E premte, 02.05.2025, 04:33 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas - Tetovë, dënon fuqishëm intervenimin brutal të Shërbimit Policor të Kosovës

E marte, 17.01.2012, 07:51 PM


Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar

 

ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë

 

www.illyricumlibertas.org

  illyricumlibertas@live.com

 

DEKLARATË

 

Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas - Tetovë, dënon fuqishëm intervenimin e sotëm brutal të Shërbimit Policor të Kosovës ndaj protestuesve paqësore të VETËVENDOSJES, në Merdarë dhe tek Dheu i Bardhë.

 

Duke qenë një protestë paqësore, si dhe në një vijë me vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për reciprocitet të plotë politik dhe ekonomik me Republikën e Sërbisë, protesta nuk ka si të jetë antiligjore apo e dhunshme.

 

Arrestimi i deputetëve të zgjedhur me votën e lirë popullore përbën nga ana tjetër një shkelje të rëndë të vullnetit qytetar si dhe sulm të drejtpërdrejtë ndaj institucionit të demokracisë parlamentare.

 

VETËVENDOSJA dhe populli i Kosovës e shprehën sot më shumë se kurrë vendosmërinë e tyre për të mos lejuar cënimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës si dhe respektin maksimal për sundimin e ligjit në vend.

 

Kërkojmë nga SHPK që të lirojë urgjentisht deputetët dhe aktivistët e arrestuar, kurse gjyqësori i pavarur të ndërmarë procedurë për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat Policia ka tejkaluar qartësisht kompetencat e saj duke ushtruar dhunë dhe arrestuar protestues paqësorë.

 

Apelojmë deri te Kuvendi i Republikës së Kosovës që të mbajë qëndrim ndaj ndalimit antiligjor dhe keqtrajtimit të anëtarëve të vet.

 

Apelojmë deri tek shoqëria civile në territoret shqiptare në Ballkan, që të ndodhet me dhe pranë VETËVENDOSJES, në këto momente të rënda për të.

 

Tetovë/Oaeneum

14.01.2012



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx