Speciale
Ilmi Veliu: Shkollat e para shqipe në Kërçovë 1941-44 dhe kontributi i kërçovarëve të Bukureshtit për shkollën shqipe
E diele, 18.12.2011, 09:03 PM
SHKOLLAT E PARA SHQIPE NË KËRÇOVË 1941-44 DHE KONTRIBUTI I KËRÇOVARËVE
TË BUKURESHTIT PËR SHKOLLËN SHQIPE
Nga Dr.sc.Ilmi VELIU
Drejtor i muzeut-Kërçovë
(Kumtesë e lexuar në simpoziumin shkencorë kushtuar 70 vjetorit
të shkollës së parë shqipe në Kërçovë, 1941)
Burime arhivale;
Raporti mbi kuadrin mësimor që shërbeu ne vitin shkollorë 1941-42 në Nënprefekturën e Kërçovës-Prefektura e Dibrës, nr.329/1 i datës 20.04.1942, AQSH, Fonti 295, fleta 62.)
Raporti final për vitin shkollorë 1942-43 dhe
Raporti final i vitit 1943-44, AQSH, fonti 295, doc.78, fleta 28.
KiËevo i KiËevsko vo NOV 1941-1945, Arhiv na Muzej KiËevo, str. 32.
Revista Java, nr.30, 24 tetor, 1937, Tiranë, faqe, 9.
Literatura;
-Shoqëritë patriotike shqiptare jashtë atdheut për arsimin e kulturën kombtare (1879-1912) (Përmbledhje dokumetesh , përgatitur nga Teuta Hoxha, Kujtim Nuro, Arta Nika, Almira Bubsi, Tiranë, 1987.
-Disa aspekte të luftës për Alfabetin shqip në Stamboll, Prof.dr.Hasan Kaleshi, Gjurmime Albanologjike-I, Prishtinë, 1974.
-Shkollat fetare kishin edhe karakter kombëtar, Mr.Halim Purellku, Flaka e vëllazërimit, 04,01,1991. Shkup.
-Abazi dr.Nexhat, Zhvillimi i Arsimit, i shkollave……..në Maqedoni, Tetovë, 1997.
-Mehdiu dr.Feti; Arsimimi i shqiptarëve të Kërçovës, para dhe pas luftës së II botërore, Shqiptarët e Maqedonisë, Shkup,
-Xhaferri dr.Sadin; Shqiptarët e Rumanisë, Tetovë 1999
-Mustafa, dr.Havzi; Figura mësuesish shqiptarë,Tetovë 1995
-Vejseli Abdulaziz, Shkollat, arsimi shqip në Maqedoni, 1941-1944, Tetovë, 2000
-Mehdiu dr.Feti, Nga Kërçova për Kërçovën, Kërçovë 1995
-Gecaj Z. Murat, Pishtarët e parë të normales së Shkupit,Kumanov 2002
-Dr.Havzi Mustafa, Hamdi Bej Ohri, themeluesi i shkollës së parë shqipe në Ohër, Flaka e Vëllazërimit, Shkup, 05.03.1993.
-Gostivari, fakte mbi kit qytet, Abdulhaqim Dogani, Flaka e Vllz. 18-25 08 1951, Shkup.
Burime gojore:
Intervistë me Zenko Mehmedi, në vitin 1992, kur ai ishte ende pa ndërruar jetë.
Intervistë me Baftijar Rrushaj në vitin 1990. Eshtënë moshë të thellë dhe jeton në SHBA.
Intervistë me Hamza Halili, në vitin 2003. Ndërroi jetë në vitin 2008
Intervistë me Mustafa Pinjolli, deri sa ishte gjallë. Intervista është kryer në vitin 1987.
Intervistë me Sulejman Elezi, në SHBA në vitin 1999, derisa ishte pa ndërruar jetë.
Intervistë me Xhaxhi Balin,, deri sa ishte gjallë,në fshatin Greshnicë në vitin 2005.
Intervistë me Hysen Kaleshi, në vitin 1990, Është në moshë të thellë dhe jeton në Stamboll.
Intervistë me Haxhere Mehdiu më 2008. Eshtë mbi 85 vjet dhe jeton në Tetovë.
Intervistë me Samie Fejza më 2007.Në moshë të thellë jeton në Kërçovë.
Dy fjalë në fillim
Dashuria për arsim sikundër te shqiptarët në përgjithësi, ashtu edhe te shqiptarët e Kërçovës, ka qenë e madhe dhe e kahmotshme.)[1] Këtë e dëshmon ruajtja e librave dhe e dorshkrimeve të vjetra)[2] me kujdes shumë të madh. Mirpo rrjedhat e kohës, pozita gjeografike edhe pushtuesit e ndryshëm, në këtë trevë kanë lënë gjurmë që ndryshojnë nga teritori që mbetën në kufit e copë-shtetit të Ismail Qemalit. Me gërmat shqipe kishin pasur kontakt vetëm ata kërçovarë që kishin qenë në Bukuresht dhe ishin taktuar atje me patriotët shqiptarë nga të cilët e kishin mësuar abc-në shqipe
Kërçova e sidomos Zajazi vazhdimisht kanë qenë të vëzhguar shumë rrjeptë nga të gjithë pushtetet që i kanë pasur mbi kokë, sepse këtu vazhdimisht ka pasur turbullira dhe kryengritje kundër çdo pushteti, qoftë ai në kohën e Perandorisë Osmane, që në popullatë njihet si “koha e Sefer Zajazit e Dan Çelikut”, qoftë në kohën, 1912-1939, kur këto troje mbeten nën Sërbi, e që njihet si koha e “Lëvizjes së Kaçakëve të Zajazit,, Kalosh e Lazam Danit, Sadin Selmanit, Tahir Rihanit, Islam Garanës, Baftir Shitovës, Osman Gjinit, Arif Braqanit etj.
Pra ky ishte shkaku që shkollimi shqip në Kërçovë ka filluar menjëherë pas kapitulimit të mbretërisë SKS, dhe bashkimit të trojeve shqiptare në njështet tëpërbashkët)[3]. Periudha që po trajtojmë nuk është e shkurtër dhe këtu do të mundohemi të hedhim dritë me të dhëna arhivale e gojore për vetëdien, dashurinë dhe luftën e kerçovarëve nëpër dekada për arsimin shqip.
Periudhën 1941-45 të shkollimit shqip[4] mund ta quajmë si kalimtare, por shumë të rëndësishme, sepse në këtë kohë vihen themelet e arsimit kombëtar shqiptar në të gjitha trojet, por që ka rëndësi historike, sepse për herë të parë kjo popullatë që me pa të drejtë e kishin lënë jashta kufive të shtetit amë, filloi ti mësojë germat shqipe dhe për herë të parë në shkollat e fshatrave shqiptarë fillojnë të punojnë dhe veprojnë mësuesit shqiptarë.
Kërçova edhepse ishte nën administrimin e Italisë, popullata e llogaritëte vehten si të çliruar sepse kishin dalur nga thundrat e Borgjezisë Serbe. Menjiher pas prillit 1941 në Sërbicë filloi një kurs në gjuhën italjane)[5]. Sapo kuptoi Ministria e Arsimit në Tiranë, urdhëroi të ndërpritet ky kurs dhe menjiherë të fillojë hapja e shkollave fillore me mësim në gjuhën shqipe në të gjitha vendbanimet shqiptare.
Kështu që në vitin shkollorë 1941-42, filluan punën shkollat e para fillore në gjuhën shqipe në Kërçovë, Zajaz, Sërbicë, Dërgovë, Garanë, Tuhin Greshnicë, Llapkidoll e shumë fshatra tjerë. Ata që më herët kishin mësuar në gjuhën serbe dhe pastaj kishin filluar të mësonin në gjuhën italjane, e vijuan mësimin në gjuhën shqipe. Në mungesë të mësuesëve vendas, numër i madh mësuesish shqiptarë, ata më të mirit, erdhën nga Shqipëria dhe vazhduan me punën e tyre në Kërçovë, Bexhet Hoxholli, Artemisia Hoxholli, Xhaferr Shefkiu, Theomidha Rapo, Nos Delasi, Tajar Zilfiu, Kamber Osmani, Sylejman Osmani; në Zajaz, Gavril Santo, Ismail Bedhia, Ridvan Palluqi, Xhaferr Narazani; në Sërbicë, Mahmut Dumani, Irfan Ismaili, Antoneta Sherko, Violeta Kote.etj. Këta ishin mësuesit e parë që filluan punën në shkollat shqipe në Kërçovë e rrethinë. Në këtë kohë numri i nxanësve u shtua, madje në Zajaz e Sërbicë u shtua edhe numri i vajzave që vijonin shkollimin[6].
Periudha 1941-44, është një ndër periudhat kur arsimi shqip pati zhvillimin më të ndritur gjat gjithë historisë së Kërçovës. Kuadri i sjellë nga shqipëria, ishte më i miri dhe më i zellshmi i cili iu përkushtua arsimimit të brezit të rinjë, po edhe atyre më të rriturve në shkollat e natës. Pra i njejti kuadër organizonte kurse të gjuhës shqipe me të rritur për tu mësuar shkrim leximin, si dhe kurse pedagogjike. Frytet e kësaj pune të pa lodhshme popullata e Kërçovës do t’i vjelë edhe më vonë, kur shqiptarët e këtushëm mbeten nën Jugosllavinë Titiste e mësuesit nga Shqipëria detyrohen të kthehen në vendlindjet e tyre[7].Hapja e shkollës shqipe nga popullata vendase u përjetua si fitorja më e madhe e kësajë kohe.[8] U organizuan tubime e manifestime të ndryshme, ku nuk mungoi as urimi me këngë e valle në hapjen e shkollave të para shqipe[9]. Disa prindër shprehnin dëshirën që të qëndrojnë në orë të mësamit bashkë me fëmijët e tyre. Flamuri Kombtar Shqiptar valonte i lirë, dhe lirshëm mësohej historia dhe kultura shqiptare. Për herë të parë banorët shqiptarë të Kërçovës do të dëgjojnë që në shkollë të shpjegohet për Historinë e Popullit Shqiptar dhe Gjeografinë e shtetit shqiptar, pastaj për prejardhjen dhe kulturën e shqiptarëve.
Edhe ligjet e shtetit Shqiptarë tek popullata vendase u pritën me një gëzim të madh ku në bazë të këtyre ligjeve të sjelluara, gjithçka ndryshon për të mirë e posaqërisht në sigurinë e jetës së njerëzve dhe pasurisë së tyre. Pushteti i ri menjëherë filloi që të organizojë jetën e qytetarëve dhe në qendër të këtij organizimi ishte vetë qytetari, duke u kyçur në jetën politiko-shoqërore në të gjitha sferat e organizimit institucional që më parë nuk kishte qenë e mundur.
Ministri i arsimit, Prof. Ernest Koliqi, përveç se në Kosovë, misionarët e vet për studimin e gjendjes arsimore, për hapjen e shkollave shqipe dhe kurseve verore të gjuhës shqipe i dërgoi edhe në tokat shqiptare që deri atëherë kishin qenë jashta Shqipërisë, Shkup,Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër dhe Strugë.
Kryetari i misionit të jashtzakonshëm shkollorë ishte Emin Qomo, kurse antarë ishin Pjetër Elezi, Selim Aliu, Mexhit Bekteshi dhe Kel Gashi. Misioni shkollorë i jashtzakonshëm më 15 korrok 1941, aprovoi vendimin)[10] nr 2 për hapjen e kurseve verore të gjuhës shqipe duke i caktuar vendet dhe duke i angazhuar mësuesit që do të punonin me ato kurse. Këto kurse menjëherë ia filluan punës në qytetet me rrethinë, të Dibrës, Strugës, Kërçovës, Gostivarit dheTetovës dhe Kërçova ishte nënprefekturë që bënte pjesë në Prefekturën e Dibrës kurse inspektoratin e arsimit e kishte në Tetovë.[11]
Katër periudhat e shkollimit në Kërçovë
Deri në vitin 1912, shqiptarët myslimanë shkolloheshin në gjuhën osmane, ata ortodoks në gjuhën greke dhe katolikët në atë latine. Shkollimin e lartë shqiptarët mysliman e vazhdonin në Stamboll, Kajro e Damask; ata ortodoks në Selanik e Athinë dhe katolikët në Venedik e Romë.
Ky eshtë shkaku që kur flasim e shkruajmë për shkollimin e shqiptarëve në Kërçovë, jemi të detyruar të kthehemi më pas, dhe shkollimin kërçovarë në të kaluarën ta ndajmë në katër periudha kryesore:
a).Periudha Osmane, kur kërçovarët ishin të detyruar shkollimin e tyre fillorë dhe të mesëm ta kryenin në vend, në osmanishten e vjetër dhe studimet ti vazhdonin në Stamboll, osmanisht ose në Ejipt e Siri në gjuhën arabe.
b).Periudha e dytë është ajo midis dy luftërave botërore (1918-1941), kur në njerën anë, një cope e Shqipërisë kishte fituar pavarsinë dhe organizonte shkollimin në gjuhën amtare, dhe tokat shqiptare të mbetura nën hegjemoninë greke e serbe ku mësimi në të gjitha nivelet bëhej vetëm në greqisht e serbisht.(shif F.Mehdiu, Nga Kërçova për Kërçovën, Kërçovë 1995, faqe 99,100,101; dhe Feti M,.Arsimimi i shqiptarëve të Kërçovës, para dhe pas luftës së II botërore, Shqiptarët e Maqedonisë, Shkup,
c).Periudha e tretë ishte ajo pas fillimit të Luftës së II Botërore e deri te përfundimi i sajë 1941-45, koha kur shqiptarët shpallën bashkimin e trojeve të tyre në një shtet të përbashkët, dhe për herë të parë hapën shkolla fillore në gjuhën shqipe, ku punonin vetëm mësues shqiptarë.
d).Periudha e katërt është ajo pas vitit 1945 kur shqiptarët e këtushëm mbetën përsëri nën Serbi, por tash me emrin, Jgosllavia e Titos, ku u lejohej që vetëm shkollimin fillorë në fillim dhe më vonë edhe atë të mesëm, ta bënin në shqip.
Në shkollat serbe midis dy luftërave u përfëshinë edhe shqiptarët, por pa asnjë element të shkollimit kombëtar. Në fillim, fshatrat etnikisht të pastra shqiptare, mësimet i mbanin në medresetë osmane që ishin ndërtuar pranë xhamive për shkollimin e fëmijëve në gjuhën osmane, dhe më vonë mësimi vazhdon edhe në shkolla të reja të ndërtuara për këtë qëllim. Gjat kësajë kohe, shkolla serbe ka pasur në të gjitha vendbanimet shqiptare, por në asnjërën prej tyre nuk mësohej as edhe një germë e gjuhës shqipe. Bile nxënësit nuk guxonin të flisnin asnjë fjalë shqipe në mes vedi, as në shkollë e as rrugës për në shtëpi[12]). Këta të dhëna i kanë dëshmuar edhe ish nxënësit e këtyre shkollave; Baftiar Rrushaj nga Drogomishti, Abidin Mera e Esat Bajrami nga Llagje që nuk jetojnë më etj.
Në proçesin arsimorë ishte i inkorporuar edhe “Mësim-besimi” që e mbanin hoxhët e fshatit por që mbahej poashtu në gjuhën serbe. Ish nxënësit e shkollës fillore në fshatin Llagje, Ramë Ali Dedja, Esat Nurçe Bajrami e Kamerr Qamil Sadiku, derisa ishin gjallë, tregonin se mësuesi serb ka caktuar kujdestar që duhej të shënonte nxënësit që do të flisnin ose përshëndesnin shqip duke shkuar për në shtëpi dhe për kit gabim, të nesërmen kanë fituar të rrahura me dru deri ne alivanosje. Nëse ndodhte që kujdestarët të mos kishin shënuar asnje nxënës, rriheshin vetë kujdestarët.
Pasi çlirohet nga thembra gjakatare borgjeze serbe, më 22 qershor të vitit 1941 në Kërçovë krijohet edhe qeveria e parë lokale shqiptare, ku ministri shtetëror pranë Komesarjatit të lartë Civil për Kosovë, Dibër, Strugë e Kërçovë, për kryetar të parë të Komunës së Kërçovës emron Ahmet Haxhi Sadikun nga Zajazi (Familja e Can Muharremit) dhe sekretar Haxhi Himet Limani nga Sërbica.[13]
Në Kërçovë e rrethinë, shqipja bëhet gjuhë zyrtare, e cila përdoret në të gjitha nivelet; administratë, gjygj, polici; kultivohet dhe zhvillohet nëpër shkolla, përdoret në komunikim me te gjitha organet shtetrore, jetën e përditshme dhe nis të përdoret edhe në mbishkrimet[14], aktet ligjore dhe komunikatat zyrtare. Këtë na e dëshmon edhe një letër e kryetarit të parë të Kërçovës, z.Ahmet Haxhi Sadiku, e gjetur në Arhivin e Muzeut të Kërçovës, që i drejtohet Ministrisë së Punve të Brendshme në Tiranë më 2 gushtë 1941, ku në mes tjerash shkrun:
“Kemi nderin të ju njoftojmë se qyteti ynë Kërçova ka hyrë në përbërje të Shqipërisë etnike, dhe e gjithë veprimtaria do të kryhet në gjuhën e nënës (shqipe). Ju lutemi që nëpërmjet prurësit të kësajë shkrese, të na dërgoni të gjitha dokumentat e nevojshme që do të na duhen për të kryer pa problem administratën komunale”.[15]
Edhepse Kërçova në vitet 41-45[16] ishte, në fillim nën protektoratin italian e më vonë atë gjerman, popullata shqiptare e Kërçovës ndihej e lirë dhe e pavarur, sepse ishin çliruar nga pushtimi i përgjakshëm shumëvjeçarë serbë.
Me shpalljen e bashkimit të tokave shqiptare dhe formimin e qeverisjes lokale krijohen kushte të mira për arsimin shqip dhe kjo qeveri bënë të pamundurën që në çdo fshat të përgatisë dhe hapë shkolla shqipe.
Shkollat e para shqipe në Kërçovë
Periudha e shkollimit shqip në Kërçovë, 41-44 ishte e shkurtër por që ka rëndësi shumë të madhe historike, sepse për herë të parë në historinë e tyre, popullata e kësajë ane filloi ti mësojë germat shqipe, dhe për herë të parë në këto shkolla fillojnë të punojnë e veprojnë mësues shqiptarë. Këte e vërteton ,,Raporti mbi kuadrin mësimor që shërbeu ne vitin shkollorë 1941-42 në Nënprefekturën e Kërçovës e që i takonte Prefekturës së Dibrës.)[17]
Shkolla Fillore “MOISI GOLEMI” Kërçovë
Që të kuptojmë rëndërinë e emrit të kësajë shkolle, duhet të skjarojmë se Mojsi Golemi ka qenë komandanti kryesorë dhe shoku më besnik i Skënderbeut.
Në vitin 1941- 42, për të parën herë në Kërçovë hapet kjo shkollë fillore me mësim në gjuhën shqipe. Gjat vitit shkollor 1941-42 mësimin e zhvilloi ky kuadër mësimor:)[18] Bexhet Hoxholli-drejtor; Artemisa Hoxholli-mësuese; Xhaferr Shefkiu- mësues; Theomaida Rrako-mësuese; Nos Dellasi-mësues; Tajar Zylfiu-mësues; Kamber Osmani-mësues; Sylejman osmani-mësues; Sylejman Karai-mësues)[19].
Në vitin shkollor 1942-43 shkolla fillore e Kërçovës i kishte gjithsejt 498 nxënës (346 meshkuj dhe 152 femra)[20]. Mësimet i zhvilloi ky kuadër mësimor)[21]: Marika Naqo-mësuese e kl. I, Nos Delia-mësues i kl. I; Nazmi Reza-mësues i kl.I; Artemisa Hoxholli-mësuese e kl. III, Afërdita Deljana-mësuese e kl. II; Hasan Safa-mësues i kl. III; Tajar Zylfiu-mësues i kl. III; Thomaida Rrako-mësuese e kl. III.)[22]
Në vitin shkollor 1943-44 shkolla fillore “Mojsi Golemi” e Kërcovës i kishte gjithsejt 286 nxënës (189 meshkuj dhe 97 femra.), apo 212 nxënës më pak se sa në vitin shkollorë 1942-43.
Në kit vit shkollorë mësimet i zhvilloi ky kuadër mësimorë:)[23] Fadil Hoxha–drejtor; Jorgji Bekteshi-mësues; Reis Poshi-mësues; Marika Naço-mësuese; Afërdita Gjylapi-mësuese; Athina Dinisqoti-mësuese; dhe Tajar Zylfiu-mësues[24].
Shkolla fillore “KASTRIOTI” Zajas.
Nuk është e rastit që shkollës së Zajazit i kanë dhënë kit emër kaq të madh mësuesit e ardhur nga Shqipëria, sepse ata e kanë ditur historinë e përgjakëshme të fshatit legjendar të Sefer Huses, Kalosh Danit e Sadin Selmanit.
Pra në Zajaz, për të parën herë ishte hapur shkolla shqipe në vitin shkollor 1941-42. Mësimet gjat këtij viti shkollorë i zhvilloi ky kuadër mësimor:[25]
Gavrill Santo-drejtor shkolle; Ismail Bedhia, Ridvan Palluqi, dhe Xhaferr Narazani,
-mësues. Ministria e Arsimit të Shqipërisë kishte zgjedhur mësuesit më të mirë të Shqipërisë, thonë veteranët e arsimit shqip në Kërçovë, Baftiar Rrushaj, Zenko Mehmedi e xhaxhi Bali).[26] Ky është edhe një fakt se në Zajaz shkolla e parë fillore në gjuhën shqipe është hapur në të njëjtën kohë kur është hapur edhe në Kërçove e Sërbicë. Shkolla e Sërbicës është e para që ka vazhduar si shtatëvjeçare para Zajazit e Kërçovës dhe ka qenë gabim mendimi që thuhej në popullatë se shkolla e parë shqipe është hapur vetëm në Sërbicë[27].
Në mungesë të kuadrit arsimorë, mësuesi Ismail Bedhia, pas 20.4.1942, transferohet në Sërbicë, kurse Xhaferr Narazani në fshatin Tunjë (Tuhin), gjë që zvogëlohet numri i kudrit të shkollës së Zajazit e cila ka pasur numër shumë të madh nxënësish. Në vitin shkollor 1942-43 Shkolla fillore “Kastrioti” e Zajazit kishte mbetur vetëm me një mësues, Vesel Hyseni i cili kishte arritur të regjistroi 72 nxënës (68 meshkuj dhe 4 femra) dhe i vetëm punonte me kl. I, II dhe III fillore)[28]. Se pse erdhi deri te ky shkurtim drastik i kuadrt mësimor në Zajaz, nuk kemi ndonjë të dhënë dhe ky do të jetë shkaku që në vitin shkollor 1943-44 në shkollën fillore të Zajazit numri i nxënësve do të zvoglohet edhe më tepër.[29]
Sh. fillore“ISA BOLETINI” Garanë
Ky është emri i trimit shumë të madh kosovarë që luftoi kundër osmanëlinjëve po edhe serbëve e malazezëve që i pushtuan tokat shqiptare pas Traktatit të Shën Stefanit e Kongresit te Berlinit,(1878) dhe në fund Konferencës së paqës së Parisit (1913). Me siguri se mësuesit nga Shqipëria e kanë ditur se edhe Garana në vitet 1890-1925 kishte pasur një trim që kishte vepruar dhe luftuar në kohën e Isa Boletinit e që e kishte pasur emrin Islam Garana.
Fshati trim i Islam Garanes më vonë ndahet nga pushtei në dy pjesë, Garanë dhe Strelcë. Në vitin 1941 këto dy bashkësi lokale jënë llogaritur si një fshat dhe kanë pasur një shkollë fillore e cila poashtu ishte hapur në vitin shkollor 1941-42[30]. Mësues i parë i kësajë shkolle ishe emruar Remzi Xhemali nga Shqipëria.. Pas 20 prillit 1942 Remzin e zëvendësoi mësuesi Ismail Bedhia i cili më herët kisht qenë mësues në shkollën fillore Kastrioti të Zajazit.)[31] Në vitin shkollor 1942-43 Shkolla e fshatit Garanë-Strellcë i kishte 82 nxënës, prej tyre 53 meshkuj dhe 29 femra. Shkolla ishte triklasëshe dhe me kl. I, II, e të III fillore, në këtë vit shkollorë punonte mësuesi i vetëm Selman Hitaj )[32] Në vitin shkollor 1943-44 shkolla kishte 82 nxënës (53 meshkuj dhe 29 femra)[33], që do të thotë se banorët e Garanës nuk kanë mbetur aspak më mbrapa Zajazit dhe Sërbicës, bile ata në shkollë kanë pasur më shum vajza se Zajazi e Sërbica.
Sh.fillore.”GJERGJ FISHTA” Sërbicë
Gjergj Fishta ka qene një shkrimtarë i madh shqiptarë. Vepra që e popullarizoi më së shumti është “Lahuta e Malëcisë” ku pershkruhen luftërat e shqiptarëve në Mal të Zi kundër Sërbisë dhe Malit të zi pas viteve 1913.
Në këtë fshat që ka qenë dashamirë i shkollës e arsimit, shkolla e parë shqipe ishte hapur në vitin shkollor 1941-42, në të njejtin vit kur është hapur në Garanë, Kërçovë, Zajaz e fshatrat tjerë. Mësues i parë i kësaj shkolle shqipe në Sërbicë ka qenë mësuesi shumë i njohur dhe i popullarizuar ndër banorët e Sërbicës e të gjithë Kërçovës, Mahmut Dumani.[34]. Në vitin e dytë shkollor 1942-43 shkolla e Sërbicës i kishte 159 nxënës (123 meshkuj dhe 36 femra) dhe mësimet i zhvilloi kuadër mësimor[35]: Mahmut Dumani, mësues i kl.II-a; Violeta Kote, mësuese e kl. I-A; Hysen Hasani, mësues i kl. I-B dhe Antoneta sherko, mësuese e kl. II-b.[36]
Në vitin shkollor 1943-44 shkolla fillore “Gjergj Fishta” në Sërbicë i kishte 116 nxënës (115 meshkuj dhe vetëm një femër) dhe gjatë këtij viti shkollor mësimet i zhvilloi i njejti kuadër mësimor sikurse në vitin shkollor 1942-43. Në këtë vit shkollor kemi një ndryshim të madh në numrin e vajzave të cilat nga 36 femra që vazhdonin mësimin në vitin shkollore 42-43, tash ka mbetur vetëm një vajzë për ta vazhduar mësimin në vitin shkollorë 43-44. Duhet përmendur edhe një e dhënë tjetër që do të ishte me rëndësi, se në këtë shkollë kemi edhe një mësues i cili është nga Sërbica, Hysen Hasani e që ka qenë vëllu i profesorit shumë të njohur Dr. Hasan Kaleshi.
Gjatë periudhës kalimtare (1941 – 1945) Ministria e Arsimit Fillor e Mbretërisë Shqiptare, pran shkollës fillore ”Gjergj Fishta” në Sërbicë ngriti edhe kursin e natës të emrur si kursi “Kastrioti” për të rritur. Ky kurs ishte i nivelit të klasës së katërt fillore, prandaj ata që e kishin kryer kursin “Kastrioti” mund të regjistroheshin në klasën e pestë.
Sh.fillore “28 NANDUER” Dërgovë
Emri i kësajë shkolle ka pasur për qëllim ti përkujtojë nxëxësit po edhe prindërit e tyre se është fjala për datën e ngritjes së flamurit shqiptar, në fillim nga Skënderbeu, 28 Nëntorë 1443 në Krujë dhe nga I. Qemali, 28 Nëntor 1912 në Vlorë.
Në këtë kohë fshati Dërgovë ka qenë e banuar vetëm nga shqiptarët, por më vonë ata detyrohen të shpërngulen për në Turqi, sidomos gjat viteve të pesëdhjeta nga masakrat që jënë bërë ndaj tyre, dhe sot thuajse nuk ka asnjë shqiptarë. Ky dokument le ti përkujtojë gjeneratat shqiptare se dikur Dërgova ka pasur shkolë shqipe dhe se ka pasur numër shumë të madh nxënësish shqiptarë.
Edhe këtu shkolla e parë shqipe u hap në vitin shkollor 1941-42, në të njejtën kohë kur u hap edhe në Kërçovë. Mësuesit e parë të kësajë shkolle kanë qenë: Kamber Osmani dhe Petrit Hakani të cilët punuan me të gjithë nxënësit që i kishin regjistruar në shtator të vitit 1941[37]
Në vitin shkollor 1942-43 shkolla fillore “28 Nëndori” e Dërgovës i kisht 78 nxënës (53 meshkuj dhe 15 femra). Në kit vit shkollorë mësues i kësaj shkolle ishte kërçovari Zenko Mehmeti, i cili punoi me të gjithë nxënësit e kl. I, II dhe III fillore të kësaj shkolle.[38] Edhe këtu duhet të potencojmë se Zenko Mehmedi[39] ishte mësues i vendit i lindur në fshatin Shitovë e që llogaritet, sëbashku me Isen Hasanin (Kaleshi) të jenë mësuesit e parë të kësajë treve)[40]. Të dy këto mësues të Kërçovës kanë pasur të kryer medresen e mesme në gjuhën serbe në Shkup para vitit 1939.
Edhe në vitin shkollor 1943-44 mësimet i mbajti i njëjti mësues Zenko Mehmeti por numri i nxënësve ishte zvogluar dukshëm në 27 nxënës pa asnj vajzë.[41]
Sh.fillore “DERADA”Jagolldo (Jagoldolencë)
Emëri i kësajë shkolle është emri i nji shkrimtari të madh shqiptarë Jeronim Derada. Në këtë shkollë edhe shqiptarët ortodoks që sot e quajnë vehten maqedonë kanë mësuar në gjuhën shqipe.
Shkolla fillore ishte hapur për të parën herë në gjuhën shqipe në vitin shkollor 1942-43, me gjithsej 90 nxënës. (70 meshkuj dhe 20 femra)[42]. Mësuesit e kësaj shkolle ishin: Pertef Therepeli, i cili punoi me kl.I-a dhe të II dhe Ali Myderizi mësues i kl. I-b.[43]
Shkolla e Jagolldosë në vitin shkollor 1943-44 e kishte vetëm mësuesin Pertef Abaz Therepelin i cili punoi me kl. I, II, III me gjithsej 52 nxënës (45 meshkuj dhe 6 femra)[44] Ky mësues do të mbetet në këtë shkollë deri në pension dhe nuk do të kthehet në Shqipëri. Në shenjë nderimi, banorët e Jagollit kan qenë shumë të kujdesëshëm në kohën kur ky mësues i popullit u vjetrua dhe nuk mud të lëvizte nga shtëpia. Ate e nderonin, respektonin dhe e ndihmonin të gjithë banorët, pleqë e të rinjë dhe sot në varrezat ë Jaogollit qëndron varri-përmendore i Pertef Abaz Therepelit i rregulluar dhe i zbukuruar me të gjitha rregullat fetare e kombtare.
Sh.fillore. “PËRPARIMI” Greshnicë.
Veteranët e arsimit shqip, shkollës nuk i kanë dhënë emër të ndonjë patrioti sepse e kanë ditur se ky fshat ka qenë dhe do të jetë fshat patriotësh, gjë që është vërtetuar më vonë kur nga ky fshat është i burgosuri i parë politik Tefik Ramadani që ka qenë edhe mësues i kësaj shkolle, pastai nga ky fshat është deputeti i popullit shqiptarë, i cili dënohet si anti titist dhe anti jugosllav, e që ka hy në analet e historisë më të re të shqiptarëve të Maqedonisë me atë se, i pari foli në gjuhën shqipe në parlamentin (si që thoshte ai Partallamentin) e Maqedonisë, dhe i pari ngriti flamurin brënda në parlament, ku nga friga, të gjithë deputetët joshqiptarë ikën dhe dolën jashta Parlamentit, me të cilin rast deputeti i popullit shqiptarë i të gjitha kohërave, Sali Ramadani-Kërcova i porositi me fjalët se “.....është mirë që të ikni në Bullgari...”
Fshati Greshnicë, në vitin shkollorë 1941-42,, nuk pati mundësi që të hapte shkollë fillore në gjuhën shqipe. Problemi më i madh ishte mungesa e kuadrit por edhe mungesa e objektit. Shkolla fillore për herë të parë u hapë në vitin shkollor 1942-43. Mësues i parë i kësajë shkolle ka qenë Pandeli Guçi nga Shqipëria, i cili arriti që vetë, në kushte shumë të vështira, të mbnte mësim me kl. I ,me mbi 55 nxënës.[45] Në vitin shkollor 1943-44, numri i nxënësve edhe në këtë shkollë zvogëlohet dhe nga 55 nxënës që ishin në fillim kishin mbetur vetëm 41 pa asnjë vajzë ku mësimin e vazhdoi i njejti mësues, Pandeli Guçi.
Sh.fillore“HASAN PRISHTINA” Cërvicë
Në historinë e Cërvicës përmendet njëfar Emin Xhambazi i cili bashkë me Veli Kapedanin e Jonuz Agën nga Zajazi i kan vënë pritë te Sopi i Kërçovës Hajradin Pashës në vitin 1840, kur ai nga Manastiri ishte nisur të vinte në Kërçovë e pastaj të shkonte dhe të luftonte kundër Dervish Carës në Katllanovë, afër Shkupit.
. Shkolla fillore e Cërvicës ishte hapur për të parën herë në vitin shkollor 1942-43 me gjithsejt 52 nxënës (40 meshkuj dhe 12 femra). Mësues i kësaj shkolle ishte Llaqi Prenqi, i cili e kishte vetëm klasën e. I fillore me 52 nxënës.[46]
Edhe në vitin shkollor 1943-44, mësimet i zhvilloi i njejti mësues Llaqi Prençi, por vetëm me 22 nxënës të rregullt, edhe pse në fillim të vitit shkollor 1943-44 ishin regjistruar 52 nxënës.[47]
Mësuesit kishin problem për ti bindur prindërit që ti dërgonin fëmijët e tyre në shkollë. Edhe nëse ata i regjistronin në fillim, më vonë i ndalnin nga shkolla sepse shumicës u duheshin fëmitë për ti ruajtur kafshët shtëpiake nga të cilat e kishin edhe ekzistencën, ose kishte edhe nga ata prindër që nuk kishin me çka ti mbathnin e vishnin fëmijët për ti dërguar në shkollë.
Sh.fillore“VRANA KONTI” Premkë
Emri i kësajë shkolle ka të bëjë me emrin e komandantit legjendarë, që mbronte Krujën nga ushtria osmane në vitin 1450, e udhëhequr nga Sulltan Murati.
Premka ka pasur nji njeri të madh si Vrana Konmti e ai ka qenë Jusuf Ali Bej Premka, i cili ka qenë i shkolluar në Stamboll, ka marrë pjesë në Kuvendin themelues te Lidhjes së Prizrenit më 10 qershor te vitit 1878 dhe më vonë në Sofje ka botuar gazetën “Albania” ku ka trajtuar qështjet shqiptare. Pasi sot kjo shkollë nuk e ka më emrin Vrana Konti është mirë që të marrë emrin e njeriut të Premkës, Jusuf Ali Beu.
Që në muajin prill të vitit 1942 u bënë përpjekje të hapjes së kësajë shkolle , por për arsye të mungesës së kuadrit, shkolla ia filloi punës në vitin shkollor 1942-43. Mësues i parë ishte Vangjel Filo, i cili kishte gjithsejt 60 nxënës në kl.e I prej tyre ishin 40 meshkuj dhe 20 femra.[48] Edhe në vitin shkollor 1943-44 mësimet në këtë shkollë i mbajti mësuesi Vangjel Filo me kl. I dhe të II fillore me gjithsejt 44 nxënës (38 mesh.e 6 fem.).[49]
Sh.fillore “LEKË DUKAGJINI” LIRIA
Liria (Sërbjan) i Kërçovës
Emri i kësajë shkolle është emri i nji princi shqiptarë i principatës së Dukagjinëve dhe komandant i ushtrisë së Dukagjinëve e që pastaj veheshin nën komandën përgjithshme të Skënderbeut.
Shkolla fillore, për të parën herë ishte hapur në vitin shkollor 1942-43 me vetëm kl. I . Gjithsejt i kishte 57 nxënës (37 meshkuj dhe 20 femra). Mësues i shkollës ishte Joan Jorgji nga Shqipëria.[50]
Në vitin shkollor 1943-44 shkolla i kishte 56 nxënës (36 meshkuj dhe 20 femra). Mësimet i mbajti i njejti mësues i cili ka qenë shumë i suksesëshëm.[51] Për të qenë i suksesëshëm në mesin ku asnjëherë nuk ka pasur shkollë shqipe ka qenë një problem shumë i madh dhe është dashur punë e madhe me nxënësit po edhe me prindërit.
Sh.fillor “KOSOVA” Llapkidoll (Lagje)
Objekti ku ka filluar punën shkolla, ka qenë medrese e kohës së osmanlinjëve. Sipas asja që më tregonte Isen Çupi, që jetoi mbi 100 vjet, në kohën kur kjo shkollë ka funksionuar si mejtep osmanë, ka dhënë mësim edhe Hoxhe Çupi që e ka pasur emrin Isen, i ardhur te Çupallarët nga mëhaëëa e Teqes së Zajazit, dhe Çerim Tafmuni prej Zajazi. Këte e ka vërtetuar edhe Mulla Ali Shehu imam i xhamisë së Zajaz Teqe, i moshës mbi 85 vjeçare.
Kur flasim dhe shkruajm për shkollimin shqip në Llapkidoll, duhet të fillojmë me vitin shkollorë 1991-1992, kur ky fshat hyni në historinë e shkollimit shqip të Kërçovës, koha kur në këtë vit shkollorë u hap shkolla e parë e mesme me mësim në gjuhën shqip me emrin “Drita” ku si drejtor i parë i kësajë shkolle u emrua autori i këtij punimi, Ilmi Veliu dhe kudri tjetër nga Kërçova me rrethinë i cili punoi në mënyrë vullnetare, pa pagesë, për tre mauj rrjesht dhe pastai puna e shkollës u finansua nga gurbetçarët e kësajë treve me punë jashta vendit.
Është interesant se në vitin 1941 kuadri në Kërçovë ka qenë nga jashta Kërçovës me përjashtim të dy mësuesëve që i përmendëm më lartë, Zenko Mehmedi dhe Isen Kaleshi kurse te shkolla Drita ka qenë vetëm një profesoreshë që nuk ka qenë nga Kërçova, Bukurie Limani e cila ka qenë nga Dibra e Madhe por e martuar në Kërçovë. Këtë e potencuam sa për ta ilustruar përparimin dhe rëndësinë që i kanë dhenë kërçovarët shkollimit të kuadrove të veta edhe pse shkollimi dhe kulifikimi është dashur të bëhej shumë largë nga Kërçova, në Universitetin e Prishtinës.
Pra në fshatin që u themelua shkolla e parë e mesme shqipe - Drita, shkolla e parë fillore në gjuhën shqipe ishte hapur në vitin shkollor 1942-43. Për herë të parë në këtë shkollë ishin regjistruar gjithsejt 36 nxënës. Mësues i kësaj shkolle ka qenë Izet Buza[52] Duke hulumtuar gjetëm edhe dy persona që kanë qenë nxënës të kësajë shkolle e që jënë ende gjallë, Lutfi Atem Çupi dhe Tefik Mehmet Çupi. Flasin me emocione të mëdha për mësuesin e tyre Izet Buza dhe punën e tij vetëmohuese që bënte ai për nxënësit
Abetarja e parë në Zajaz kishte ardhur nga Bukureshti më 1917
Para vitit 1941 germat shqipe i kishin mësuar vetëm ata kërçovarë që kishin qenë për punë në Bukuresht dhe kishin pasur rast të mësonin alfabetin shqip në shkollën e themeluar atje nga Pandeli Evangjeli, Sami Frashëri e Asdreni me shokë.
Bazuar në të dhënat që i gjejmë në artikullin e shkruar nga Sefedin Kërçova, në revistën Java, nr.30, të 24 tetor, 1937, Tiranë, faqe, 9,10,11; mësojmë se në fund të vitit 1884, në Bukuresht, patriotët shqiptarë që punonin dhe jetonin atje, organizojnë një kuvend të rëndësishëm, ku vendosin që në vend të degës së shoqatës; “Shoqëria e të Shtypurit të shkronjave shqip” me qendër në Stamboll, të formohej një shoqëri patriotike më vehte me emrin “Drita”).[53]
Nga i njejti burim arkival njohtohemi se kërçovarët të udhëhequr nga Mulla Nashit Zajazi, Emin Çallukja e Isen Zajazi, Sefedin Kërçova, Mehmedali Haranjelli, Kamber Limku e Mefmedali Riza Toçku nga Sërbica, Rexhep Novosella, Jusuf e Bajram Tuhini, Rexhep Fasku i Greshnicës e të tjerë, për shkak të numrit shumë të madh të kërçovarëve në Bukuresht dhe me qëllim që të organizoheshin sa më mirë, vendosën që të organizohen në një shoqëri më vehte me emër “Kolonia Shqiptare Kërçovare” e cila do të vepronte si degë e shoqërisë patriotike “Drita” e Bukureshtit, dhe të gjitha urdhërat dhe planet ti merrte nag kryesia e saj.
Shoqëria mbajti lidhje dhe bashkëpunoi ngushtë, perveç me shoqërinë “Drita” të themeluar më 1884 në Bukurshet, edhe me shoqërinë “Dituria” të themeluar më 1887 poashtu ne Bukuresht, me shoqërine “Dëshira” e themeluar më 1893 në Sofje, dhe me shoqërinë “Vëllazëria e Shqiptarëve,, e themeluar më 1894 në Egjipt)[55].
Kjo shoqëri në bashkëpunim me shoqëritë tjera shqiptare, synonte të zhvillonte dhe ta zgjëronte lëvizjen arsimore e kulturore në vendlindje dhe të shtonin dashurinë e shqiptarëve për alfabetin, gjuhën dhe atdheun, të forconin ndjenjat e tyre patriotike dhe të fuqizonin lëvizjen për çlirimin e vendit)[56].
Në artikullin e lartëpërmendur, të shkruar nga Sefedin Kërçova, e që e ka botuar revista e kohës me emrin “Java” e datës 24 tetor 1937, e gjetur në Arhivin e Institutit të Historisë Tiranë, ku në ballinë të revistës shkruan se është revistë ekonomike, letrare, kulturore e shoqërore, që del çdo të diele, Viti I nr.30. Në fund të faqes shkruan se pronarë i kësajë reviste ka qenë I. Çira, rruga Hoxha Tahsini nr.15.
Aty ku është e shkruar përmbajtja, artikulli i shtatë në rend është edhe ai për të cilin bëjmë fjalë e që titullohet: “Pak fjalë mbi përpjekjet e shqiptarëve të Kolonisë Muhamedane Shqiptare Kërçovare”, nga Sefedin Kërçova. Artikulli fillon në faqe 9 me një mbititull të nënvizuar, Nga lëvizja e jonë kombëtare ,dhe në mes të faqes, lartë, është titulli: Pakë fjalë mbi përpjekjet e shqiptarëve të “Kolonisë Muhamedane Shqiptare Kërçovare” në Bukuresht)[57].
“Kur akoma Shqipnia ndodhej nën sundimin e të huajëve, në vitin 1907, akoma i ri nga mosha, ndodhesha në Bukuresht, thotë Sefedin Kerçova)[58]. Rastësisht e takova Pandeli Evangjelin i cili më dha disa këshilla mbi mënyrën e përhapjes së ideve kombëtare ndër shqiptarët që ndodheshin në Rumani, që të përpiqeshim, bashkërsht, sa të jetë e mundur, të vepronim sa më shumë, për çlirimin nga zgjedha e huaj”[59]
“Kështu, bashkë me shokët e mij të pa ndarë, Mulla Nashyt Zajazi e Rexhep Novosella, vazhdon ai, tubuam nji grup shokësh, që sapo kishin ardhur nga vendlindja e që nuk dinin shkrim lexim, dhe i dërguam që të mësonin në një shkollë shqipe, te veterani Zotëri Mitëhat Frasheri. Ai në atë kohë e kishte hapur shkollën shqipe aty në Bukuresht, dhe shqiptarët që ndiqnin këtë shkollë, dilnin me plot njohuri e idera patriotike kombëtare, dhe pastaj na shoqëronin në ç’do aktivitet e mbëledhje për çështje kombëtare që bëhej në Koloninë Kërçovare të Bukureshtit)[60].”
Sefedin Kërçova në vazhdim të artikullit na informon për aktivitetet kombëtare të një patrioi tjetër, shumë të madh të Zajazit, të cilat aktivitete ai i paguajti me kokë në vitin 1917. Ishte ky Mulla Nashyt Zajazi i Liman Hoxhës nga një familje shumë e shkolluar dhe e edukuar, si në rrugën fetare ashtu edhe në atë kombëtare.
Në këtë kohë, në Bukuresht, thotë Sefedin Kërçova, shumë i dituri Mulla Nashit Zajazi, i cili në rrugën “11 Junë “ kishte hapur një kafene, të cilën e kishte shndërruar në fole mbledhjesh për shqiptarët e mërguar atje, ku shpërndante falas libra e abetare në gjuhën shqipe, të shtypura në një shtypshkronjë, për blerjen e të cilës kishte ndarë para edhe shoqata kërçovare[61].
Ky trim me nam e i pa lodhshëm, Mulla Nashit Zajazi, mbasi kontriboi shumë vjetë me radhë në përhapjen e idesë kombëtare, shkruan në vazhdim Sefedin Kërçova, u kthye në Zajaz të Kërçovës për ti shpërndarë abetaret shqipe të botuara në Bukuresht me te hollat e tia personale. Zbulohet dhe burgoset nga agjentët bugllarë, dënohet me vdekje nga gjygji i Manastirt, dhe së andejmi, më 1917, te ura e Shkupit vehet në litarë, duke u ba therorë për idenë e shenjëtë kombëtare dhe germat e shkollën shqiptare, përfundon Sefedin Kërçova.[62]
Të dhënat për veprimtarinë patriotike të Mulla Nashit Zajazit i kemi përforcuar edhe me të dhënat gojore të popullatës, si Xhezo Abaz Lila, Ali Ramë Dedja, Zyli Bajram Metës, Medini i Qamil Metit, Lez Beshku e tj. që kanë pohuar se Mulla Nashit Zajazi kishte sjellur dhe shpërndarë disa abetare në Zajaz dhe ky ka qenë shkaku që është vjerrur nga bullgarët më 1917 te ura e gurit në Shkup.[63].
Mësuesi im i nderuar, i ndjeri Hamza Halili, ka treguar se një shok i tij i klases, në vitin 1934, kishte sjellur nje abetare shqipe në shkollën e Dolemcës dhe ia kishte dhënë mësuesit serbë-Milenko. Ai i qartur mendsh nga abetarja shqipe, e kishte djegur, kurse nxënësin e kishte rrahur dersa sa ai ishte alivanosur. Mësues Hamza Halili tregonte se abetaren shqipe e kishte sjallur Mulla Hazem Dalipi i Tuhinit i cili ishte kthyer nga Bukureshti dhe poashtu kishte qenë antarë dhe aktivist i madh i Shoqatës Kërçovare atje.
Në vazhdim, Sefedin Kërçova shkruan edhe për shokun e tij të ngushtë, Rexhep Novosella. S’ka shqiptar nga të mërguarit në Rumani, thotë ai, që s’i njeh veprat e tij patriotike e sakrificat e tij financiare, për bamirsi dhe ndihma për studentët shqiptarë që ndodheshin në Bukuresht. Ky zotëri ka kontribuar për idenë kombëtare, pa marrë parasyshë pengesat, duke sakrifikuar edhe fitimet e veta që i nxirrte nga puna e tij e lodhshme[64]. Sipas fjalëve të Prof.dr. Xhelko Maksutit, djalit të Sefedin Maksutit nga Novoselli i Kërçovës, që punon dhe jeton në Bukuresht,dhçnç Sadin Xhaferrit,vërtetohet se Rexhep Novosella ka qenë patriot i madh, ka ndihmuar financiarisht botimin e abetareve shqipe dhe i ka hekur harxhimet për banketin e organizuar më 5 nëntor 1912 ditën kur Ismail Qemali nga Stambolli vjen në Bukuresht dhe mban tubimin historik me mërgimtarët shqiptarë atje.[65].
Është e denjë të shënohet veprimtaria patriotike e shumë kërçovarëve që vepruan dhe punuan këtu , thotë Xhelko Maksuti, shtjelluar në shumë plane, që nga thirrja e shqiptarëve në takime e biseda, që u bënë periodike, e deri te ndihma në të holla për mbështetjen e shkollimit të tyre dhe veprimeve tjera patriotike që do të çonin në shpëtimin dhe ruajtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe tërësisë tokësore të shtetit shqiptar[66].
[1] Shkolla shqipe që filloi më 1941, e tillë vijoi deri pas viteve 1950. Më 196o fillon ta humbë karakterin e arsimit kombëtar.
[2] Këto jënë dorshkrime orientale që datojnë prej vitit 1356; shih dorshkrimet orientakle pasuri e rrallë, në Bota e Re, Prishtine 25 maj 1988
[3] Në Kërçovë deri 1968 nuk kishte asnjë paralele shqiptare në shkollat e mesme.
[4] Feti Mehdiu, Arsimimi I shqiptarëve të Kërçovës, para dhe pas luftës së II botërore, Shqiptarët e Maqedonisë, f. 465;Avzi Mustafa, Figura mësuesish shqiptarë,Tetovë 1995, f.5
[5] Ky kurs nuk zgjati shumë dhe u shndërrua në shkollë shqipe. Kështu pohoi vijuesi i atij kursi Bexhet Qerimi, Murat Z. Gecaj, Pishtarët e parë të normales së Shkupit,Kumanov 2002,f5
[6] Ibid.
[7] Abdylazis V, Shkollat dhe arsimi shqip në Maqedoni, 1941-
[8] Xheza i Abaz Lilës, mbi 100 vjet, i intervistouar më 2007
[9] Feti M; Shqiptarët e Maqedonisë, vepër e cituar, f. 466.
[10] Vendimi nr. 2, datë 15 korrik 1941 i Misionit shkollorë të ijashtzakonshëm për Dibrën e çlirueme (AQSH< FMA-295, 1941, dosje 137, fletat 188-189.
[11] Feti Mehdiu, Shqiptarët e Maqedoni, vepër e cituar, f. 468.
[12] Këtë e dëshmuan edhe ish nxënësit e këtyre shkollave; Baftiar Rrushaj, Fazli Mehdiu, Tefik Bexheti, Ali Rama, të intervistuar në vitin 1990.
[13] KiËevo i KiËevsko vo NOV 1941-1945, Arhiv na Muzej KiËevo,str.31
[14] Prof.dr. Feti Mehdiu ,,Nga Kërçova për Kërçovën,, Kërçovë 1995, faqe,97-98.
[15] KiËevo i KiËevsko, citirano delo, str. 32
[16] Historia e Shqiperise,Grup autorësh, 1991,Tiranë, faqe132, ku vërtetohet se Sërbia, Greqia dhe Bullgaria përpiqeshin, secila për vete, të përfshinin sa më shumë toka shqiptare që nuk u tajkonin atyre, duke përdorur edhe bandat e armatosura për të vrarë popullatën vendasë.
[17]Raporti mbi kuadrin mësimor që shërbeu ne vitin shkollorë 1941-42 në Nënprefekturën e Kërçovës e që i takonte Prefekturës së Dibrës, nr.329/1 i datës 20.04.1942, AQSH, Fonti 295, fleta 62.; Raporti final i vitit 1943-44, AQSH, fonti 295, doc.78, fleta 28. ; Arsimimi i shqiptarëve të Kërçovës, para dhe pas Luftës së II Botërore, Dr.Feti Mehdiu, Shqiptarët e Maqedonisë, Shkup,
[18] Raporti final për vitin shkollor 1942/43 (SQSH, F- 295, v. 1943, d.78, fl.28)..
[19] Abdylazis Veseli, Shkollat, vepër e cituar,.f.54; Feti Mehdiu, Nga Kërçova për Kërçovën, Kërçovë 1995, f. 102
[20]
[21] Raporti mbi kuadrin mësimor që shërben në vitin shkollor 1941/42 në Prefekturën e Dibrës no. 329/I dt.20.4.1942 (AQSH, F-295, v. 1942 fl. 62)
[22] Abdylazis Veseli, Shkollat v.cit. f.54
[23] Raporti final, 1943/44 (AQSH, F- 295, v. 1944, d. l 46, fl.64).
[24] Abdylazis Veseli,v.cit.f.54; Feti M. f.103.
[25] Raporti mbi kuadrin mësimor që shërbeu në vitin shkollor 1941/42 në Prefekturën e Dibrës nr.329/I dt.20.4.1942 (AQSH,F-295,v.1942, d.278, fl.62).
[26] Baftiar Rrushaj i moshës mbi 80 vjet i intervistuar në Qershor 2007.
[27]Abdylazis V. op.cit.f. 55 shihet se Zajazi poashtu ka pasur shkollë fillore në kohën kur ka pasur edhe Sërbica Kërçova dhe shumë fshatrat tjerë të rrethit të Kërçovës.
[28] Raporti final për vitin shkollor 1942/43 (AQSH, F- 295, d. 78, fl.28)
[29] Raporti final: 1943/44 (AQSH, F- 295, V. 1944, D. 146, FL. 64)v.cit, f.27.
[30] Abdylazis V. cit, f. 55; Safet H. f.26.
[31] Raporti mbi kuadrin mësimor që shërbeu në vitin shkollor 1941/42 në Prefekt. Dibër nr.329/I,dt.20.4.1942 (AQSH, F-295, v.1942, d.278, fl. 62).
[32] Raporti final për vitin shkollor 1942/43 (AQSH, F- 295, v. 1943, d.78, fl. 28).Feti M. v. cit, f.102.
[33] Abdylazis Veseli. V.citr, f. 55, shihet se Zajazi poashtu ka pasur shkollë fillore në të njejtën kohë kur ka pasur edhe Sërbica.
[34] Raporti mbi kuadrin mësimor që shërbeu në vitin shkollor 1941/42 në Prefekturën e Dibrës nr.329/I dt.20.4.1942 (AQSH, F-295, v. 1943, d.78, fl. 28);Safet H. v. cit. f.28.
[35] Raporti për vitn shkollor 1942/43 (AQSH, F-295, v. 1943, d. 78, fl.28)
[36] Abdylazis V. v. cit, f. 55; Shihet se Zajazi poashtu ka pasur shkollë fillore në të njejtën kohë kur ka pasur edhe Sërbica;Feti M. v. cit, f.102.
[37] Raporti mbi kuadrin mësimor që shërbeu në vitin dhkollor 1941/42 në Prefekturën e Dibrës nr.329/I dt.20.4.1942 (AQSH,F- 295, v.1942, d.278, fl.28); Safet H. v. cit, f. 27; Abdylazis V. v. cit, f. 56.
[38] Raporti final për vitin shkollor 1942/43 (AQSH, F-295, v.1943, d. 78, fl. 28); Feti M. v. cit, f. 102.
[39] Për Zenko Mehmedin do te shkruajm më poshte. Ai sëbashku me Isen Hasanin jënë mësuesit e par të këtyre trevave. E posedojme deklaratën me shkrim që na e ka dhënë vetë Mësus Zenku në vitin 1994 me gjithë biografinë
[40] Intervistë me Zenko Mehmedin deri sa ai ishte gjallë, në vitin 1994.
[41] Raporti final për vitin shkollor 1943/44 (AQSH, F-295, v. 1944, d.146.
[42] Abdylazis V. v. cit, f. 55; Safet H. v. cit. f.27.
[43] Raporti, 1942/43 (AQSH, F- 295, v.1943, d. 78, fl. 28) Feti Mehdiu. Vepër e cituar, f. 102.
[44] Raporti final, 1943/44 (AQSH, F-295, v. 1944, d. 146, fl. 64); Abdylazis Vejseli. Vepër e cituar, f.56
[45] Raporti final për vitin shkollor 1942/43 (AQSH, F-295, v. 1943, d. 78, fl. 28) Abdylazis V. v. cit, f.56
[46] Raporti final për vitin shkollor 1942/43 (AQSH, F- 295, v. 1943, d. 78, fl. 28); Safet H. v. cit. f.28
[47] Raporti final për vitin shkollor 1943/44 (AQSH, F- 295, v. 1944, d. 146, fl. 64) ); Feti M. v. cit, f,102. Abdylazis V. v. cit, f.56
[48] Raporti final, 1942/43 (AQSH, F- 295, v. 1943, d. 78, fl. 28); Safet H. v. cit. f.27
[49] Raporti final, 1943/44 (AQSH, F- 295, v. 1944, d. 146, fl. 64)
[50] Raporti final për vitin shkollor 1942/43 (AQSH, F-295, v. 1943, d. 78, fl. 28); Safet H. v. cit. f.28
[51] Raporti final për vitin shkollor 1943/44 (AQSH, F-295,. v. 1944,d. 146, fl.64) Feti M. v. cit, f,102.
[52] Raporti final për vitin shkollor 1943/44 (AQSH, F- 295, V. 1944, D. 146, FL.64); Abdylazis V. v. cit, f.56; Safet H. v. cit. f.28
[53]). Pakë Fjalë mbi përpjekjet e shqiptarëve të “Kolonisë Muhamedane Kërçovare”, Sefedin Kërçova, Revista Java, nr.30, 24 tetor, 1937, Tiranë, faqe, 9. ; Arsimimi i shqiptarëve të Kërçovës, Feti Mehdiu, op.cit.f. 465.
[54]).Ibid, faqe, 9.
[55])Historia e Shqiperise, op.cit.faqe, f.132.
[56]). Sefedin Kërçova, Revista Java, op.cit. faqe, 10
[57]).Ibid
[58]).Ibid.
[59]).Historia e Shqiperise, op, cit, f.33
[60]). Sefedin Kërçova, Revista Java, op.cit.f.11
[61]).Ibid..
[62]).Historia e Shqiperise, op.cit., faqe,132, ku vërtetohet se Sërbia, Greqia dhe Bullgaria përpiqeshin, secila për vete, të përfshinin sa më shumë toka shqiptare që nuk u takonin atyre, duke përdorur edhe bandat e armatosura për të vrarë popullatën vendasë.
[63] U bisedua me njerzit e lartëpërmendur në tetor 2007, derisa ata ishin gjallë, e që atëherë ishin në moshën mbi 100 vjeçare.I.V. Poasht u bisedua edhe me Huma Ahmedin, nga familja e Ali Dilës, e cila kishte pasur rast ta shihte Emin Qalluken duke kaluar nëpër rrugët e fshatin për të cilin thotë se ka qenë i veshur bukur në stilin evropjan, me tesha të zeza dhe kollare, e që banorët e atëhershëm të veshur me tesha kombëtare, e kanë shiquar me habi dhe kërshëri të madhe. Tash, thotë huma e kuptoi se sa njeri i madh ka qenë ai për Zajazin, por ne atëherë nuk kemi ditur kurgja për aktivitetet e tia patriotike dhe kombëtare.
[64])Sefedin Kërçova, Java, op.cit. f.11.
[65]) Baki Zmeri & Sadin Xhaferri, Shqiptarët e Rumunisë,Tetovë, f. 124.;Sadin Xhaferri i ka vizituar shqiptarët e mbetur në Rumuni dhe ka botuar disa të dhëna që ka mundur ti mbëledhë atje me ndihmën e patriotit Baki Ymeri që jeton dhe punon në Bukuresht.
[66]). Dr.Sadin Xhaferri, op.cit. 125.