Kulturë
Julia Gjika?: Ti s’na lë të vdesim
E shtune, 11.02.2012, 08:55 PM
Julia Gjika?
TI S’NA LE TE VDESIM
Sa e gezuar je dhe sa e forte!
Na rrëmben dhe na ngre lart.
Në qiell të shtatë na shpie,
në tjetër botë.
Me kthetra e sqep shqiponje,
Ti dashuri e zjarrtë.
Kur trupi rëndon, fuqi më s’ka,
E nuk përballon dot fati c’sjell,
Ti s’na le të vdesim.
Fiton ti, vetëm ti o dashuri e shenjtë.
Të gjithë të kërkojnë,
Me sy e me gjithë zemër.
Te prekemi nga dora mëndafsh e ngrohtë,
Nga paqja jote e qiellit.
Të na hapësh vend
në stehezën, të vetmen strehëzë
Ku ndjehemi, të sigurtë.
Ti kënga e pashtershme që buron,
Që kur bota është nisur.
Buzë e zhuritur,
Cdo gjuhë të përgojon!
Ti je e shurdhër, nuk dëgjon.
Për ty parajsë është kudo ku shkel.
Ti trëndafil i shpirtrave,
Që në cdo stinë shpërthen.
Në mes të ngricës bëhesh zog,
tinguj pranvere sjell.
Cdo moshë me pjalmin tënd ushqen.
Ti s’na lë të vdesim.
5-10 Shkurt 2012