E shtune, 27.04.2024, 12:27 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Projekt-ligj kriminal nga Parlamenti i Malit te Zi, u ndalon shqiptareve perdorimin e simboleve

E merkure, 21.12.2011, 08:57 PM


Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan denon ashper miratimin e nje projekt-ligji kriminal nga Parlamenti i Malit te Zi, qe u ndalon shqiptareve perdorimin e simboleve,te stemes dhe te Flamurit Kombtar.

 

Sic eshte bere e ditur,kohet e fundit me shumice votash,Parlamenti i Malit te Zi ka mairatuar nje projekt-ligje te hapet kriminal,antishqiptar dhe antidemokratik,i cili bie ne kundershtim te plote me te gjitha parimet, normat dhe aktet e tjera te se drejtes nderkombtare. Sipas ketij veprimi te paprecedent te ligjeberesve cerrnogoras,nje dokument i till me permbajtje kaq te thelle rraciste dhe gjenocidale se shpejti  do te shndrrohet edhe ne ligje,duke marre fuqine e vet  juridike per te vepruar.Ky ligj absurd,i ashper dhe diskriminues,tek i cili shihen fare qart qellime shoviniste,jo vetem qe do t'ju ndaloj shqiptareve nen Mal te Zi perdorimin e flamurit, stemes dhe te simboleve  tona kombtare,por ai parashikone edhe gjoba, arrestime e denime te renda me privim lirie ndaj tyre,qe mund te shkojne edhe deri ne gjashtedhjete dite burgim.

            Ndaj ketij veprimi  te eger,i cili drejtohet kunder interesave te popullit tone  qe jetone ne trojet e veta brenda shtetit malazez,por edhe kombesive te tjera, kane reaguar ashper edhe deputetet shqiptar si Zoti Vasel Sinishta e tj,te cilet e kane kundershtuar dhe denuar ate me force,duke e cilesuar  si nje akt provokimi te rend qe se shpejti mund te nxise grindje dhe konflikte te pergjakshme nderetnike brenda Malit te Zi.Tensioni,tonet dhe replikat brenda parlamentit cerrnogoras kane qene aq ekstreme dhe situata ka eskaluar deri ne ate mase,sa qe lideri shqiptar Vasel Sinishta eshte detyruar ti drejtohet salles se ketij kuvendi me nje paralajmerim teper serioz duke u thene se:"Per kete flamur te paret e mi kane derdhur gjak dhe ne se duhet edhe une do te beje te njejten gje".Funksionari i larte i Partise Lidhja Demokratike Shqiptare, Zoti Nikoll Camaj eshte shprehur se:"Do ta keme per nder,sikur te me arrestojne te parin per mbajtjen e Flamurit Shqiptar",ndersa ishe drejtuesi i Partise UDSH-se Zoti Mehmet Zenka ka thene se:”Tani ju do ti mbushni burgjet malazeze plote me shqiptar”.

            Deklarata te tilla,si keto qe kane bere lideret tane nuk kane nevoje per koment,pasi ato tregojne qart se sa e rend eshte situata aktuale per shqiptaret ne Mal te Zi,te cileve u mohohen te gjitha te drejtat e tyre te ligjshme nga regjimi i Podgorices i cili nuk eshte gje tjeter vecse nje shtet shovinist,diktatorial e kriminal,qe pretendone te jete edhe kandidat per te hyre ne Bashkimin Europian.

            Ky akt i rend dhe i jashtligjshem,qe u ndermuare keto dite nga pushtetaret malazez,nuk eshte dicka e re,qe ndodhi sot si rastesisht,pasi shteti cernogoras me politiken e tij te vazhdueshme antishqiptare ka kohe qe pergatitet per te.Ai u ndermuare pikerisht  ne keto momente kur Podgoricen e vizituan  disa lider te larte nga Shqiperia, per tu treguar bashkatdhetareve tane qe te shtrojne shpinen,durojne diskriminimin e dhunen sepse veprime te tilla kane edhe gjoja mbeshtetjen e plote te Tiranes zyrtare,e cila me veshin e saj te shurdher dhe qendrimin indiferent ka kohe qe i ka braktisur interesat e shqiptareve ne Mal te Zi,por edhe nen Serbi,Cameri, Maqedoni e tj.

            Veprime te tilla,kaq te renda dhe fyese kunder popullit shqiptar nuk i kane bere as  nazistet gjerman e fashistet italian gjate Luftes se  Dyte Botrorre, por as edhe klika vrastare e Sllobodan Milloshevicit ne Kosove.Ato tregojne qart se ne Mal te Zi tashme eshte instaluar nje regjim i eger diktatorial dhe teper agresive qe mund ta coj vendin e vet ne nje lufte te re midis kombsive,duke prishur paqen stabilitetin dhe qetesine edhe ne Gadishullin trazuar Ballkanik,por edhe me gjere.

            Sot eshte nje moment teper kritik per shqiptaret ne Mal te Zi,te cileve po u kanoset nje gjakderdhje tjeter e re nga Bisha e Cetinjes,por edhe per mbar kombin tone,prandaj ne nuk duhet ta lejojme ate kurr te ndodhe qe te na i mbushe trojet tona te shenjta shqiptare plote me kufoma,ashtu sic ndodhi ne Kosove,ne Bosnje,Kroaci,ne Malesi me 9 shtator 2006 e tj,ku u lejuan e toleruan te behen masakra e kasapane te pergjakeshme kunder njerzimit te pafajshem.

            Ne u bejme thirrje te gjithe shqiptareve,shoqatave tona atdhetare,partive politike e drejtuesve te tyre por edhe lidereve tane te larte ne Shqiperi,Kosove dhe Maqedoni qe te veprojne me shpejtesi,per ti dale perpara kesaj te keqe te madhe dhe ketij krimi te shemtuar qe mund te ndodhe ne cdo moment,duke e denoncuar ate boterisht perpara te gjitha organizmave nderkombtare,Organizates se Kombeve te Bashkuara,Shteteve te Bashkuara te Amerikes,Bashkimin Europian e tj, dhe kerkuar sa me pare prej tyre denimin  e nje veprimi te till kriminal dhe parandalimin e menjehershem te tij.

 

Keshilli Drejtues

Themi J. Tushe

Pashko Rr.Camaj

New York December 21,2011.



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora