E shtune, 27.04.2024, 09:36 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Merkel në Kosovë: Serbia të zbatojë marrëveshjet me Kosovën

E hene, 19.12.2011, 08:48 PM


Pritet me një ceremoni shtetërore në aeroportin "Adem Jashari" të Prishtinës kancelarja gjermane Angela Merkel.Pas zbritjes nga avioni, kancelarja u takua me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaci, ndërsa banda frymore luajti himnet e dy vendeve, Gjermanisë dhe Kosovës.

 

"Kosova duhet të japë kontributin e vet për të mirën e shtetit dhe rajonit. Për situatën në veri kam biseduar edhe me presidentin serb Boris Tadic dhe duhet gjetur forma e normalizimit të marrëdhënieve", tha Merkel, në konferencën e përbashkët për shtyp me shefin e qeverisë së Kosovës, Hashim Thaci.

 

Në konferencën për media, zonja Merkel duke folur për situatën në veri të Kosovës e ndërlidhi sërish fatin e Serbisë me përmbushjen e detyrimeve ndaj Kosovës.

 

Pyetjes se gazetarëve, se cfarë duhet të bëjë Serbia për Kosovën në këmbim të marrjes së statusit të kandidatit për në BE në mars të 2012, Merkel i kërkoi sërish Serbisë largimin e strukturave të saj nga Kosova.

 

Por ajo shtoi se i ka kërkuar kryeministrit Thaci që edhe Kosova të jap kontributin e vet në këtë cështje. Kancelarja gjermane kërkoi nga autoritetet e republikës së kosovës që të bashkëpunojnë me eulexin për luftimin e korrupsionit dhe dukurive të tjera negative.

 

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci tha se Kosova është e gatshme të përmbylle kapitullin e historisë së konflikteve dhe të hape kapitullin e bashkëpunimeve. Thaci tha se nuk guxojme të lejojme që historia ta mbajë peng të ardhmen. Dialogu, sipas kryeministrit Thaci është opsioni i vetëm për zgjidhjen e problemeve. Por ky dialog sic tha Thaci merr peshën e vet vetem atëherë kur fillohet implementimi i marrëveshjeve të arritura.

 

Vizita e Kancelares gjermane në Kosovë, vjen vetëm pak ditë pasi ajo kundërshtoi fuqishëm marrjen nga ana e Serbisë të statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE, për shkak të politikës së saj ndaj Kosovës, duke e kushtëzuar me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Kjo kishte bërë që faqet e gazetave, dhe jo vetëm, të mbushen me shprehjen “Faleminderit Gjermani”.

 

Nga ana tjetër, analistët politikë thonë se vizita e kancelares Merkel në Kosovë, para së gjithash është e motivuar të bëhet pas incidentit që pjesëtarët e KFOR-it gjerman patën ditë më parë në veri të Kosovës me banoret serbë në barrikada.

 

Kancelarja gjermane pati dënuar ashpër sulmin e protestuesve serbë ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it më 28 nëntor të këtij viti, duke kërkuar llogari edhe nga Serbia për rolin që ka pasur në këtë mes.

 

Serbia gjithashtu akuzohet për kontributin që ka dhënë ditët e fundit në këtë atmosferë, në të cilën paqeruajtësit gjermanë në veri u sulmuan dhe u plagosën. Unë them se kjo është e papranueshme”, ishte shprehur zonja Merkel para autoriteteve gjermane.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora