E premte, 01.11.2024, 12:00 AM (GMT)

Kulturë

Luan Kalana: Shoferet e dy kontinenteve..

E marte, 21.02.2012, 07:07 PM


Shenime e mbresa

 

Shoferet e dy kontinenteve...

 

" Sendet me te shtrenjta ne Bote, jane nderi dhe Atdheu "

Sami Frasheri

 

Nga Luan Kalana

 

..Sunset.Nuk ka imazh me te bukur,nuk ka kenaqesi me te madhe per nje

romantik,gjate veshtrimit te perendimit te diellit.Muzgu i mbremjes po behej

gati t'ia lere turnin erresires te mbremjes,megjithese velloja portokalli e

diellit ne perendim, ende nuk ishte zhdukur Pa dashur shikimi perqendrohet ne

shkendiat e dritave te makinave qe sa vijne e behen me te shndritshme si nje

gjerdan i arte,qe pershkon qytetin nga te kater anet,me autostrdat e shumta qe

vijne e shkojne,si lumenj dritash. perreth

.....E ne kete mori te madhe makinash pa pushim,qe i ngasin ato ,ka dhe bij e

bija devollesha,shofere te devollit ne amerike,qe ndoshta dikur as qe do te

kishin enderruar se do te drajvin makinat e ku ,ne amerike.Ne amerike te gjithe

burrat e djemte e devollit e nje pjese e grave dhe e vajzave tona jane shofere

te mirefillta,pasi ketu makinat jane kembe sic e kam shkruajtur edhe me pare.,

Nuk eshte kollaj te ngasesh makine ne autostrade me njeqind kilometro ne ore ,e me shume,pa

le nje trafik i madh qe a s'mund te pershkruhet e ne rruge te e vende te

panjohura qe s'i kemi pare as edhe ne ender,pra duhet njohur mire

hartat,direkshen si i thone qe te hipesh e te ngasesh makine.

Pra si te thuash

eshte profesion i pare, para atij te qenit punetor apo specialist ne nje pune

fabrike a supermrket apo kompani e te tjera.Por me e veshtira ka qene marrja e

licencave ,me teste shume te veshtira ne gjuhen anglisht,qe prit pa ta mesoje e

ta kuptoje mire.Tani sikur eshte zbutur ca pasi e kane vene ne shume shtete

testin edhe ne gjuhen shqipe

.....Por shofere te vertete profesioniste te erdhur nga Shiperia jane te

paket,te cilet japin nje kontribut e nje ndihmes te madhe ne mesimin apo

instrokturiimin e te afermeve te tyre per mesimin e zanatit te shoferit si pjese e jetes,..

Me merr nje here ne telefon nje shok e mik i vjeter ,si gjithnje nga Connectikut, ketu

ne Amerike e me flet me pasion duke me treguar se kish takuar dike ,sikur te

ishin prinderit e tij..

"E di,- me tha,-me ke isha e pime nga nje kafe?! ,Me

barkun e shen merrise ,si dikur ,me shpirtin e repartit ,me shoket tim te vjeter

me shforet e Devollit?!"

Me fliste per shoferet  me pasion , si per Qamil Gegen i cili kish erdhur

turist ne e bija, nje shofer nder me te vjetrit te Bilishtit ,me skode me nafte

shoferin e parkut te Korces e te tjera,

me Vanjgjo Pinen shoferin e repartit te

kufirit,shoferin aq te njohur ne te gjitha fshatrat e Devollit ,-E vazhdonte me

fliste ne telefon duke treguar biseda nga me te ndryshmet ,duke kujtuar te

gjithe shoferet e devollit qe nga me te vjeterit e deri me te rrinjte qe tani

jane te shumte jo vetem ne Bilisht por edhe ne cdo fshat.

Kujtuam edhe Xhaferin  Zaimin

nga Verleni ,nje shofer te vjeter te Devollit ,-tha ai,-,per te cilin ,do te

shkruaj nja dy rreshta edhe per te

.....Sa u kenaqem ,te kujtuam edhe ty, pa le kujtuam Tadene, faturinon e pare e

me te vjeter te autobusit te Bilishtit ,se shoferet e autobusave kishin edhe

faturino per te prere biletat ,...

Pervec qe ishin edhe agjensite e biletave qe me

mire mos i kujtoj sec   kemi vuajtur neper radha ,gdhiheshim tere nate ,me nete te

tera nga tere fshatrat e devollit per biletat e nje autobusi,

si e pabesueshme duken sot keto qe tregojme per lexuesit e rinj,,

Tani fugonet

presin ne rradhe per te marre pasagjeret e korces e me poshte per Tirane e

andej.. ,

Tadeja ishte nje grua burneshe e ralle ,tamam se njgjiste si burre,

me ato flokete eshkurtera dhe femijet kur e shikonin e merenin per burre,

qe s'e ka shoqen me nje shpirte nje

zemer te madhe ,qe s'la devolli ne rruge por i merrte e i gjeshte sa ne autobus

e sa ne ashefke sic ia vuri ajo emrin rimorkos se autobusit,c'te bente nje

autobus kishte tere ai devoll qe bente rugen Korce - Bilisht e pastaj ne

Pogradec. E cfare te kujtosh me pare,autobus me rimorke,qe Tadeja i thoshte :

-" He ,ikni,shkoni hipni andej nga ashefka ! "

Kujtuam dhe shoferet e pare te saj,Bracen , Ibrahimin,nje bure qe s'i degjohej

zeri e ishte shume i dashur me njerezit.,me pas ,qe me vone u be shoferi i

autobusit te linje Bilisht - Miras e te tjere- me fliste ai prap ne telefon.

E nje taksi kishte gjthe zona,me ate kullandriseshin te gjthe ,

pa le duhet te zije rradhe ta porosisje nje vit perpara kur kishe dasem  ,

ku te shkonte me pare ajo ne  ne 43 fshatra te devolit,e disa i zemeroheshin ,

shoferit te pare te saj Bardhyl Jazexhjut,kujt t'ia prishte e kujt t'ia ndreqte me pare.

Pastaj si doli ai ne pension ,dhe taksia e Devollit, kishte nje shofer tjeter ,

nje bure i nderuar e i respektuar shume i urte shoferi me eksperience te gjate,

bilishtari Hysen Mero.

Hysenin e tani ne pension,te gjithe e kujtojme me respekt  ,

nje shofer shume i regullt e nje njeri i perkryer ,shoferin e fermes

dhe me pas i gjeologjise.Eshte nderi dhe krenaria e shofereve te Bilishtit,

thoshte gjithmone , Bashkim Cane edhe ky nje koleg me stazh te gjate si shofer e ne ferme.

Dua te permend shume shofere nga Bilishti ,

po behet nje liste e gjate qe te gjithr dalloheshin dhe ishin me emer ,

ne gjithe Shqiperine,punetore te ndershem e bujare,nuk te linin ne rruge

po te shikonin.. kudo qe punonin ne parqe te ndryshme ,ne kantjere ne hidrocentale e te tjere.

Si ne cdo fshat te devollit ,disa shofere kishim ne ne fshatin tone ,Vishocice,

por nje makine kishim ,vite me pare, jo si

tani ne demokraci qe kane ne cdo shtepi makinat e tyre ,ne oborret e tyre ,si

dikur mbanin qeret bujqit, .

Nuk kishin tere fshatrat makina ,prandaj aq ne kimet e kishim te gjithe ne, sidomos

femijet e fshatit,e ruanim si syte e ballit  ,pa le shoferet i mbanin  makinensi femijen e tyre

. Te pa haruar ne kujtesen time  do te mbeten shoferet e pare te fshatit,si buri i

mencur i Bilishtit ,shofer me pervoje te madhe.Faik Meka, i cili gjithe jeten

ishte nje nder shoferet e pare e te vjeter te ambulancave te spitalit te

Bilishtit.,bashke me Secin ,nje bilishtar i zgjuar e pa fjale e me pas nje sere

djem te rinj bilishtare qe ruaj kujtimet e mbresat me te mira per ta..,ne

pamundesi per te vene emrat e shumte,

Bexheti i Cetes ,keshtu e therisnin atehere nje shofer tjeter qe qendoi disa vite.,

Ismail Mullaj,nje bure i gjate e i vjeter nga

Kapeshtica,me banim ne Korce ,e me pas shofer i ndermarjeve te korces,,

.....,Pastaj ca kohe kishim nje xhems american ,nga ata trofet te luftes se dyteboterore qe

ishte i mbaruar me te gjitha e.... ,     e shtynin tere fshati qe te ndizej,pa le e

provonin  me manivellen  ,se nuk kishte motorine qe te ndizej me celes,

se si duken keto qe tregoj si perralla, nje hekur i perdredhur,

tere burat me te forte te fshatit ,e ne femijet rendnim pas me te katra ,

e therrisnin me te madhe kur ndizej,,,qe te ndizej motori..E jo si tani ,me nje te shkrepur te celsit ,

ndizen makinat e kamionet,.Ishte shofer

Tosun Subashi ,nej trktorist i vjeter

e i nderuar nga fshati,nje nga partizanet e pare,ishte shoferi i xhemsit. Ndihmes kishte nje burre te

gjate,se keshtu kishin me pare shoferet kishin edhe

nga nje ndihmes qe me shume i mesonin i jepnin zanatin,

Ishte Zikja ,babai i Gazit ,nje biznesmen,,sponsorit te nderuar te gazetes Bilishti, se e edhe ai ,i

ati,merte vesh nga shoferlleku e ishte punetor i madh , e qe i riti me sakrifica

femijet e tij,qe iu bene te zotet ne jete e cane vete me zgjuarsi.,

E me pas erdhi shofer nje djale nga Tresteniku, ,se keta shoferet e fshatit punonin

neper ndermarrjet e qytetit e ne tere shqiperine,Nijati,i cili s'qendroi gjate

pasi nderroi zanatin u be elektricist.,

Setka i Kucit, i paharuari i pavdekshmi per ne e per familjen,qe u nda shume

shpejt nga jeta keto kohe,nje djal i gjalle e shume popullor e inteligjent nga

fshati Kuc, e qe me pas dashuroi e u martua me Dalen Vocin nga vishocica,,, nje

nga vajzat me te mira te vocerve. Ai u be nje shofer i zoti ne Prenjas.. me

skode ,me autobus,e tani se fundi ishte me nje te veture ,takxi ne fshat.

Kohet e fundit muarem vesh se edhe Setka kish nderuar jete,na erdhi keq pa mase,.. ..

.....Setar Topciu, nje djale vishocicar i beshem e i forte ,nje nga shoferet e

pare vullnetare ne hidrocentalin e Fierzes,pastaj shofer me nje "tater" ne

ndermarjen e ndertimit ne Korce.Me te kam shume kujtime se kemi udhetuar bashke

gjithe ato here por dhe kishim shoqeri bashke me Agimin.,benin bashke rrugen per

ne pune, tere ato vite. e ku ruaj kujtimet me te bukura e te paharuara per te,..

Ladi Rusi nje nga shoferet e pare te metalurgjikut ne Elbasan. ku me nje

skode nder te paret ishte nje punetor i palodhur e qe qe nderi i

kombinatit..

Bujar Topciu edhe ky nje djale i ri vishocar qe punoi vullneter

shofer ne parkun e lacit dukr trnsportuar me skoden e tij kromon e maleve te

veriut per ne uzinen e rubikut e me vone ne Lac.

..Beni Hysi,nje shofer ,.nje djale i gjate e shume i urte nga fshati,pa llafe si

i thone fjales por shume i respektuar..e deri me i riu,Mikja,Samiu Bejleri

shofer qe vazhdon edhe sot me venen e tij takxi Bilisht-Tirane,qe gjithmone

thote une shume gjera nga zanati i shoferit i kam marre nga Ai,per te cilin po

vazhdoj me poshte....

Nje nga shoferet me pervoje e stazh te gjate me makine e fshatit eshte edhe

Rafeti i Kapeshtices deri sa doli ne pension,ishte shofer i zoti por edhe i ,i

pa pertuar,e ku ruaj shume kujtime me te, nje njeri i dashur e i respektuar

....Nuk marr persiper te bej histori e t'i permend te gjithe shoferet, se s'kam

qene per nje kohe te gjate ne fshat,ne femini kur isha ne Tirane,,kur isha neper

shkolla,ne ushtri,ne marine e mesues ne fshatra te ndryshem e ne Pogradec, e ne

devoll,se as s'e kam per

zakon,por duke permendur vetem disa, se qe te gjithe kane sakrifikuar , sa kane marre

rogen ,aq e vogel e minimale,, sa per te rritur e mbajtur femijet me buke, le qe ishin sherbetore e

pronarve.te te tjereve. , qe i dine ata me shume se ne.

Gjithashtu duhet e te

permend e te shkruaj edhe dy fjale per te gjithe ata djem e burra nga Vishocica,

qe kane qene ,nder shoferet e pare ne Shqiperi e ne rrethe,

si Bujar Beleri shoferi me stazh me te vjeter e me te dalluar te parkut te Korces ,ishte me pare

njeri, pastaj nje shofer qe gjithe jeten e tij s'beri asnje aksident.

Mbaj mend kur isha ne Pogradec mesues ,qendronte sa me shikonte e me merte ne skoden etij

,qe e mbante gjithnje komode si te re,ne miniereen e Cervenakes trasportonin

nikel per ne Elbasan......

...Vebi Bejleri nje shofer i dalluar i fabrikes se kepuces ne Tirane,qe gjithnje

do ta shikoje fotografine me portretin e tij ne stendat e Tiranes,qe me

kilometrat qe bente ,punonte per vitet e ardhshem,nje nga shoferet qe dallohej

me gisht ne Tirane e qe te gjithe e njihnin e flisni fjalet me te mira per

shoferin e fabrikes te kepuceve te Tiranes qe shetiste tere Shqiperine,,,ku e

ushtroi zanatin e aposionuar te tij me makine private qe e perdorte per te

shkuar ne pune e per familjen e duke bere pune nga me te ndryshmet ne New York.

e tani ne pension eshte me te gjithe femijet niperit e mbesat ketu ne amerike,.

Perparim Muka,nje djale i ri ,me njehere iku nga fshati e u be nje nga shoferet

me te mire ne Erseke ,me autobus, me skode ,ne minieren e Rehoves,e sa here qe

vinte ne fshat s'dinte ke te mirte me makine andej nga e kish rrugen., deri me

te rinjte Bertin Zeken,Gezim Muken,,Fazen,Bariqin,Tomin,Agronin e te tjere pa

mbarim.

Bura e djem ne epoken e demokracise te tjere qe jane te shumte,qe sic thote

Bardhi,lame gomeret ,morem bicikletat ,lame qeret e karocat e tani u beme te

tere shofere me makina, e kur shkon ne fshat te duket vetja sikur je ne nje

qytet te madh te mbushur plot me makina e vetura te panumurta.

.....Po si mos shkruash per Xhaferin Zajmin,nje nga shoferet me te vjeter te

devollit,qe ne kohen e luftes,partizan ne bigaden e dyte qe atehere shoferi i

brigades partizane ,me makinat trofe te luftes, e me pas nje nga shoferet e pare

te ushtrise e te kufirit, te parqeve te Tiranes,nje karijere te gjate

pesedhjetevjecare maje timonit qe sakrifikonte gjithcka per punen e shtetit

,duke harruar edhe familjen e femijet,

Me muaj te tere largohej me sherbim nga

shtepija,neper postat e kufirit te Shqiperise, vete e di e shoqja ,qe u mor me

ritjen e femijeve ,djalit te vetem e dy vajzat,deri sa doli ne pension .

Ai ishte edhe shpirt njeriu,jo vetem shoferet i ndihmonte neper ruget kur

mbeteshin ose kur kishin difekte,por edhe njerezit e thjeshte kur i shikonte ne

ruge qe rinin me ore te tera qe prisnin te kalonte nje makine.Sa shume i deshte

femijet ,pa le niperit e mbesat ,linte koken per ta ,sa femijet e tij......e te

tjere,. Ishte shpirt njeriu ,fliste pak ,por me ralle sic thoshte ai,e mezi i

degjohej zeri,pa le qe perdorte ca fjale te urta te goditurae te mencura qe une

i perdor shpesh duke ia kujtuar emrin.

Shenimet e mija ne vite per shoferet ,vecanerisht per te devollinjte,jane pa mbarim,

se vete jeta jone qe e lidhur me ta,rrugeve te atdheut kudo qe punuam ,

s'na beson njeri ,se mund te thone doni me per belulin, e do te udhetoje siper karocerise  te tyre.....

Dua te theksoj e nje fakt,per te qene krenare per ta,si heronj te rrugeve,...

Jane po keta e te tjere ,devollinj ne Amerike,ish bujk te thjeshte e intelektuale te profesineve te ndryshme,

qe punojne si shofere te mirefillte,e ku se kerkojne parane ,

devollnjte e mencur e punetore te medhenj e ne fund te dheut...

Shofere taksish punojne dhe ne shtetin me verior te kontinentit ne Alaske,

me maune me trake te medhenj rugeve te amerikes,si bilishtaret Fatmir Brberi,

Jovan Karanxha e shume te tjere.

Bisedonim nje dite me Maksi Tosken ketu ne Florida,duke sjelle kujtimet e atyre viteve ,

vecanerisht, ai gjate vite te demokracise,duke me treguar per mundimet e sakrificat ,

e qe udhetonim me koke ne torbe,jo te sigurte,..

" Kur gdhihej,menjgjesi e kisha e bere nje rruge me taksi per ne Greqi,isha kthyer ngs Selaniku,

e pastaj do te beje rrugen tjeter per ne Athine qe nga Bilishti,..

Po hajde le te besojne keta femijet tane, si e kemi nxjere dhe si e nxjerin sot parane me gjak ,

ketu ne amerike per ti ritur e shkolluar ata.- tregon  me modesti pa u mburur Maksi.

....Ne shkrimin tim,do te shkruaj pak per shoferin e fshatit, me te dashurin e

me te mirin e me te mireve ,per te gjithe ne bashkefshataret e tij ...me.nje

kariere te pasur e qe mbahet mend gjate, nga te gjithe brezat ,si shoferi i fshatit,...

Shoferi i dy kontinenteve.....

...Bardhi  Bejleri  shoferi i aposionuar,,qe me shume i pelqen te flase per te tjeret se sa per vete E

per te gjithe keta kolege qe permenda me lart jane per Bardhin shoferet me te

nderuare me te respektuar qe ai s'i harron kurre, ,dhe me te rinjte jane shoket

met ngushte te jetes se tij..

Eshte shume veshtire te besh portretin e tij se ai

s'tregon asgje nga vetja po te mos e kesh njohur nga afer apo po mos kesh punuar

me te. "E di - me thoshte gjithnj, kur une e ngacmoja , -me mire shkruaj per

shoket e mij te ngushte per Rafetin e Yllin e Trenit se ata ishin shofere te

persosur,ku jam une para tyre , se sa per mua".

......Qe te flasesh per te, duhet shume per te shkruar ,qe te besh dhe portetin

e tij,duhet te jesh shrimtar i zoti,qe mua s'me shkon per shtat,Duhet

Skenderi,Skender Rusi, poeti brilant i devollit , le qe ai i ka bere edhe poezi,

me pare se te beheshin

miq,baxho. ,se tani s'ja jep lejen Bardhi per te shkruar,eshte njeri teper

modest.

Megjithese Skenderi motive nga jeta e tij i ka shkruar ne poezite e

librat e veta te shumta,,qe Bardhi s'ja ndan dora duke i lexuar , pa ditur qe

shume figura artistike jane per te ,nga jeta e tij, Pa le Englentina nuk le pa

folur fjalet me te zgjedhura ,si poete qe eshte qe une s'mund t'i shpreh aq

bukur. per Bardhin duke e mbajtur gjithnje ne goje e shpesh here thote qe nuk

gjen njeri aq te mire si Bardhi ,eshte nje njeri i madh

....Me ate makinen e vogel gaz 53 [apo 51 ,s'e mbaj mend mire,],te tipt rus e

mbajme mend deri sa mori fshati nje skode me nafte

saurel .E lante e thante e kullandriste,e ajo megjithese ishte e vjeter,dukej e

re, si nje nuse re .Nate e dite dimer e

vere,e kur thashheshin cezmat e fshatit ne vere apo ngrinin nga te ftohtit ne

dimer, ai do

te shkonte ne lumin e Devollit se e kishim afer e ta lante njelloj si nje

foshnje.Pa le sa para i ka kursyer ekonomise,kur ia bente riparimim kapital vete

vegel pas vegel ,motorit e tere makines,duke i tornuar apo i axhustuar vete

, neper uzinat e oficinat e qytetit.Sa here qe bisedoja me shoferet e fshatrave

Vranisht ,Proger e Cangonj ,ata lavderonin shoferet e fshatit tim ,por edhe keta

ishin te shkelqyer,jo se t'ja bej qejfin por ishin te respektuat,prandaj nuk kam

per t'i harruar kurre.

Maqua[Kuqali]shoferi i Progerit ,nje djale per se mbari e shume i edukuar,,nje

familar per t'u mare shembull,gjithmone me thoshte -"Bardhi eshte me i miri i te

mireve nga ne ne Devoll,,pa komliment. "......,Po kush ia diti ,megjithate ai

eshte krenar per te ,se thote ne fund te fundit

per vete e benja ,se me ate timon mbaja femijet me buke riti vajzat e djalin me

tere te mirat.por edhe isha me i sigurte e ndjeja veten maje timonit ,kur futja

duart vete ne motor e ne tere makinen .

.Bardhi theu nje mit,nje regull rutine ,nuk pranoi te merte ndihmes ,qe ate pune

ta mbulonte vete e keshtu beri ,qe me pas e pasuan te gjithe shoferet e tjere.

,nuk pranoi te merte ndihmesa,.....

..Punetori i tij Melek Meckolli tregon me

shume respekt per Bardhin,"se si punonte vete per te ngarkuar e zhgarkuar

makinen vete,si regull duhet te mbante dy punetore pas makines ,por ai ne te

shumten e rasteve me mbante vetm mua,ishte njeri i vecante e punetor i madh

ashtu sic tregon edhe ai per Melekun,Vetem sa ta shposh pastaj s'pushon se

foluri per te ,duke ruajtur gjithe ato kujtime e mbresa ,pasi i ka dashur shume

punetoret por edhe fshataret si njeri i thjeshte qe ishte.,

....Ishte njeri i sakrifices nuk e kursente veten ne te ftohte ,ne shi ,ne

debore ai maje makines e me vrap ,nuk dinte te ecte ,por gjithnje me vrap.Gjithe

dimrin ,apo s'eshte i gjate ne Korce ,me debore ,ne ngrica ,ne temperatura shume

te ulta ver e hiq zinxhira rrotave te makines,pervec qe ishte nje pune e

merzitshme ,por isht shume e veshtire dhe e lodhshme ,pa le kur keputeshin ata

ne ruge ,ata e dine c'kane hequr...duart e gishtat e rinin gjithmone te ngrira

Apo se mos ishin me te ngrote si keto makinat e sotme ,as te ngrohte e as te

ftohte,me kondishionier,gjithmone ata e dine c'kane hequr,vuajtje e veshtiresi

te pa shumta.E ku tregohen veshtiresite e tyre ,kur i caheshin gomat,kur kishin

difekfete nga me te shumta,do ti regullonin vete, ne ruge e te tjera si keto..

.....Nje makine kishte fshati dhe ate e perdorte per te gjithe nevojat ,si te

thuash ishte edhe ambulanca e fshatit dhe e zones kur s'ishin ambulancat e

spitalit te Bilishit[se nje a dy kishte gjith ai Bilisht,shkonin me shume korce

qe shpinin te semuret].

Nje dite m'u semur keq nje nxenes sic jepja mesim ,aq sa

nuk pergjigjej dot por me shenja bente e vetem lote nxirte.Me njehere ,Pellumbi

Agolli atehere drejtori i shkolles ,si njeri i vecante qe ishte shume i

dhimbshur pa le sa i dashur me femijet,vjen e ngeh ne krahet e me vrap e shpie

ne makina e Bardhit ,qe ndodhej aty para shkoles,shkembyen me Bardhin dy-tre

fjal ,per marjen leje nga drejtuesi i ekonomise,pa te cilin Bardhi s'bente

asnje.hap,e shpune ne Bilisht e urgjente e cuan ne Korce Shpetoi djali e sot

eshte bure e se haron ate cast human te Bardhit.Bardhi kishte nje bote te madhe

artisti e ishte nje njeri intelektual.Ishte anetari i grupit amator shume te

degjuar te teatrit te Vishocices ,ku spikaste me interpretimin e roleve kryesore

qe luante

.....Shkuam nje here ne fashtin Vernik,per te dhene shfaqje me makine e tji

ashtu zbuluar ne te ftohte ,dimer ishte megjithe dekoret ne karoceri e ne ne ne

mes te tyre ,kush i shikonte keto veshtiresi ,pa le qe ishte nje pne vullnetare

.Sa do te fillonim shfaqjen.vijne disa fshatare te shqetesuar...kishin nje djale

te ri te semure keq ,prisnin ambulancen e Bilishtit ,pa le qe s'lidheshin dot as

me telefon,por Bardhi niset me njehere.

Ne filluam shfaqjen dhe e dubluam rolin e tij,kur shikojme Bardhi u kthe prap,e

fut ne rol .Ishte shume i gezur :-Shpetoi djali ,- na tha ,per nje gjilpere

vuante menjehere hapi syte,Sa e sa raste si keto qe ai mund t'i dije e t'i

tregoje me mire por me modesti e krenari.Ai isht nje lexues i apasionuar i

librit ,cfare s'ka lexuar se mban mend shume e cfare s'e lexon e tani E mbante

librin ne makine e dy minuta kur kishte pushim,i hapte ne faqen ku e kish lene e

vazhdonte.Bardhi ishte i rexikshem per te lexuar ,kujtojne punetoret e i tij pas

makines ,djem tezellshem e te zgjuar Dijon Goce,Mysret topciu,Hekuran Topciu.

... Ai eshte nje kengetar i talentuat ,me kenget karaktrrerictike te grupit

"Lira "te Korces apo kenget e vjetra patriotoke .Ai ishte nje tenor i ralle

,kendonte ca pjese nga ariert e operave si te "Berberit te Seviljes,"Madam

Bateflaj"e te tjera.Ishte pjesetari kryesor i grupit te serenatave ,te djemvet

te Vishocices te kompleksit te kengetareve te burave ne ansamblin e

Vishocices,,Pa le kur shkonin e kendoni maje kunjes te Vishocices,jehona e

kengeve degjohej ne tere zone ,pa le ne fshat kenaqeshim,e midis atyre zerave

melodioze do te dallohej zeri i holle i Bardhit....

..Por gezimin me te madh ai ndjeu kur erdhi demokracia qe e perkrahu ate me

gjithe shpirt -Tani jam i lire .-thoshte e s'me urdheron njeri pa le qe kam

makinen time private ,kjo qe ederra ime ne tere jeten ..Vazhdoi me skoden "Ifen"

qe pastai e shnderroi ne biznes duke hapur autoshollen e pare ne devollte kursit

te naftes ku nga dora e tij dole te gjithe ata shofer qe sot e kujtojne me

respekt.

...Udhetonim nje here me veturen e Pandit Sinatkes,nje nga djemte inteligjente e

shoferet e pare  rinoke te Bilishtit ,ne nje bisede me nje pasagjer u lidh biseda

per Bardhin,ai po i thoshte nje shoku te tij qe po ke ndermend te behesh shofer

shko ne autoshkollen e Bardhit pasi ai te ben e te meson shofer si vetja,duke

kembengulur qe me mire te priste ne radhe derisa te fillonte kursin me Bardhin.

Me vone Bardhi mori nje vene e punoi gjate si taxi me te qe shume refugjate sic

thoshin te tjeret i merte pa para kur ktheheshin nga Greqia.

...Por i ndodhi nje e pa pritur ,Diasa pasagjere te pire ia kish mare makine e

kishin perfundua ne nje kanal te thelle ne fushe e Korces Ai eshte nje survivar

qe shpetoi nga vdekja ,sic thote nje shprehje e urte popullore,,dite gjati nuk

behet dite shkurter.E ai me pas, ,megjithese u operua ne kembe e me hekur brenda

,nuk e la timonin por vazhdoi prap me nje minivene shofer taxi por ne linjat e

shkurtera deri sa erdhi ne Amerike.E megjithese me hekur ne kembe ,ne vend te

koskes,ai gjithnje vrapon ,nuk di te ece normal,-keshtu thone te gjithe njerezit

qe e njohin dhe e kane pare ate,

....Ai s'di te ece me ngadale ,e kur e kemi pyetur ,ai pergjigjen e ka gati

:""Koha ecen me shpejt se ne prandaj duhet te vraponjme te gjithe,""-na i pret

shkurt.Per Bardhin me mire flasim te afermit e tij ,vellezer e motra ,qe jane

rritur bashke,dy motra e dy vellezer me te vegjel.Ja c'thote Tedi,Alfredi,shoku

im i femijerise,qe kemi lexuar aq libra sa duhen rafte pa mbarim sa t'i

vitrinosh:" Kur na vdiq babai,ai vdiq para kohe i ri,Bardhi si vellai me i madh

u kujdes per ne dhe bashke me te emen i vuri gjoksin shtepise e deri sa na

martoi edhe ne te tjeret,Bile Guximin ,vellain ,me te vogel qe ai ka pike te

dobet ,u kujdes per shkollimin e tij si prind i vertete,deri sa mbaroi per

agronomi,e qe u be nje nga specialistet me te mire te bujqesise."-Qamili i ati

,ai e kish edukuar me se miri ate, aq sa ai s'e ndan nga goja.Ai ishte nje nga

kuadrot e para specialiste te bujqesise, nje nga agronomet e pare te mesem te

Devollit e te Vishocices. .

Motrat e duan dhe marrin gjithnje me mall Bardhin ne telefon si Tefta ashtu dhe

Letka .Por ai me shume respekton dhenduret njelloje si vellezerit si

.Nevruzin,nje nga piktoret e talentuar te Trenit,nje njeri me nje bote te madhe

artisti,........ashtu dhe Modin ,nje djal i dashur ei zgjuar,nje nga aktivistet

e pare te demokracise, qe krahas punes si mesues ka dhe nje kioske qe punon ne

kohen e lire, sa per te nxjere ndonje leke per te jetuar sic thote ai..

.Liria ,nena e Bardhit ,ishte nje grua e vogel por punetore e madhe nga nje

familje me tradita petriotike nga Areza.Me kujtohet kur ishte shitese ne dyqani

i bukes ne fshat shiste njehersh dhe perimet dhe isht teper e ngarkuar.Me thiri

si djalin e vet e me tha qe ta ndihmoja ne shitjen e perimeve e ashtu

bera.S'dinte si te me falenderonte shpesh here

.Avniu me Rushen,qe banojne ne bilisht, e zene shpesh ne goje

Bardhin,,megjithese ata jetojne ne Bilisht ,e marin shpesh ne telefon ne Amerike

duke biseduar me te si gjithnje ,jo si kunat por si vellane e tyre te madh

......Per Bardhin flasin te tere me respekt e krenari ,si ishte njeri i thjeshte

e s'dinte te mburej ,keshtu ben e sot ne amerike.Sa here qe beheshin aksione

kombetare ,Bardhi do te dilte gjthnje i pari vullnetar jo vetem ne rini po edhe

kur u be faniljar.Do te jape mendimin e tij e nje fshatar i thjeshte ,murator

specialist,mjeshter ndertimi qe se ka leshuar nga dora cekanin e mistrine e tij

tere jeten,ne tere Shqiperine

."-Shkuam vullnetar ne Lezhe ,pas termetit te madh qe ra atje per rindertimin e

qytetit,-tregon Selami Rusi[i ati i Skender Rusit} nje mjeshter i madh ndertimit

e nje nga me te vjteri, nje plak qe po i afrohet te tetedhjaetave, ,me ze te

ulet si gjthnje e pa ngritur koken, - Bardhi ishte gjithmone pas ne,me makine e

tij per furnizim.Po e dini c'bente ,ikte nga timoni e vinte ne ndihmonte neve

ustallareve duke na afruar llac e tulla.s'rinte nje minute ne vendin. Dhe vinte

tek ne me te vjeterit per te na ndihmuar,tek mua e Ziniu se ishim nje pende,"

.....-Me tregonte Agimi Mulluxhiu nje shoku e tij i rinise qe ruan shume kujtime

e mbresa per te,nje njgjarje te thjeshte per Bardhin qe ai s'ja prishte kure

njeriu.,do te gjente kohen e do te te vinte edhe per te te ndihmuar ,ishte i

papertuar,e keshtu thone te gjitheNuk do ti vinte mire Bardhit po te mos

permendja shoket e femijerise komshinjte qe te gjithe ai i kish kusherunj,taman

si vellezer .Cfare t'i shuash shoke ,vellezer je brenda nuk ben gabim

.Nje nder ta eshte Bardhyli,moshatar i tij e qe te dy ,sic thote Bardhi

,perdorim te njejtin parfum,livanto,e qe ne na mbajne ere plackat e trupit ere

benzine,nafte..e per kete jemi krenare,packa se ai u be traktorist e une shofer

te dy duart me vajra na rinin ,kjo ishte kenaqesia jone me e madhe Bardhyli

tregon shume historira i ka interesante per jeten e Bardhit si nje nga djemte me

te shquar te belereve qe do te dallohej per shpirtin e paster e te cilter por

edhe nje shok i madh qe do te gjendej gjithmone ne ditet me te veshtira ,pa le

sa alegro qe ishte ,sa here qe mblidheshim burrae gra ne shtepine e bece Tekiut

,ai do te qe i pari qe do te na organizonte bashke me Trifonin e Vebiun ,lojra

nga me te ndryshme ,diskutime per librat e pastaj kenge e valle tere naten ,po

kur na mesonin prinderit tane devollicen,ne i shpinim kembet i ngrini lart deri

ne taven e te tjera e te tjera..

.....Po komshinjte ,edhe ata jane pjese e jetes time ,ata s'i haroj asnjehere

-thote shpesh Bardhi e ze ne goje familjet e Isait,Shabnit ,Enverit e te Zylkes.

Me Zylken,nje njeri e bure i persosor inteligjent e popullor ,

qe kishte miq ne gjithe shiperine, ai ruan kujtimet me te bukra ,

ai e deshte ate si prinderit e tij Zylka

ishte njeriu me popullor i fshatit ,ke s'njihte ai ,e kush s'e njihte ate.Te

gjithe e donin e kishin respekt per te pasi ishte shume shakatar edhe gazmor,pa

le shume i dashur me te gjithe..Pa le sa shka qe bente me Bardhin.

..Perdornin  nje shprehje ne nje gjuhe te huaj qe ia muarem te gjithe ne shoqeria ,sa here qe

takoheshim me Zylken-Hej,la xhuti,----Di greci ,-ishte batuta e pergjigjes e te

tjera Sidomos me femijet e tij, me Agimin qe ishte moshatar me Guximin E

gjithmone kujdesej per ta ,sidomos kur hipnin ne qershine belice te tyre ,ishte

nje peme e madhe sa tre-keter kate e larte.,I deshte shume ,megjithese ai iku

shpejt nga fshati ne shkollat ushtarake e u be nje nga pilotet me te mire te

Shqiperise .Pastaj kur iken ata familisht ne Tirane Tedi,i vellai, bleu shtepine

e tyre

......Por fati e solli ne amerike e qe te dy bashke me Agimin i shpien e i marin

grate bashke nga puna ,ne fabrike. Agimi . i Zylkes,sic e therrasin,.ruan shume

kujtime ,per te dhe eshte e pamundur t'i rradhit qe te gjitha.....e tani qe e

pyesja une ,ai e kish veshtire te me tregonte ato me te mirat per Bardhin.

Por me mire se kushdo sic thone vete ata portretin e Bardhit mund ta plotesojne

Bardha me Fevriun Pasholli,krushqit e tij ,qe Tela u martua me djalin e vetem te

tyre ne amerike"Une e njoh me mire Bardhin,- thote Fevriu nje specialist

ndertimi i degjuar ne Shqiperi e ne amerike me bisnesin e te ,Gencit nje djale i

gjalle e shume i zgjuar.,Fevriu,eshte nje usta i mbaruar e per cfare se kerkon

ne te gjitha llojet e ndertimit, e ne si neper veprat e ndertimit te Shiperise

por e berjen e varezave me granil si me mermer. qe me shume i pelqen te flase

per te tjeret.

Fevriu ,kujton per Bardhin me ke qe bisedon ,kur bie fjala, se ai

i ka shoket e ralle Ai eshte njeri i vecante e shume korekt ,na ka respektuar ne

si krushq si jo me mire e s'kemi degjuar prej tij asnje fjale , vetem fjalet me

te mira per ne e per djalin tone e kur te tjeret u perpoqen te prishnin avenirin

e femijve tane ,ai s'u mposht por i kurajonte qe ata ta kishin me te forte

dashurine e ashtu bene ,e sot jane prinder te dy djemve si burrat,

...,As'ja prish kurre femijve i respekton ata si vetja prandaj ata e duan dhe e

respektojne pa mase.....Prandaj e pemendem Gencin e Telen .Po mos ishin ata

,-thote Bardhi une s'vija ne amerike,ata jo vetem qe na thiren por na priten me

tere te mirat ,Une erdha si turist e nuk i ndjeva veshtiresite e fillimit qe

jane te veshtira..

Ata na hapen driten jeshile per tu orientuar me kushet e me

jeten ne amerike ,por ai me shume levdon dhendrin se sa te bijen.Genci eshte

nder ata te paret djem qe iken nga telat e u bene pionieret e para te

demokracise e tani punon per bisnesin e tij modest e te kerkuarne ndertim.Pa le

ka bere nje shtepi te buku ne bunkerhill ne Waterbury,qe sa here qe vinim atje

dilnin perjashta ne garden se e kane bere me shatervane e me vaska natyrore per

peshqit dekorative,apo s'u vjen ndoresh qe kur ishte Fevriu ketu..

Tela ,nje vajze e zgjuar qe u pozicionua shpejt ne zanatin e saj per ekonomiste ,e cila,

ka mbaruar universitetin ne Tirane e qe punoi shume vite si financiare ne

Bilisht ne banke e e ne rreth.Tani punon ne nje nga bankat me emere ne amerike

ne Websterbanke eshte shume e tjeshte e popullore,jo vetem me ne por edhe me

shoqet amerikane.

.... Do te kujtoj e dikcka personale qe s'ja kami thene Bardhit,C'kemi hequr

,per mire ,kur erdhi Bardhi per te blere makine ,me Gencin. Ai i tha qe te marim

me vete dhe per mua keshtu iu hap goja, ,se atij i vjen ndoresh.Cfare ndoresh

vetem se kujdesesha per sherbime te vogla te makinave te femijeve e me vinte

ndoresh per te bere pazar per cmimin e makinave e njihja ca amaricane e i shpija

gjithnje kliente e benin ca ulje ne cmimin,gjersa me ne fund bleu nje makine te

mire,te vjeter por te mbajtur ,me cmim te leverdishem ,te ulet,. qe e ka e sot

pas shtate vjetesh,....

-"Edi sa ka vajtur .-me tha nje dite ne telefon,300000 km,se

ketu amerikane po vajte nga 150000km i lene nuk i ngasin me ,kushedi sa do ta

shpjere...Ndersa kur erdhi dimri ai u habit mbasi i kishin thene ,por s'ja kish

vene veshin,makinat ne debore e ne akullduhet t'i ngisje pa perdorur zinxhirat e

pabesueshme por e provoji vete e tani s'i ben pershtypje,se ishte mesuar qe ne

Shqiperi ,me shume pa zinxhire se sa me to

.......Ne punen e tij ne fabrike ne Mikrobest,"ai u ambientua shume shpejt"- e

-kujton me respekt Fredi Meka,nje bilishtar qe Bardhi thote fjalet me te mira

per te Bardhi mu be si vella jo vetem qe me mori ne makinerine e tij e me

ndihmonte gjersa ia mora doren ,por me keshillat e tij ma beri jeten me te lehte

per te kapercyer veshtiresite e fillimit qe mua me dukeshin si nje mal i pa

kalueshem..

.Por porteti i tij s'do te ishte i plote po te mos shkruani per

mbresat e kujtimet per te ,viteve te qendrimit ketu ne amerike ,qe ku s'ka

punuar neper fabrikat me te veshtira e deri ne ndertim me veshtiresirte e gjuhes

por edhe te moshes e te brenges deri sa solli djalin e tij te vetem ne amerike

qe desh fati e ndihmoi duke erdhur me llotari,e vetem atehre ai u lestesua e

merte fryme lirisht ,pasi medjen e ka gjithnje tek vatani ,tekVishocica

tek,Devolli tek Shqiperia ,Atje dua te jetoj tani per pleqeri.

.......Drita,..... e shoqja,qe bejne rreth pesedhjet vjet martuar, eshte pjese e

jetes sime ,-thote Bardhi.Nje vajze e thjeshte vishocare qe u dashurua qe ne

rini me Bardhin ,vajza e Refidese dhe e Sheqadetit.,nje bure i shtruar e e ze

ulet ,kepucari i pare i fshatit,nje i vuajtur e koke ulur ,por shume i ndershem

e shume i sjellshem me njerezit me fashataret e me miqte.,qe une ruaj kujtimet

me te mira per te,njesoj si prinderit e mij.

Ka qene "sateliti im i pare i

hapesires "qe une e dergova ,ne prinderit e gruas time qe atehere sa kishim

nisur jeten e dashurise ,per te marre mendimin e tyre.E dardha nen dardhe do te

pikoje si thone te vjeterit pasi Drita u njgjiste atyre.Pa le kur punoi tere

jeten shitese ne dyqanin ushqimor te fshatit,te gjthe fshatreve i sherbente

njesoj nuk ,bente dallime e qe te gjithe i kullandriste sado pak,me vaj me

sheqer e te tjra ushqime ,qe mungonin e mezi i gjenin e qe te gjithe kishin nje

shprese se ajo do t'i ndihmonte 'pa le kur na vinin miq e te vinte festja

verdalle .por ajo si gjithmone nuk na linte pa gje.

Ajo qe nder te parat vajza qe theu shume koncepte prapanike e konservatore

_"Kur na u dogj shtepia ,Drita ishte e parat nga vajzat e fshatit qe erdhen per

te shuar zjarrin,-kujton Bardhi,- e qe te gjithe mbeten goje hapur ,"kjo eshte

akoma e fejuar c'ne ne shtepine e dhendrit te vije ,kur te martohet "shpreheshin

nen ze konservatoret,,ashtu ishte zakoni.Por ajo vazhdonte vinte e me vone

,-thote ai me krenari e respekt per Driten..

Tani qe punon ne amerike ne nje

fabrike ku punojne shume gra devollesha ajo e mori shume shpejte punen

,pozicionini e saj na makineri,dhe sot ,-thote Myzejeni .,-eshte nje nga

punetoret me te dalluara e pa llafe ,e nuk thote kurre qe u lodhem ,megjithese

vitet e i rendojne mbi supet.

........Nje motiv qe e karakterizur ne jeten e tij eshte atdhedashuriaja per

vendin "atje ku kemi lere"Ku duket balte me e embel se mjalta "-perdor ca

shprehje ai me gjthe zemer,jo vetem tani qe eshte emigrante dhe dashuria per

atdheun eshte shume e madhe por edhe me pare i ka shprehur ai.Kur i erdhi djali

i tij i vetme Bleni me nusen Anjezen nje vajze e shkolluar nga Bitincka,pervec

gezimit te madh e te papershkruar per te ,ai na tha te gjitheve miq e shoke

,hajdeni ne shqiperi atje do te bej dasmen e djalit ,e ashtu beri .Dasmen e beri

ne nje lokal te bukur te Bilishtit....

E dini c'kishin bere ,kishin porositur qe

nga amerika kostume kombetare tipike te devollit per nusen e dhendrin.Ndersa

supriza me madhe per dasmoret ishte kur dolen nje grup i vogel femijesh veshur

edhe keta me kostume e luajten devollicen me mjeshteri ,te gjthe niperit e

mbesat te bardhit te vajzave te tjera ne Bilisht, te Blertes e te Artes

,muzikantja,violinistja e talentuar qe tani punon mesuese muzike ne .Bilisht.

E ketu gjej vend te permend valltarin profesionst te ansablit te devollit e

keorografin e valltareve te vegjel Kujtim Goren.Kujtim eshte nder shoferet e

pare te naftes te brezit te ri te shofereve te bilishtit,e per te Bardhi flet me

respekt ,se eshte nje shofer i zoti e artist.

Te gjitha keto mund t'i shihni ne internet ne YOUTUBE,pjese nga dasma si dhe ne

rubriken '"Vishocica jone " dhe ne  Devolli.net  qe bashkepunon  Bleni ,ku rreth te ciles jane

grumbulluar me vidiot,fotografite e tekstet tyre me qindra e qindra te jo vetem

nga Shqiperia por nga mbare bota,prandaj i ati,Bardhi ndjehet krenare qe edhe i

biri po ecen ne ruge te mbare ,ate te dashurise per atdheun tone te

shtrenjte,Shqiperine.

Dhe ne fund kam lene te shkruaj per humanizmin e tij si nje njeri i vecante .Me

kursimet e tija ketu ne Amerike qe tani eshte shume veshtire te mbledhesh ndonje

leke si me pare,ai kreu nje amanet sic thote vet qe s'do te ma treste dheu.Pasi

regulloi shtepine e tij si jo me mire ,ai shkoi vjet kastile per te regulluar e

meremetuar shtepine e kunatit te tij te semure e te vobeget.Ndenjti nje muaj e

ia beri si shtepine e tij /Nuk mud te pershkruhet cfare kenaqesi qe ndjente

Vecse nuk do t'ia zesh ate ne goje,"Une bere nje gjest te thjeshte qe mund ta

beje cdo njeri qe ka zemer njeriu,-Shprehet me modesti.""Le te jete ky nje

shembull frymezimi perne e per brezat qe do te vijne

Deshim t'i uronim Bardhit sherim te shpejte,pas atij operim te madh,qe ne

te gjithe, qe beri ne kembe keto kohe ,qe ai jo te ece normalisht por ta

vrapoje,sidikur kur qe i ri qe vetem vraponte s'dinte te ecte si te gjithe ne te

tjeret,me epitetin qe i thoshin" njeriu qe s'di te ece,por qe vrapon"!!!

.....Andi ,nipi i tij,e kujton me respekt te madh e se ndan nga goja gjyshin qe

e rriti si femijen e vet,gjate kohes deri sa erdhi ne amerike,e ai s'ka per ta

harruar kurre edhe tani qe eshte bere i madh sa nje div,keshtu mund te permendim

edhe niperit e mbesat e tjera qe ata jane te shumte por shume te dashur per

Bardhi Bejlerin.

Le te behen niperit e mbesat,djemte e rinj vazhduese te denje te traditave me

te mira te jetes se tyre ,te ketyre njerezve te medhenj,te mencur e punetore te

pashoq, sic jane shoferet e Devolli....

Nder e krenari,mirenjohje e respekt pa kufi ,per heronjte e rugeve do ti quaja shoferet ,

qe punojne me sakrifica, dite e nate maje timonit ,per te mbajtur me buke familjet e tyre,

e per te bere nje jete me te mire  gjeneratat qe do te vijne,mos vuajne,

por te mesojne nga shembuli i tyre,duke qene per ne pishtare te jetes.

 

Luan Kalana

SHBA



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora