E shtune, 27.04.2024, 11:26 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Gjykata e Lartë: Ilir Meta, i pafajshëm

E hene, 16.01.2012, 07:46 PM


Me një vendim që përmbante vetëm tre paragrafë të shkurtër, Gjykata e Lartë i dha pafajësinë Ilir Metës, duke zbuluar ndoshta atë çka pritej, por lënë pa zbardhur vetëm argumentimin e tij.

 

Në seancën e 21-të të procesit gjyqësor të zhvilluar në Gjykatën e Lartë në ngarkim të ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta, Kolegji Penal shpalli pafajesine per te me 4 vota pro dhe nje vote paralele. 

 

Edhe pse vendimi ishte caktuar te deklarohej ne oren 13, Kolegji Penal hyri në salle dy orë e gjysmë vonesë. Relatori i ceshtjes Ardian Dvorani deklaroi se Ilir Meta, nën akuzë per korrupsion aktiv te funksionareve te larte shteterore shpallet i pafajshem per akuzen qe i adresohet, ate te korrupsionit aktiv, si te paprovuar. Me tej relatori Dvorani u shpreh se ai ka mendim paralel, cka do te thote se edhe ai ka qene pro pafajesise se Metës, por te arsyetuar ndryshe.

 

Brenda 15 ditesh pritet qe Gjykata e Larte te zbardhe arsyetimin e vendimit, nderkohe qe provat materiale do t'i shkojne prokurorise per nje tjeter procedim penal.

 

Përfaqësuesi ligjor në LSI, Spartak Braho deklaroi pas shpalljes së vendimit se 'Gjykata foli, të tjerët të heshtin. Pas vendimit të gjykatës kjo çështje nuk ka më histori"

 

Prokurori paraqiti më datë 6 janar pretencën duke kërkuar shpalljen fajtor të Ilir Metës.

 

Prokuroria ne konkluzionet e saj perfundimtare kerkoi te deklarohej fajtor i pandehuri i saj Ilir Meta, per akuzen e korrupsionit aktiv te funskionareve te larte shteterore dhe te denohet, sipas prokurorit Bujar Sheshi, me dy vjet burgim dhe nje milion leke gjobe,

 

Prokurori iu referua deshmise se njeriut kyc ne kete ceshtje ish-ministrit te Ekonimise, Dritan Prifti duke ritreguar edhe njehere deklarimet e Priftit, kur tha ne gjykate se kishte presion nga Meta, i cili i kerkonte shpesh, sipas tij favore per ankande dhe koncensione.

 

Meta, KE: Përgjigjia në raport-progres

 

Komision Europian nuk ka autoritetin të komentojë për vendimet e veçanta të gjykatave në Shqipëri, por çështja “Meta-Prifti”, e ndjekur nga afër nga vetë shërbimet e Komisionit dhe ambasadave të ndryshme të huaja në vend, pritet të vlerësohet, në kuadrin e gjyqësorit, gjatë publikimit të raport-progresit të radhës.

 

Peter Stano, zëdhënës i Komisionerit Stefan Fule, tha se Komisioni Europian po mban shënim mbi këtë verdikt, por nuk mund të komentojë mbi raste të posacme.

 

"Komisioni Europian nuk ka mandat dhe nuk do të komentojë mbi raste të tilla të posacme, por unë mund t'ju them vetëm një gjë, se sundimi i ligjit është shumë i rëndësishëm, është një element shumë thelbësor për rrugën europiane të cdo vendi aspirues që dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian, e në rastin e Shqipërisë, sundimi i ligjit është një prej 12 prioriteteve kyce që u përcaktuan”, nënvizoi Stano.

 

“Ne do të vëzhgojmë performancën e Shqipërisë në secilin prioritet kyc më vete dhe më pas do t'a përmbledhim vlerësimin dhe do ta publikojmë atë në raportin e ardhshëm vjetor të progresit më vonë gjatë këtij viti”, vijoi zëdhënësi.

 

Reforma në gjyqësor u shpall prioriteti më parësor në Strategjinë e Zgjerimit të Komisionit Europian për këtë vit. Ajo përbën një prej 12 kritetereve për statusin kandidat për Shqipërinë.

 

Meta: Pretenca, politike

 

Një ditë pas pretencës së dhënë nga prokuroria e cila kërkon dy vjet burg, reagoi Ilir Meta.

 

Ai e ka quajtur një pretencë politike dhe të pabazuar në prova. “Ka qenë një pretencë e mbështetur në asnjë fakt, asnjë provë, në asnjë dëshmitar. Një pretencë vetëm politike. Megjithatë, me thënë të drejtën zbythja e prokurorisë ka qenë e konsiderueshme, nga janari dënim me vdekje, tani me dy vjet burg e disa miliona lekë, se ata nuk rrinë dot pa vënë gjoba. Një tjetri i kanë vënë nja 3 milion euro thonë, për të mos ia cuar cështjen në gjykatë…e histori të tilla”, tha kreu i LSI-së.Meta është pyetur nga gazetarët edhe për video të tjera të bëra të ditura nga Dritan Prifti.

 

Prifti: Meta ka blerë gjyqtarët

 

Vetem dy dite pas dhenies se pretences erdhi edhe reagimi i ashpër i deputetit Dritan Prifti.

 

Ky i fundit ka mprehur shpatën me akuza të ashpra ndaj Metës dhe Spartak Brahos. Duke e cilësuar familjen e zotit Meta si të korruptuar, Dritan Prifti tha se ata janë kthyer në tartabiqe të fryra nga gjaku i njerëzve. Sipas zotit Prifti, Ilir Meta ka mbetur sot i vetëm pas tradhëtisë që i ka bërë, siç thotë ai, gjithë miqve e kolegëve të shkuar.

 

Në reagimin e fortë të Dritan Priftit, mes rreshtash përmendet edhe pozicioni i Spartak Brahos, të cilin përveçse e ironizon, e quan edhe njeriun e korrupsionit dhe fitimeve të padrejta. Fitime që sipas zotit Prifti kanë blerë edhe drejtësinë e gjyqtarët e përfshirë në këtë gjyq. E megjithatë ish-ministri i LSI-së ka theksuar se drejtësia do të vihet në vend e këtë e presin sipas tij të gjithë shqiptarët.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora