E shtune, 27.04.2024, 11:54 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Murphy: SHBA, ndihet krenare me Kosovën

E hene, 19.12.2011, 08:56 PM


I ngarkuari me punë pran Ambasadës Amerikane, Michael Murphy, i drejtohet të pranishmëve në Kishën e Shën Nikollës në Prishtinë.

 

Michael Murphy: Kam nderin dhe privilegjin që jam këtu për të kremtuar partneritetin ndërmjet MKK, Kishës, dhe Shteteve të Bashkuara dhe që kam mundësinë për të vizituar këtë objekt, i cili ofron një hapësirë ku komuniteti mund të takohet dhe të rrijë së bashku. Ky objekt po ashtu është për njerëzit që vijnë në Prishtinë nga jashtë Kosovës dhe kështu e kanë një vend që është i hapur për ta dhe u mundëson që të dalin të eksplorojnë qytetin apo të kryejnë çfarëdo pune që kanë. Dhe mendoj se është një kohë e mrekullueshme e vitit kur mund ta festojmë këtë sepse është pikërisht në prag të Kërshëndellave, si atyre katolike po ashtu edhe atyre ortodokse, dhe kjo është një kohë për të dhënë dhe kremtuar, e unë nuk mendoj se ka mënyrë më të mirë për të kremtuar se sa kështu. Komenti i z. Murphy për marrëveshjen e mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet Sekretares së Shtetit Clinton dhe Presidentes së Kosovës Jahjaga për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë: Mendoj se marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Sekretares së Shtetit dhe Presidentës [Jahjaga] është e mirëseardhur. Ne kemi 24 marrëveshje të tilla me vendet anekënd botës, përfshirë edhe Serbinë. Dhe mendoj se është për keqardhje dhe ndoshta edhe pak cinike që dikush ka zgjedhur të bërë lojëra politike me gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të marrë pjesë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe për të sugjeruar që Shtetet e Bashkuara kanë ndonjë interes në falsifikimin ose vjedhjen e historisë së dikujt. Ne jemi të interesuar që të ruajmë trashëgiminë kulturore të serbëve, shqiptarëve, hebrenjve dhe popujve anekënd botës. Prandaj mendoj se kjo marrëveshje ishte e mirë. Është për keqardhje që dikush zgjedh që të bëjë lojëra politike me të. Po ashtu, dua të them se tash është ajo kohë e vitit kur të krishterët kudo nëpër botë – ortodoksë, katolikë, protestantë – kremtojnë lindjen e shpëtimtarit të tyre dhe përqendrohen në porosinë e haresë, shpresës, dashurisë dhe tolerancës që ai ka sjellë në botë.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora