Speciale
Neki Babamusta: Kontributi i Popullit të Kavajës në Luftën e Shkodrës
E premte, 14.10.2011, 09:24 PM
Kontributi i Popullit të Kavajës në Luftën e Shkodrës
8 Tetor 1912 – 19 Mars 1913
Nga Neki Babamusta
Turqia, ky rubin lindor i Sulltanëve pushtues, në fillim të shekullit XX po kalonte në agoni. Si rrjedhojë, i sëmuri i Bosforit, nuk kishte më reparte të forta arkinxhinjsh për mbrojten e perandorisë. Shqipëria, e dashura e saj 400 vjeçare, parajsa e Adreatikut, po ikte nga duart.
Diplomacia evropiane kthen sytë nga Ballkani, vullkan me erupsion të përhershëm, me qendër Shqipërinë. Korentet diplomatike evropiane, për hir të interesave, sfidonin njëra-tjetrën. Konkretisht:
Carët e Moskovit, duke dashur të realizonin në botë teorinë sunduese të pansllavizmit, kërkonin një Ballkan të fortë prosllav, duke nxitur e lëshuar prej kapistalli të harbuarit e Beogradit dhe Cetinjës, drejt Shqipërisë, për t’u dhënë privilegje.
Austro-Hungaria dëshironte vetë të depërtonte në Ballkan. Për këtë, Ministri i Jashtëm i Vienës, Berhtold, me 11 tetor 1912, duke iu drejtuar Fuqive të Mëdha, kërkonte që “Turqia të zbantonte një politikë destabilizuese të Ballkanit, sepse ne kemi interesa jetike në Ballkan.” Ekonomistët austriak kishin llogaritur që Kavaja me trevat e saj fushore, të furnizonte me perime Vjenën.
Shovenistët grek, nëpërmjet Ministrit të Jashtëm Karanilas, shfaqin haptazi ëndërrat e tyre për pushtimin e Shqipërisë së Jugut, duke shpifur se, “kryengritjet shqiptare po shkaktojnë shqetësime serioze në Greqi.” Gjakatarët e Beogradit, duke synuar pushtimin e Shqipërisë së Veriut, ëndërronin daljen në Adreatik, në Durrës; ndërsa inkuizitorët e Cetinjës (Mal i Zi) kërkonin të bënin kryeqytet Shkodrës.
Po Shqipëria? E dënuar nga padrejtësitë historike, po bëhej arenë përleshjesh. Tmerr dhe tragjedi! Por ky popull i vogël, i pambrojtur, përpara këtyre lukunive ujqërish, me luftën e tij titanike, do t’ja prishte planet ambicioze diplomacisë ndërkombëtare, që i hartonin nëpër korridore luksoze të Vienës, Romës, Parisit, Londrës dhe Berlinit. Në vitet 1901-1912 Shqipëria u përflak. Ky popull i varfër por liridashës, që Zoti e pajisi me virtutet më të mira të njerëzimit, do marrë pushkën për Mëmëdhenë, vlerën dhe jehonën e së cilës, diktatura pothuajse e la në harresë.
Koha gjykon njerëzit dhe ngjarjet, por ajo ndryshon edhe karakteret, edhe njerëzit. Epoka e Demokracisë i gjykon më drejtë njerëzit, kohën dhe vlerat historke. Në këto çaste të rrezikut patriotët e kombit, nëpërmjet shoqërive patriotike, lëshuan flamurin e kushtrimit. Me të drejtë mëmëdhati i madh Mehdi Frashëri shkruante: “Populli shqiptar, kundrejt rrezikut mund të bashkohet, dhe kur ky komb luftëtar kur bashkohet me zemër, në të vërtetë mund të bëjë mrekulli.”
Ndërsa i madhi At Gjergj Fishta, duke fshikulluar ndaj lëvizjes i drejtohet kombit:
Lësho kushtrimin n’Toske e n’Gegë
Mblidhen tok si kokrra n’shegë
Se n’Berlin asht ba pleqnia
Nën kam shkjaut me u vu Shqipnia
Trup në kamë ia ba Shqipnia
Evropës fjalën m’ia poshtrue
Me i dhanë dorë Malit të Zi
T’a coptojë t’mjerën Shqipni!
Vullnetarja angleze, Edit Durhan, mike e Shqipërisë, pjesëmarrëse në kryengritjet e viteve 1911-12 shkruan se, “sundimtarët e lëvizjes, me mashtrim e tradhëti e mizori, po mundohen të shtien në dorë këtë vend të vogël.”
Me 7 gusht 1912 forcat malazeze pushtuna Selcën e Shkodrës. Kral Nikolla u mundua të bënte për vete malësorët e Veriut kundër Turqisë, përfshi Arqipeshkëvin Sereqi me kapitenin e Mirditës, Preg Bibë Dodën, për të krijuar në Veri një vilajet kristian me governator të përgjithshëm katolik. Këto synime nuk gjetën mbështetje. Me 8 tetor 1912 Mali i Zi i shpalli luftë Turqisë. Me 14 tetor Turqia e humbi luftën. Ushtritë malazeze filluan marshimin drejt tokave shqiptare nga ana e Tuzit dhe e Taraboshit në drejtim të Shkodrës, dhe nga ana e Plavës e Gucisë në drejtim të Pejës. Prandaj, Kuvendi i Pejës, me 22 tetor 1912 me Bajram Currin në krye dekranonin se, “shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë sundimin serbo-malazez.”
Ushtria turke po tërhiqej. Gjenerali turk Hasan Riza Pasha, me nënë shqiptare, bënte thirrje për “të rezistuar”. Por tradhtari i popullit shqiptar Esat Pashë Toptani, duke dashur që të bëhej sundimtar i Shqipërisë së Mesme e vret me pabesi Gjeneralin, duke shkaktuar sabotime në front. Atdhetari Hafiz Ibrahim Dolliu e portretizonte Esat Pashë Toptanin:
se vetëm gjakra ai kish përpirë,
edhe rrënojë krejt Shqipërinë!
Por populli i doli zot vatanit.
Në ditët e para të tetorit 1912. Muslimarët e të krishterë, nga fshati e qyteti, sipas kujtimeve të luftëtarëve pjesmarrës, si Osmas Guma, Beqir Babamusta, Hamdi Kazazi, Beqir Tallushi, Hajdar Loshi, farmacisti Athanas Bidoshi, i cili mori edhe ilaçet me vete, dëshmojnë:
Pushkë për shtëpi siç thotë poeti popull
Dit me rradhe e pa pushue
Ç’bien kjo lodër me fitue
Flet kasemi, ky fort trimi
Mblidhni djem kudo që jinni!
Na çon t’fala motra Shkodër
Hasmi po na shkel në vatër
Të krishterë e muhamedanë
Lidhën besën për vatanë.
Në ato çaste vendimtare për fatet e kombit, patrioti i madh Ismail Qemali, këshillonte se “të gjithë shqiptarët duhet të jemi të pandarë, të lidhemi me njëri tjetrin dhe të forcohemi.” Vullnetarët e Kavajës, si bënë betimin para flamurit të Skënderbeut, u përcollën me lot e brohoritje drejt veriut nga populli. Në krye të Divizionit, ku forcën më të madhe e përbënin kavajasit, ishte pararoja prej 200 vetësh, veshur me mantela të bardha, lyer me gjak, symbol i rënies dëshmor për vatan. Luftëtarët u nisën kryelartë me bekimin para mijë banorëve, këmbësorë e kalorës me ushqime e veshje dhënë nga populli, po ashtu edhe me sendet e arta, dhuruar nga nënat dhe gratë.
Lajmi i mbritjes së forcave vullnetare nga Shqipëria e Mesme, veçanërisht nga Kavaja u dha zemër luftëtarëve shkodranë. Luftonin në këmbë çunat e Kavajës. Qeleshet e bardha u bënë tmerr për malazezët. Pushkët arbërore kundërshtonin topat e Moskovit. Luftohet në Tarabosh, në sopat e Zadrimës, pranë kalasë së Rozafatit, përreth Bunës dhe brënda në lagjet e qytetit. Binin trimat, por asnjeri nuk tërhiqej. Nënat dhe vajzat shkodrane merrnin në shtëpi të plagosurit dhe i mjekonin. Ato dërgonin ushqime në front për vëllezërit e tyre, sepse të gjithë lidhën besë për Atdhe, me gjak të Kastriotit.
Lufta po zgjaste. Furnizimi me ushqime po mbaronte. Filloi sëmundaj e kolerës. U therën edhe kuajt që ishin për mbartje. Kriminelët malazezë dhe serb bënë shumë mizori: vranë, dogjën, shkatërruan, me bajoneta çanin edhe fëmijët në barkun e nënës, duke manifestuar një urrejtje fetare si të kohës së Inkuizicionit. Pas pesë muaj luftimesh, vetëm duke kaluar mbi trupat e vullnetarëve të rënë, malazezët edhe serbët, me 19 Mars 1913, u futën në Shkodrën e përflakur dhe djegur. Ëndrrat e tyre, për të realizuar aneksimin e Shqipërisë se gjoja ishte pjesë e përbërëse e Perandorisë Turke nuk u realizuan. Qindra të rënë prehen të qetë, për 80 vjet në fushën e Shkodrës që të huajt:
Të mos na zaptonin
Të mos na komandonin,
Të mos na preknin nderë!
Kurrë jo!
Në zemrën e popullit është skalitur ideali i lartë i lirisë, “kush bie i ri për atdhe, i ri mbetet përjetë.” Populli i përulet me respekt para atyre varreve. Në fushë të Rrëmajit, ndodhen me dhjetra e qindra varre dëshmorësh me epitafin shekullor:
Ndal! Të dashur kalimtarë
Një amanet po ju lejmë
Kur të shkoni në Kavajë
Falni me shëndet prindërve tanë!
Kurrë për ne të mos vajtojnë
Ramë me nder për liri,
Shkjau serb të mos na robërojë!
Disa nga luftëtarët shpallur dëshmorë nga Bashkia e Kavajës në vitin 1993,
rënë në luftën e Shkodrës tetor 1912-13.
Qyteti Kavajë
1. Aqif Hasan Babamusta
2. Daut Ramazan Babamusta
3. Isuf Rrugia
4. Llazar Mihal Kona
5. Mustafa Ali Krantja
6. Mallabej Mustafa Kollçaku
7. Sedi Kollçaku
8. Sulejman Kila
9. Thanas Vasil Kote
10. Ymer Beqir Mahmudaj
11. Ramazan Dobjani
12. Fejzulla Dobjani ….etj.
FSHATRAT:
RRAKULL
12. Sulejman Tatani
SYNEJ
13. Lem Hamza Daiu
14. Mustafa Hajdar Daiu
15. Lahe Xhahysa
16. Liman Daiu
17. Hysen Sadik Xhaibra
18. Isa Xhahysa
BAGO
19. Jakup Muça
20. Rustem Bashmeta
KAZIE
21. Dalip Elmadhi
22. Hider Elmadhi
23. Shaban Hoxha
24. Haxhi Xhemilja
SPANESH
25. Selim Spaneshi
26. Abdulla Xeka
PATK – MILOT
27. Lik Muça
HAJDARAJ
28. Ismail Kala
BLERIMAJ
29. Myslim Zenel Demrozi
30. Adem Zenel Demrozi
VORROZEN
31. Baft Hoxha (Mehja)
32. Kadri Hoxha (Mehja)
LUZ I VOGËL
33. Tahir Hajdini
LUZ I MADH
34. Isamil Haska
SHKOZET I LUZIT
35. Ramazan Selman Meta
SEFERAJ
36. Daut Isa Allajsufi
AGONAS
37. Abdulla Arif Belba
KANAPARAJ
38. Selman Lika
39. Isuf Hidri
ZIKXHAFAJ
40. Shaqir Haxhini
HELMAS
41. Selman Shaba
KRYEZI
42. Bajram Mullaliu
LESHTEJ
43. Qazim Elez Karuli
GËRMAJ
44. Isamil Pëllumb Dervishi
CIKALLESH
45. Ibrahim Çelhaka
46. Luk Çelhaka
47. Lok Cikalleshi
48. Sulë Xhafa
49. Qamil Shima ...etj.