Speciale
Tefik R. Qarri: Si u denua Kroati, Ilija Perkoviç me 40 ditë burg, për Kosovën Republikë
E marte, 22.11.2011, 09:04 PM
Pjesë kujtimesh nga burgu i Prizrenit. (Ne përkujtim te 30 vjetorit te ngjarjeve të vitit 81)
Si u denua Kroati, Ilija Perkoviç me 40 ditë burg, për Kosovën Republikë.
Shkruan Tefik R. Qarri
Ardhja e të riut Kroat ne burg më 20 dhjetor 1985, na e prishi monotoninë e zakonshme të ditëve të burgut. Quhej Ilija Perkoviç.Ishte 23 vjeqar. Vinte nga Slavonski Brodi i Kroacisë. E kishin denuar me 40 ditë burg për kundërvajtje, për Kosovën Republikë. Ja se si kishte ndodhur ngjarja.
Ai kishte ardhur me një ekip punëtorësh nga Gjuro Gjakoviqi i Slavonski Brodit për të riparuar një largpërçues dhe montuar disa makina në një fabrikë të Prizrenit.Meç ishte i ri,kishte vendos një mbrëmje të dilte në Prizren. Kishte hyrë në një lokal. Me që ishte i huaj në Prizren, ishte ulur në një tavolinën ku qendronin dy persona, njëri prej tyre ne uniformë polici. Ata të dy kishin qenë policë.Ai në uniformë ishte serb, ndërsa civili kishte qenë shqiptar.Ai ishte ulur me qëllim në atë tavolinë, sepse, për shkak të paragjykimit që kishte për gjendjen në Kosovë, aty e ndiente vehten më të sigurt. Ashtu spontanisht, ishin njohur dhe kishin filluar të bisedonin. Biseda vetvetiu kishte dal tek situata politike në Kosovë. Ilia, prej dëshirës që të informohet drejt kishte pyetur se ç`farë në të vërtetë po duan shqiptarët. Unë këtu nuk po shoh asgjë të keqe.Ka tri ditë që jam këtu, dhe mua askush nuk po më ngacmon.Shqiptaret po sillen mirë me mua. Policët i ishin pergjigjur drejt. Ata po duan republikë.Ata as nuk po vrasin e as nuk po dhunojnë serb, por vetëm po kërkojnë për Kosovën statusin e njejtë sikur të republikave tjera në Jugosllavi. Ilia u thot se, ne në Kroaci qenkemi te manipuluar dhe të mashtruar, se atje gjithçka po flitet dhe po shkruhet për shqiptarët.Kjo punë u thot, qenka e lehtë për tu zgjidhur. Si i kshin thanë policët. Ai, ashtu pa menduar mirë, me naivitetin e një të riu u kishte thanë, po jepjauni republikën shqiptarëve dhe problemi qenka i zgjidhur për 24 orë. Policët nuk e kishin pritur këte prej një kroati. Si i kishin thanë, ti vërtetë mendon kështu? Pa menduar fare se do ta gjej e zeza ai u kishte thanë po de, jepjauni shqiptarëve repiblikën, kjo punë s`qenka gjë. Polici serb në uniformë aty e kishte lidhur dhe menjëherë e kishin derguar ne „sigurim“ të Prizrenit. Polici shqiptar i ishte bërë dëshmitar dhe me procedurë urgjente e kishin denuar me 40 ditë burg.Në mbrëmje vonë e sollën në burg. Kjo atij i kishte ardhur si goditje rrufeje.Kishte pësuar shok psiqik njeriu. Gati pesë ditë rresht, ska komunikuar me njeri.Edhe ne shqiptarët, për shkak të paragjykimeve në raport me serbët u iknim kontakteve me te. Pali propozoi qe domosdo ti afrohemi.Pasi ti e din mirë serbishten më tha, afrohu ti me te. Ne ende se dinim se pse e kishin denuar.Ne iu afruam atij dhe ai filloi dalngadal te qelet me ne. Per të na bindur, na e tregoi vendimin e denimit.Ne pastaj e afruam, dhe ai u be shok me ne. Ne i tregonim dhe i spjegonim atij per të vërtetën mbi Kosovën dhe shqiptarët.Ai na thoshte unë tek tani po e mësoj të vërtetën për ju.Shoqërimi vetëm me të burgosurit politik i kishte rënë në sy sigurimit.Dy ditë para vitit të ri e
thirrën në bisedë.I kishin thanë se pse rrinte vetëm me të burgosurit politik.Ata po më afrojnë dhe unë duhet të rri me dikend. Ju më denuat vetëm pse unë kam shprehur, ashtu pa qellim të keq mendimin tim, dhe tani më keni bërë „politikan“. Unë i thosha, Ilija, ti ke shpëtuar mirë, se po të kishe qenë shqiptarë, do ti haje se paku dy vite burg. E kapte njeriu kokën me dorë. Ne të burgosurit politik e kishim një fond modest (për këte nuk dinte drejtoria e burgut).Per vitin e ri kërkuam të blejmë diçka, dhe për habin tonë, drejtoria na kishte lejuar të blejmë ca pula të pjekura, langje dhe embëlsira. Edhe familjet e të burgosurve nga rrethina e Prizrenit kishin sjellur shumë ushqime.Në sallë ishte një televizor, dhe natën e vitit të ri, na lejuan te rrimë deri në ora 00,30 h. Me ne ishte edhe Ilija. Ate nuk e lam të paguej..Aty nga ora 11 e mbremjes, e cakrruam msheftas nga një gotë Skenderbeg, që Isa Vishi (nga Kaçaniku) e kishte futur msheftas.. Ilia më thoshte, po citoj kroatisht: „kad se vratim u Brod i kazhem mojoj raji (shokeve), da sam novu 86 godinu, docekao u Prizrenskom zatvoru, megju albanskim Iredentistima, imaju sve da polude“, perfundon citati. Ne në fakt vetëm imitonim pritjen e vitit të ri, ashtu në heshtje.Nga jashtë dëgjohej muzika dhe vallja, sepse burgu në Prizren gjendet në mes të shtëpive.Shkuam për të fjetur, por në fakt pakkush ka fjetur atë natë. Atë natë isha shumë i pikëlluar. Ishte viti i dytë që e prisja në burg. Ilija me pyeste edhe për familjen. Kur i tregoja se si gratë tona kujdesen për fëmijët dhe familjen, duke na pritur me vite me dal prej burgut, thoshte, grate tuaja qenkan shumë të moralshme. Te ne nuk besoj se do të pritnin kaq gjatë.
Pas intervenimit të dikujt nga Kroacia, Ilinë e liruan 20 ditë para afatit. Kur u ndamë, u përqafuam gjatë. Po sa kishte mbërrijtur te babai i tij, qe jetonte në Celje të Sllovenisë, mu lajmërua përmes një panorame, permes së cilës më dëshironte dalje sa më të shpejtë nga burgu. E kishte përshëndetur edhe Palin e Mentorin.