E enjte, 01.05.2025, 05:01 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Komunistët e Ferizajit djegin librin e Blendi Fevziut

E premte, 30.12.2011, 02:56 PM


I VIHET FLAKA LIBRIT TË BLENDI FEVZIUT

 

Libri më i ri publicistik i Blendi Fevziut “Enver Hoxha” është djegur të mërkurën në Ferizaj, nga përkrahësit e “Frontit popullor për kultivimin e veprës revolucionare të Enver Hoxhës”.

 

Ata vlerësuan se ky libër nuk përfaqëson asgjë tjetër, por një propagandë të egër kundër kësaj figure, që tashmë po bëjnë një grup i caktuar në Shqipëri, sikurse është nipi i Esat Pashë Toptanit - Blendi Fevziu.

 

Profesori i filozofisë, Remzi Hasani, në cilësinë e kryetarit të Frontit, fillimisht para të pranishmëve ka sjell dy libra, njërin të shkruara para 30 viteve nga 12 gazetarë të Tanjugut me titull “Shqipëria e Enver Hoxhës” dhe tjetrin, këtë të fundit të Blendi Fevziut.

 

Ai me këtë rast ka thënë se këto dy libra nuk dallojnë shumë ndërmjet vete, ngase në fokus të shkrimit kanë pasur të njëjtin personazh.

 

“Dallimi qëndron në atë se para 30 viteve për Enverin shkruanin ata të cilët e konsideronin si armikun numër një për shtetin jugosllav, ndërsa tash po bëhet nga një autor, i cili është ushqyer me propagandë dhe urrejtje për këtë figurë të ndritshme të kombit. Dallimi qëndron në atë se ky i dyti është shqiptar dhe është nipi i Esat Pashë Toptanit”, ka thënë Hasani.

 

Pasi ka dhënë një mori arsyesh, se pse duhet të digjet ky libër, fillimisht Hasani dhe bashkëmendimtarët e tij me kujdes i kanë mënjanuar nga kopertinat e dy librave, fotografin e hartës së Shqipërisë me një bunker para dhe emrin e Enver Hoxhës dhe më pastaj i kanë vënë flakën të dy librave.

 

“Kopertina e librit të Blendi Fevizut, është më e vrazhdë se ajo e gazetarëve të Tanjugut, kjo tregon se libri kryekëput ka qenë propagandues, i porositur dhe i plasuar me qëllime të caktuara nga njerëzit e caktuar. Blendistët e këtyre 20 viteve të fundit në Shqipëri pasi në vitet e nëntëdhjeta dogjën Shqipërinë, sot po e djegin historinë e saj”, theksoi Hasani.

 

Frontistët edhe kësaj radhe nuk kanë lënë pa përmendur meritat e Enver Hoxhës, duke thënë se ai ka merita të pakontestuara, sepse e luftoj fashizmin, nuk e pranoj kartën e Helsinkut, zhvilloi shtetin, ushtrinë, arsimin shëndetësinë, çrrënjosi analfabetizimin e gjakmarrjen, e shumë punë të tjera, duke përmendur edhe ndihmesat që ai ka bërë për Kosovën në rrafshin e arsimimit të shumë brezave./Kosovapress/



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx