E shtune, 27.04.2024, 02:10 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Deklaratë nga ambasadat e Pesëshes

E premte, 13.01.2012, 07:34 PM


Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë i shohin me shqetësim veprimtaritë e planifikuara të Vetëvendosjes për datën 14 janar për të mbyllur pikat kufitare të Kosovës në portat 3 dhe 5, si dhe për të kufizuar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave brenda Kosovës. Ne nxisim Vetëvendosjen që të përmbahet nga çfarëdo dhune ose provokimi ndaj personelit të Policisë së Kosovës. Veprimet e tilla jo vetëm që do të jenë joligjore, por po ashtu do të rritnin tensionet politike në Kosovë dhe do të ndikonin negativisht në imazhin e Kosovës jashtë vendit. Çdo bllokim i njëanshëm i tregtisë po ashtu do të shkonte kundër përkushtimeve të Kosovës nën CEFTA-n. Ne jemi të bindur që Policia e Kosovës, e mbështetur nga EULEX-i dhe KFOR-i në rolet e tyre përkatëse, do të tregojnë përmbajtje dhe profesionalizëm në sjelljen e tyre ndaj çfarëdo provokimeve, por në fund Vetëvendosje do të jetë përgjegjëse për pasojat e veprimeve të saja të planifikuara.

 

Asnjë parti politike nuk gëzon pushtetin jashtëligjor për të marrë ligjin në duart e veta e as për të zbatuar njëanshëm interpretimin e vetë të akteve legjislative. Këto janë kompetenca legjitime të një qeverie të zgjedhur dhe asnjë parti politike nuk mund t’i përvetësojë ato. Kjo është veçanërisht keq kur veprimet e tilla kufizojnë të drejtat themelore të qytetarëve, përfshirë edhe të drejtën e tyre për lëvizje të lirë. Pasi që këto veprime shkojnë përtej të drejtës legjitime për të shprehur mendimet e kundërta, të cilat ne gjithmonë i mbështesim, ato  janë plotësisht në mospërputhje me parimet themelore të qeverisjes demokratike dhe sundimit të ligjit.

 

Ambasadat theksojnë mbështetjen e tyre të plotë për procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe për marrëveshjet e arritura deri tash. Qëllimi strategjik i këtij procesi është për të mundësuar normalizimin gradual të gjendjes së Kosovës në rajon. Ky normalizim, dhe vendosja e marrëdhënieve të mira fqinjësore, janë në interes konkret dhe praktik të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Po ashtu, ky është shtegu i vetëm që çon në integrimet euroatlantike. Kosovarët nuk duhet ta lejojnë asnjë parti politike që ta sabotojë këtë proces. Publikuar nga Ambasaa Amerikane në Prishtinë.

 

13 janar 2011



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora