E enjte, 31.10.2024, 10:59 PM (GMT)

Mendime

Hilmi Saraçi: Vetëvendosja dhe protesta e dytë e tyre për reoiprocitet

E hene, 23.01.2012, 08:03 PM


Vetëvendosja dhe protesta e dytë e tyre për reoiprocitet

(22 janar 2012)

 

Nga Hilmi Saraçi

 

Këto ditë ishim dëshmitar të protestave të VV të cilat jehuan zëshëm në opinionin e gjerë, jo vetëm të Kosovës.. Mirëpo nga këto (protesta) dolen të papritura  që shqetësuan dhe irituan qytetarët tanë .Angazhimet e subjekteve politike, institucioneve shtetrore ,sidomos të Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës nuk ishin të koordinuara dhe të harmonizuara për të ndikuar më mirë dhe më qartë , sidomos për të sqaruar protestat e (14 janarit)  Lëvizjes  “Vetvendosje” dhe rrjedhimet që dolen pas këtyre protestave .Prandaj protesta e LVV doli në rendin e parë të bisedimeve dhe të shqyrëtimeve  në Parlament dhe në Qeverinë e Kosovës ..

.LVV që në fillim  pati sqaruar se këto protesta do të mbahen , me gjithë kundërshtimet nga Qeveria ,nga disa parti opozitare dhe nga faktori ndërkombëtar., Sipas LVV ,ato nuk kanë për qellim pengimin (bllokimin) e lëvizjes dhe qarkullimin e  lirë të qytetarëve , siq protenton të deklarojë Qeveria, por ka të bëjë me reciprocitetin me Serbinë e cila nuk po zbatohet nga Qeveria edhepse për reciprocitet me Serbinë , Parlamenti i Kosovës aprovoi, më shumicë të votave të deputetëve zbatimin e tij. Ky vendim sikur i pat dhënë legjitimitet VV për të protestuar kundër Serbisë me slloganin “Serbia nuk kalon”, sepse Serbia po dëmton Kosovën përveç në fusha të tjera .edhe në këtë fushë dhe nuk po zbaton vendimet e marveshtjeve për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave  me Kosovën . Kjo është e qartë se në këtë fushë faktori ndërkombëtar është duke u përpjekur që në këto momente të dialogut të tolerohen disa veprime të papërgjegjëshme të Serbisë, me qellim të mosacarimit të çështjeve  gjatë dialogut. Mendoj se edhe faktori ndërkombëtar shpeshëherë po anashkolon çështjen e Kosovës në shumë fusha duke mos “ngrehur veshin” Serbisë për sjelljet e papërgjegjëshme ndaj shtetit të pavarur të Kosovës , duke treguar më qartë se kështu nuk mund të shkohet në përmirësimin e mardhënjeve  në mes të dy shteteve…Mendoj se kjo përkrahje e BE  dhe të tolerimit të disa veprimeve të Serbisë kanë të bëjnë edhe me zgjedhjet që do të mbahen në Serbi. BE është për zgjedhjen e Boris Tadiqitit, si “pak më liberal se të tjerët,sa i përket qëndrimit të tij karshi BE-së dhe Kosovës”…

LVV nuk ishte dhe nuk është  në pajtim për  dialog me Serbinë, prandaj në këtë fushë gjithnjë ka drejtuar kritika në adresë të Qeverisë dhe Edita Tahirit si kryenegociatore. Në këtë fushë të dialogut ka mjaft tolerime në dobi të Serbisë. Mendoj se LVV ka të drejtë të reagojë dhe të kundërshtojë për gjendjen e krijuar, të papërspektivë të qytetarëve të  Kosovës. Tani Tadiqi me katërpikëshin e propozuar para BE mundohet t’i realizojë si kusht për zgjdhjen e problemeve në mes të Serbisë dhe Kosovës . Kjo ide dhe disa të tjera që cenojnë sovranitetin e shtetit të Kosovës nuk duhet të pranohen as të diskutohen. Decentralizimi i tepruar i Ahtisarit është mjaft në dëm të Kosovës (shqiptarëve), për të cilën LVV nuk është pajtuar dhe nuk pajtohet, sepse kjo ka prilivegjuar komunitetin serb, sidomos në veri të Kosovës, duke lënë anash komunitetet tjera pakicë të anashkaluara në krahasim me komunitetin serb, ndaj të cilës pako (të Ahtisarit) LVV me të drejt ka kundërshtuar dhe kundërshton. Tani Tadiqi me katërpikshin e tij kërkon të jetë  edhe më i  pranishëm, jo vetëm në veri të Kosovës me strukturat paralele, por edhe në pjesët tjera të banuara me komunitetin serb në Kosovë…

Pas protestës (14 janar), në parlament reciprociteti  hasi në diskutime të nxehta  dhe të ashpra , ku nuk mungoi fjala mjaft e ashpër dhe fyese ndaj LVV, por edhe ndaj Qeverisë në krye me Hashim Thaçin. Deputetët e LVV u përpoqen të arsyetojnë protestën si të drejt dhe të ligjshme  dhe të kritikojnë Qeverinë për angazhimin e Policisë kundër VV, në dy pikat kufitare : Merdare dhe Dheu i Bardhë, ku Policia e Kosovës nuk ishte në nivelin e përgjegjësisë, por përdori dhunë  ndaj Protestuesve, prandaj deputetët e VV denuan ashpër këto veprime të Policisë së Kosovës duke deklaruar se do të paraqesin kallëzim penal ndaj disa policëve për dhunën e shtruar ndaj tyre  . Pati edhe të tjerë deputetë nga partitë opozitare që ishin kritik ndaj ngjarjeve të protestave të VV, por edhe nga PD-ja (Hidajet Hyseni) që një veprim të tillë (me rrahje , lendime dhe arrestime)  ndaj protestuesve e denuan dhe e quajten   të panevojshëm…

Prandaj me mocionin e ri, drafti i të cilit nuk është harmonizuar, por është kundërshtuar nga grupet e tri partive opozitare , Kuvendi e ka zëvendësuar “detyrimin” që Qeveria t’i aplikojë masat e reciprocitetit me Serbinë, me “mirëpritjen” e marëveshtjeve të arritura  me këtë shtet nëpërmjet procesit të dialogut. Rrëzimin e mocionit paraprak, opozita (VV) e  ka vlerësuar si dëshmi se Qeveria është  ajo që ushtron kontroll mbi Kuvendin, e jo e kundërta . Mocioni i miratuar ka psuar ndryshime në favor të Qeverisë, brenda ditës. Derisa në vërzionin e parë  është definuar që Qeveria  të raportojë  në çdo tre muaj lidhur me marveshjen e masave të reciprocitetit, në vërzionin përfundimtar është hequr tërësisht termini  i raportimit. Në këtë të fundit vetëm thuhet se “Qeveria obligohet t’i raportojë  lidhur me marveshjen e procesit të dialogut dhe të reciprocitetit…” Mendoj se zëvendësimi i mocionit të parë  për reciproritet duk flakur atë, dhe zënvëndësimi me tjetër, nuk është i arsyeshëm dhe i përputhshëm me sistemin parlamentar dhe ligjor, prandaj me këtë ndryshim nuk është arritur diçka që ta largonte VV nga synimet e saja për të kundërshtuar dhe organizuar protesta në të ardhshmen, por vetëm si formë për ta kundërshtuar ligjshmërin e LVV për zbatimin e reciprocitetit sipas vendimit të Parlamentit të Kosovës…

Megjithatë  LVV sipas planit të përpiluar dhe të paraparë, të dielen (22 janar 2012) organizoi përseri protestat me qellim të zbatimit të reciprocitetit me Serbinë – në dy pikat kufitare  ,në Merdar dhe të Dheu i Bardhë. Prandaj protesta u mbajtë deri në oret e vona të mbrëmjes e cila ishte e qetë  dhe pa akcidente .”Gjatë  gjithë ditës së diel është zbatuar reciprociteti në të dyja pikat kufitare, Merdar dhe Dheu i Bardhë. Për dallim nga protesta e kaluar, kësaj here policia i lejoi protestuesit të afrohen për 500 metra  më afër pikës kufitare në Merdar “(Albin Kurti). Shumëkush kemi menduar se protesta e radhës nuk do të ishte e nevojshme, pas asaj që ishtë më parë, duke patur frikë se mos po përseritet skenari si në të parën ndaj protestuesve, respektivisht ndaj policisë.Prandaj megjithë efektin pozitiv që ka pasur kjo protestë , mendoj më mirë mos të ishte mbajtur fare në këto kushte kur faktori ndërkombëtar është duke u munduar me të madhe për eleminimin e dukurive negative , respektivisht për  zgjedhjen e problemeve në mes të Serbisë dhe Kosovës, si dhe në integrimin në strukturat evroatlantike.

Mirëpo protesta e dytë e LVV për reciprocitet ndryshoi nga e para .Ishte mjaft e organizuar dhe mjaft e kujdesshme gjatë veprimit. Mirëpo ka pasur protestues edhe kësaj radhe që janë inflirtuar të cilët me disa sjellje kanë treguar se nuk janë për një protestë të qetë dhe dinjëtoze. Kjo tregoi kur një protestues dëmtoi një makinë me tagra të Serbisë. i cili pastaj u shoqërua në polici…

Gjatë protestave reciprociteti u ndihmua edhe nga vetë Policia e Kosovës, sepse gjatë terë ditës asnjë makinë (maune) me tagra të Serbisë nuk kalojë në Kosovë. Kjo ka treguar se kur duam të jemi të mirëkuptueshëm mund të punojmë dhe të zgjidhim shumë probleme me interes njerëzor , por edhe kombëtar. Prandaj kjo protestë në krahasim me të paren ishte e qetë, pa përdorim të dhunës. Mendoj se kësaj radhe Qeveria (Policia e Kosovës) ishte e vetdijshme për gabimet e bëra ndaj protestuesve me 14 janar, ku përdori forcën për të shpërndarë protestuesit. Mirëpo dhuna ndaj protestuesve (deputetëve) të VV nuk arsyetohet lehtë, megjithë  arsyetimin së ata (deputetët) kanë imunitet vetëm  brenda në Parlament. Mendoj se ky imunitet për deputetët është mjaft i ngushtë edhepse është  sqaruar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Gjatë arrestimit të protestuesve (deputetëve) ka pasur ndërhyrje fizike edhe nga policë me rrobe civile, prandaj ka munguar edhe identiteti i policëve gjatë masave të marra. Kjo si duket kishte për qellim që policët të mos identifikohen gjatë disa operacioneve të ashpra ndaj protestuesve…

Në protestën e 22 janarit pati edhe vezhgues, sidomos ishte në qendër të vëmendjej prania e diplomatit të njohur amerikan z. Viliam Voker i cili ka kohë  që është përkrahës i LVV ,mandje ai në disa raste ka . kritikuar Qevernsë për mangësitë dhe lëshimet që janë  të pranishme. Ai protestën e vlerësoi si të drejtë  e pakontestueshme ligjore për të vlerësuar se kjo protestë e LVV ishte në nivelin e organizimit dhe të demostrimit, sepse gjatë terë ditës situata ishte e qetë. Nuk u shënuar asnjë incident. Policia e Kosovë  në këto momente tregoi pjekuri duke u përpjekur terë ditën deri në orët e vona të jetë në nivelin e përgjegjësisë…



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora