F.T, në shkrimin tim nuk bëhet fjalë për“sulm“ ndaj askujt , por tregohet e
vërteta skandaloze e disa sjelljeve, veprimeve, shpifjeve, dhe intrigave na
disa Butakë. 
Të akuzosh
dhe të ofendosh një njeri, një aktivistë, një atdhetarë, një intelektualë shqipëtarë
i cili që nga mosha rinore u futë në radhët e para, për ta mbrojtur çështjen
kombëtare dhe nuk u ndal kurrë, kjo  është
një krim ei llojit të vet dhe ligështi njerëzore. Sa i përket spekulimeve tua
se ;C.T, „kontributi i  C.T. janë aq të mëdha
sa askush nga mërgimtarët tanë nuk ka bërë me shumë.., flasin qartë se ti nuk e
njeh apo nuk do që ta njohësh gjendjen reale se si u anulua akademia. Unë asnjë
herë nuk i kamë mohuar sukseset e askujt.., e aq më pak të C.T, it, mirëpo unë kam
pyetur se si është e mundur që një shoqëri kulturore, artistike, muzikore,
shoqatë, etj të funksionoj pa kryesi. Si është e mundur që C.T, të thirret në emër
të Unionit Shqipëtarë për Diasporën.. kush 
e emëroi atë, dhe ku është kryesia e tij ?  I nderuari ( i harruari) Faridin Tafallari ju
më thuani mua gjeje fajtorin.., fajtor je ti.., pse o z. Faridin jam unë.., më trego
të lutem. Unë edhe në fillim të reagimit e ceka se jamë dhe do të jem kundërshtar
i monopolizimeve, karrierizmit, dallavereve, keqëpërdoruesëve, matrapazëve,
psikopatëve, karrieristëve.. Kësaj radhe do ta përfundoj këtë shkrim me një porosi;
a)Nëse je
ti Fardin Tafallari, lexo në librin e psikologjisë për identifikimin , aty do
ta gjeni vetën, nëse jo atëherë  i përkisni
domenit të personave me studimin e të cilëve merret patologjia sociale,. Prandaj
, z. Faridin Tafallari, të kisha pyetur ku i ke shokët..,? P.Shembull: Hafiz
Gagicën, Murat Kryeziun, Nami Ramadanin, Tefik Kallabën, Ismet Klaiqin, Murat
Kryeziun,Isa Demin, Shaban Bobaj, Enver Ismajli, dhe shumë e shumë tjerë emërat
e të cilëve nuk do i shënojë këtu. 
b)Dhe kur
e ke shkruar reagimin ndaj meje ku ishe në..,dhomë., a ndodhej para ju pankarta
me fytyrat më eminente të Kombit.., nëse po.., 
si s’të erdhi keqë..,  që para
tyre të shkruash  këso marrëzira. Mirëpo
për fund ju themë, se një fjalë e urtë e popullit thotë; Mos e pyetë se të tregon
vetë.., për mua kjo është befasi, e cila do t’më përcjell deri në vdekje.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










